Tag: makinat

  • E rëndë në Kavajë/ Militantët e PS levizin për të blerë vota të shoqëruar nga policë civilë dhe fenelina

    E rëndë në Kavajë/ Militantët e PS levizin për të blerë vota të shoqëruar nga policë civilë dhe fenelina

    Denoncime të shumta nga e gjithë Shqipëria për blerje votash nga terroristë elektoralë të Rilindjes.

    I fundit bën fjalë për zonën e Kavajës.

    Qytetari që i ka shkruar Syri tv thotë se, “makinat e Partisë Socialiste në Kavajë shoqërohen nga makina civile të Policisë së Shtetit dhe patrullojnë në fshatrat e Kavajës”.

    “Një makinë e PS është ndalur në fshatin Bago nga çunat e PD por janë përballur me policët që shoqëronin makinat e eksponentëve të PS”.

    “Lëvizin me fenelina policie”.

    Ky denoncim është edhe më i rëndë se çdo denoncim tjetër pasi këtu janë të përfshirë edhe strukturat e policisë që me ligj duhet të mbrojnë procesin e jo të bëhen pale më banditët që blejnë vota nëpër fshatra.

  • Giro d’Italia, policia në Tiranë pastron rrugët nga makinat

    Giro d’Italia, policia në Tiranë pastron rrugët nga makinat

    Zbarkimi i çiklistëve nga e gjithë bota për “Giro d’Italia” në Shqipëri, ka bërë që policia të marrë të gjitha masat për ndalimin e qarkullimit në disa rrugë dhe largimin prej tyre të të gjitha makinave të parkuara, që mund të bëhen pengesë për zhvillimin normal të garës çiklistike. Gjatë paradites së të enjtes, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer zhvendosjen e dhjetëra automjeteve që pengojnë itinerarin e garës.
    Fillimisht rrugët janë “pastruar” nga makinat e parkuara në mënyrë të gabuar, e që kanë qëndruar në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara, për një kohë të gjatë. “Automjetet do të largohen me mjet ngritës (karrotrec) dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës. Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës”, sqaron policia.

    Ndërkohë, autoritetet i bëjnë thirrje thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie.

  • Çfarë ndodhi? Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, makinat mbi dy orë në trafik të rënduar, ja arsyeja

    Çfarë ndodhi? Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, makinat mbi dy orë në trafik të rënduar, ja arsyeja

    Trafik i rënduar raportohet në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Vorës.

    Siç shihet në zonën pranë Vorës, makinat po presin prej gati 2 orësh në rradhë që të lëvizin sadopak dhe qarkullimi është tepër i ngadaltë.
    Nuk dihet se çka ndodhur, por autostrada nga Vora deri në Astir është në bllok total. Asnjë shpjegim nuk ka nga Policia e Shtetit, ndonëse dëgjohen sirena policie dhe autoambulancash që kalojnë më vështirësi.
    Nisur edhe nga ardhja e sezonit veror, ky aks që është kryesor në Shqipëri, do të jetë edhe më keq, pasi lëvizjet do të shtohet shumë më shumë me ardhjen e turistëve dhe të emigrantëve. Sakaq, zgjerimi i autostradës që po vijon, duket që të jetë edhe një shkak i trafikut të përditshëm në këtë autostradë.

  • Bllokohet autostrada Vorë-Tiranë, makinat mbi dy orë në trafik

    Bllokohet autostrada Vorë-Tiranë, makinat mbi dy orë në trafik

    ”Lum” mjetesh është situata në autostradën Tiranë-Durrës. Siç shihet edhe në foton e ardhur në redaksinë e ”Koha Jonë”, nga Vora në Tiranë, makinat po presin prej gati 2 orësh në rradhë që të lëvizin sadopak, dhe qarkullimi është tepër i ngadaltë. Nuk dihet se çka ndodhur, por autostrada nga Vora deri në Astir është në bllok total. Asnjë shpjegim nuk ka nga Policia e Shtetit, ndonëse dëgjohen sirena policie dhe autoambulancash që kalojnë më vështirësi. Nisur edhe nga ardhja e sezonit veror, ky aks që është kryesor në Shqipëri, do të jetë edhe më keq, pasi lëvizjet do të shtohet shumë më shumë me ardhjen e turistëve dhe të emigrantëve. Sakaq, zgjerimi i autostradës që po vijon, duket që të jetë edhe një shkak i trafikut të përditshëm në këtë autostradë.

  • Kostoja mesatare e riparimit të makinave në Evropë është rritur me 20% në dy vjet

    Kostoja mesatare e riparimit të makinave në Evropë është rritur me 20% në dy vjet

    Kostoja mesatare e riparimit të një makine është 718 euro, sipas analizës vjetore të CarGarantie. Është hera e parë që çmimi mesatar në Evropë tejkaloi 700 euro, kur në vitin 2022 çmimi mesatar i riparimit ishte 600 euro.
    Motori është përgjegjës për dëmin më të shtrenjtë tek makinat e përdorura, duke përfaqësuar 26% të kostos (25.9% vitin e kaluar). Sistemi i karburantit, përfshirë turbokompresorin, përbënte 17.7% (nga 17.6%), i ndjekur nga sistemi elektrik (12.9% nga 13.4%).
    Tek makinat e reja, prishjet janë kryesisht të ngjashme, ku motori përbën 18.4% të kostove të riparimit (nga 20.4% vitin e kaluar). Kjo u pasua nga sistemi elektrik me 17.8% (nga 14.7%) dhe sistemi i karburantit (15.5%).
    Në makinat e përdorura, sistemi elektrik mbetet komponenti më i prekshëm, përgjegjës për 21.5% të defekteve (vitin e kaluar ishte 22.1%). Kjo u pasua nga sistemi i karburantit me 18.2% dhe motori me 13.5%.
    Në makinat e reja, defektet e sistemit elektrik u rritën në 26.1%, krahasuar me 20.2% në vitin 2022.
    Vitin e kaluar, 27.6% e dëmeve të makinave të përdorura ndodhën në 5,000 kilometrat e parë, ndërsa 21% e dëmeve ndodhën pas 25,000 kilometrave. Sa i përket kohës, shumica (25.8%) e dëmeve të makinave të përdorura ndodhën vetëm pas më shumë se 360 ​​ditësh.

  • Nga Lamborghini, te Fiat 500L e G Class-i elektrik – Papa Françesku dhe makinat e tij

    Nga Lamborghini, te Fiat 500L e G Class-i elektrik – Papa Françesku dhe makinat e tij

    Papa Françesku është shquar për preferencën e tij për mjetet e thjeshta të transportit dhe për kalimin gradual drejt automjeteve miqësore me mjedisin. Ndryshe nga papët e mëparshëm që përdornin shpesh makina të blinduara luksoze, Françesku ka zgjedhur një shumëllojshmëri automjetesh – nga makina të vogla ekonomike deri tek makinat Papale të projektuara posaçërisht për të – me fokus te përulësia, kontakti me botën dhe ndjeshmëria ekologjike.
    Në këtë homazh do të rendisim automjetet më të rëndësishme të përdorura nga Papa Françesku gjatë mandatit të tij.
    Papa Françesku ka adoptuar që në fillim një mënyrë jetese më të kursyer, gjë që reflektohet edhe në mjetet e tij të transportit. Që në ditën e parë të zgjedhjes së tij në 2013, ai shmangu limuzinën dhe preferoi të kthehej me një furgon me kardinalët e tjerë. Disa muaj më vonë ai u kërkoi priftërinjve dhe murgeshave të shmangnin makinat e shtrenjta dhe luksoze.
    “Më dhemb kur shoh një prift ose një murgeshë me makinën e modelit të fundit, nuk mund ta bësh këtë. Një makinë është e nevojshme për shumë punë, por, të lutem, zgjidhni një më të thjeshtë. Nëse ju pëlqejnë gjërat që bien në sy, mendoni se sa fëmijë po vdesin nga uria në botë”, tha Ati i Shenjtë.
    Një nga zgjedhjet e para të automjeteve të Papa Françeskut në Vatikan ishte një Ford Focus blu e errët në vend të limuzinës tradicionale. Bëhet fjalë për një makinë të thjeshtë të vitit 2006, fillimisht e flotës së Vatikanit, të cilën Papa i ri e vuri re aksidentalisht duke kaluar dhe kërkoi ta përdorte në vend të Mercedesit luksoz me targë “SCV 1”. Ky Ford Focus ishte i blinduar në mënyrë të përshtatshme dhe u përdor për udhëtimet e tij brenda Romës dhe për vizitat zyrtare.
    Menjëherë pas marrjes së detyrës, Françesku mori një dhuratë të veçantë, një model të vjetër Renault 4L të vitit 1984 me 300,000 kilometra në odometër. Papa jo vetëm që mori Renault 4 modest, por ai vetë hipi në timon dhe bëri një xhiro nëpër Vatikan, duke lënë pa fjalë njerëzit e tij të sigurisë. Renault 4 i bardhë me targa italiane të Veronës u bë kështu një simbol i “Kishës së varfër” të parashikuar nga Françesku.
    Kur Papa vizitoi Shtetet e Bashkuara në vitin 2015, ai dërgoi një mesazh të fortë me zgjedhjen e makinës. Me të mbërritur në Uashington, ai hipi në një Fiat 500L të vogël me ngjyrë të zezë. Imazhi i liderit të fuqishëm fetar brenda një makine familjare mes një kortezhi SUV-sh të blinduara ishte mahnitëse. Zgjedhja e Fiat-it ishte e lidhur edhe me vizionin e tij ekologjik, ndërsa më pas kjo makinë doli në ankand për qëllime bamirësie.
    Françesku përdorte shpesh Popemobile të hapura – xhipa të modifikuar ose kamionçina – për t’u afruar më shumë me njerëzit.
    MAKINAT E HAPURA:
    Jeep Wrangler – në SHBA, Ekuador dhe gjetkë.
    Kia Soul – në Korenë e Jugut.
    Hidrogjeni Toyota Mirai – në Japoni.
    Isuzu D-Max – në Filipine.
    Renault Logan – në Armeni.
    Mahindra KUV 100 – në Afrikë.
    Pickup Peugeot Hoggar – në Kubë.
    Papa iu përshtat çdo vendi, duke përdorur shpesh automjete të prodhuara në shtetet që vizitonte, duke synuar kontaktin me njerëzit dhe thjeshtësinë simbolike.
    Në vitin 2019, Papa mori një Dacia Duster 4×4 të konfiguruar posaçërisht nga Renault. Kjo makinë, me ngjyrë të bardhë dhe me tavan që mund të hapej ishte prodhuar në Rumani dhe kishte hapësirë të modifikuar që të mund të ngrihej në këmbë dhe të përshëndeste turmën. Makina në fjalë u përdor gjatë vizitave të tij dhe u bë një tjetër simbol i transportit të përballueshëm.
    Papa Françesku ka marrë herë pas here dhurata luksoze – si një Lamborghini Huracán dhe një Harley-Davidson – të cilat i nxirrte në ankand për bamirësi. Këto lëvizje tregojnë qëndrueshmërinë e qëndrimit të tij, me idenë që luksi kthehet në mbështetje për të dobëtit.
    Vitet e fundit, Papa ishte orientuar drejt lëvizshmërisë me mjete elektrike. Vatikani nisi një program tranzicioni ekologjik që do të ketë përfunduar deri në vitin 2030 dhe Papa përdorte Nissan Leaf për udhëtime të përditshme, Toyota Mirai me energji hidrogjeni, e konvertuar në një “Popemobile”, ndërsa një Fisker Ocean po projektohej për të.
    Veprimi i Vatikanit promovon emetimet zero dhe pranimin e lëvizshmërisë elektrike si një akt i kujdesit për krijimin. Në Dhjetor 2024, Papa bleu Popemobilin e parë plotësisht elektrik, një Mercedes i ri G-Class. Automjeti ka një fron të ngritur, një çati të hapur, një platformë të veçantë dhe të gjitha karakteristikat e sigurisë. Dorëzimi i tij u bë në kuadër të Vitit Jubilar 2025. Mercedes bashkëpunoi me Vatikanin për lëvizje të plotë elektrike, duke ofruar një automjet me emetim zero.
    Papa kishte deklaruar vazhdimisht se kujdesi për mjedisin është një detyrë morale dhe shoqërore. Ai kishte mbrojtur një jetë të thjeshtë dhe shmangien e mjeteve luksoze të transportit, duke thënë se Kisha duhet të jetë “e varfër dhe për të varfrit”.
    Ai kishte shprehur dëshirën që të mos izolohet pas xhamit të blinduar dhe të qëndrojë pranë njerëzve, edhe nëse kjo përbën rrezik për sigurinë e tij.

  • “Propozuam marrëveshje ‘zero në zero’ me SHBA-në para tarifave”, BE: Po bisedojmë, propozimi është ende në tryezë

    “Propozuam marrëveshje ‘zero në zero’ me SHBA-në para tarifave”, BE: Po bisedojmë, propozimi është ende në tryezë

    BE-ja luajti kartat e saj për të shmangur pasojat e tarifave të Trump, duke propozuar një marrëveshje “zero në zero”, që do të thotë se SHBA në thelb nuk do të vendoste asnjë tarifë për produktet evropiane dhe, përkatësisht, vendet evropiane do të tërhiqnin të tyren.

    Ky propozim madje u bë disa javë përpara se Donald Trump të shpallte tarifat, por “ai mbetet ende në tryezë”, sipas zyrtarëve evropianë.
    Siç raporton Guardian, Maros Sefcovic, komisioneri i Tregtisë së BE-së, tha se kishte propozuar tarifa zero për makinat dhe një sërë produktesh industriale, duke përfshirë farmaceutikë, gomë dhe makineri, gjatë takimit të tij të parë me Sekretarin e Tregtisë së SHBA-së, Howard Lutnick, më 19 shkurt.
    Ai përsëriti se BE-ja mbetet e hapur për bisedime, por la të kuptohet se asgjë nuk do të përfundohet së shpejti: “Tani jemi në fazat e hershme të diskutimeve, sepse SHBA i sheh tarifat jo si një hap taktik, por si një masë korrigjuese”.
    Trump ka kritikuar vazhdimisht deficitin tregtar të SHBA-së në mallra me BE-në, duke u fokusuar te makinat.
    “Ata nuk na marrin makinat, nuk na marrin ushqimin, nuk marrin asgjë”, tha ai përsëri gjatë fundjavës.
    Megjithatë, Sefcovic hodhi poshtë sugjerimet se vendet e BE-së do të braktisnin TVSH-në, një nga ankesat e Trump për BE-në. Ai tha se BE-ja ka shpenzuar “shumë kohë dhe energji” duke u shpjeguar homologëve të saj amerikanë se si funksionon taksa e shitjeve, duke përmendur përdorimin e saj në më shumë se 161 vende.
    “Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, t’i shikojmë gjërat, por duhet të jetë një zgjidhje me përfitim reciprok”, tha ai.
    Megjithatë, vendet anëtare të BE-së do të votojnë të mërkurën për një raund të parë të hakmarrjes së mundshme në përgjigje të tarifave të çelikut dhe aluminit të Trump të shpallura muajin e kaluar.
    Evropianët do të synojnë deri në 26 miliardë euro produkte amerikane, duke përfshirë motoçikletat Harley-Davidson, lëng portokalli dhe xhin, me tarifat që do të hyjnë në fuqi më 15 prill.

    Top Channel

  • Prodhuesi gjerman ”Audi” pezullon eksportet drejt SHBA-së

    Prodhuesi gjerman ”Audi” pezullon eksportet drejt SHBA-së

    Bota E Hënë, 7 Prill 2025 18:45
    Prodhuesi gjerman i automjeteve ”Audi” ka pezulluar importet e makinave në Shtetet e Bashkuara në përgjigje të politikave tarifore të presidentit amerikan Donald Trump.
    Duke cituar një memo të kompanisë revista e industrisë ”Automobilwoche” raportoi se vendimi zbatohet për të gjitha makinat e dorëzuara në portet e SHBA pas 2 prillit, kur hynë në fuqi tarifat 25% për makinat e importuara.

    ”Audi” ka aktualisht më shumë se 37 000 makina në magazinë në Shtetet e Bashkuara që nuk preken nga tarifat e reja.
    Sipas raportit, ”Audi” është duke analizuar ndikimin e detyrimeve të importit në biznesin e saj.
    ”Audi”, me seli në qytetin jugor gjerman të Ingolstadt, është një degë e Grupit Volkswagen.atsh

  • Fier – Makinat me tabelë “Shitet” pushtojnë rrugët dhe trotuaret, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike!

    Fier – Makinat me tabelë “Shitet” pushtojnë rrugët dhe trotuaret, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike!

    Policia Bashkiake e Fierit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë, ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga automjetet që ekspozohen për shitje në mënyrë të paligjshme në rrugë dhe trotuare.

    Të gjithë personat që kanë vendosur tabela “Shitet” në makinat e tyre dhe i kanë parkuar në hapësira publike duhet t’i largojnë menjëherë. Në të kundërt, policia do të marrë masa të rrepta, përfshirë edhe largimin e tyre me karotrec. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    🚨 Shitja e makinave duhet të bëhet vetëm në vendet e autorizuara nga autoritetet përkatëse.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ky aksion synon të lirojë hapësirat publike dhe të shmangë kaosin e krijuar nga parkimet e paligjshme.

    Policia Bashkiake Fier kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtij urdhri dhe shmangien e penaliteteve.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Trump: Tarifa 25% për makinat e importuara në SHBA

    Trump: Tarifa 25% për makinat e importuara në SHBA

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi planin e tij për të vendosur tarifa për importet. Ai u shpreh se do vendosë taksën 25% për makinat e importuara në SHBA nga e gjithë bota me efekt të menjëhershëm.

    Tani është radha jonë që të përparojmë. Kur bëhet fjalë për tregtinë, ndonjëherë “miku është më i keq se armiku. Mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten në Korenë e Jugut, dhe mbi 90% e makinave të shitura në Japoni janë prodhuar në Japoni, dhe se makinat e prodhuara në SHBA përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël në ato vende”, tha Trump.

    Mw tej presidenti amerikan shtoi se Ford shet shumë pak në vendet e tjera, e cila sipas tij wshtw një çekuilibër që ka “shkatërruar” industritë amerikane.

    Kjo është arsyeja pse në mesnatë ne do të vendosim një tarifë 25% për të gjitha automobilat e prodhimit të huaj”, tha Trump.