Tag: malaj

  • Shtyhet zbatimi i taksës së re të pronës, ministri Malaj: Në 2028 përfundojnë vlerësimet e ndërtesave, nis në 2030

    Shtyhet zbatimi i taksës së re të pronës, ministri Malaj: Në 2028 përfundojnë vlerësimet e ndërtesave, nis në 2030

    Zbatimi i taksës së pronës do të fillojë në vitin 2030. Ministri i Financave Petrit Malaj nga eventi i mbylljes së projektit “ProTax Albania” bëri të ditur shtyrjen e këtij zbatimi me 2 vite pasi sipas tij procesi tranzitor i vlerësimit të pasurive të paluajtshme do të kërkojë një periudhë nga viti 2026-2028.

    Hartimi i projektligjit është gati sipas Malajt dhe së shpejti do t’i dërgohet këshillit të ministrave.
    “Sot, ne ndodhemi në një moment kyç. Kemi një sistem të ndërtuar dhe gati për t’u dorëzuar, një projektligj të hartuar sipas standardeve europiane, një bashkëpunim të konsoliduar me partnerët suedezë, dhe një vullnet të qartë institucional për të çuar përpara drejt fazës së fundit këtë reforme. Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë do të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm. Në vitin 2027 do të kryhet procesi kombëtar i vlerësimit të pronave.
    Ndërsa 2026-2027 do të shërbejë si periudhë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri. Në vitin 2028 parashikohet futja e vlerësimeve të bazuara në treg për ndërtesat, si dhe përmirësimi i normave dhe lehtësimeve Dhe në vitin 2030 do të nisë zbatimi i takës mbi tokën/truall, bazuar në një sistem të plotë të integruar dhe sipas standardeve europiane. Ky do të jetë edhe finalizimi i reformës”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj.
    Aktualisht tatimi vjetor për ndërtesa banimi është 0.05% e vlerës kadastrale ndërsa për ndërtesa komerciale 0.02% e vlerës.
    “Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë një taksim të drejtë dhe efikas të pronës në Shqipëri, si dhe të forcojmë rolin e bashkive për mbledhjen e një prej taksave më të rëndësishme, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Është e vërtetë që u deshën gati 7 vjet, pas një procesi shumë kompleks, që u vështirësua jo pak, për shkak të Tërmetit të vitit 2019, por edhe Pandemisë, për të arritur sot në këtë stad ku jemi. Objektivi ynë është që ta çojmë peshën e kësaj takse në rreth 1% të PBB-së, në linjë edhe me standardet që kanë vendet e OECD-së”, u shpreh Malaj.
    Sipas ministritë duhet një bashkëpunim akoma më i madh ndëristitucional me bashkitë ndërsa për vitin 2026 parashikimi i të ardhurave nga taksa e pronës është në masën 10 miliardë ose rreth 100 milionë euro, apo 14 milionë euro më shumë se sa në vitin 2025.

    Top Channel

  • Dosja Balluku/ Malaj: Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin

    Dosja Balluku/ Malaj: Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin

    Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi përplasjen e fundit mes qeverisë dhe drejtësisë për çështjen Balluku.

    I ftuar në A2 CNN, ai tha se Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin sepse sipas tij sistemi i ri është ngritur me standarde të qarta dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë.

     Sipas tij, kryeministri është i detyruar të ndërmarrë hapa të dukshëm, ndoshta edhe shkarkime, pasi rasti i një ministreje nën akuzë nuk mund të krahasohet me standardet e vendosura më parë, përfshirë largimin e një zv.ministri vetëm pse konsumonte duhan në ambient publik.

    “Rama është edhe viktimë e vetvetes”, tha Malaj, duke shtuar se pushteti absolut përfundon gjithmonë duke korruptuar ata që besojnë se kanë gjithmonë të drejtë. 

  • ”Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin”, Malaj: Ja pse nuk kapet drejtësia e re

    ”Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin”, Malaj: Ja pse nuk kapet drejtësia e re

    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj bëri një analizë për përplasjen e fundit mes qeverisë dhe drejtësisë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin, sepse sistemi i ri është ngritur me standarde të qarta dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë.
    Sipas Malajt, kriza e tanishme tregon se ekzekutivi po e trajton drejtësinë si presion, ndërsa në realitet SPAK dhe struktura të tjera kanë treguar pavarësi dhe rezultate. “Ky institucion është ngritur me partnerët tanë strategjikë dhe nuk kapet”, u shpreh ai, duke shtuar se sulmet publike ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve vetëm e dëmtojnë qeverinë.
    Malaj paralajmëroi se nëse mandati i katërt i qeverisë përfundon si “fotokopje” e të mëparshmëve, situata në vend do të përkeqësohet. Ai tha se në librin e tij të ri Edi Rama do të zërë një vend të veçantë si “figurë antagoniste”, duke përfshirë përplasjet që prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, shkarkimin nga bordi i Bankës së Shqipërisë e deri te konfliktet e brendshme në PS.

  • “Ndryshimi që nuk votova”/ Malaj zbulon prapaskenat e mbledhjes së tensionuar me Ramën: Hodhi farën…

    “Ndryshimi që nuk votova”/ Malaj zbulon prapaskenat e mbledhjes së tensionuar me Ramën: Hodhi farën…

    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka rrëfyer në një emision televiziv tensionet e forta brenda Partisë Socialiste në vitin 2008, kur u miratuan ndryshimet kushtetuese që, sipas tij, “hodhën farën e partive autokratike”.
    Malaj zbuloi se, gjatë një mbledhjeje të zgjatur me Edi Ramën, kishte kërkuar që ndryshimet të shoqëroheshin me opinione profesionale nga ekspertë të së drejtës kushtetuese. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh, ndaj ai refuzoi t’i votonte ndryshimet, të cilat sot i konsideron si pikënisje e dobësimit të demokracisë së brendshme të partive.
    Duke komentuar 12 vitet e fundit të qeverisjes së Ramës, Malaj deklaroi se kryeministri nuk ka dashur të dëgjojë, pavarësisht problemeve të qarta të qeverisjes. Ai vlerësoi rolin e SPAK, duke e cilësuar atë si strukturën më efektive të shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, i mbështetur nga të gjithë deputetët e Parlamentit. Sipas tij, disa zyrtarë të arrestuar sot janë produkt i vendimeve të guximshme të SPAK-ut.
    Sa i përket çështjes së dorëheqjeve të zyrtarëve nën hetim, Malaj solli shembullin e ish-ministrit Luan Rama, i cili u largua për shkak të presionit publik pas një incidenti me gazetarët. Në këtë kontekst, ai theksoi se integriteti është test i vërtetë në kohë krize dhe se Rama duhet të vendosë standarde të qarta, sidomos kur bëhet fjalë për ministra nën hetim.
    Malaj u shpreh se Rama e ka të humbur betejën me drejtësinë, pasi sistemi gjyqësor është i ngritur mbi standarde evropiane dhe nuk mund të ndikohet. Sipas tij, kryeministri po tepron me sulmet verbale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke dëmtuar balancën e pushteteve.
    Ai paralajmëroi se nëse mandati i katërt i qeverisë kthehet në “fotokopje të të mëparshmëve”, situata në vend do të përkeqësohet. Malaj zbuloi gjithashtu se në librin që po shkruan për integritetin politik, Edi Rama do të zërë një vend të veçantë si figurë “antagoniste”, duke përfshirë të gjitha përplasjet që kanë karakterizuar raportin e tyre politik ndër vite.

  • Malaj dhe Gazheli prezantojnë në Rinas manualin doganor për pasagjerët: Lehtëson udhëtimin

    Malaj dhe Gazheli prezantojnë në Rinas manualin doganor për pasagjerët: Lehtëson udhëtimin

    Ministri i Financave Petrit Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli, prezantuan këtë të martë në Rinas manualin doganor për pasagjerët, botimin e parë të këtij lloji nga Administrata Doganore Shqiptare.
    Ky manual i ri përmbledh në një dokument të vetëm të gjitha rregullat kryesore për hyrjen dhe daljen e pasagjerëve nga Shqipëria, duke ofruar informacion të qartë dhe të detajuar mbi mallrat e lejuara dhe të ndaluara, kufijtë pa detyrim doganor, deklarimin e valutës dhe mjeteve të pagesës, barnat personale, udhëtimin me kafshë shtëpiake, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si dhe procedurat për automjetet me targa të huaja.

    Gjatë prezantimit, Ministri Malaj deklaroi se “shumë qytetarë hasin vështirësi për të kuptuar procedurat doganore. Ky manual u ofron atyre një udhërrëfyes të qartë, që thjeshton udhëtimin dhe garanton një proces më të qetë e më transparent”. Nga ana e tij, drejtori Gazheli theksoi se “Manuali është i aksesueshëm menjëherë me një klikim në faqen zyrtare të Doganave dhe përmes kodit QR që do të vendoset në të gjitha pikat kufitare. Kjo masë rrit transparencën dhe unifikon komunikimin me publikun”

    Sipas Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Doganave ky botim i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve doganore dhe garantimit të një përvoje më efikase për qytetarët, në përputhje me standardet evropiane.

  • “Në 2026, rritje pensionesh e pagash pa taksa të reja”/ Malaj: Paqja fiskale mundësi për të mbyllur problemet..

    “Në 2026, rritje pensionesh e pagash pa taksa të reja”/ Malaj: Paqja fiskale mundësi për të mbyllur problemet..

    Buxheti 2026 dhe Paketa Fiskale që e shoqëron atë sjellin ndryshime të drejtpërdrejta për qytetarët, familjet dhe bizneset.
    Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një intervistë për TV Klan, thekson se prioritetet kryesore janë rritja e mirëqenies, konsolidimi ekonomik dhe mbrojtja sociale.
    “Të gjithë ata individë të cilët gjatë një viti realizojnë të ardhura nga punësimi mbi 600 mijë lekë, kanë të drejtën që të bëjnë deklarimin individual të të ardhurave. Të zbresin 48 mijë lekë për çdo fëmijë që është nën moshën 18 vjeç. Për një familje e cila ka fëmijë nën moshën 18 vjeç, i bie që t’i kompensojë familjes nga 6 mijë deri në 11 mijë lekë. Ndërkohë, që për një familje ka dy fëmijë, kjo vlerë varion nga 12 mijë deri në 22 mijë lekë”, tha Malaj.
    Ndërkohë, bizneset pritet të preken nga disa masa që qeveria i quan lehtësuese: fshirja e borxheve të vjetra tatimore dhe vendosja e tavaneve për pagesat cash.
    “Nëpërmjet Paketës Fiskale, bizneset do të kenë mundësinë që të çlirohen nga borxhet e shkuara, duke paguar një pjesë të detyrimit të tyre tatimor, e duke u falur një pjesë të kamatë-vonesave dhe të gjobave. Për herë të parë, për transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorëve po vendosim një tavan, ku limiti është në masën 500 mijë lekë dhe nëpërmjet kësaj qasje, ne po tentojmë që të ulim përdorimin e parasë cash, në mënyrë që të rrisim formalizimin e ekonomisë”, tha Malaj.
    Pjesa më e diskutuar mbetet Paqja Fiskale, një proces vullnetar ku bizneset mund të rishikojnë pasqyrat e tre viteve të fundit dhe, nëse kanë deklaruar më pak se realiteti, të rideklarojnë fitimin duke paguar vetëm 5% tatim.
    “Edhe për të evituar abuzimin këtu, kemi vendosur një limit, që fitimi i rishikuar nuk mund të shkojë përtej 30%. Sepse, nëse kalohet ky tavan, atëhere marrëveshja e paqes fiskale nuk është më në fuqi”, tha Malaj.
    Ndërkohë, buxheti përfshin rritjen e pensioneve, rritjen graduale të pagës minimale dhe investime publike që arrijnë 6.5% të PBB-së. Qeveria thotë se të gjitha këto bëhen pa rritur taksat dhe duke ulur borxhin publik.
    Në bujqësi, skema e re e kompensimit të TVSH-së me 10% synon t’u kthejë fermerëve mbi 1.5 miliardë lekë vetëm gjatë vitit 2026, me pagesë të drejtpërdrejtë në llogaritë e tyre bankare.

  • “Kutia e Pandorës” hapet në javën e parë të dhjetorit, si SPAK po shkon tek urdhëruesit e vrasjeve të “21 janarit”…

    “Kutia e Pandorës” hapet në javën e parë të dhjetorit, si SPAK po shkon tek urdhëruesit e vrasjeve të “21 janarit”…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) po intensifikon hetimet për dosjen e “21 Janarit” dhe ditët në vijim duket se mund të sjellë zhvillimet më të bujshme të 14 viteve të fundit. Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndërsa juristja dhe aktivistja e njohur, Brizida Gjikondi, në një intervistë për “ABC News”, theksoi se vendimet e Strasburgut e kanë cilësuar tashmë ngjarjen si “krim shtetëror”, duke orientuar qartë drejtim e hetimeve. Ajo tha se SPAK ka punuar në qetësi për muaj të tërë, duke marrë dëshmi të reja nga persona që nuk janë bërë publikë. Sipas Gjikondit, hetimi i ri nuk lidhet vetëm me çështjen “Aleks Nika”, por synon të shkojë drejt zinxhirit të urdhëruesve dhe strukturave komanduese të “grupit të zjarrit”. Ajo nënvizoi se në fokus mund të jenë edhe figura politike, përfshirë ish-zyrtarë dhe drejtues të asaj kohe, për të cilët organi i akuzës ka mbledhur prova të reja. Juristja paralajmëroi se surprizat mund të shpërthejnë përpara datës 18 dhjetor, kur kreu i SPAK, Altin Dumani, lë detyrën. Sipas saj, dhjetori mund të shënojë momentin më të rëndësishëm në zbardhjen e plotë të 21 Janarit, duke hapur “Kutinë e Pandorës” për një sërë çështjesh të tjera të ndjeshme.
    Pjesë nga intervista
    Intervistuesi: A lidhet kjo me rastin “Aleks Nikën” apo bëhet fjalë për një çështje tjetër?
    Brizida Gjikondi: Jo, nuk është për Aleks Nikën. Për Aleks Nikën është çështje e re dhe prokurorë të rinj për çështjen. Unë e di si ju që ka qenë pjesë në Apel. Ka qenë apel. Ka qenë përfaqësues i prokurorisë, me sa di unë dhe me sa mbaj mend.
    Intervistuesi: Çfarë ndryshon kësaj radhe, pra?
    Brizida Gjikondi: Ndryshon komplet. Thashë dhe në fillim që Strasburgu e ka sqaruar aq mirë situatën, ju ka thënë: “Është krim shtetëror”. I ka pozicionuar, i detyroi, sepse çështja shkoi në një Gjykatë të Lartë dhe ata prapë e kthyen në Prokurorinë e Tiranës. Ndërkohë, SPAK, biles, ka pasur mbrojtje prokurorin që është tani për “21 Janarin” dhe i ka rënë po atij prokurori. Dhe tani nuk ka më asgjë tjetër, veçse të kenë kurajon, që, me sa shikoj unë, e kanë, për të mbledhur provat dhe për t’i thënë hapur. Unë di që edhe përpara se të vinte zyrtari i lartë amerikan, ka pasur shumë persona që janë marrë për “21 Janarin”, që janë pyetur. Por ngaqë nuk njiheshin nga mediat, nuk është se janë identifikuar të gjithë. Nuk e di për zotin Malaj, për Agron Malaj, që tani është deputet i Partisë Socialiste. I cili, edhe nga fjalët e zotit Veliaj, u tha që po bëhet deputet që të shpëtojë nga “21 Janari”. Nuk e di a është pyetur apo jo. Sepse, pavarësisht se Partia Socialiste thotë që nuk ka qenë fajtor, Malaj ka qenë. Agron Malaj ka qenë kryetari i grupit të zjarrit. Është thirrur njëherë. Më duket e kam parë, e kujtoj që është thirrur njëherë në SPAK. Prandaj them që SPAK në fakt gjithë këto kohë ka punuar në mënyrë shumë të konservuar, shumë të tërhequr. Prandaj them që mund të kemi surpriza brenda dhjetorit, për të dalë, biles, brenda javës së parë të dhjetorit, për të dalë me datë 18, kur zoti Dumani lë detyrën. Jam e bindur që jo vetëm për 21 Janarin, por dhe për çështje të tjera, do kemi goxha të reja.

  • Banda e Belinda Ballukut, ja si kanë shtrirë tentakulat në qeveri dhe administratë, grupi merrte komanda dhe urdhra…

    Banda e Belinda Ballukut, ja si kanë shtrirë tentakulat në qeveri dhe administratë, grupi merrte komanda dhe urdhra…

    Në kulmin e krizave politike dhe ekonomike, tabloja e administratës shqiptare duket se po errësohet nga një strukturë e fuqishme që dyshohet se vepron nën komandën e zv/kryeministres Belinda Balluku. Mësohet se shumë sektorë kyç të shtetit, nga energjia te infrastruktura, nga diplomacia te policia, madje biznesi, shfaqin shenja të ndikimit të një rrethi të koordinuar që konsiderohet si “struktura informale e Ballukut”. Thuhet se ky rrjet funksionon me disiplinën e një grupi të organizuar, ku vendimet kalojnë në hierarki të qarta dhe ku prioritet i jepet kontrollit mbi tenderat, kontratat dhe burimet publike (pasuritë publike). Në qendër të kësaj skeme të dyshuar qëndron Belinda Balluku, figura që kritikat opozitare e shfaqin si drejtuesen e një mekanizmi të përhapur ngado në shtet. Kjo panoramë ka ndezur alarmin se administrata mund të jetë shndërruar në një mjet të centralizuar ndikimi, i cili sipas denoncimeve, drejtohet nga pak emra, por me tentakula të gjera e të heshtura.
    Nga ministritë në diplomaci, zinxhiri që drejtohet nga Balluku
    Sipas burimeve të brendshme, rreth Ballukut përmenden ministra si Pirro Vengu dhe Petrit Malaj, të cilët janë pjesë e blloku të përqendruar ndikimi. Më tej vijojnë figura teknike si Maksim Et’hemaj në Aviacionin Civil, Eda Vengu në bordin e aviacionit dhe Florion Serjani në strukturat e Infrastrukturës, që luajnë role kyçe në vendimet e sektorëve strategjikë dhe dyshohet se bëjnë lojën e Ballukut. Por diplomacia nuk mbetet jashtë kësaj harte. Emra si Ermal Kaleci në Katar dhe Erlis Hereni në Misionin e OKB-së thuhet se kanë pasur bashkëpunime të hershme me strukturat ku Balluku ka pasur ndikim dhe sot që flasim ata vijojnë të jenë “ushtarë” të saj. Në nivel rajonal dhe lokal, Admir Malaj në Portin e Sarandës dhe Skënder Hitaj në Policinë e Fierit përmenden si pjesë e emërimeve që përputhen me orbitën e saj politike. Në listën e gjatë të institucioneve ku raportohet ndikim përfshihen KESH, ARRSH, OST, Albpetrol, OSHEE, DPSHTR, Tatimet, Hekurudha Shqiptare, AKUM, KAYO, Identitek dhe dhjetëra struktura të tjera që mbajnë drejtues të lidhur me emra të përmendur në raportime. Ndërkohë emra si Erald Elezi, Gentian Gjyli, Evis Berberi, Artan Sako dhe të tjerë dalin shpesh në analizat kritike si hallka të një rrjeti që përshkon shtetin vertikalisht.
    Dyshimet për kontrollin e tenderave
    Por denoncimet publike, sidomos nga zona e Fierit, theksojnë se një grup deputetësh si Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Caushi e të tjerë, raportohet se qëndrojnë si mbështetje politike e zv/kryeministres Belinda Balluku. Po ashtu, edhe ish-ministrja Anila Denaj, ministri i Financave, Petri Malaj, ai i Mbrojtjes, Pirro Vengu, por edhe emra të tjerë drejtorësh të lartë dhe biznesmenësh, lidhen me sektorë ku tenderat dhe koncesionet kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik, mes tyre edhe çështje të mëdha si Bankers, Limioni dhe kontratat e pastrimit.
    Personazhe të tjerë, si biznesmeni Arbër Abazi, i përmendur gjerësisht në median politike për lidhje familjare dhe profesionale me Ballukun, dyshohet se kanë rol në ndërthurjen mes biznesit dhe institucioneve që burojnë nga ky rrjet i dyshuar. Madje të njëjtat burime flasin për një sistem ku vendimet teknike, financiare dhe administrative qarkullojnë brenda një grupi të ngushtë njerëzish, duke krijuar një strukturë vendimmarrjeje të centralizuar që shumë e quajnë “bërthama e Ballukut”. Kjo skemë dhe qasje ka krijuar bindjen tek kritikët se tenderat dhe kontratat e mëdha mund të jenë transformuar në instrumente kontrolli politik dhe ekonomik për rrjetin që rrethon figurën e saj.
    Shteti i paralel apo strukturë politike?
    Por edhe pse organet kompetente nuk kanë provuar asnjë nga këto pretendime, panorama e krijuar nga raportimet, analizat dhe burimet e shumta është dramatike dhe shqetësuese. Një numër kaq i madh emrash, institucioneve, agjencish dhe sektorësh që lidhen me një personazh të vetëm politik i ka bërë analistët të flasin për një “arkitekturë të dyshuar ndikimi”, që mund të ketë kapur vendimmarrjen shtetërore. Në shumë studime politike, kjo strukturë përshkruhet si një formë e “shtetit paralel”, ku pushteti nuk shpërndahet nëpër institucione, por mblidhet në një epiqendër të vetme. Sipas kritikëve, nëse ky rrjet vazhdon të zgjerohet pa transparencë, rreziku i kapjes së shtetit nga një grup i centralizuar mbetet real dhe gjithnjë e më i pranishëm. Në të gjitha rrëfimet, denoncimet dhe analizat, një emër mbetet qendra gravitacionale e kësaj strukture të dyshuar: Belinda Balluku, figura që shfaqet kudo ku lëviz administrata, ekonomia dhe infrastruktura e vendit. Pra e gjithë kjo panoramë dhe investigim, tregon se banda e Belinda Ballukut, ka shtrirë tentakulat në qeveri dhe administratë, ku grupi merrte (merr) komanda dhe urdhra nga zv/kryeministrja, ndërkohë që veprimtaria e tyre ngjan si grup i strukturuar në shërbim të dyshit të Ramës. Më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të emrave “VIP” që dyshohet janë nën komandën e zv/kryeministres, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    LISTA E PLOTË E EMRAVE (Sipas kategorive që përmende)

    MINISTRIA / MINISTRAT

    Belinda Balluku, zv/kryeministre/ ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës
    Pirro Vengu, ministër i Mbrojtës
    Petrit Malaj, ministër i Financave
    Besfort Lamallari, ministër i Drejtësisë
    Andis Salla, ministër i Bujqësisë

    ADMINISTRATA / AGJENCITË / DREJTORITË

    Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve – Ilir Binaj
    KESH – Erald Elezi
    ARRSH – Gentian Gjyli
    OSHEE – Enea Karakaçi
    OSSH – , Blendian Dalipi
    Hekurudha Shqiptare – Ergys Verdho
    Drejtori i DPSHTR- Kreshnik Bajraktar
    AKUM – Flaurs Shoshi
    AMBU – Anilan Shehu
    KAYO – Ardi Veliu
    Identitek – Freskida Halilaj
    Ermal Nufi – Zv/ Sekretar i Përgjithshëm- Këshilli i Ministrave
    Viola Haxhiademi – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Infrastrukturës
    Kledia Ngjela – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Brendshme
    Besjan Beja – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Financave
    Lavdrim Sahitaj – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Shëndetësisë
    Risena Xhaja – Drejtore, Agjencia e Pronave të Konfiskuara
    Maksim Et’hemaj – Drejtor Ekzekutiv i Aviacionit Civil
    Eda Vengu – Anëtare e Bordit të Aviacionit Civil
    Florion Serjani – Kabineti i Ballukut
    Skender Hitaj – Drejtor i Policisë, Qarku Fier
    Insidor Rexhepi – Drejtor i Përgjithshëm i Antikorrupsionit
    Jonaid Myzyri – ish-kreu i KPP Prokurimeve

    DIPLOMACIA

    Ermal Kaleci – Konsull / Chargé d’Affaires në Katar
    Erlis Hereni – Zv/Ambasador në Misionin e OKB-së, Neë York

    DREJTORË & INSTITUCIONE TË TJERA

    Admir Malaj – Drejtor i Portit Sarandë
    Evis Berberi – ish-drejtor i ARRSH
    Ervin Hoxha – (vëllai i drejtorit të OSHEE, Qarku Tiranë)

    DEPUTETËT E LIDHUR ME BALLUKUN

    Agron Malaj
    Ervin Hoxha
    Anila Denaj
    Kiduina Zaka
    Erjo Mile
    Ana Nako
    Ceno Klosi
    Klevis Jahaj
    Asfloral Haxhiu
    Antoneta Dhima
    Elton Korreshi
    Zegjine Caushi
    Dhimitër Kruti

    BIZNES / INDIVIDË ME LIDHJE NË MEDIA

    Arbër Abazi – biznesmen
    Artan Sako – biznesmen (vëlla i ish-kreut të Gardës, aktualisht kryetar i Bashkisë Tepelenë)
    Ilir Shtufi- Biznesmen

  • Plaga e Vjetër/ Malaj kundër Ramës: Korrupsioni lulëzon kur deputetët i shërbejnë verbërisht liderit

    Plaga e Vjetër/ Malaj kundër Ramës: Korrupsioni lulëzon kur deputetët i shërbejnë verbërisht liderit

    Ish-ministri i Financave dhe një nga figurat e shquara të Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar me një postim të gjatë në Facebook pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, duke e konsideruar ngjarjen si një “mësim të rëndë” nga historia e politikës.
    “Në një vend ku deputetët i shërbejnë verbërisht liderit, korrupsioni jo vetëm që lind, por lulëzon,” shkruan Malaj, duke cituar një thënie të njohur. Ish-ministri kujton iniciativën e tij dhe disa ish-deputetëve socialistë për Lëvizjen për Mendimin Ndryshe (LMN) brenda PS-së:
    “Kur ne paralajmëronim se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, u penalizuam në karrierën politike dhe profesionale. Kur ishim thellësisht të zhgënjyer nga mënyra si përfaqësuesit e PS-së në parlament dhe qeveri po vetë-konvertoheshin në të bindur të verbër, sulmet e ‘armatave digjitale’ nuk pushonin.”
    Malaj thekson se nuk ka qenë kurrë kundër PS-së si parti, por kundër modelit të pushtetit pa demokraci të brendshme dhe pa mendim kritik: “Sot PS është në momentin për të reflektuar thellësisht dhe për të reduktuar maksimalisht këto rreziqe potenciale që janë në rritje.”
    Në fund, ish-ministri sjell pesë citate nga mendimtarë të mëdhenj botërorë, John Stuart Mill, George Orwell, Montesquieu, Václav Havel dhe Thomas Jefferson, për të argumentuar domosdoshmërinë e lirisë së mendimit dhe të debatit si e vetmja mbrojtje kundër pushtetit absolut dhe korrupsionit.

  • Arben Malaj: Belinda Balluku, prezumimi i pafajësisë është parim që duhet mbrojtur

    Arben Malaj: Belinda Balluku, prezumimi i pafajësisë është parim që duhet mbrojtur

    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar debatin e ashpër parlamentar lidhur me çështjen e ministres Belinda Balluku, duke theksuar se bllokimi i institucioneve nuk i shërben as opozitës dhe as procesit demokratik. Në një intervistë televizive, Malaj nënvizoi rëndësinë e respektimit të prezumimit të pafajësisë si një parim themelor i shtetit të së drejtës.
    Sipas tij, fakti që një zyrtar merret i pandehur apo nën hetim nuk mund të konsiderohet automatikisht si fajësi. “Ne vetë diskutojmë për ndryshimet në Kodin Penal për t’i dhënë më shumë rëndësi prezumimit të pafajësisë. Në momentin që një individ merret i pandehur, kjo nuk do të thotë se është fajtor,” u shpreh Malaj, duke shtuar se nuk merr në mbrojtje askënd dhe nuk akuzon askënd personalisht.
    Ai kritikoi mënyrën se si u ngrit debati parlamentar mbi çështjen Balluku, duke e konsideruar kërkesën e opozitës për arrestimin e saj si një qasje që “nuk i shton asgjë debatit politik dhe institucional”.
    Malaj solli në vëmendje shembullin e oponencës për inceneratorët, të udhëhequr nga Jorida Tabaku, të cilën e vlerësoi si “shumë profesionale”, duke nënkuptuar se edhe debatet aktuale duhet të ndjekin të njëjtin standard.
    “Po sikur nesër një prokuror që ka fuqi të marrë në hetim një tjetër anëtar të mazhorancës apo të opozitës, çfarë do të ndodhë? A do të kërkohet automatikisht largimi i tij nga qeveria, parlamenti apo pushteti vendor? Kjo nuk është mënyra si duhet të funksionojë,” theksoi ai.
    Malaj argumentoi se fokusi i seancës duhej të ishte buxheti dhe jo zhvendosja e vëmendjes te çështje të tjera, duke apeluar për mosmbingarkim të axhendës parlamentare me debate të cilat, sipas tij, nuk përshpejtojnë as drejtësinë dhe as reformimin e institucioneve.
    “Diskutimi duhej të ishte vetëm për buxhetin. Nëse duan, nesër apo pasnesër mund të zhvillojnë debatet e tyre politike, por jo të bllokojnë punën e parlamentit,” përfundoi Malaj.