Tag: maksimumi

  • Luka Doncic: Me Lakers për të shkuar deri në finale, sezon i gjatë dhe duhet maksimumi

    Luka Doncic: Me Lakers për të shkuar deri në finale, sezon i gjatë dhe duhet maksimumi

    14 Tetor 2025

    11:25

    Telesport

    Sezoni i ri në NBA 2025-2026 është në prag dhe një ndër skuadrat pretendente është ajo e Lakers. Ylli i këtij klubi, slloveni Luka Doncic, ka folur për pritshmëritë e tij në këtë sezon të ri.
    Ai erdhi në mesin e sezonit të kaluar dhe tani ka mundësinë të ndihmojë skuadrën që nga fillimi. “Jam në formë, pasi kam kryer përgatitje me kombëtaren time në Botëror”, tha Doncic.
    “Sezoni është i gjatë, ndaj duhet të menaxhojmë forcat”, tha Doncic, që foli edhe për mungesën e LeBron James. “Është një lojtar i madh, që na ndihmon shumë me mentalitetin e tij fitues”, tha Doncic.
    “Shpresojmë që të jemi në formë përgjatë gjithë sezonit dhe të shkojmë deri në fund. E dimë se në NBA nuk ka ndeshje të lehta, ndaj duhet maksimumi gjithnjë për të fituar”, deklaroi slloveni.

  • Vapa ikën me Gushtin/ Meteorologia jep lajmin e madh: Muaji mbyllet i freskët, sa do të arrijnë temperaturat maksimale

    Vapa ikën me Gushtin/ Meteorologia jep lajmin e madh: Muaji mbyllet i freskët, sa do të arrijnë temperaturat maksimale

    Pas ditëve përvëluese të të nxehtit afrikan, vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore më të freskëta dhe shira të herë pas hershme. Meterologia Anira Gjoni bëri një pasqyrim të situatës meterologjike për dy javët në vijim. Gjoni tha se temperaturat në vijim do të jenë maksimumi 35-36 gradë dhe se i nxehti afrikan nuk do të vijë sërish. Gjoni ndër të tjera tha se temperaturat në ditët pasuese të gushtit do të jenë normale për këtë muaj.
    “Një mot i freskët me temperatura të ulëta që do të jenë prezente në dy javët e tjera të gushtit. Nuk do të kemi një të nxehtë të përmasave të kësaj javë. Në bregdet, temperaturat në fundjavë do të jenë minimalja 24 deri në maksimumin 32 gradë. Në vendet e ulëta minimalja do të jetë 23 dhe maximalja 35, ndërsa në zonat malore minimalja 16 dhe maksimumi 32.
    Maksimalet e së dielës do të jenë 30 gradë në bregdet, 33 në zonat e ulëta dhe në ato malore 29. Temperaturat për fundjavën dhe javën që vjen janë normale, do të ketë ditë të nxehta me temperature të larta por jo si më parë. Në ditët pasuese të gushtit, do të ketë temperatura të larta por jo asgjë jashtë normales apo që të ketë afrim të temperaturave në 40 gradë, maksimumi do të jetë 35-36 gradë.”

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 23 korrik 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 23 korrik 2025…

    Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Shkodrës dhe Elbasanit. Në këto dy qarqe maksimumi do të ngjitet mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë zonave malore Lindore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta vetëm me kthjellime.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë 12°C ndërsa maksimumi do të mbetet lehtësisht mbi 40°C përkatësisht në; Koplik; Urën Vajgurore si edhe Cërrik.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

    Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

    Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Shkodrës dhe Elbasanit.

    Në këto dy qarqe maksimumi do të ngjitet mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë zonave malore Lindore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta vetëm me kthjellime.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë 12°C ndërsa maksimumi do të mbetet lehtësisht mbi 40°C përkatësisht në; Koplik; Urën Vajgurore si edhe Cërrik.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

  • Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi, ja sa do të jetë maksimumi

    Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi, ja sa do të jetë maksimumi

    Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kjo u bë me dije nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për shtyp ditën e sotme, i cili tha se u vendos një tavanë për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë një shtëpi.
    Sipas tij, maksimumi i huasë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë.
    ‘Vendosëm një tavan për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kemi vënë tavan për këstin e kredisë. Maksimumi i huasë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë ose më shumë. Maksimumi 40% do të jetë kësti i kredisë në lekë Maksimumi 30% do të jetë kësti i kredisë për atë në valutë’, tha ai.
    Teksa u ndal tek profili i rritjes ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, ai tha se ka mbetur i ngjashëm me atë të vitit të shkuar.
    ‘Profili i rritjes ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 duket se ka mbetur i ngjashëm me atë të vitit të shkuar. Rritja ekonomike ka vijuar të pasqyrojë zgjerimin e konsumit familjar, investimeve të biznesit, dhe të ardhurave të turizmit. Rritja e konsumit dhe e investimeve të sektorit privat pasqyron bilancet e shëndosha të biznesit e të familjeve, besimin e tyre për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme financiare në vend. Nga ana tjetër, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, bilanci i shkëmbimit tregtar të mallrave pritet të ketë një kontribut negativ, ndërsa politika fiskale vijon të ruajë trajta konsoliduese. Ky profil kërkese vijon të ushqejë kryesisht zgjerimin e sektorëve të shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë një ecuri më të ngadaltë’, tha ai.

  • Sondazhi i dytë/ Antonio Note sqaron: Deri më 11 maj, rezultati për çdo parti ndryshon maksimumi 3-4 përqind

    Sondazhi i dytë/ Antonio Note sqaron: Deri më 11 maj, rezultati për çdo parti ndryshon maksimumi 3-4 përqind

    Në emisionin Log. në News 24 u publikua sondazhi i dytë i Notosondaggi, sipas të cilit PS udhëheq me 45.5 përqind të votave, ndjekur nga PD me 36 përqind.
    Antonio Note, drejtuesi i Notosondaggi, në lidhje Skype në News 24 tha se rezultatet janë fotografi e çastit e këtij momenti. Ai shpjegoi se rezultatet më 11 maj për çdo parti mund të ndryshojnë maksimumi me 3-4 përqind dhe se është e vështirë të ndodhë një revolucion.
    “Sondazhi është fotografi e situatës së momentit. Ndryshime mund të ndodhin, por nuk mund të kemi revolucion, pra rezultati nuk mund të ndryshojë dot drastikisht. Për dy javë, maksimumi rezultati ndryshon me 3 deri në 4 përqind. Unë kam ndjekur zgjedhje, ku nuk ka ndryshuar asgjë, por ka dhe zgjedhje, kur partitë kanë rikuperuar dhe 5 përqind”, tha Noto.