Përveç trofeve në fushë, Zlatan Ibrahimovic ka ndërtuar një koleksion unik supermakinash. Pasioni i tij më i madh janë makinat Ferrari, që zënë vend të veçantë në zemrën dhe garazhin e suedezit. Një nga blerjet më të fundit ishte Ferrari SF90 XX Spider, “full black”, me detaj të kuq në kofano, me 1.030 kuaj fuqi dhe shpejtësi 0-100 km/h për vetëm 2.3 sekonda. Çmimi: rreth 850 mijë euro.
Në garazh gjenden gjithashtu një Ferrari Monza SP2 i zi (V12, pa xham, vlerë rreth 1.6 milionë euro), një Ferrari Daytona SP3 i bardhë (840 kuaj fuqi, mbi 2.3 milionë euro) dhe një Ferrari 812 Competizione (V12, 830 kuaj fuqi). Nuk mungon as SUV Purosangue, modeli i parë me rrota të larta i Maranellos, me 725 kuaj fuqi dhe çmim rreth 400 mijë euro.
Koleksioni i Ibrës nuk kufizohet vetëm te “kokëkuqet”. Aty spikasin edhe një Audi RS6, një Maserati Gran Turismo, një Porsche 918 Spyder dhe një Lamborghini Urus. Çdo makinë pasqyron personalitetin e tij; fuqi, ekskluzivitet dhe dëshirë për të lënë gjurmë, ashtu si në fushat e blerta.
Gëzuar ditëlindjen, Ibra! Zlatan i dhuron vetes “Ferrari F80”, që kushton 3.5 milionë euro
Tag: makinat
-

Ibrahimovic i dashuruar me makinat luksoze, njihuni me koleksionin e tij të jashtëzakonshëm
-

Karvani “Fiat Topolino” përshkon Shqipërinë, Rama: Makinat retro bashkohen me kulturën dhe mikpritjen shqiptare
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video që bashkon pasionin për makinat retro me shpirtin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në video shfaqet udhëtimi i një karvani makinash të “Fiat Topolino” që nis nga Kruja, për të kaluar nëpër qytete të ndryshme në jug.
“Me udhëtimin magjepsës të karvanit Fiat Topolino, që nga Kruja, Berati, Vlora, Llogaraja e deri në Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec, duke bashkuar pasionin për makinat retro me kulturën dhe mikpritjen shqiptare, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar kryeministri krahas videos së publikuar në Facebook.Tashmë është bërë traditë që nëpër sheshet e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, prezantohen makinat retro për të gjithë të apasionuarit.
Makina Fiat Topolino, ikonë e historisë së automobilave, është shndërruar në simbol që mishëron nostalgjinë dhe vlerat e së kaluarës. Ndërsa ato lëvizin në rrugët tona, ato sjellin jo vetëm tingullin e motorrëve të vjetër, por edhe historinë, mjeshtërinë si edhe bukurinë e qyteteve nëpër të cilat kalojnë. Është gjithashtu ftesë për turistë dhe të rinj që të zbulojnë Shqipërinë ndryshe. -

Video/ Makinat fluturuese në Kinë përplasen në ajër, njëra shpërthen në flakë, raportohen të lënduar
Dy makina fluturuese të prodhuara nga kompania kineze Xpeng AeroHT janë përplasur në ajër gjatë një prove për një spektakël ajror që pritej të shfaqte përparimin teknologjik të këtij sektori në zhvillim.
Ngjarja ndodhi gjatë përgatitjeve për Panairin Ajror të Changchun-it, që pritet të hapet këtë javë në verilindje të Kinës.
Sipas deklaratës së Xpeng për Reuters, njëra nga makinat pësoi dëme në trupin e saj dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes.
Ndërkohë që kompania tha se “të gjithë personat në vendngjarje janë të sigurt”, CNN, duke cituar një punonjës anonim të kompanisë, raportoi se një person është lënduar nga përplasja.Flying Car collision in China raised safety concerns for eVTOL Industry for the Urban Air Mobility (UAM) networks while confronting real-world risks.
The flying car collision in Changchun shocked a crowd during an airshow rehearsal on September 16, raising questions on… pic.twitter.com/FdXmJeLtVK
— FL360aero (@fl360aero) September 17, 2025Pamjet që qarkullojnë në rrjetin social kinez Weibo tregojnë një nga mjetet në flakë, ndërsa zjarrfikësit ndërhynin në vendngjarje për të neutralizuar situatën.
Në një deklaratë për CNN, Xpeng AeroHT theksoi: “Një nga automjetet pësoi dëme në trupin e mjetit dhe u përfshi nga zjarri gjatë uljes. Të gjithë personat në vendngjarje janë të sigurt dhe autoritetet lokale ndërhynë me masa emergjente në mënyrë të rregullt.”
Mjetet e përfshira në aksident janë makina fluturuese elektrike që ngrihen dhe ulen në mënyrë vertikale – një teknologji e re që Xpeng shpreson ta komercializojë me një çmim rreth 300,000 dollarë (220,000 £) për njësi.
Në janar të këtij viti, kompania kishte deklaruar se kishte marrë rreth 3,000 porosi për këtë automjet futuristik.
Xpeng është një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve elektrike (EV) në botë dhe së fundmi ka filluar zgjerimin edhe në tregun evropian. Makina fluturuese prodhohen nga AeroHT, një degë e specializuar e kompanisë mëmë.
Megjithatë, kjo formë e re transporti përballet ende me sfida të mëdha – përfshirë infrastrukturën e papërshtatshme, rregulloret e paqarta dhe mungesën e pranimit publik. Pavarësisht kësaj, disa analistë besojnë se Kina po përpiqet të përsërisë suksesin e saj në tregun e EV-ve, duke inkurajuar adoptimin e hershëm të teknologjive të reja si makinat fluturuese.
Qeveria kineze ka shpallur ambicien për të udhëhequr botën në atë që e quan “ekonomia me lartësi të ulët”, që përfshin transportin ajror urban.
Vitin e kaluar, një kompani evropiane pioniere në fushën e makinave fluturuese u blerë nga një firmë kineze, duke shënuar një tjetër hap në përpjekjet e Kinës për të dominuar këtë sektor në rritje.Top Channel
-

Lista e makinave më të shëmtuara në botë: Të njohura, por estetikisht jo tërheqëse
Kompania Vanarama kreu një hulumtim interesant në të cilin, duke përdorur matematikën, shkencën dhe raportin e artë, u përpoq të zbulonte se cila makinë është më pak estetikisht e projektuar.
Çdo makinë u vlerësua në bazë të dy faktorëve kryesorë të dizajnit: dimensionet e përgjithshme të automjetit dhe përmasat vizuale, domethënë se si duken format dhe linjat e makinës për sytë tanë, shkruan Vanarama.
Hulumtimi analizoi marrëdhëniet e 50 modeleve të makinave, duke marrë parasysh dimensione të tilla si distanca midis rrotave, gjatësia, si dhe tiparet kryesore të dizajnit – rregullimin e dritave, emblemat dhe detajet e karrocerisë.
Sigurisht, nuk u harrua as raporti i artë, një proporcion që sytë tanë e njohin në mënyrë të pavetëdijshme si më të bukurin dhe harmonikun. Makinat që ishin më afër raportit të artë në përqindje morën notat më të larta.
Makinat më të bukura për përdorim të përditshëm:
• Audi A3 – 83 pikë: Ky model u vlerësua si makina më e bukur e përditshme, me rezultate të larta që pasqyronin konformitetin e saj estetik.
• Volkswagen Golf dhe Vauxhall Mokka – 80 pikë: Të dy modelet ndajnë vendin e dytë, me rezultate të ngjashme që tregojnë për dizajnet e tyre tërheqëse.
• BMW Seria 1 – 78 pikë: Ky model dallohet për pamjen e tij dalluese dhe notat e larta në kërkime.
• Mercedes-Benz A-Class – 77 pikë: Dizajni elegant dhe i sofistikuar i këtij modeli kontribuon në pozicionin e tij të lartë në listë.
• Opel Astra – 76 pikë: Ky model ofron një ekuilibër midis funksionalitetit dhe pamjes estetike, duke e bërë atë një zgjedhje popullore.
Mesatarisht, markat gjermane dominojnë kategorinë e makinave më të bukura për përdorim të përditshëm, me një rezultat mesatar prej 77 pikësh.
Makinat më të shëmtuara për përdorim të përditshëm:
• Kia Picanto – 7 pikë: Ky model u vlerësua si më i shëmtuari, me një numër pikësh dukshëm më të ulët krahasuar me konkurrencën.
• Citroën C1 – 12 pikë: Edhe pse popullor, ky model nuk u dallua për sa i përket estetikës sipas hulumtimeve.
• Kia Sportage – 15 pikë: Ky SUV u vlerësua si i treti më i shëmtuar, pavarësisht funksionalitetit dhe popullaritetit të tij.
Në fund të listës, Kia Picanto mori vetëm 7 nga 100 pikë, sepse, sipas analizës, është “vite drite” larg raportit të artë dhe për këtë arsye më pak e këndshme për syrin. Megjithatë, shifrat e shitjeve tregojnë se klientët kanë një mendim të ndryshëm.
Vendin e dytë e zuri Citroën C1 me 12 pikë, ndërsa vendin e tretë e zuri Kia Sportage me vetëm 15 pikë, megjithëse Sportage mbetet ndër makinat më të njohura në Evropë.
Pra, Kia mori “titullin” e prodhuesit më të shëmtuar në këtë sondazh. Marka Kia shquhet si më e keqja për sa i përket dizajnit, me një rezultat mesatar prej 19 pikësh, ndërsa Citroën dhe Fiat kanë gjithashtu rezultate të ulëta me një mesatare prej 22 pikësh.
Makinat nga prodhuesi i Koresë së Jugut morën vetëm 11 pikë mesatarisht, ndërsa Land Rover zuri vendin e dytë me një mesatare prej 18 pikësh, dhe Fiat i treti me 22 pikë. Fiat 500 mori vlerësimin më të keq nga marka italiane, megjithëse ky model është ende një nga më të njohurit.
Nga ana tjetër, Audi A3, VW Golf dhe Opel Mokka patën rezultatet më të larta, duke u shpallur më të këndshme për syrin sipas këtij hulumtimi.
-

Makinat e braktisura në rrugët e Tiranës do konfiskohen, shefja e Policisë Bashkiake: Keni 30 ditë kohë, përndryshe humbisni pronësinë
Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit. Përmes një marrëveshje mes Policisë Bashkiake dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, automjetet e braktisura do të konfiskohen, ndërsa pronarët e tyre, kanë 30 ditë kohë nga momenti i njoftimit për të lëvizur makinat.
Shefja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj, ka deklaruar për mediat se nëse pronarët e mjeteve nuk reagojnë, makinat do të sekuestrohen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve.
“Duhet të bëhet një praktikë e plotë. Duke qenë se hapi i parë ishte njoftimi i drejtuesve do t’u lihet një afat 30 ditor, pra afati për lëvizjen e këtij mjeti është një mujor. Pas këtij afati, njëkohësisht ne si polici bashkiake jemi në korrespodencë.
Pasi te jenë ezauruar të gjitha këto hapa nga policia bashkiake dhe është konstatuar se poseduesi nuk e ka lëvizur mjetin, atëherë do ndërhyjë dhe do të ngrejë mjetin për të cilën kemi nënshkruar marrëveshje.”-shprehet Elona Lalaj, drejtore e Policisë Bashkiake.
Në këtë mënyrë, pronari i automjetit të braktisuar nëse nuk reagon, humbet të drejtën e pronësisë dhe makina konsiderohet e konfiskuar, duke i kaluar agjencisë.
“Jo nuk është ai më pronar i ligjshëm i mjetit. Janë shteruar të gjitha praktikat, do mbajmë procesverbale. Qytetari kishte kohën e mjaftueshme për të marrë masa, për ta depozituar për skrap. Qytetari nuk është më pronar i mjetit, kjo i kalon agjencisë.”-shton ajo. -

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Elbasan, plagoset njëri prej shoferëve
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”. Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. -

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Elbasan, plagoset një prej shoferëve
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”. Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. -

Pasi e mbuloi tymi i zjarreve, Vlora rrezikon edhe të përmbytet! Bashkia apel qytetarëve: Mos i lini makinat në rrugë
Pasi qyteti bregdetar i Vlorës, ka kaluar ditë me zjarre dhe tashmë rrezikon përmbytje, një fenomen që përsëritet shpesh, Bashkia i këshillon qytetarët të mos lënë makinat në rrugë.
Kryebashkiaku Ermal Dredha duket i angazhuar me apele për vigjilencë, ndërsa kanalizimet lokale, që shpesh dështojnë, duket se po bëjnë pushim.
Qytetarët paralajmërohen të jenë vigjilentë, ndërsa masat reale për përmbytjet duken më shumë si sugjerime sesa zgjidhje konkrete.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, gjatë 24 orëve në vijim qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive. -

BE–SHBA, hiqen tarifat industriale, pritet ulje për makinat
Bashkimi Europian ka njoftuar se ka zbatuar një prej kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump, duke miratuar rregullore të reja që parashikojnë heqjen e të gjitha tarifave doganore mbi mallrat industriale nga SHBA dhe ofrimin e trajtimit preferencial për disa produkte bujqësore dhe të detit.Ky hap pritet të hapë rrugën për uljen e tarifave amerikane mbi makinat dhe pjesët e këmbimit europiane nga 27.5% në 15%, sipas një deklarate të Komisionit Europian të enjten. Norma e re do të zbatohet me efekt prapaveprues që nga 1 gushti.Rregulloret duhet të marrin miratimin e Parlamentit Europian dhe të vendeve anëtare, por sipas një zyrtari të Komisionit, Uashingtoni mund të nisë menjëherë zbatimin e tarifave më të ulëta për makinat.Marrëveshja politike u arrit muajin e kaluar mes BE-së dhe SHBA-së, e përshkruar nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, si “një marrëveshje e fortë, edhe pse jo e përsosur”. Ajo e ka mbrojtur paktin duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe parashikueshmërisë për bizneset.Edhe pse marrëveshja parashikon që tarifat amerikane për pothuajse të gjitha produktet europiane të ulen në 15%, Trump ka sqaruar se kjo nuk do të vlejë për makinat derisa të propozohet një paketë ligjore për heqjen e plotë të tarifave industriale dhe të tjera. BE njoftoi gjithashtu të enjten se do të zgjasë periudhën e trajtimit pa taksa për eksportet e gaforreve amerikane.Automjetet janë një nga eksportet më të rëndësishme të bllokut drejt SHBA-së, me Gjermaninë që vetëm në vitin 2024 eksportoi makina dhe pjesë këmbimi me vlerë 34.9 miliardë dollarë.Komisioni ka vendosur të mos kryejë një vlerësim të ndikimit – një procedurë standarde në raste të tilla – për të përshpejtuar procesin, sipas raportimit të Bloomberg.Ky zhvillim vjen në një kohë kur Trump ka paralajmëruar masa ndëshkuese dhe tarifa të reja ndaj vendeve që vendosin taksa mbi shërbimet online, pa specifikuar se cilat shtete do të preken dhe nëse BE do të përfshihet. Trump ka kritikuar prej kohësh rregulloret europiane kundër kompanive amerikane të teknologjisë, si Google e Apple.Një zyrtar i BE-së tha se përpjekjet e Unionit për të vendosur rregulla mbi konkurrencën dixhitale dhe përmbajtjen online nuk janë pjesë e negociatave.Komisioneri i industrisë, Stéphane Séjourné, deklaroi të mërkurën se BE mund të rishikojë marrëveshjen tregtare nëse Trump i shndërron paralajmërimet në veprime konkrete.“Për momentin kemi dëgjuar vetëm qëllime, jo deklarata zyrtare,” tha Séjourné gjatë konferencës së biznesit Medef në Paris. “Por nëse qëllimet kthehen në deklarata, atëherë kushtet e marrëveshjes do të duhet të rishikohen.”- Bloomberg Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rëndohet trafiku/ Makinat bëhen ‘lëmsh’ në Milot, shkak shoferët kureshtarë të aksidentit masiv
Një aksident masiv sapo ka ndodhur rrugën Lezhë – Fushë-Krujë, pa mbërritur në Milot.
Nga pamjet, shihen rreth 7-8 makina të përplasura në seri.
Nisur nga këto pamje të këtij aksidenti, të gjitha makinat që kalojnë në këto momente po shkaktojnë trafik, pasi shoferët kureshtarë nuk hezitojnë të ndalojnë për të parë pasojat e kësaj përplasjeje masive të automjeteve në rrugë.