Te McLaren kanë reaguar pas deklaratës së Max Verstappen (Red Bull), fitues në garën e fundit të Formula 1 në Japoni, se me makinën britanike do të dominonte në pistë. Sipas drejtuesve të McLaren, piloti kampion bote bëri diferencën në një garë, por nuk mund ta bëjë këtë gjë përgjatë gjithë sezonit.
Andrea Stella, shefi i garave të McLaren, në prag të garës së Bahrein, këtë fundjavë, deklaroi: “Sigurisht që Verstappen do të jetë në gjendje të duelojë për fitore në çdo garë. Ai bëri diferencën në garën e fundit, por është shumë e vështirë të vazhdosh kështu për 24 gara në një sezon, nëse nuk ke makinën më të mirë”.
Më tej, Stella deklaroi: “Kushti më i rëndësishëm për të synuar të dy titujt botërorë është të kesh makinën më të mirë. Dhe, në këtë kuptim, është thelbësore të vazhdosh të garosh në mënyrë solide. Nëse nuk mund të fitosh, atëherë është mirë të përfundosh një garë me të dy pilotët në podium”.
“Në luftën për titullin, ne e konsiderojmë Max si kandidat kryesor, ashtu sikurse edhe Russell apo Leclerc e të tjerë. Por, në këtë momente, ne mendoj se kemi makinën më të mirë dhe po e shfrytëzojmë këtë situatë për të grumbulluar sa më shumë fitore dhe pikë në botëror”, tha Stella.
“Unë mendoj se për momentin jemi ende në një fazë tranzicioni. Hamilton fitoi garën sprint në Kinë, Russell ishte konkurrues në Shanghai, në Suzuka kishim Red Bull dhe Max Verstappen. Ndaj, do të duhet t’i shohim gjërat në një prizëm më të gjerë në të ardhmen”, deklaroi Andrea Stella.
Tag: makinën
-

McLaren thumbon Verstappen: Mund të bëjë diferencën në një garë, por jo përgjatë gjithë sezonit
-

Dhunuan 41-vjeçarin dhe i morën makinën, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë
Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi një ditë më parë dhunuan një 41-vjeçar dhe më pas i vodhën makinën në zonën e Yzberishtit.Të dy shtetasit kanë dhunuar shtetasin me iniciale I. Zh., 41 vjeç, për motive të dobëta në garazhin e një pallati në Yzberisht dhe më pas i kanë marrë automjetin.
Sipas uniformave blu, mësohet se automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër).
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.
Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim./Opinion.al -

Dhunuan dhe i morën makinën qytetarit, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë
Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi dhunuan dhe më pas i morën makinën një qytetari.
“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij”, njoftoi policia.
Uniformat blu thonë se makina e vjedhur u gjet pranë banesës së dy vëllezërve dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. -

‘Motivi’/ Rrahën një 41-vjeçar dhe i vodhën makinën, në pranga dy vëllezër
Pamje nga arrestimi
TIRANË- Dy vëllezër janë vendosur në pranga pasi kanë dhunuar një person dhe i kanë marrë makinën. Në kuadër të operacionit “Motivi”, në pranga ka përfunduar Endri dhe Bledar Hysaj, të cilët, në garazhin e një pallati në Yzberisht kanë dhunuar 41-vjeçarin e identifikuar me inicialet I.Zh. Policia në njoftimin zyrtar për ngjarjen thotë se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta, por nuk kanë zbuluar detaje të tjera. Pasi e kanë dhunuar i kanë vjedhur edhe makinën, e cila u gjet afër banesës së 2 vëllezërve.
NJOFTIMI I POLICISË:DVP Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Motivi”. E dhunuan për motive të dobëta dhe më pas i morën automjetin, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër). Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij. Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim./ZËRI -

Çfarë duhet të bëni përpara se të lini makinën tuaj në parking për disa ditë
Në rast se duhet të lini makinën tuaj në parking, për një kohë të gjatë janë 7 gjëra që do të ishte mirë të bëni, për ta mbrojtur atë.
Me këto lëvizje, makina do të jetë plotësisht e sigurt dhe funksionale kur zgjidhni ta përdorni përsëri:
1) Përpara se të qëndrojë i palëvizshëm për një kohë të gjatë, duhet të kemi karburant të mjaftueshëm në rezervuar, antifriz në radiator dhe vaj në nivelin e përcaktuar nga prodhuesi, ndërsa gomat duhet të kenë presionin ideal. Nëse ka bllokime të rrotave, është mirë t’i përdorni, sepse nëse qëndron i palëvizshëm për një kohë të gjatë me frenat e dorës, mund të ngecë kur e lëvizni.2) Përpara se ta lëmë të palëvizur për një kohë të gjatë, pjesa e brendshme duhet të jetë e pastër dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të lëmë asnjë produkt që prishet ose mbeturina që do të krijojnë erëra të pakëndshme.
3) Ekspertët këshillojnë që një makinë duhet të drejtohet çdo dy deri në tre javë për të qëndruar në gjendje të mirë. Nëse kjo lëvizje nuk është e disponueshme, atëherë motori duhet të funksionojë për të paktën 15 minuta një herë në javë.
4) Gjendja e mirë e jashtme do të ndihmojë makinën tonë të mos ndryshket sidomos në vendet ku kemi gunga të vogla ose është zhdukur boja. Një larje e mirë për të hequr papastërtitë ose jashtëqitjet e shpendëve do ta mbrojë bojën.
5) Sistemi i kondicionimit të makinës suaj mund të japë zgjidhje në ditët e nxehta të verës, por mund të ndihmojë edhe në dimër. Ndezja e tij mund të thajë çdo sedilje të lagur ose pëlhurë të brendshme.
6) Nëse nuk ka garazh, është mirë ta mbuloni me mbulesë. Në këtë mënyrë ne mbrojmë makinën nga moti. Mbulesa duhet të jetë e ngushtë dhe e siguruar poshtë. Nëse mbulesa nuk është e siguruar, atëherë erërat e forta mund ta heqin atë. Mbulesa duhet gjithashtu të jetë e butë dhe elastike, duke lejuar që lagështia të avullojë. Mbulesat plastike mund të dëmtojnë bojën e saj. -

DETAJE-Mark Samson çoi mjetin në servis pas vrasjes! Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës: E pashë të vdekur
Nosr Manlapaz, Ilaria Sula dhe Mark Samson
ITALI-Nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës. Sipas asaj që mëson LaPresse, nëna e Samsonit, Nosr Manlapaz pasi ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares në dhomën e gjumit, ka hyrë brenda dhe e ka parë të vdekur.
Ajo më pas dyshohet se kandihmuar djalin e saj të pastronte skenën e krimit që ndodhi në apartamentin në via Homs, në lagjen afrikane. Nesër në orën 14:00 nëna e Samsonit do të merret në pyetje në zyrat e Seksionit të Vrasjeve të Skuadrës Fluturuese të Shtabit të Policisë së Romës. Qëllimi i hetimit është të sqarojë saktësisht çfarë ndodhi në orët e pas krimit dhe kush tjetër mund të ketë qenë i përfshirë në fshehjen e provave.
Ndërkohë siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës. Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë. Një prej tyre ka treguar se ai ishte klient i tyre prej rreth një viti dhe se dy ditë pas zhdukjes së Ilarias, ai kishte çuar makinën për riparimin e parakolpit dhe kishte kërkuar dhe që mjeti të pastrohet.
“Ishte klienti ynë për rreth një vit, i kishim riparuar makinën disa herë dhe asnjëherë nuk kishte probleme. Përkundrazi, ishte një nga më të duruarit. Një herë ka pritur më shumë se një orë në garazh për ta marrë makinën, pa u ankuar. E kam thirrur më 28 mars për t’i thënë të më sillte makinën të hënën. Ai kishte pasur një aksident më 21 dhjetor dhe duhej të riparonte parakolpin dhe të zëvendësonte diçka që ishte thyer. Nuk ishte faji i tij. Ata e kishin përplasur, siç tregon edhe kamera e makinës,” ka treguar sekretarja që merret me të gjitha procedurat në servis.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI -

“Kërkoi që ta pastronim…”/ Zbardhen dëshmi të reja nga punonjësit e lavazhit ku filipinezi çoi makinën pas vrasjes
Të tjera detaje janë kanë dalë në pah lidhur me vrasjen e 22-vjçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë në qafë nga ish i dashuri i saj me origjinë filipinase, Mark Samson. Siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës.
Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë. Një prej tyre ka treguar se ai ishte klient i tyre prej rreth një viti dhe se dy ditë pas zhdukjes së Ilarias, ai kishte çuar makinën për riparimin e parakolpit dhe kishte kërkuar dhe që mjeti të pastrohet.“Ishte klienti ynë për rreth një vit, i kishim riparuar makinën disa herë dhe asnjëherë nuk kishte probleme. Përkundrazi, ishte një nga më të duruarit. Një herë ka pritur më shumë se një orë në garazh për ta marrë makinën, pa u ankuar. E kam thirrur më 28 mars për t’i thënë të më sillte makinën të hënën. Ai kishte pasur një aksident më 21 dhjetor dhe duhej të riparonte parakolpin dhe të zëvendësonte diçka që ishte thyer. Nuk ishte faji i tij. Ata e kishin përplasur, siç tregon edhe kamera e makinës,” ka treguar sekretarja që merret me të gjitha procedurat në servis.
Mediat italiane shkruajnë se i njëjti aparat që ka regjistruar aksidentin e tij më dhjetori të viti të kaluar, mund të ketë regjistruar disa momente të udhëtimit që studenti bëri nga shtëpia e tij në rrugën Homs deri te shkëmbi ku hodhi trupin e Ilarisë, të cilin e kishte mbyllur në një valixhe. Por, askush në servis nuk di çfarë ka ndodhur me kamerën.
“Nuk e mbaj mend nëse kur pastruam makinën nga brenda kamera ishte ende aty. Ne zakonisht, përpara se t’i dorëzojmë makinat klientëve, i pastrojmë gjithmonë dhe Marku e dinte këtë. Por të hënën, kur erdhi tek ne, ai insistoi që ta pastronim brenda dhe jashtë,” është shprehur mekaniku i servisit.
“Ishte si gjithmonë i edukuar, i sjellshëm, i veshur mirë. Asnjë sjellje të dyshimtë. E la makinën dhe u përshëndetëm, duke i thënë që do ta kontaktonim sapo të përfundonim punën. Dhe, duke dalë, më kujtoi përsëri të pastronim makinën brenda dhe jashtë. Po, ai ishte shumë i saktë me makinën e tij, dhe nuk dyshova për asgjë”, ka treguar më tej ai.
Edhe brenda makinës, punonjësi i pastrimit te servisi nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Siç tregon ai, ne mjet nuk ka vërejtur shenja gjaku.
“Kur përdora fshesën e pastrimit nuk pashë as njolla, as prerje në tapicerinë e makinës, as në bagazh. Tapiceria është shumë e errët dhe, më shumë se kaq, ne nuk bëjmë ndonjë analizë të thelluar të materialeve. E pastruam dhe mbaroi. Në fund të fundit, nuk do të kisha menduar kurrë se ai kishte përdorur makinën vetëm pak para për të transportuar trupin e asaj vajze”, tha ai.
Për punonjësit e sevisit ka qenë shokuese vrasja e Ilarias, pasi dhe ata e kishin parë atë disa herë, teksa shoqëronte partnerin e saj për të rregulluar makinën.
“Herë pas here ajo e shoqëronte. Ajo ishte shumë e turpshme dhe e bukur. Dukeshin një çift i bukur,” thonë ata. Por, atë mëngjes Marku ishte vetëm. Dhe askush nuk do të kishte menduar kurrë se vajza me të cilën ai vinte shpesh nuk ishte aty, sepse ai e kishte vrarë.
“Menjëherë të mërkurën në mëngjes, pasi të kishim mbaruar punën, të kishim pastruar makinën përsëri do ta thërrisja Markun për t’i thënë të vinte ta merrte në mbrëmje,” shpjegon sekretarja.
Por ajo nuk e bëri kurrë atë telefonatë, sepse atë ditë policia erdhi në servis për të sekuestruar mjetin.
“Hynë, na pyetën se cila ishte makina e Markut dhe pastaj na thanë që ishte nën sekuestrim. Mendova se ishte ndonjë problem lidhur me aksidentin e dhjetorit ose ndoshta kishte goditur dikë pa e kuptuar. Por pastaj kuptova se ishte diçka më serioze. Nuk na dhanë asnjë shpjegim, por nga numri i njerëzve që erdhën, ishte e qartë që diçka ishte shumë e rëndë,” thotë sekretarja.
“Makina ishte ende e çmontuar. I thashë oficerëve që ta montonim menjëherë, por ata nuk na lejuan të prekej më dhe e morën me vete të çmontuar,” tha mekaniku.
“Kur më vonë u përhap lajmi për gjetjen e Ilarisë, mbetëm të shokuar, askush nuk mund të kuptojë si një djalë kaq i mirë mund të ketë kryer një vrasje”, thanë punonjësit e servisit. -

Çudia! Çon makinën për rregullim, mekaniku e përdor dhe bën aksident
Sait Ruçi tregon se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit padrejtësisht e përdori atë në gjendje të dehur e për pasojë, jo vetëm që shkaktoi dëme në mjete të tjera, por prej këtij veprimi, u sekuestrua edhe “Audi”, që sot ndodhet në gjendje të mjerë.
“Unë quhen Sait Ruçi banoj dhe jetoj në Angli. Kam sjellë makinën këtu, kur kam ardhur me pushime. Makina m’u prish, e dërgova këtu në Tiranë në servis dhe më thanë që duhet të prisja sa ta rregullonte makinën. Unë u ktheva në vendin ku jetoj, kur kthehem përsëri në Shqipëri, shkoj tek servisi pyes për makinën më thonë që ka ndodhur një problem. Personi që punon në atë servis ka përdorur makinën pa dijeninë time dhe ka ndodhur një incident. Ka gërvishtur 2 makina të tjera me makinën time. E kishte marrë për llogari të vet, me sa pashë nga dokumentet që e kishin arrestuar në flagrancë, pashë që kishte lëvizur në gjendje të dehur punëtori i servisit. Në këtë rast është bllokuar makina ime”, tha denoncuesi.
Gjykata e Shkallës së Parë, përveçse dënoi me 1 muaj burg mekanikun, vendosi, që automjeti t’i kthehej menjëherë pronarit të ligjshëm, por autori i veprës e ankimoi vendimin e dënimit, pa pasur pretendime për kthimin e makinës.“I jam drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të më rikthyer mjetin tim. Pasi çështja vazhdon në Apel, por unë nuk kam të bëj fare me çështjen e atij. Unë thjesht po kërkoj mjetin tim, që të më kthehet mua si pronari i makinës. Kam bërë kërkesën, por nuk kam marrë asnjë përgjigje ne lidhje me këtë çështje”, shton Sait Ruçi.
Por mesa duket, ankimimi është konsideruar në tërësi dhe pritet gjykimi në Apel. Avokati Arben Llangozi, bashkë me Saitin depozituan në Apel kërkesën për kthim të sendit, pa cenuar gjykimin për autorin e veprës.
-

Policia i gjen pakot në makinë, kapen 60 kg drogë në Kakavijë
Dy persona nga Fieri përfunduan në pranga pasi në automjetin e tyre u gjet drogë. Por çfarë ndodhi?Ata u kapën në doganën e Kakavijës. Shërbimet e policisë thonë se kaluan për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje makinën që drejtohej nga 44-vjeçari O.K.
Nga kontrolli i detajuar policia gjeti 63 kilogramë kanabis. Uniformat blu thonë se në parafangot e makinës dhe në shasi ishin vendosur në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht, 60 pako drogë të mbështjella me natriban.Për këtë arsye është vendosur në pranga shoferi 44 vje3çar por edhe një grua, po ashtu nga Fieri, që ishte si pasagjere në makinën në fjalë.
Policia thotë se ka sekuestruar 3 celularë, makinën dhe 1890 Euro. -

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet kryebashkiakja e New Jersey-t
Gina LaPlaca
SHBA- Kryebashkiakja e Neë Jersey-t Gina LaPlaca, është përfshirë në një skandal, duke drejtuar makinën e saj në gjendje të dehur, ndërkohë me të ishte dhe djali i saj i mitur. Sipas disa pamjeve të publikuara, autoritetet amerikane e ndalojnë atë pranë shtëpisë së saj më 17 mars, në ditën e Shën Patrikut. Ajo po përpiqet të nxjerrë nga makina djalin e saj të vogël, por humbet ekuilibrin dy herë. Në një moment dëgjohet oficeri i Policisë t’i thojë se disa persona kanë denoncuar atë.
“Kemi marrë disa raportime se keni kaluar në semafor të kuq dhe po e drejtoni makinën në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor”, dëgjohet të thotë ai.
“Oh, më falni,” përgjigjet LaPlaca.
Sipas padisë së ngritur, një dëshmitar kishte regjistruar një video ku shfaqej kryebashkiakja duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme dhe pothuajse duke goditur një shtyllë elektrike. Në pamjet e policisë, shihet se pasqyra anësore e makinës së saj është e dëmtuar.
Gjatë testit për përdorimin e alkoolit, LaPlacës iu kërkua të qëndronte në njërën këmbë, por humbi ekuilibrin. Në makinën e saj, policia gjeti dy shishe me alkool. Ndërsa, niveli i alkoolit në trupin e saj ishte shumë i lartë sa u kërkua të transportohej në spital.Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin e Lumberton, me banorët që kërkojnë dorëheqjen e saj.
“Qyteti ynë është në një situatë shumë të vështirë,” tha Amy Callahan, një sipërmarrëse vendase, për NBC News.
“Për të ecur përpara si komunitet, besoj se ajo nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë e këshillit bashkiak.”
Një tjetër anëtar i komitetit, Terrance Benson, gjithashtu kërkoi dorëheqjen e saj.
“Mendimi im personal është që kryetarja e bashkisë duhet të japë dorëheqjen dhe të përqendrohet te shëndeti i saj”, tha ai.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Jason Carty, reagoi në rrjetet sociale pas arrestimit, duke thënë se ajo ka luftuar me varësinë prej disa kohësh./ZËRI