Tag: malësi

  • Digjet në Malësi të Madhe makina e parkuar pranë banesës, dyshimet e para të policisë për ngjarjen…

    Digjet në Malësi të Madhe makina e parkuar pranë banesës, dyshimet e para të policisë për ngjarjen…

    Në orët e para të mëngjesit, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është djegur automjeti i shtetasit L. P., i parkuar pranë banesës së tij, në fshatin Vukpalaj.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • MINUTA E FUNDIT – Dhunuan dhëndrin e tyre, arrestohen në Malësi të Madhe babai me dy djemtë…

    MINUTA E FUNDIT – Dhunuan dhëndrin e tyre, arrestohen në Malësi të Madhe babai me dy djemtë…

    Dhunuan për motive të dobëta, dhëndrin e tyre, vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë).
    Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona

    Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona

    Politikë E Enjte, 21 Gusht 2025 08:27

    “Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona, e një destinacion që s’duhet të mungojë në udhëtimet e të pasionuarve pas turizmit natyror këtë verë”- shkruan Edi Rama.

  • Malësi e Madhe/ Gjendet i pajetë një 81-vjeçar, dyshohet se është vetëvrarë

    Malësi e Madhe/ Gjendet i pajetë një 81-vjeçar, dyshohet se është vetëvrarë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Malësi të Madhe.
    Rreth orës 03:25, në fshatin Gruemirë, në banesën e tij, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë gjahu shtetasi A. J., 81 vjeç.
    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
    “Rreth orës 03:25, në banesën e tij, në fshatin Gruemirë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. J., 81 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, njoftoi policia.

  • Malësi e Madhe/ Gjendet i pajetë një 81-vjeçar, dyshohet se i moshuari…

    Malësi e Madhe/ Gjendet i pajetë një 81-vjeçar, dyshohet se i moshuari…

    Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe.

    Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 03:25, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi A. J., 81 vjeç.

    Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Malësi të Madhe, dyshimet e para të policisë…

    MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Malësi të Madhe, dyshimet e para të policisë…

    Malësi e Madhe/Informacion paraprak
    Rreth orës 03:25, në banesën e tij, në fshatin Gruemirë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. J., 81 vjeç.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • MINUTA E FUNDIT – Dorëzoi detyrën e administratorit të Kelmendit, Lavdrim Tata merr pozicionin e rëndësishëm në Bashkinë Malësi e Madhe

    MINUTA E FUNDIT – Dorëzoi detyrën e administratorit të Kelmendit, Lavdrim Tata merr pozicionin e rëndësishëm në Bashkinë Malësi e Madhe

    Lavdrim Tata, deri para pak ditëve administrator i Njësisë Administrative Kelmend, është emëruar në një detyrë shumë të rëndësishme në administratën e Bashkisë Malësi e Madhe.
    Burime të ShkodraWeb, bëjnë me dije se Lavdrim Tata është emëruar ditën e sotme zëvendëskryetar i Bashkisë Malësi e Madhe. Sipas ligjit “Për vetë qeverisjen vendore”, emërimi në detyrë është bërë nga kryebashkiaku Tonin Marinaj.
    Për rreth 7 vite, Tata ka qenë në drejtim të NJA Kelmend, duke treguar performancë dhe arritje, të cilat janë vlerësuar edhe nga Marinaj, i cili i ka besuar detyrën e rëndësishme.
    Lavdrim Tata u pasua si administrator i NJA Kelmend nga Florida Peraj, një emër i njohur i administrimit të agroturizmeve në Malësinë e Madhe. ShkodraWeb i uron suksese në detyrën e re zëvendëskryetarit Lavdrim Tata, si pjesë e rëndësishme e ekipit të kryebashkiakut Marinaj që qeveris Malësinë e Madhe nga viti 2015. /ShkodraWeb/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Perejardhja gjenetike e fisit Shkrel

    Fisi Shkrel: prejardhja gjenetike.Shkreli është ndër fiset kryesore të Malësisë së Madhe. Territori i Shkrelit shtrihet përgjatë luginës së Lumit të Thatë, duke u kufizuar me Kastratin, Kelmendin, Bogën, Shalën, Planin, Rrjollin, Reçin, Lohjen. Fshatrat e Shkrelit janë Vrithi, Bzhetë, Zagora, Dedaj, Ducaj, Xhaj, Makaj, Grishaj.

    Shkreli në histori dhe gojëdhënaShkreli nis të përmendet në dokumenta historike nga shekulli i 15, kur del si vendbanim në trevën ku gjendet edhe sot, dhe mbiemër i banorëve të disa fshatrave të ndryshme në zonën mbi Shkodër (Zamputi, 1977). Sipas një gojëdhëne thuhet se Lekë Shkreli ishte i pari i fisit, dhe djemtë e tij Vrith, Dedë, Buzhetë dhe Zog formuar fshatrat kryesore të fisit: Vrith, Dedaj, Bzhetë dhe Zagore (Ukgjini). Ka hipoteza të ndryshme për vendin nga erdhi Leka me të bijtë: një version i mbledhur nga në 1858 thotë se i pari i fisit erdhi nga Peja (Hecquard, 1858), Rrok Zojzi përmend Fushën e Kosovës (1944), kurse një version tjetër më i njohur thotë se Leka mbërriti nga Bosnja (Durham, 1908; Nopsca 1912; Ukgjini), por duhet thënë se në shekujt e kaluar edhe territore të afërta që sot janë pjesë e Malit të Zi thirreshin Bosnje.Kujtesa e trashëguar thekson se të parët e këtij trungu gjeneaologjik gjetën në Shkrel një popullsi më të vjetër, nga të cilët mbetën vetëm pak familje, kurse të tjerat u larguan. Nga këta banorë të vjetër, sipas të gjitha gojëdhënave, rrjedhin banorët e fshatit Xhaj, dhe sipas Ukgjinit edhe Vukajt, Kolajt, Kapllajt, Luizi dhe Tuçajt. Rrok Zojzi tregon:“Kur fisi i Shkrelit u dynd prej fushës së Dardhanis (Kosovës), kaloi bjeshkët dhe i ra në shpinë Xhanit qi banojshin në tokën ku sot banon Shkreli. Xhajt luftuen sa mujten e në fund u dbuen dhe u ndoqën prej Shkrelit gjatë luginës së Prronit të That. Xhani i lodhun, nji pjesë i briti Shkrelit “në dorë t’ande, mos më çart”, e nji pjesë tjetër u kap mbi qafë të Shtogut e duel në Pult ku përtrini Xhanin edhe atje.”Që në fillim të shekullit të 17 Shkreli del si njësi e veçantë, pasi përmendet nga Bolizza me 65 shtëpi dhe 43 burra të armatosur nën udhëheqjen e Gjon Parubës. Pas kësaj periudhe Shkreli vijon të zjgerohet deri sa mbërrin në rreth 600 shtëpi në 1900. Përveç Shkrelit në Malësi të Madhe, shumë shkrelas u zhvendosën edhe në treva të tjera, si në Sanxhak, në Rugovë e më tej në Kosovë, në Shestan, në trevat fushore bregdetare mes Shkodrës e Lezhës, etj. Ka edhe fise të tjera që kujtojnë prejardhjen e tyre nga Shkreli, edhe pse tashmë nuk e mbajnë veten pjesë të këtij fisi, si psh Bytyçi (Rrok Zojzi thotë në 1962 se Shkreli e Bytyçi ishin një Mal që u nda në dy fise), Markajt e Margegajt në Tropojë, Vrithi e Dedajt në Pukë, Shëngjini në Mirditë, etj. Kurse Boga thuhet se ka qenë pjesë e Shkrelit përpara bashkimit me Kelmendin, por nuk ka gojëdhëna konkrete për lidhje gjaku.Rezultatet gjenetikeNë databazën e projektit kemi, deri tani, 14 anëtarë të fisit Shkrel. Prej këtyre, 10 janë nga Shkreli në Malësi të Madhe, kurse 4 nga zonat e tjera të banuara nga anëtarë të fisit.Fshati Vëllazëria RezultatiGrykë Lugje J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786Ducaj Bzheta J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786Dedaj Dedaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786Dedaj Dedaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786Poicë Dedaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786Zagorë Zagora J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786Makaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786Makaj J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786Fushë Kosovë, Prishtinë J2b-L283>Y23094>Y82533>CTS8786Xhaj Xhaj (anas) R1b-Z2705>BY105603>Y177774Xhaj Xhaj (anas) R1b-Z2705>BY105603>Y177774Lezhë E-V13>Z5018>S2979>L241>PH2180Klinë, Pejë I1-M253>Z63>Y60985>BY105294Vogovë, Gjakovë I1-M253>Z63>Y60985>BY105294Nga këto rezultate, disa përfundime rreth prejardhjes së shkrelasve janë tashmë të qarta.Përfundime

    Trungu kryesor gjenealogjik në Shkrel i takon vijës atërore J2b-L283>Y23094>Y82533. Kjo linjë është gjetur në të gjithë fshatrat e Shkrelit, përveç fshatit Xhaj. Pra Shkreli është fis mjaft homogjen dhe gojëdhëna që tregon se Vrithi, Zagora, Dedajt dhe Bzheta kanë prejardhje të përbashkët është e saktë. Prejardhja e largët e kësaj linje lidhet me fiset e lashta të Ballkanit, gati me siguri me ato ilire (më shumë rreth kësaj linje mund të lexoni këtu: https://rrenjet.com/j-y82533/). Lidhur me kohën e vendosjes në Shkrelin e sotshëm, vjetërsia e nëndegës sugjeron së paku periudhën e Mesjetës së vonë, ndoshta edhe më herët. Ka mundësi që në vend të zëvendësimit të një fisi të vjetër me një fis të ardhur rishtaz, gojëdhënat kujtojnë përplasjet që lindën si pasojë e fuqizimit dhe zgjerimit të njërit prej fiseve të zonës kundrejt fiseve të tjera.Duke parë shpërndarjen dhe larminë e linjës atërore J2b-L283>Y23094>Y82533, mund të thuhet me siguri se të parët e Shkrelit nuk kanë prejardhje nga Bosnja, por nga pjesa veriore e trojeve shqiptare, të paktën nga Antikiteti i vonë deri sot, kurse prania në Ballkan është të paktën 4200 vjeçare.Familjet anase të Shkrelit kanë vazhdimësi sot në fshatin Xhaj, ku familjet e testuara nuk i takojnë trungut kryesor gjenealogjik, por një linjës atërore R1b-Z2705>BY105603. Edhe kjo është linjë e vjetër në Ballkan por pa lidhje me linjën e mësipërme (më shumë rreth kësaj linje mund të lexoni këtu: https://rrenjet.com/r-cts9219/#R-BY611Z2705BY147912). Përveç gojëdhënave, edhe rezultati mbështet vjetërsinë e Xhajit në këtë zonë, pasi kjo linjë është gjetur edhe ndër fise të tjera anase të Malësisë e përreth. Kurse ndër familjet e tjera që përmenden si anase, deri tani, rezultatet thonë se kanë prejardhje të njëjtë me trungun kryesor të fisit.Ndër familjet shkrelase që banojnë jashtë territorit të fisit në Malësi të Madhe, vetëm disa kanë përputhje me trungun kryesor të fisit. Për familjet nga Peja dhe Fushë-Kosova, përputhja gjenetike me fisin në Malësi tregon për prejardhjen e tyre nga kjo zonë. Po ashtu, në projektin boshnjak të ADN-së ka anëtarë nga zona e Sanxhakut të cilët gjithashtu përputhen me linjën atërore të Shkrelit në Malësi. Një pjesë e këtyre kanë ende ose mbiemrin Shkreli ose ruajnë kujtimin e prejardhjes nga ky fis. Edhe një familje nga zona e Muriqanit, e cili tashmë e ka humbur lidhjen me fisin, lidhet në rreth 300 vjet (10 breza) me shkrelasit në Malësi. Në rastin e rezultatit nga Lezha me haplogrup E-V13>PH2180, nuk ka përputhje me anëtarët nga Shkreli, mirëpo rezultati është tipik për Malësinë, prandaj ka mundësi që bëhet fjalë për ndonjë familje anase të larguar. Kurse familjet nga zona e Gjakovës, të linjës atërore I1-M253>Y60985, kanë prejardhje nga Puka (Kçira dhe Komani). Nuk është e qartë nëse identifikimin si shkrelas e kanë trashëguar gjithashtu si të larguar nga Shkreli, apo e kanë përvetësuar diku mes Pukës dhe Gjakovës, por nisur nga mungesa e plotë e haplogrupit I1 në Malësi, gjasat anojnë nga mundësia e dytë.Fiset e tjera që tregojnë prejardhje nga Shkreli, si Bytyçi, Markajt e Margegajt në Tropojë dhe Shëngjini në Mirditë, u takojnë linjave të ndryshme atërore, pa lidhje gjaku me fisin e Shkrelit. Nga Dedajt dhe Vrithi i Pukës nuk kemi rezultate, mirëpo nisur nga rezultatet e fshatrave përreth me të cilat kanë afri, ka më shumë gjasë që edhe këto fshatra mos të lidhen me Shkrelin. Po ashtu, nëse Boga ka qenë pjesë e Shkrelit, lidhje gjaku nuk ka pasur pasi familjet e Bogës janë kryesisht të linjës atërore E-V13>CTS9320>Z16988>BY62310.Mbeten disa familje të Shkrelit në Malësi të Madhe që ende nuk janë testuar. Po ashtu mbeten për t’u testuar shumë shkrelas nga treva të tjera, si nga Shestani, nga disa zona të Kosovës dhe nga zonat fushore rreth Lezhës. Ka mundësi që testimi i këtyre familjeve të zbulojë edhe ndonjë linjë tjetër atërore që tashmë nuk gjendet në trojet e fisit në Malësi.Artikullin e plotë mund t’a gjeni në faqen tonë këtu: www.rrenjet.com/shkreli.

  • Zjarret në Malësi të Madhe, digjet një mjet zjarrfikës, Marinaj: Tregoni kujdes, mos jini shkaktarë të vatrave…

    Zjarret në Malësi të Madhe, digjet një mjet zjarrfikës, Marinaj: Tregoni kujdes, mos jini shkaktarë të vatrave…

    Forcat zjarrfikëse të Malësisë së Madhe po përballen me një situatë tepër të vështirë si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të territorit tonë. Vetëm në 24 orët e fundit, ekipet tona kanë qenë të angazhuara pa ndërprerje në shuarjen e disa vatrave aktive në Aliaj, Pigza, Pjetroshan, Premal, Jeran dhe Grishaj.
    Situata ka qenë jashtëzakonisht problematike. Fatkeqësisht, gjatë ndërhyrjes në terren është djegur plotësisht një automjet zjarrfikës dhe një efektiv është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën.
    Dua t’i bëj thirrje të gjithë banorëve të Malësisë së Madhe që të tregojnë kujdes maksimal, të mos jenë shkaktarë të zjarreve, as me qëllim dhe as nga pakujdesia. Gjithashtu, ju ftoj që të njoftoni menjëherë autoritetet sapo vini re ndonjë vatër zjarri, në mënyrë që të ndërhyjmë sa më shpejt dhe të parandalojmë përshkallëzimin e situates.
    Në fshatin Grishaj, për shkak të rrezikut të për jetën, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve. Efektivët tanë po bëjnë të pamundurën për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të mbrojtur komunitetin tonë.
    Shpreh mirënjohjen time të thellë për sakrificën, përkushtimin dhe guximin e të gjithë forcave zjarrfikëse dhe uroj që këtë situatë të rënduar ta kalojmë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja. /Publikuar në Facebook nga kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin MARINAJ/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

    Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

    Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e sotme në Malësi të Madhe, ku disa vatra zjarri kanë shpërthyer në pak minuta në zonat e Rrëzës, Veshtit, Delajt dhe fshatit Jeran, në njësinë administrative Kastrat.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, një mjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur. Pavarësisht vështirësive në terren, zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë vatrat e zjarrit që u përhapën me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.
    Forca të shumta dhe disa mjete zjarrfikëse janë angazhuar njëkohësisht në zonat e prekura, me ndërhyrjen më të vështirë në fshatin Jeran, ku flakët rrezikuan jo vetëm sipërfaqe të mëdha me bimësi, por edhe banesa pranë tyre.
    Theksojmë se zjarri tani është shuar.

    Top Channel