Poezi nga Luljeta Dano
Këtu është Malësi dhe i vdekuri duron.Vajtojcat e rrethojnë menjëherë të sapovdekurindhe zbutin natyrën me vaj,se miqtë e të ndjerit,po thirren me eho nga mali në mal:
I mjeri unë, që u nisa të vij në vdekjen tënde.
Këtu në Malësi, miqtë duhet të hidhen nga vau në va,nga lumi në lum, nga maja në majë,ndaj i vdekuri duron.
Vajtojcat duhet ta nxjerrin dhembjen në shesh,ku është e ku s’është:
I mjeri unë, që jam duke ardhur në vdekjen tënde.
Këtu në Malësi nuk ka fill elektriku dhe telefoni,ndaj i vdekuri duron.
Vajtojcat luajnë një shfaqje ku mësohen fëmijët.Reja gërvishet vetiu mbi oborr:
I mjeri unë, që pas tri ditësh do të jem në vdekjen tënde.
Këtu në Malësi ka borë që nuk shkrin,ndaj i vdekuri duron.
Vajtojcat qajnë në emër të grave të kësaj shtëpie,po gruaja si grua, qull jastëku nga lotët rutinorë.pa të vdekur në mes të shtëpisë.Reja griset vetiu mbi oborr:I mjeri unë, që po vij në vdekjen tënde.Këtu është Malësi dhe pushkët janë kokëposhtë,ndaj i vdekuri duron.
Vajtojcat klithin për prarimin e pushkëve,flamurit dhe grave kokëulura.Reja shqyhet vetiu mbi oborr:I mjeri unë, që po mbërrij në vdekjen tënde.
Këtu është Malësi dhe për të nderuar mikun,nuset i dinë shërbesat e çlodhjes dhe përtëritjes,shërbesat e ngrënies, pijes dhe gjumit,ndaj i vdekuri duron.
Vajtojcat thonë se nuset numërojnë përditë si ne,por pa nxjerrë nga goja asnjë fjalë,me dhembje, me këngë, me rradhë.
I mjeri unë, që arrita në vdekjen tënde
Këtu në Malësi, unë kam vuajtur nga humbja e mikut,aq sa s’rrëfehet,ndaj i vdekuri duron.
Vajtojcat këndojnë edhe një fjalë për të,në emër të mikut të fundit që s’erdhi e s’erdhi dot,pranë këtij të vdekuri që duron:
I mjeri unë për ty, që nuk vij dot me vdekjen tënde
ObserverKult
Lexo edhe:
LULJETA DANO: AUTOGRAF NGA JEVGENIJ JEVTUSHENKO…