Zayn Malik dhe Louis Tomlinson, dy ish-yjet e “One Direction”, kanë çmendur rrjetin të hënën pas u fotografuan së bashku për herë të parë pas një dekade. Dyshja, të cilët kishin pasur mosmarrëveshje gjatë gjithë kësaj periudhe, tani duket se kanë hedhur pas krahëve dallimet dhe kanë rifilluar miqësinë.
Sipas burimeve, takimi i tyre i parë pas shumë vitesh ndodhi në funeralin e Liam Payne, ish-anëtarit të grupit të tyre, në nëntor të vitit të kaluar, dhe pas këtij momenti ata janë takuar sërish gjatë një koncerti më herët këtë vit. Tashmë, Zayn dhe Louis janë fotografuar së bashku në Nju Jork, një ngjarje që ka gëzuar fansat e tyre, të cilët kanë shprehur emocionet nëpër komentet e tyre.
Një faqe fansash shkruajti: “Zemra ime ZOUIS është shpëtuar! E di që janë takuar edhe pas koncertit të Zayn në Hollywood, por kjo e bën vitin 2025 edhe më të mirë.”
Louis gjithashtu mori pjesë në koncertin e Zayn në Los Angeles gjatë muajit shkurt, ku përmendi “mikun e tij të vjetër” gjatë performancës së tij solo. Marrëdhënia e Zayn me ish-anëtarët e grupit ka pasur luhatje që nga largimi i tij nga One Direction në mars të vitit 2015. Zayn ka deklaruar më parë se grupi ishte “lodhur nga njëri-tjetri” dhe që ai nuk ka mbajtur shumë kontakt me ta që nga atëherë.
Ribashkimi i Zayn dhe Louis është një ngjarje që ka gëzuar të gjithë fansat e grupit dhe ka ringjallur shpresat për një rikthim të mundshëm të “One Direction”.
Tag: malik
-

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson ribashkohen pas 10 vitesh: takimi që shokoi rrjetin!
-

“Ishte dashuria ime e parë, vuajta shumë”, Perrie Edwards flet për historinë me Zayn Malik
Anëtarja e grupit të njohur britanik “Little Mix”, Perrie Edwards, ka folur për herë të parë në mënyrë më të thelluar mbi ndarjen e saj të bujshme nga ish-i fejuari Zayn Malik, një histori dashurie që zgjati nga viti 2013 deri në vitin 2015.
Duke reflektuar mbi këtë periudhë të jetës së saj, Edwards ka treguar se përballja me një marrëdhënie intensive në sy të publikut ishte emocionale dhe sfiduese, veçanërisht duke qenë se ishte vetëm në fillimet e karrierës dhe jetës së saj personale. Ajo e cilëson atë kohë si të mbushur me presion dhe ndjenja të forta, ku mungesa e përvojës dhe rrethanat publike e bënë procesin e ndarjes edhe më të vështirë.
Mbështetja e anëtareve të tjera të grupit “Little Mix” ka qenë thelbësore për ta përballuar emocionalisht fundin e kësaj marrëdhënieje, e cila mori shumë vëmendje mediatike.
Pas ndarjes, jeta e Perrie mori një kthesë pozitive. Në vitin 2016 ajo nisi një lidhje me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain, një marrëdhënie që është ndërtuar mbi stabilitetin dhe mirëkuptimin. Ajo e përshkruan këtë lidhje si më të pjekur dhe të ekuilibruar, që i ka ndihmuar të dy të rriten bashkë si partnerë dhe si prindër.
Çifti mirëpriti djalin e tyre, Axel, në vitin 2021, ndërsa në qershor 2022 njoftuan fejesën. -

Rrjedhja e të dhënave trondit Britaninë, talebanët vrasin vëllanë e një ushtari afgan që punoi për Shërbimin Special Ajror
Vëllai i një ish-ushtari elitar afgan, që shërbeu përkrah forcave speciale britanike, është vrarë nga talebanët në Afganistan.
Lajmi vjen disa ditë pas publikimit të një rrjedhjeje të madhe të të dhënave që ekspozoi emrat e mijëra bashkëpunëtorëve afganë të Mbretërisë së Bashkuar.
Viktima ishte vëllai i një pjese të “Njësive Treshe”, forca elitare afgane të krijuara dhe të udhëhequra nga Britania për të ndjekur talebanët. Vëllai i tij, tashmë i zhvendosur në Britani përmes programit ARAP, besohet të jetë ekspozuar përmes databazës që përfshinte mbi 50,000 emra.
Adnan Malik, avokat i firmës Barings Law, tha për The Times se vrasja e ndodhur të premten është rezultat i drejtpërdrejtë i publikimit të informacionit. “Talebanët zbuluan se oficeri ishte vëllai i një anëtari të njësive speciale dhe e vranë”, deklaroi ai.
Akuzat ndaj qeverisë britanike dhe MI6 (Shërbimi i Inteligjencës Sekrete)
Avokati Malik akuzon qeverinë për dy vite heshtje dhe mungesë transparence, duke e konsideruar situatën si një dështim të rëndë institucional. Ai paralajmëron se “njerëzit po paguajnë me jetën e tyre” dhe kërkon kompensim të menjëhershëm për viktimat.
Barings Law po përfaqëson tashmë mbi 1,000 viktima të rrjedhjes së të dhënave dhe çdo ditë regjistrohen rreth 100 afganë të tjerë. Vlera e kërkesave për kompensim mund të arrijë në qindra milionë paund.
Ndërkohë, një ish-gjeneral afgan, i zhvendosur në Midlands Perëndimore, është detyruar të paguajë mbrojtje për të mbajtur gjallë djalin e tij adoleshent, sipas raportimeve të avokatit Malik.
Rreziku mbetet – Hetim ndaj MI6 (Shërbimi i Inteligjencës Sekrete)
Pas heqjes së një urdhri mbikëqyrjeje që bllokonte publikimin e detajeve, Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë në parlament pritet të hapë një hetim zyrtar ndaj shërbimit sekret MI6. Pyetjet do t’i drejtohen drejtorit në largim, Sir Richard Moore, dhe pasardhësit të tij, Blaise Metreweli, lidhur me mungesën e informimit ndaj deputetëve për rrjedhjen.
Qeveria po përpiqet të shmangë pagesat e mëdha, duke u mbështetur në përfundimet e Rimmer Review, që thotë se “është shumë e pamundur që thjesht të qenit në listë të shërbejë si bazë për t’u shënjestruar”.
Por për shumë afganë që fshihen ende në vend apo përpiqen të ikin, rreziku mbetet real. “Në vend që qeveria të thotë: ‘gabim’, dhe të përpiqet ta ndreqë, po zvarrit gjithçka”, tha Malik. “Talebanët mund të kthehen te lista edhe pas një viti”.Top Channel
-

Zayn Malik pretendon se ka marrë sjellje raciste nga anëtarët e One Direction
Zayn Malik po bën pretendime të qarta se është përballur me qëndrime raciste gjatë kohës së tij si anëtar i One Direction në këngën e tij të re, të titulluar “Fuchsia Sea”. Këngëtari postoi një fragment të shkurtër të këngës së tij të re në Instagram të shtunën, në të cilin mund të dëgjohet duke folur për kohën e tij si anëtar i grupit të famshëm.
“Jam mbështetur aq shumë pas murit saqë mendojnë se jam i fiksuar pas tullave / A e mbani mend çdo bisedë? / Sepse jam i vetëdijshëm për çdo aludim / Dhe ndërsa ata janë të përqendruar në ngritjen e tyre / Kam një biletë vajtje-ardhje për famën / U konvertova në koncert, dhe e bëra për para, sepse punova shumë në një grup të bardhë dhe ata ende qeshën me djalin aziatik”, thotë ai.
Zayn Malik ka një baba pakistanez dhe një nënë angleze dhe irlandeze. Ai zbuloi se kënga do të publikohet së shpejti. Brenda pak orësh nga ngarkimi i njoftimit paraprak, fansat nxituan të shprehnin entuziazmin e tyre. “Jam shumë krenar,” shkroi një person, ndërsa një tjetër vuri në dukje, “Mbreti është kthyer.” “Ai është kthyer,”.
One Direction u formua në vitin 2010, me anëtarët Zayn Malik, Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Liam Payne, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Pesë anëtarët fillimisht morën pjesë në audicione veçmas në “The X Factor”, por gjyqtarët vendosën t’i bashkonin si një grup.
Zayn Malik njoftoi largimin e tij nga grupi në vitin 2015. Pjesa tjetër vazhdoi për një vit tjetër përpara se të njoftonte ndërprerjen e pacaktuar të grupit dhe të niste karriera solo. -

Probleme të papritura me shëndetin! Zayn Malik anulon koncertin në Mexico City
Këngëtari Zayn Malik anuloi koncertin e tij në Mexico City të premten mbrëma për shkak të një helmimi të rëndë nga ushqimi.
32-vjeçari njoftoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku shprehu keqardhjen për mungesën dhe zhgënjimin e fansave.
Gjithashtu, ai sqaroi se jo vetëm ai, por edhe shumë anëtarë të ekipit të tij kishin përjetuar të njëjtin problem shëndetësor.