Pas atentatit afër Aeroportit të Rinasit, policia ka larguar makinën luksoze me të cilën lëviznin viktimat.
Në incident humbi jetën Gilmando Dani, ndërsa Muçi Shaljani u plagos rëndë dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia bëri me dije se atentati ndodhi rreth orës 14:20, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tag: makinën
-

Pas 5 orësh nga atentati në Rinas, policia zhvendos me karotrec makinën ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri
-

Detaje nga atentati/ Autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur pranë Rinasit. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar. Ai po lëvizte bashkë me një person tjetër me një mjet Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Shoferi ka mbetur i plagosur rëndë. Nga informacionet e para, mjeti është në pronësi të Elvis Kosovës
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke. Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë. Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. Efektivët arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Shoferi nuk lëviz, por është duke marrë frymë me vështirësi. Ndërsa viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit me kokën poshtë. -

Dramë në Formula 1: makina u shkatërrua tej njohjes
Piloti i Kick Sauber, Gabriel Bortoleto, nuk mundi të kualifikohej për Çmimin e Madh të Sao Paulos pas një përplasjeje me shpejtësi të lartë, pavarësisht përpjekjeve heroike të ekipit për ta rimontuar shpejt makinën.
Filluesi brazilian, i cili garon në eventin e tij të parë në shtëpi në F1 këtë fundjavë, e përplasi makinën e tij në xhiron e fundit të garës ndërsa përpiqej të dilte nga rrjedha e Alex Albon. Duke hyrë në kthesën e parë, ai u përplas në murin e brendshëm, pastaj u përplas në pistë dhe përfundoi në barriera.
Rishikimet treguan se krahët e përparmë dhe të pasmë të makinës u shkëputën gjatë përplasjes, dhe për shkak të mungesës së kohës, mekanikët nuk kishin kohë të mjaftueshme për të kryer riparime të gjera, pavarësisht përpjekjeve maksimale.That was a big crash 💥
Huge relief to know Gabi is all right 🙏#F1Sprint #BrazilGP pic.twitter.com/NNxKKSopr4
— Formula 1 (@F1) November 8, 2025Deklarata e ekipit pas Q1 lexonte:
“Ekipi bëri një punë të shkëlqyer duke u përpjekur të përgatiste makinën e Gabriel për kualifikime. Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur që ai të dilte në pistë në kohë për të vendosur një xhiro, por kjo nuk e zvogëlon përpjekjen e çdo anëtari të ekipit në garazh. Tani do të përqendrohemi në garë.”
Për fat të mirë, Bortoleto nuk u lëndua në përplasje, për të cilën drejtori i ekipit Jonathan Wheatley falënderoi FIA-n.
“Ai duket plotësisht mirë për momentin, pa asnjë lëndim. Para së gjithash, duhet të përgëzoj punën e jashtëzakonshme që FIA ka bërë për sigurinë, duke punuar me ekipet, e patë këtë sot. Të kesh një përplasje të kësaj madhësie dhe që piloti të jetë mirë, të dalësh dhe të shkosh në qendrën mjekësore…”, tha ai për F1 TV.
I pyetur nëse ekipi e dinte shkakun e përplasjes, ai u përgjigj:
“Është ende herët. Sigurisht, pamë çfarë ndodhi dhe pritëm pamjet, por gjëja e parë që na vjen ndërmend është të sigurohemi që piloti është mirë. Kjo ishte ajo në të cilën isha i përqendruar. Sigurisht që do ta shqyrtojmë. Ishte një nga përplasjet më të mëdha që kam parë prej kohësh. Gjëja më e rëndësishme është që piloti të jetë mirë dhe standardet e sigurisë në Formula 1 janë mbresëlënëse.”
Nico Hulkenberg rrëshqiti nga pista në një situatë të ngjashme. Edhe pse ekipi arriti të zëvendësonte krahët e tij të përparmë dhe të pasmë të dëmtuar gjatë flamurit të kuq, Hulkenberg nuk mundi të depërtonte dhe përfundoi i 16-ti. Britaniku Lando Norris fitoi një sprint emocionues të Formula 1 në Brazil dhe tani është pranë titullit të kampionatit. /tesheshi.com/ -

Në 10 muaj 92 policë në pranga, i fundit polici rrugor që mori 60 mijë lekë ryshfet për të mos bllokuar makinën
Një punonjës i policisë rrugore të Durrësit u vu në pranga nga agjencia e mbikëqyrjes policore pasi u faktua se merrte para për të shkelur ligjin.
Mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në shërbim I kërkoi 600 mijë lek një qytetari që të mos ja bllokonte makinën dhe të mos i vendoste gjobë.
Mirëpo gjithë lëvizjet për të faktuar marrjen e ryshfetit nga polici Gentian Hoxhalli u monitoruan edhe nga SPAK I cili autorizoi arrestimin e tij në Flagrance.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe zarfi me paratë i fshehur në sedilen e makinës që sipas ligjit duhej të bllokohej.
Shifrat e publikuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tregojnë se brenda forcës që duhet të ruajë rendin, po shtohen zërat që llogariten në dosje penale.
Vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti 92 punonjës policie kanë rënë në pranga kryesisht për shpërdorimi i detyrës, korrupsion dhe veprimet arbitrare.
Top Channel
-

“24-vjeçari përdorues i lëndëve narkotike”, plagosja në Bathore, autori: I shita makinën, por ai…
Foto ilustruese
TIRANË- Donaldo Bajrami është autori i dyshuar i plagosjes së 24-vjeçarit, Elvis Visha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore. Burime bëjnë me dije se autori ka dëshmuar mbi arsyet dhe shkaqet e kësaj ngjarje, teksa ka thënë se bëhet fjalë për një automjet që ia kishte shitur 24-vjeçarit, ndërsa ky u fundit e anashkalonte për të kryer procedurën e pronësisë.
Sipas dëshmisë së autorit, i plagosuri Elvis Visha, ishte përdorues i lëndëve narkotike. Për këtë, ai ka dëshmuar se kishte frikë se mos Visha mund të përdorte makinën e tij për veprimtari të paligjshme. Prej disa ditësh, ai i kishte thënë Bajramit se makina i ishte prishur, ndërkohë që ky i fundit, e kishte parë duke qarkulluar me automjet. Ka qenë ky momenti që e ka nervozuar dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin, sipas asaj që ka dëshmuar vetë autori.
Nga ana tjetër, i plagosuri Elvis Visha ka ka pranuar para hetuesve që ka blerë makinën nga Doaldo Bajrami por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme përshkak të gjendjes së rënduar.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Këlçyra” dhe menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është paraqitur në spital për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor. Ndërkohë, pas kërkimeve të policisë, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar, Donaldo Bajrami, i cili tashmë po përballet me akuzat për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./ZËRI
-

DETAJE/ I shiti makinën Elvis Vishës, por 24-vjeçari nuk pranonte të bënte aktin e shitjes! Bajrami e qëlloi me çifte
Detaje të reja mësohen nga ngjarja e djeshme e ndodhur në Bathore, ku 24-vjeçari Doaldo Bajrami, plagosi me armë 24-vjeçarin Elvis Visha.
Gazetari Esido Barkaj mëson se autori i dyshuar i ka shitur makinën të plagosurit, por nuk kishin bërë aktin e shitjes.
Bajrami i kishte kërkuar disa herë që të shkojnë tek noterja për të bërë kalimin e pronësisë së mjetit nga emri i tij tek Elvis Visha.Ky i fundit e kishte shmangur këtë gjë pasi njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte frikë se mos bënte ndonjë aksident dhe nuk donte që makinën e blerë t’a kishte në pronësi të tij.
Visha i kishte thënë Bajramit se makinën e ka shitur tek një person tjetër.
Por autori i dyshuar e kishte parë duke qarkulluar me makinë dhe pastaj në banesën e tij mori çiften dhe e qëlloi duke e plagosur. -

“Më jep 60 mijë lekë dhe do të nxjerr makinën nga pika e bllokimit”/ AMP në bashkëpunim me SPAK arrestojnë punonjësin e policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar një punonjës policie pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas hetimeve, shtetasi me iniciale G.H., i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetasit E.S., një shumë prej 60 000 lekë të reja (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale), duke i premtuar në këmbim që do ti nxirrte mjetin nga pika e bllokimit.
Po ashtu i premtoi dhe mosvendosjen e masës administrative.
Top Channel
-

Makina merr para turmën e këmbësorëve në Francë, plagosen 10 persona
Një shofer përplasi makinën e tij në një turmë njerëzish në ishullin francez Oleron, duke plagosur 10 persona.
Sipas mediave të huaja shoferi bërtiti “Allahu Ekber” përpara se të përplaste automjetin e tij në turmë.
Ai u arrestua menjëherë dhe u mor në paraburgim. Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, shoferi bërtiti “Allahu Ekber” përpara se të përplaste automjetin e tij në disa persona.
Megjithatë, zyra e prokurorit të antiterrorizmit “nuk është e përfshirë në këtë fazë”, tha prokurori i Le Rochelle, Arnaud Larais, i cili sqaroi se është hapur një hetim për vrasje të mbetur në tentativë.
Disa minuta pas veprimeve të tij, burri u arrestua nga policia ndërsa po përpiqej t’i vinte flakën automjetit të tij.
Në makinën e tij u gjetën bombola gazi. Ai u dërgua menjëherë në stacionin e policisë Saint-Pierre-d’Oléron.Top Channel
-

Dhunuan për 4 orë biznesmenin italian, i grabitën 300 mijë euro dhe bizhuteri ari, arrestohen 3 shqiptarët – U tradhtuan nga
Tre shqiptarë, të konsideruar përgjegjës për grabitjen e kryer kundër biznesmenit Eugenio Gallizioli, e cila ndodhi brenda shtëpisë në Trentino, më 8 tetor, u arrestuan mëngjesin e djeshëm, kurse një i katërt po hetohet në gjendje të lirë.
Operacioni u bë nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Trentos, në zbatim të urdhrit të dhënë dje nga Prokuroria.
Tre të dyshuarit menjëherë pas grabitjes, e cila zgjati mbi katër orë, gjatë së cilës hajdutët e kishin mbajtur 72-vjeçarin nën kërcënimin e armës dhe më pas i kishin vënë një thikë në fyt, karabinierët kishin filluar menjëherë ndjekjen e kriminelëve.
Ata kishin hyrë me forcë në shtëpi, e kishin zënë në befasi biznesmenin ndërsa ai po flinte dhe e kishin bllokuar në shtrat. Më pas kishin vjedhur më shumë se 300,000 euro në para të gatshme, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
Pas një analize të imët të vendit të ngjarjes, hetuesit e karabinierëve filluan të shqyrtonin sistemet e mbikëqyrjes me video dhe të njohjes së targave në qytet, si dhe kamerat private të sigurisë të vendosura përgjatë rrugës së arratisjes.
Pasi identifikuan makinën e përdorur nga grabitësit për t’u larguar, që e kishin braktisur makinën e vjedhur nga 72-vjeçari në parkingun përpara departamentit të inxhinierisë në Povo, karabinierët ndoqën rrugën e tyre, duke arritur t’i kapnin ndërsa, pasi parkuan makinën “e pastër”, u kthyen në shtëpi në një apartament në Via Felice e Gregorio Fontana të përdorur si vendstrehim , përpara se të niseshin të nesërmen për në Milano, nga ku – u vërtetua – kishin mbërritur të gjithë së bashku një ditë më parë.
Jo të tre të arrestuarit jetojnë në Trentino: njëri prej të treve u arrestua në një hotel në liqenin Garda pranë Veronës, ndërsa po kalonte një fundjavë me familjen e tij, një tjetër në shtëpinë e partneres së tij në provincën e Milanos dhe një tjetër në shtëpinë e tij në Trento.
Pas analizimit të qelizave telefonike dhe krahasimeve me gjeolokim, përfshi edhe përgjimet e hetuesve, u arrit që të zbardhej krimi i kryer, informon media italiane.
Një detaj interesant i planifikimit është fakti se një nga burrat e arrestuar punonte në kantierin e ndërtimit që ndodhej pak larg shtëpisë së Galliziolit dhe që duket se e ka mbajtur shtëpinë nën vëzhgim. Autorët ishin të pajisur edhe me një mjet për hapje të kasafortave me forcë.
Anëtari i katërt i dyshuar i bandës , kundër të cilit deri më sot nuk ka dalë asnjë provë po aq e konsiderueshme, është akuzuar në gjendje të lirë.
-

Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet adoleshenti nga Memaliaj
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Memaliaj, pasi u konstatua në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.