Tag: makinën

  • Udhëtoi 2.5 milionë kilometra me të/ Pronari që ende e nget makinën e tij ‘Beetle’ nga viti 1963

    Udhëtoi 2.5 milionë kilometra me të/ Pronari që ende e nget makinën e tij ‘Beetle’ nga viti 1963

    Albert Klein është një frymëzim i vërtetë për të gjithë entuziastët e makinave dhe për ata që duan të mësojnë si të kujdesen e të mirëmbajnë një automjet. “Insekti” i tij Volkswagen Beetle i vitit 1963 nuk është thjesht një makinë – për të, është një anëtar i vërtetë i familjes.

    Falë përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm, kjo makinë ka përshkuar plot 2.5 milionë kilometra, raporton City Magazine. Një arritje e rrallë që nuk mund të realizohej pa shumë dashuri dhe kujdes.

    Gjatë viteve, Alberti – me origjinë nga Shtutgarti, por me banim në Kaliforni – ka zëvendësuar shtatë motorë, tre transmisione dhe rreth 150 goma për ta mbajtur “insektin” në gjendje perfekte. Ai ka investuar mbi 38.000 dollarë (rreth 35.000 euro) në pjesë dhe riparime, por për të, çdo cent ia ka vlejtur.

    “Nëse ke një mik të mirë, mund të mbështetesh tek ai 100%. E njëjta gjë vlen edhe për këtë makinë,” – ka thënë Albert me buzëqeshje.

    Klein e bleu makinën për vetëm 1.800 dollarë, me një qëllim të qartë: të udhëtonte sa më shumë kilometra me të. Dhe këtë e bëri me pasion e përpikëri të jashtëzakonshme. Për plot 24 vjet, ai regjistroi çdo detaj të mirëmbajtjes – madje edhe çdo litër karburant të konsumuar. Në total, “Brumbulli” ka “pire” 134.760 litra benzinë.

    Gjatë këtyre dekadave, Alberti eksploroi Amerikën e Veriut, Jugut dhe Qendrore me makinën e tij të dashur. Qëllimi i tij përfundimtar? Të thyejë rekordin botëror për kilometrat e përshkuar me një Volkswagen dhe t’ia dhurojë këtë makinë legjendare Muzeut Volkswagen në Gjermani, raporton avtomagazin.si.

    Historia e Albert Kleinit është një dëshmi e gjallë se dashuria, kujdesi dhe përkushtimi mund të bëjnë mrekulli – madje edhe me një makinë të vogël nga vitet ’60.

  • Makina e deputetit PS karikohet në institucionin ku ka qenë drejtor. Ardit Bido, me disa versione për foto-skandalin

    Makina e deputetit PS karikohet në institucionin ku ka qenë drejtor. Ardit Bido, me disa versione për foto-skandalin

    Makina e deputetit socialist, Ardit Bido, i zgjedhur në maj në Qarkun e Vlorës, është fotografuar duke u karikuar në institucionin ku ai ka qenë drejtor, në Arkivin e Shtetit.

    Bido e drejtoi Arkivin e Shtetit, që prej vitit 2016 derisa u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 majit.

    I kontaktuar në lidhje me këtë rast, por deputeti dha disa versione CNA.

    E para, që ishte në Strasburg, pastaj tha se nuk kishte dijeni, më pas na tha se është bërë më parë etj.

    “Po, ajo është makina ime, por nuk e kam pasur unë në përdorim, por një bashkëpunëtor i imi teksa unë kam qenë jashtë këto ditë, në Strasburg. Fakti që ka qenë aty, tani po e marr vesh”.

    “Atëherë, kjo fotografi është bërë në ditën kur kam bërë dorëzimet në institucion dhe kam marrë sendet e mia personale që kam pas në zyrë. Personi që më shoqëronte e ka vendosur në karikim makinën gjatë këtij çasti pa menduar gjatë se diçka e tillë nuk duhej”.

    Në fakt, fotoja nuk është bërë as kur ka qenë në Strasburg e as kur ka dorëzuar detyrën, se detyrën e ka dorëzuar para 6 muajsh kur ka kandiduar për deputet, ndërkohë fotot janë bërë pak ditë më parë në muajin shtator.

    Ndoshta në Shqipëri këto “turpet e vogla”, pra që një deputet shkon në institucionin ku ka qenë drejtor, (se ndoshta i duket vetja dhe pronar që shkon dhe karikon makinën), problemi nuk është te 5-10 mijë lekë karikimi i makinës, por problemi është te sjellja.

    Të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër europian minimalisht do të kishte dhënë dorëheqjen drejtori i institucionit në detyrë dhe vetë deputeti se është e papranueshme dhe e palogjikshme dhe jo më të justifikosh drejtorin apo shoferin apo këdo tjetër.

    Qëllimi ynë nuk është as të hedhim baltë e as të denigrojmë Ardit Bidon.

    Ne prisnim se duke qenë djalë i ri dhe deputet i ri të kërkonte një ndjesë publike mbi këtë veprim abuziv pa asnjë diskutim, por ndoshta në vendin ku skandali zë skandalin dhe afera zë aferën këto lloj denoncimesh duken budallallëqe të vogla, ‘hë se çfarë problemi ka, se të gjithë kështu vjedhin dhe të gjithë kështu bëjnë’.

    Në fakt, këtu nuk kemi të bëjmë me një vjedhje, por me një abuzim tjetër që një ish-drejtues institucioni shkon sërish në vendin ku ka qenë drejtor, këtë herë me statusin e deputetit dhe vë makinën në karikim a thua se nuk ka vend ku mund të karikosh makinën në Tiranë apo nuk ka mundësi deputeti me rrogën e tij 4 apo 5 mijë euro në muaj.

    Pa folur pastaj për qëndrimin e tij që është aspak i një politikani të ri që shkon në Strasburg dhe duhet të sillet si një proeuropian, por justifikon veprimin e gabuar kur gjithçka minimalisht do të kalonte me një ndjesë publike, ndaj, jo vetëm qytetarëve të Vlorës që e kanë zgjedhur, por gjithë shqiptarëve, sepse ai nuk ka nevojë për ato para qoftë i bërë me apo pavetëdije prej tij apo bashkëpunëtorëve të tij./ CNA

     

  • ‘40 minuta terror në Tepelenë’, Lala jep detaje nga vrasja e biznesmenit: Ja dëshmia që mund të zbardhë ngjarjen…

    ‘40 minuta terror në Tepelenë’, Lala jep detaje nga vrasja e biznesmenit: Ja dëshmia që mund të zbardhë ngjarjen…

    Një ngjarje e rëndë ndodhi më 26 shtator në fshatin Salari të Tepelenës, ku biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, humbi jetën gjatë një përplasjeje me armë gjahu.
    E ftuar në një emision televiziv, Lala ka sqaruar se mbrëmjen e 26 shtatorit, biznesmeni Sarchi dhe Eqerem Braçi po darkonin në Salari të Tepelenës bashkë me djalin e tij Gazment, kur rreth orës 11.30 djali i Eqeremit, Gazmenti ka dalë për gjueti.
    “44-vjeçari italian të premten e 26 shtatorit, kishte qenë në shtëpinë e pushimit të Eqerem Braçit e dy djemve të tij, Gazmend e Daniel, në fshatin Salari. Vonë në mbrëmje dolën për gjueti me 2 automjete.
    Rrugës, pranë mesnatës, u përballën me një tjetër automjet, i cili kishte ndezur dritat e gjata.
     
     
    Këtu mendohet të ketë nisur një debat, që i ka nxjerrë palët nga makinat e tyre, pasi dritat e gjata nuk po fikeshin duke penguar shikimin.
    Në timon, në makinën përballë rezultoi të ketë qenë Kamber Sulçaj, një 48-vjeçar nga fshati Mesaplik i zonës së lumit të Vlorës, të cilin siç dëshmuan për orë të tëra të qëndrimit në polici, Braçët nuk e njohën.
    Sipas policisë, e cila doli me njoftim zyrtar këtë të hënë, 48-vjeçari fillimisht është konfliktuar verbalisht me italianin dhe miqtë që e shoqëronin. Më pas Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu të fuqishme me plumba në drejtim të tyre dhe automjeteve të ndaluara.
    Burime nga grupi hetimor thonë se i dyshuari ka qëlluar drejt gomave të makinës. Një plumb rikoshet me asfaltin, kapi në arterien kryesore në këmbë, dhe la të pajetë Edoardo Sarchin, i cili mendohet se fshihej pas makinës.
    Në gjurmët e të dyshuarit u ra falë kameras së sigurisë së banesës në një fshat pranë.
    Policia nisi të kërkojë për kamera të tjera të shtëpive në një perimetër më të gjerë, dhe arriti ta pikasë makinën, pas krimit, me ditë, teksa afrohej në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë.
    Lala thotë se biznesmeni ka qenë nën breshërinë e plumbave që derdhi drejt makinave të tyre autori Kamber Sulçaj, i cili përdori armë me dylbi.
    “Si pasojë e plumbit që ka marrë në këmbë ka patur gjakderdhe, duke qenë se breshëria ka zgjatur afro 40 minuta, nuk ka mundur të shhpëtojë.
    E pyetur nëse kjo tentativë e autorit ishte për ti trembur apo vrarë, gazetarja Klodiana Lala tha se Sulçe ishte me rekorde kriminale dhe me rrezikshmëri të lartë dhe synimi i tij ka qenë për ti vrarë.
    Por gazetarja Lala tha se po vijojnë hetimet dhe kërkimet për kapjen e autorit të krimit.
    “Nga kqyrja e celularëve, kamerat e sigurisë, si ka lëvizur autori ku i ka fshehur armët e makinën. Policia e shtetit vijon aksionin për kërkimin e tij, pasi dhe policia italiane ka ngritur kërkuar informacion, madje është kërkuar informacion dhe në rrugë diplomatike, mediat italiane kanë ngritur dyshime dhe për ngjarje të tjera. Autori e saj “Vijojnë kërkimet për autorin e dyshuar në vrasjen e biznesmenit italian.
    Si gazetare kam dhe unë dyshimet e mia dhe po ndjek hetimet hap pas hapi. Autori i dyshuar mund të japë një panoramë tjetër nëse arrestohet”, tha Lala.

  • Zbardhet dinamika e krimit në Tepelenë, dëshmia kyçe që “fundosi” autorin

    Zbardhet dinamika e krimit në Tepelenë, dëshmia kyçe që “fundosi” autorin

    Zbulohen detaje të reja për dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si grupi hetimor i Policisë së Gjirokastrës ra në gjurmët e autorit të vrasjes së italianit Edoardo Sarchi. Kamber Sulçaj po udhëtonte me makinën e tij drejt stanit që kishte në pronësi, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
    Rrugës është shkëmbyer me një makinë me të cilën po lëvizte Gazmend Braçi me disa miq të tij. Mes tyre ka nisur një debat për shkak të dritave të gjata që Braçi mbante, ndërsa Sulçaj e ka akuzuar se po e verbonte, duke lëshuar sharje dhe fyerje në drejtim të tyre, debat verbal që ka vijuar për disa minuta.
    Në vijim Gazmend Braçi është nisur me makinë drejt shtëpisë së tij më Salari, por autori i dyshuar i vrasjes i ka ndjekur nga pas. Në një moment, makina e Braçit është prishur dhe ka telefonuar babanë e tij, Eqerem Braçi, dhe i ka kërkuar të shkonte ti merrte pasi makina i kishte lënë.
    Eqerem Braçi është nisur me 2 makina, bashkë me italianin Sarchi. Sapo kanë arritur atje, në drejtim të makinave është qëlluar me armë, moment kur një plumb ka prekur italianin. Për disa minuta, Kamber Sulçaj nuk i ka lënë të lëvizin, pasi ka vijuar të qëllojë në drejtim të tyre. Pasi është larguar, makinën e ka fshehur në një zonë të thellë poshtë një peme.
    Sipas burimeve, 2 dëshmitarë që kishin kaluar rastësisht në rrugë me motoçikletë, dhe kanë dëgjuar sherrin, që më pas përfundoi me të shtëna me armë, dhanë dëshminë kyçe që bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit.
    Dëshmitarët kanë treguar se nuk kishin mundur të shihnin personat për shkak të errësirës, por kishin dëgjuar debatin mes tyre dhe më pas të shtënat e armës. Ata i treguan policisë tipin e automjetit të të dyshuarit, makinën e bardhë me karroceri, dhe targat, të cilat më pas përputheshin me pamjet e kamerave në distancë.
    Nga ekspertiza paraprake, mjekësia ligjore zbuloi se italiani Sarchi u qëllua me një plumb në pjesën e sipërme të kofshës. Plumbi ishte tejshpues, nga pjesa e pasme dhe ka dal para. Fillimisht, personat që e shoqëronin i kanë dhënë ndihmën e parë duke i lidhur këmbën, por për shkak se plaga ishte e madhe, Sarchi humbi shumë gjak, çfarë i shkaktoi edhe vdekjen. Të njëjtat burime sqarojnë se po sipas ekspertizës, autori ka përdorur për të kryer krimin një armë zjarri pushkë me viaska me dylbi nate, nga ajo që përdoret për gjuetinë e derrave. Pavarësisht kontrolleve, autori nuk është mundur të gjendet, por banorët, ose njerëzit që e njihnin, e përshkruajnë si person që kishte varësi nga alkooli, dhe kur ishte në gjendje të dehur shfaqte shenja të rënda agresiviteti. Madje, edhe në momentin e krimit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur.
    Fillimisht, personat që u shoqëruan në polici u dyshuan si autorë nga hetuesit, por dëshmitë e dëshmitarëve që panë sherrin, përputheshin me dëshmitë e tyre. Megjithatë, edhe përgjigja e mjekësisë ligjore i përjashtoi nga të qenit të dyshuar, për shkak të armës që ishte qëlluar Sarchi. Arma e krimit nuk është gjetur, por në vendin ku policia gjeti makinën, u gjetën edhe sende të tjera me rëndësi. Mes tyre një dylbi që dyshohet se është e armës së krimit, që Kamber Sulçaj e ka marrë me vete. Po ashtu, një tjetër provë me rëndësi për hetimin është edhe një dokument leje e armës pushkë me viaska me dylbi nate, në emër të tij, e cila përputhet me armën e krimit./shqiptarja

  • “Më ke zënë garazhin”/ I dëmtoi makinën një gruaje, e pëson 41-vjeçari në Tiranë

    “Më ke zënë garazhin”/ I dëmtoi makinën një gruaje, e pëson 41-vjeçari në Tiranë

    NJë 41-vjeçar ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se i ka dëmtuar makinën një gruaje. Ngjarja ndodhi në Tiranë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 41 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka dëmtuar automjetin e shtetases L. A., me pretendimin se ishte parkuar në garazhdin në pronësinë e tij.”, sqaron policia.

  • Shpërthim me eksploziv në makinën luksoze të administratorit të Fushë-Krujës

    Shpërthim me eksploziv në makinën luksoze të administratorit të Fushë-Krujës

    Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 09:13
    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Krujë ku një makinë tip Range Rover në administrim të I. Locit, me detyrë kryetar i njësisë administrative u hodh në erë.
    Makina ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi shpërtheu në pjesën e parme të saj.

    Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit.

    Shpërthimi ka qenë shum i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka vetëm dëme mayeriale.

    Bashkë me makinën e administratorit, është dëmtuar dhe një fuoristradë tjetër e parkuar aty pranë.
    Krujë/Informacion paraprak
    Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
    Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Shpërthim me eksploziv në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, detajet e para

    Shpërthim me eksploziv në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, detajet e para

    Një ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bashkinë Krujë. Është hedhur në erë me eksploziv makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci.
    Makina tip “Range Rover” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e parme të saj.
    Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugocë krah restorantit.
    Shpërthimi ka qrnë shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë zonën përreth. Si pasojë e shpërthimit janë shënuar vetëm dëme matetriale. Bashkë me makinën e Ilir Locit ëhstë dëmtuar edhe një fuoristradë pranë saj.

  • ‘Më verbove!’, zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian pas sherrit për dritat e gjata

    ‘Më verbove!’, zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian pas sherrit për dritat e gjata

    Është zbardhur dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e së premtes.
    Nga hetimet ka rezultuar se Gazmend Braçi kishte marrë makinën e një çobani në zonë dhe kishte dalë për gjueti bashkë me tre shokë.
    Ndërsa, autori i dyshuar Kamber Sulçaj, që kishte një fermë mes fshatrave Nivicë-Bolen po udhëtonte me makinën e tij, kur u shkëmbye me Bracin dhe kanë debatuar ashpër për dritat e gjata.
    “Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer.
    Ai e ka ndjekur Bracin dhe miqtë e tij nga pas dhe i ka parakaluar. Afër fshatit Salari, në vendin e quajtur Qafa e Dilanit, makina që drejtonte Gazmend Braci ka pësuar defekt dhe ai bashkë me shokët ka mbetur në mes të rrugës.
    Braçi ka telefonuar babain e tij Eqeremin dhe i ka kërkuar që të shkonte t’i merrte. Eqerem Braçi sipas hetuesve është nisur me makinën e tij, ndërsa biznesmeni Italian Sarchi është nisur me automjetin e tij.
    Kur ata janë afruar tek makina që kishte defekt, në drejtim të tyre është qëlluar me armë.  Nga plumbat janë dëmtuar gomat e makinës, ndërsa italiani ka marrë vetëm një plumb.
    Në vazhdim për më shumë se 15 minuta, Sulcaj ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke mos iu dhënë asnjë mundësi të lëviznin. Më pas Sulcaj është larguar me makinën e tij dhe një zonë të thellë malore mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, ka fshehur automjetin dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë krimit.
    Pranë tyre, në shkurre, u zbulua edhe një çantë me mjete të dyshimta, përfshirë dylbi me rreze infra, dylbi termike, mbajtëse arme dhe një elektrik dore.
    Ndërsa në banesën e Kamber Sulçaj në Mesaplik, u gjetën dhe sekuestruan 2.5 milion lekë dy kasaforta të mbyllura dhe armë gjahu.  Sulcaj është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i  vrasjes së biznesmenit, ndërsa vion aksioni për kapjen e tij.

  • Me mbi 27 kg kokainë në makinë, dështon plani i transportit nga 47-vjeçari shqiptar. Arrestohet nga policia italiane

    Me mbi 27 kg kokainë në makinë, dështon plani i transportit nga 47-vjeçari shqiptar. Arrestohet nga policia italiane

    Një 47-vjeçar është vënë në pranga sot nga autoritetet italiane.

    Sipas mediave vendase, në shqiptari është arrestuar pasi u kap duke transportuar mbi 27 kg kokainë me makinën e tij.
    Ai u ndalua në makinën e tij në një pikë kontrolli pranë kabinës së pagesës së autostradës San Gregorio di Catania.
    Pas arrestimit, 47-vjeçari është lënë në burg, për të vijuar me proceset e tjera ligjore.
     

    Top Channel

  • Turisti holandez rrëfen tmerrin në Shqipëri: Më mbajtën 10 ditë në qeli sepse gërvishta makinën e një politikani

    Turisti holandez rrëfen tmerrin në Shqipëri: Më mbajtën 10 ditë në qeli sepse gërvishta makinën e një politikani

    Pushimet në Shqipëri për çiftin holandez Perry dhe Annelies u kthye në një përvojë të tensionuar ligjore, pas një përplasjeje të vogël me makinën me qira.
    Sipas rrëfimit të Perry për Detelegraaf, gjatë parkimit pranë hotelit në Gjirokastër, ai përplasi një makinë tjetër. Fillimisht incidenti dukej i vogël, por situata u përshkallëzua kur policia mbërriti dhe rruga u bllokua. Edhe pse testi i frymëmarrjes rezultoi 0.0, Perry u detyrua të shkonte në komisariat.
    Situata u komplikuar më tej sepse, sipas turistit, makina që goditi i përkiste një politikanit të lartë lokal. Perry përfundoi duke qëndruar 10 ditë në qeli, ku kushtet ishin të vështira, me dritat e ndezura gjatë gjithë ditës dhe komunikim të kufizuar me familjen. Ambasada holandeze ndërhyri për të ofruar ndihmë konsullore.
    Gjykata vendosi që 10 ditë burg të ishin të mjaftueshme, me një garanci prej 5,000 eurosh. Përveç dënimit, Perry duhej të paguante shpenzimet e avokatit, shpenzimet spitalore të palës tjetër dhe dëmet e makinës.
    Çifti paralajmëron turistët e tjerë që të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë në Shqipëri, veçanërisht ata që përdorin makina me qira. Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës thekson se incidentet në trafik mund të përshkallëzohen shpejt dhe policia mund të mbajë shoferët në paraburgim deri në gjykim