Tag: malësi

  • FOTO/ Shkoi të fikte zjarrin por digjet vet, zjarrëfikësja shkrumbohet në Malësi të Madhe

    FOTO/ Shkoi të fikte zjarrin por digjet vet, zjarrëfikësja shkrumbohet në Malësi të Madhe

    Një automjet zjarrfikës është përfshirë nga flakët gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në fshatin Jaran, njësia administrative Bajzë, në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur teksa ekipi zjarrfikës po përpiqej të izolonte vatrën e zjarrit, por për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë automjetin.

    Pavarësisht situatës së rrezikshme, fatmirësisht asnjë nga zjarrfikësit nuk ka pësuar lëndime. Në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe tre mjete të tjera zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin dhe të shmangin një rrezik të madh për zonën përreth.

    Autoritetet lokale po hetojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Ndërkohë, Malësia e Madhe vazhdon të mbetet bashkia me numrin më të lartë të vatrave të zjarrit në Qarkun e Shkodrës.

  • Valët e të nxehtit afrikan godasin Shqipërinë, deri në 43°C në Elbasan dhe Berat, kurse Malesi e Madhe 44 gradë!

    Valët e të nxehtit afrikan godasin Shqipërinë, deri në 43°C në Elbasan dhe Berat, kurse Malesi e Madhe 44 gradë!

    Shqipëria ndodhet sërish në ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, të cilat kanë sjellë moti të kthjellët dhe temperatura përvëluese në të gjithë territorin. Parashikimet për ditët në vijim tregojnë për rritje të ndjeshme të temperaturave, sidomos në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.
     Zonat më të nxehta: Elbasani dhe Berati

    Sipas të dhënave meteorologjike, kulmi i të nxehtit pritet në zonën që shtrihet nga Elbasani deri në Berat, ku termometri do të shënojë deri në 43°C. Në Malesi të Madhe mund të arrijë në 44 gradë.
    Mbrëmje më të lehta, por me vranësira kalimtare
    Pavarësisht të nxehtit përvëlues gjatë ditës, mbrëmjet do të shoqërohen me vranësira të lehta dhe kalimtare, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Megjithatë, nuk parashikohet reshje.
    Era dhe dallgët në bregdet
    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim veriperëndimor, duke arritur një shpejtësi deri në 38 km/h. Përgjatë bregdetit, dallgëzimi në det do të jetë i ulët, çka krijon kushte të favorshme për aktivitetet detare dhe turistike.
    Këshilla për qytetarët:
    Shmangni ekspozimin në diell në oraret e pikut (11:00–17:00)
    Konsumoni shumë ujë dhe qëndroni në ambiente të freskëta
    Kujdes i shtuar për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike

  • MINUTA E FUNDIT – Punonte për hapjen e një pusi uji në Malësi të Madhe, humb jetën 55- vjeçari…(emri)

    MINUTA E FUNDIT – Punonte për hapjen e një pusi uji në Malësi të Madhe, humb jetën 55- vjeçari…(emri)

    Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak
    Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi Astrit Himja, rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

    Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

    Urdhri i Kryeministrit Rama për rifreskimin e stafit vendor ka vënë në lëvizje bashkitë e Qarkut Shkodër, ku  kryebashkiaku Beci ka mbledhur pasditen e sotme drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dhënë dorëheqje.
    Mësohet se dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Burime bëjnë me dije se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë.
    Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit prej drejtuesve. Pas saj do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot.
    Në Bashkinë e Vaut të Dejës është parashikuar që mbledhja urgjente të zhvillohet paraditen e së martës, ku priten ndryshime në radhët e drejtorëve dhe administratorëve.
    Ndryshe është situata në bashkitë e djathta të Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Kryebashkiakët atje nuk kanë kërkuar apo planifikuar ndryshime, duke mos plotësuar kështu porositë e Kryeministrit, i cili duket se urdhrat më së shumti i ka për bashkitë e majta.

  • Nisin dorëheqjet në Malësi të Madhe, kryebashkiaku mbledh kolegët në drekën e lamtumirës/ Tjetër situatë në Pukë dhe Fushë-Arrëz: Urdhri i Ramës nuk është i detyrueshëm

    Nisin dorëheqjet në Malësi të Madhe, kryebashkiaku mbledh kolegët në drekën e lamtumirës/ Tjetër situatë në Pukë dhe Fushë-Arrëz: Urdhri i Ramës nuk është i detyrueshëm

    Pas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, kanë nisur lëvizjet e para në nivel lokal.

    Në Malësi të Madhe, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka qenë ndër të parët që ka zbatuar urdhrin. Ai ka mbledhur vartësit e tij në një drekë lamtumire, ku u ka komunikuar ndryshimet e pritshme në administratë dhe vendimin për largimin e dy nënkryetarëve dhe disa administratorëve.
    Ndërkohë, në Pukë dhe Fushë-Arrëz, ku bashkitë drejtohen nga kryetarë të djathtë, nuk ka pasur lëvizje. Dy kryetarët demokratë nuk kanë pranuar të ndërmarrin shkarkime, duke argumentuar se urdhri i Kryeministrit nuk është i detyrueshëm për ta.
    Lëvizje janë sinjalizuar edhe në Bashkinë e Shkodrës, ku drejtuesit ndodhen në një mbledhje të mbyllur. Deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme  por ndryshime ka tek administratoret.
    Ndryshime ka edhe ne bashkinë e Vaut te Dejës por mbledhja pritet te zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku Kristian Shkreli do të takohet me të gjithë drejtuesit e bashkisë.

    Top Channel

  • Tonin Marinaj: Malësi e Madhe, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë ti, do të jesh në plan të parë

    Tonin Marinaj: Malësi e Madhe, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë ti, do të jesh në plan të parë

    MALËSI E MADHE FALEMINDERIT! Mirënjohës për besimim tuaj ndaj partisë Socialiste dhe skuadres sonë! Falenderoj kandidatët për deputetë dhe të gjithë faktorët politikë të Malësisë së Madhe, të cilët realizuan një fushatë model, të qetë dhe të civilizuar, siç i ka hije trevës sonë.
    Falenderoj çdo banor që mori pjesë në zgjedhje dhe shprehu vullnetin e tij me qetësi dhe qartësi, një akt patriotik në një moment historik për Shqipërinë. Ne do vazhdojmë t’ju shërbejmë me të njëjtin përkushtim të gjithë Malësorëve, pavarësisht bindjeve apo zgjedhjes së tyre.
    Dua të falenderoj përzemërsisht edhe diasporën tonë, të cilët u regjistruan dhe votuan për atdheun, duke treguar se pavarësisht distances, ata mbeten të lidhur me rrënjët e tyre dhe e duan Shqipërinë.
    Nga këto zgjedhje, Bujar Rexha do të jetë deputeti jonë në parlament dhe jam i bindur se do përfaqësojë denjësisht çdo Malësor. Dua të falenderoj edhe kandidatët e tjerë, profesoreshën Vera Ndrecaj, që i dha një pozitivitet takimeve tona elektorale, Shkelqim Sterkaj dhe Enertil Canaj, dy djem të rinj që punuan fort për të pasur një rezultat fitues.
    Mbi të gjitha, i falenderoj për frymën që i dhanë kësaj fushate, duke transmetuar unitet, bashkëpunim dhe pozitivitet.
    Malësi e Madhe! Të premtoj se çdo herë, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë TI, do të jesh në plan të parë! Zoti e bekoftë Malësinë dhe Malësorët kudo që janë! /Nga Tonin MARINAJ, kryebashkiak i Malësisë së Madhe, publikuar në Facebook/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia zhvillon kontrolle në Malësi të Madhe, Mjedë, Bushat…

    Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia zhvillon kontrolle në Malësi të Madhe, Mjedë, Bushat…

    Veprime hetimore ne disa zona si, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë po kryhen nga BKH dhe Policia e Shkodrës në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla te DVP Shkodër.
    Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që jane regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.

  • Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në Malësi të Madhe, Barbullush, Mjedë e Bushat

    Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në Malësi të Madhe, Barbullush, Mjedë e Bushat

    FOTO ILUSTRUESE

    MALËSI E MADHE-BKH dhe Policia e Shkodrës  po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore ne disa zona, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që jane regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.

  • Goditi vëllain me mjet prerës, arrestohet 73-vjeçari në Malësi të Madhe

    Goditi vëllain me mjet prerës, arrestohet 73-vjeçari në Malësi të Madhe

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe, ku një 73-vjeçar goditi me mjet prerës (kmesë) vëllain e tij, 62 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

    Shtetasi H. K. u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim, ku u konstatua se kishte pësuar dëmtime në kokë.
    Pas njoftimit për rastin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe nisën menjëherë hetimet dhe arrinën të identifikonin dhe kapnin autorin, shtetasin C. K., i cili u arrestua për veprën penale. Mjeti prerës u sekuestrua si provë materiale.
    Aktualisht, shtetasi H. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Çështja është në dorë të Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • MINUTA E FUNDIT – Zjarr në banesën e një 65- vjeçari në Malësi të Madhe, shkak një shkëndijë elektrike…

    MINUTA E FUNDIT – Zjarr në banesën e një 65- vjeçari në Malësi të Madhe, shkak një shkëndijë elektrike…

    Informacion paraprak
    Rreth orës 05:45, në lagjen “Makaj”, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. M., 65 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!