Tag: makinën

  • 25 të shoqëruar për atentatin, Julian Sula “kyç” gojën në polici, atentatorët gabuan vetëm disa sekonda gjatë sulmit

    25 të shoqëruar për atentatin, Julian Sula “kyç” gojën në polici, atentatorët gabuan vetëm disa sekonda gjatë sulmit

    Kjo foto tregon momentin kur dy persona qëllojnë, njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë në drejtim të Jualian Sulës.
    Atentati ndodhi të martën në kryqëzimin midis spitalit dhe stadiumit të Lushnjës.
    Në fare pak sekonda, Julian Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, është gjendur nën breshëritë e plumbave, teksa ishte i vetëm në makinën e tij.

    Sipas policisë, atentatorët dolën nga makina ndërsa një i tretë ndodhej në timon.
    Ata mbanin maskë të zezë në fytyrë dhe kapele. Sapo panë makinën “BMW” të zezë të Julian Sulës që hyri në rrugë ata zbritën gjuajtën me breshëri.
    Por duket se një vonesë e tyre në pritë bëri që Julian Sula të kalonte me shpejtësi para tyre. Duket 45-vjeçari i pa atentatorët duke i dhënë shpejtësi makinës e duke i shpëtuar mrekullisht plumbave.
    Atentati zgjati vetëm 10 sekonda. 6 plumba përfunduan në makinën e Sulës ndërsa një plumb e preku në këmbë.
    Pas kësaj autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj.
    Nga ekspertiza paraprake e policisë makina bashkë me targat rezultojnë të vjedhura dy vite më parë në Greqi.
    Pistat që po hetohen janë disa, duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si dhe lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, ndërsa policia shoqëroi të paktën 25 persona.
    Vetë Sula apo siç njihet ndryshe Juli i Pashakos nuk pranoi të japë asnjë detaj nga ngjarja para uniformave blu.
    Prej 2 vitesh, Sula  lëvizte lirshëm në Lushnje madje edhe në këmbë. I njohur si kundërshtar i Aldo Bares, drejtues i një tjetër grupi kriminal në Lushnjë, atij i është bërë edhe më herët atentat.
    Emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës ku mbetën të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërsa dy të tjerë u plagosën. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ishte pikërisht Julian Sula.

  • Me kallashnikov në duar, momenti kur qëllohet me breshëri ndaj Julian Sulës në Lushnjë

    Me kallashnikov në duar, momenti kur qëllohet me breshëri ndaj Julian Sulës në Lushnjë

    Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj ka siguruar foton e njërit prej autorëve të atentatit ndaj Julian Pashës ditën e djeshme në Lushnjë. Siç duket në pamje, autori është me një kallashnikov në dorë në mes të rrugës.

    Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja, nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kanë fokusuar momentin e ngjarjes.

    Sipas policisë, dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kishin parkuar në kthesën e rrugës “Misto Mame”.
    Ata mbanin maska të zeza në fytyrë dhe kapele. Sapo panë makinën tip “BMW” me të cilën udhëtonte Sula, ata zbritën nga mjeti dhe qëlluan, njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë. Dalja e tyre ka qenë me vonesë pasi makina e shënjestrës ka kaluar me shpejtësi.
    Mesa duket 45-vjeçari i ka parë atentatorët dhe i ka dhënë shpejtesi makinës duke i shpëtuar mrekullisht plumbave.
    Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kanë prekur makinën e Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë.
    Pas kësaj autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj. Ndërsa Julian Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij  në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Ka qëndruar disa minuta dhe më pas shkoi të mjekonte këmbën në spital.
    Deri tani policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona në lidhje me ngjarjen por edhe të afërm të 45-vjeçarit.
    Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, bizneset dhe perfshirjen në politikë.
    Juluan Sula ishte një person i cili prej 2 vitesh lëvizte lirshëm në Lushnjë madje edhe në këmbë.
    Mjetet që ai përdorte ishin herë të blinduara dhe herë jo. Ai është një person i njohur për policinë pasi është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtin të punonjësve të policisë.

  • Atentati në Lushnjë/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë “Julin e Pashakos”, rivalin e Aldo Bares

    Atentati në Lushnjë/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë “Julin e Pashakos”, rivalin e Aldo Bares

    Atentatorët e Julian Sulës, 45-vjeçarit nga Karbunara e Lushnjës ende nuk janë gjetur. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kane fokusuar momentin e gjuajtjes me armë.

    Siç shihet nga kjo foto dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kanë parkuar në kthesën e rrugës Misto Mame. Ata janë me maskë të zezë në fytyrë dhe kapele .Sapo kanë parë makinën BMW të zeze te Julian Sulës që hyri në këtë rrugë ata zbresin nga mjeti dhe gjuajnë njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë. Dalja e tyre ka qenë me vonesë pasi makina e shënjestrës kalon me shpejtësi.
    Mesa duket 45-vjeçari i ka parë atentatorët dhe i ka dhënë shpejtësi makinës duke i shpëtuar mrekullisht plumbave. Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kane prekur makinën e Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë.
    Pas kësaj autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj. Ndërsa Julian Sula fillimisht shkoj në lokalin e tij në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Ka qëndruar disa minuta dhe më pas shkoj të mjekonte këmbën në spital.
    Deri tani policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona në lidhje me ngjarjen por edhe të afërm të 45-vjeçarit.
    Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, bizneset dhe përfshirjen në politikë.
    Julian Sula ishte një person i cili prej 2 vjetësh lëvizte lirshëm në Lushnje madje edhe në këmbë. Mjetet qe ai përdorte ishin here të blinduara dhe herë jo. Ai është një person i njohur për policinë pasi është ndaluar për armëmbajtje pa leje

    Top Channel

  • Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov dhe pistoletë, si i shpëtoi mrekullisht plumbave “Juli i Pashakos”

    Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov dhe pistoletë, si i shpëtoi mrekullisht plumbave “Juli i Pashakos”

    Autorët të cilët ditën e djeshme qëlluan me breshëri në drejtim të Julian Sulës, 45 vjeç në Lushnjë ende nuk janë gjetur.
    Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kanë fokusuar momentin e ngjarjes.
    Sipas policisë, dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kishin parkuar në kthesën e rrugës “Misto Mame”.

    Ata mbanin maska të zeza në fytyrë dhe kapele. Sapo panë makinën tip “BMW” me të cilën udhëtonte Sula, ata zbritën nga mjeti dhe qëlluan, njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë. Dalja e tyre ka qenë me vonesë pasi makina e shënjestrës ka kaluar me shpejtësi.
    Mesa duket 45-vjeçari i ka parë atentatorët dhe i ka dhënë shpejtesi makinës duke i shpëtuar mrekullisht plumbave.
    Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kanë prekur makinën e Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë.
    Pas kësaj autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj. Ndërsa Julian Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij  në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Ka qëndruar disa minuta dhe më pas shkoi të mjekonte këmbën në spital.
    Deri tani policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona në lidhje me ngjarjen por edhe të afërm të 45-vjeçarit.
    Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, bizneset dhe perfshirjen në politikë.
    Juluan Sula ishte një person i cili prej 2 vitesh lëvizte lirshëm në Lushnjë madje edhe në këmbë.
    Mjetet që ai përdorte ishin herë të blinduara dhe herë jo. Ai është një person i njohur për policinë pasi është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtin të punonjësve të policisë.

  • Parkuan makinën për momente intime/ 3 persona sulmojnë çiftin dhe përdhunojnë 18-vjeçaren në sy të të dashurit

    Parkuan makinën për momente intime/ 3 persona sulmojnë çiftin dhe përdhunojnë 18-vjeçaren në sy të të dashurit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një e re u sulmua dhe u përdhunua para të dashurit të saj në një park në periferi të Romës. 
    Siç raportohet, çifti italian, 18 dhe 24 vjeç, kishin ndalur makinën në parkun Tor Tre Teste në zonën lindore të kryeqytetit dhe ishin në momente intime, kur u rrethuan papritur nga një grup me djem. 
    Autorët thyen xhamin e makinës për të marrë celularin e 18-vjeçares që ndodhej brenda mjetit dhe më pas i nxorën me forcë të dy të rinjtë jashtë. Dy prej tyre e mbajtën të palëvizur 24-vjeçarin, ndërsa i treti përdhunoi të dashurën e tij para syve të tij. I riu thërriste për ndihmë dhe u lutej të ndalonin, por nuk mundi të çlirohej. 
    Pas sulmit, autorët ikën dhe çifti, në gjendje shoku dhe konfuzioni, thirri menjëherë policinë. Menjëherë më pas, tre marokenë u arrestuan, dy u kapën nga njësia “Flying Squad” e Romës pak ditë pas ngjarjes, ndërsa i treti u arrestua në Verona. 
    Të tre u njohën nga viktimat, njëri prej tyre u identifikua nga 18-vjeçarja si përdhunuesi i drejtpërdrejtë dhe tashmë janë në burg hetimor. Megjithatë, testet e ADN-së nuk përputhen me personin që viktima e tregoi si përdhunuesin kryesor. Gjurmë ADN-je të tre të arrestuarve u gjetën në makinë, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në sulmin e rëndë. 

  • Norris: Zhgënjyese të dalësh pa pikë pas skualifikimit, të përqendruar te gara e Katarit

    Norris: Zhgënjyese të dalësh pa pikë pas skualifikimit, të përqendruar te gara e Katarit

    Fundjavën e kaluar, piloti britanik Lando Norris kaloi brenda pak orësh nga parajsa në ferr. Vendi i dytë që mori në garën e Las Vegas shpejt iu hoq për parregullsi në makinën McLaren. Tashmë, Norris ka 24 pikë avantazh ndaj dyshes Oscar Piastri e Max Verstappen që e ndjekin nga pas, me 2 gara nga fundi.
    “Në fund ta garës ia dolëm mbanë të renditemi në vendin e dytë, por patëm disa proleme që çuan në skualifikim. Ky ishte një përfundim zhgënjyes. Na u desh ta menaxhonim situatën drejt fundit të garës dhe tani e dimë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve me makinën tonë, të cilat për fat të keq çuan në skualifikimin”, tha Norris.
    “Është zhgënjyese të humbasësh kaq shumë pikë. Si ekip, ne gjithmonë përpiqemi të marrim performancën më të mirë dhe dështuam të gjenim ekuilibrin e duhur. Nuk ka asgjë që mund të bëj për të ndryshuar situatën, kështu që do të jem plotësisht i përqendruar në Katar, ku do të synojmë të japim më të mirën tonë në çdo seancë“, shtoi Norris.
    “Është zhgënjyese të përfundojmë këtë fundjavë pa pikë pas një skualifikimi të pafat. Ne përpiqemi gjithmonë të kuptojmë se ku mund ta përmirësojmë performancën tonë, por këtë herë nuk ia dolëm. Tani duhet të rifokusohemi dhe të shtyjmë përpara për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur në dy raundet e fundit, të dyja në pista ku kemi pasur rezultate të mira në të kaluarën“, deklaroi britaniku.

  • Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

    Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook ku shkruan se, ndërkohë që Luftar Hysa po planifikonte takimin me Edi Ramën, i biri i El Çapos, kreut të kartelit të drogës Sinaloa, qarkullonte lirshëm me makinën e tij me targa shqiptare.

    Edhe pse i kërkuar nga drejtësia, ai publikoi vetë foton në Facebook, e cila më parë ishte shfrytëzuar nga media e huaj si kronikë rozë.

    Reagimi i plotë:

    Në kohën kur Luftar Hysa po planifikonte të takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Çapos (El Chapo), kreut të kartelit Sinaloa.

    Ndonëse në kërkim, i biri i Çapos shpërndau në Facebook fotografinë e automjetit me targa shqiptare.

    Shtypi i huaj e publikoi fotografinë 10 vjet më parë, kur publiku shqiptar ende nuk i njihte lidhjet me Luftar Hysën. Sot që lidhjet janë bërë të njohura për shqiptarët, lajmi merr tjetër rëndësi.

    Në vitin 2015, fotolajmi jehoi gjithandej, por publikut shqiptar iu shit si lajm i kronikës rozë.

    Mos vallë vetëm Edi Rama s’ishte në dijeni dhe e priti Luftar Hysajn në takim?

  • Vrasja brutale e Gilmando Danit,  autorët përdorën një informator në Rinas. I plagosuri me 10 plumba në trup, në reanimacion

    Vrasja brutale e Gilmando Danit, autorët përdorën një informator në Rinas. I plagosuri me 10 plumba në trup, në reanimacion

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra ne Rinas, ku u vra më breshëri plumbash Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur shoku i tij, Muçi Sheqeri.
    Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autorët që ndodheshin në automjetin Toyota me targa greke e kanë pritur shënjestrën e tyre te rrethrrotullimi i Rinasit.Lexo edhe :Related Posts
    Dani dhe Sheqeri sapo kishin mbërritur nga Barcelona ne Tiranë dhe pasi dolën nga aeroporti, morën makinën që e kishin parkuar aty pranë dhe u nisën drejt Tiranës. Grupi hetimor ka dyshime të forta se atentatorët kanë patur një informator në aeroport, i cili ka raportuar për lëvizjet e tyre.

    Policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit dhe ka listuar disa persona dhe episode që do të verifikohen për të parë nëse kanë lidhje me ngjarjen.
    Gjithashtu po  hetohen edhe të gjitha mjetet dhe qytetart që janë vënë re duke kaluar disa herë tek porta dalëse e aeroportit, sidomos në momentet para se Dani dhe Sheqeri të shfaqeshin me makinën e tyre.
    Në mjetin Toyota me targa greke ndodheshin 4 persona, 3 prej të cilëve qitës dhe shoferi.
    Targat rezultojnë të vjedhura në Greqi para një viti ndërsa makina nuk është verifikuar ende nëse është vjedhur ose jo, pasi është djegur plotësisht duke dëmtuar numrin e shasisë.
    Brenda makinës janë gjetur 3 kallashnikov dhe një pistoletë. Të 4 armët besohet se janë përdor në atentat, kjo bazuar në pamjet filmike dhe në gëzhojat e gjetura në vendngjarje.
    Pasi kanë qëlluar në ecje makinën, një prej autorëve ka zbritur dhe ka qëlluar nga afër Gilmando Danin për tu siguruar që kishte nderruar jetë.
    Ndërkohë, burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se i plagosuri Muçi Sheqeri vijon të ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë. 40 vjeçari mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.
    Pista kryesore e policisë, mbetet ajo e përplasjeve mes grupeve kriminale. Gilmando Dani është një emër i njohur i botës së krimit i konsideruar si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.
    Ai është liruar para një  viti nga burgu ku vuajti dënimin me 12 vite për gjobëvënie si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Emiliano Shullazi.
    Nga ana tjetër Muçi Sheqeri rezulton se në muajin shtator është punësuar në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore si agjent, kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi. Por burimet bëjnë më dije se ai nuk ishte i pajisur me certifikatë sigurie.
    Drejtuesit e AMP po bëjnë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative që sollën rekrutimit tij, prej shtatorit 2025. Po ashtu, Drejtori i Përgjithshëm i AMP Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

  • Mbi 80 plumba benzit jo të blinduar. Makinën Vis Kosova ja kishte dhënë G. Sh. Si përfundoi mjeti në dorën e Danit?

    Mbi 80 plumba benzit jo të blinduar. Makinën Vis Kosova ja kishte dhënë G. Sh. Si përfundoi mjeti në dorën e Danit?

    Nga Elton Qyno/

    Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku Gilmando Dani dhe miku i tij, Mustafa Sheqeri u sulmuan nga 3 njerëz të armatosur duke sjellë vdekjen në vend të Danit.

    Gjatë këtyre orëve të hetimit, policia kriminale ka zbuluar se makina jo e blinduar tip “Mercedes-Benz”, i përket Ervis Kosovës, djalit të biznesmenit të ndërtimit Arben Kosova.

    Sipas burimeve të gazetarit Elton Qyno, Kosova ia kishte dhënë makinën shtetasit Gentian Sh., një personazhi që në muajin Gusht 2025 mbeti i plagosur në afërsi të zonës së Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

    Me sa duket, dyshimet janë se Gentian Sh, makinën e Ervis Kosovës, ia ka lënë në dorë të Mustafa Sheqerit ose Gilmando Danit, të cilët e kanë përdorur në datën 7 nëntor 2025 për të shkuar në drejtim të aeroportit të Rinasit, nga ku më pas do udhëtonin drejt Barcelonës në Spanjë.

    Makina e Kosovës ka qëndruar e pa lëvizur për 3 ditë me radhë në garazhin e aeroportit të Rinasit, ndersa mjeti doli nga parkingu pikërisht mesditën e djeshme kur dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

    Policia e Tiranës ka kërkuar marrjen në pyetje të Ervis Kosovës, me qëllim pyetjen e tij si person që zbulon dhe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes së rëndë.

    Ndërkohë nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka sekuestruar mbi 80 gëzhoja automatiku, fakt i cili tregon se Mustafa Sheqeri dhe Gilmando Dani, janë përballur me një intensitet të lartë të shtënash, pa i dhënë mundësi të largohen dhe të reagojnë për tu mbrojtur.

    Gilmando Dani ka qenë objektivi kryesor i këtij sulmi pasi drejtimi më i madh i plumbave janë lëshuar pikërisht nga këndi ku ndodhej ai.

    Hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, siç është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, konfliktet e fajdet financiare e deri tek bashkëpronësia tek disa sipërfaqe toke prapa zonës së “Casa Italia” dhe trafiku i kokainës.

    Dani dhe Sheqeri, sapo ishin kthyer nga Spanja, ku besohet nga policia se kishin shkuar për koordinim të punëve në trafikun e drogës.

  • Disa orë nga atentati, policia zhvendos me karotrec makinën ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri

    Disa orë nga atentati, policia zhvendos me karotrec makinën ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 19:14
    Pas afro 5 orësh nga atentati afër Rinasit, Policia e Shtetit ka larguar me karotrec nga vendngjarja makinën luksoze me të cilën lëviznin Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë, dhe Muçi Shaljani, i cili u plagos rëndë dhe që aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia bëri me dije se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20 të ditës së sotme.