Një aksident rrugorë është shënuar mesditën e sotme në Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet edhe nga pamjet njëra nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe ambulanca, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë, ku dhe janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për mjekim.
Sipas policisë dhe grupit hetimorë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të të aksidentit.
Tag: makinat
-

Aksident i rëndë/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Bulqizë, plagosen dy persona, transportohen drejt spitalit
-

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Bulqizë, plagosen dy persona, transportohen drejt spitalit
Një aksident rrugorë është shënuar mesditën e sotme në Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet edhe nga pamjet njëra nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe ambulanca, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë, ku dhe janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për mjekim.
Sipas policisë dhe grupit hetimorë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të të aksidentit.Top Channel
-

VIDEO/ Shqiptarët ‘pushtojnë’ Selanikun me flamuj kuqezi dhe të UÇK, mediat greke: Parkuan makinat dhe kërcenin
28-29 Nëntor janë padyshim festat më të dashura për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.
Shqiptarët e Greqisë kanë dhënë spektakël një natë më parë në qytetet e këtij shteti, teksa kanë festuar me flamuj, këngë e valle tradicionale nëpër rrugët kryesore.
@kozz1.v #thessaloniki ♬ original sound – kozz1.v
Mediat greke kanë shkruar për këto festime, ndërsa janë ndalur në Selanik, aty ku ‘shqipet’ kanë vërshuar me makinat e tyre në rrugët kryesore dhe para ‘Kullës së Bardhë’, një pikë referimi e këtij qyteti, ndërsa në makina kanë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK.
@aldikozibishat e selanikut 🇦🇱🇦🇱🇦🇱♬ original sound – Aldi kozi
“Ata kanë parkuar makinat para Kullës së Bardhë dhe kanë festuar duke kërcyer me flamuj”, shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se kjo festë është me rëndësi për të gjithë shqiptarët.
@aldikozi #thessaloniki #shiqpe ♬ original sound – 🇦🇱
Top Channel
-

FBI sekuestron një nga makinat më të rralla në botë, pronari i saj është …
Vetëm gjashtë ekzemplarë të roadster-it legjendar Mercedes-Benz CLK GTR ekzistojnë në të gjithë botën, dhe një prej tyre ndodhet aktualisht në duart e FBI-së.
Ky model ultra i rrallë, një ndër makinat më ekstreme të krijuara ndonjëherë nga AMG për homologimin në garat e Le Mans në fund të viteve ’90, u bë pjesë e një operacioni mbresëlënës federal, pasi i përkiste ish-kampionit olimpik dhe njëkohësisht të kërkuarit të drejtësisë, Ryan Wedding.
Agjencia federale sekuestroi një Mercedes-Benz CLK GTR Roadster të vitit 2002, me vlerë rreth 13 milionë dollarë, si pjesë e Operacionit ‘Giant Slalom’, që synon çmontimin e kartelit ndërkombëtar të drejtuar, sipas akuzave, nga ish-snowboarderi olimpik Ryan Wedding, i cili tani është i listuar në Top 10 të të arratisurve më të kërkuar nga FBI.
CLK GTR është produkt i një epoke të artë për garat e qëndrueshmërisë: për të marrë pjesë në Le Mans, prodhuesit ishin të detyruar të prodhonin edhe versione të homologuara për rrugë. Kjo filozofi solli në jetë ‘përbindësha’ të famshëm si Porsche 911 GT1, Nissan R390 dhe natyrisht, versionin ekstrem të Mercedes-Benz.
Nga 28 njësi të prodhuara gjithsej, vetëm 6 ishin roadster, çka e bën variantin pa tavan edhe më të çmuar. Nën karrocerinë prej fibrash të karbonit fshihet një motor V12 6.0 litra që prodhon rreth 600 kuaj fuqi dhe ngjitet deri në 7,000 rpm, performancë që e vendos këtë makinë në radhën e ikonave të automobilizmit.
Pronari i saj, Ryan Wedding, akuzohet për drejtimin e një rrjeti shumëkombësh trafiku kokaine, me të ardhura të paligjshme që, sipas autoriteteve, tejkalonin 1 miliard dollarë në vit. Ai është krahasuar nga hetuesit amerikanë me figura famëkeqe si Escobar dhe El Chapo, dhe dyshohet se fshihet në Meksikë. Për kapjen e tij, FBI ka ofruar një shpërblim rekord prej 15 milionë dollarësh, një shumë pothuajse e mjaftueshme për të blerë vetë një CLK GTR, nëse makina del në ankand.
Çfarë pritet të ndodhë me makinën?
Ende nuk ka një vendim zyrtar. Me shumë gjasë, ajo do të shitet në ankand, si shumica e aseteve luksoze të sekuestruara. Por duke qenë një prej gjashtë ekzemplarëve në botë dhe tashmë e lidhur me një histori kriminale me profil të lartë, vlera e saj mund të rritet ndjeshëm.
-

FBI sekuestron një nga makinat më të rralla në botë
Bota E Premte, 28 Nëntor 2025 18:31
6 versione makine roadster të Mercedes-Benz CLK GTR legjendar ekzistojnë në të gjithë botën, dhe një prej tyre tani është në duart e FBI-së. Mercedes-Benz CLK GTR, një nga makinat speciale më ekstreme dhe të rralla të krijuara ndonjëherë nga AMG për nevojat e Le Mans në fund të viteve ’90, ishte në qendër të një prej operacioneve më mbresëlënëse të FBI-së dhe u sekuestrua nga ish-kampioni olimpik në kërkim, Ryan Wedding.
Agjencia sekuestroi një CLK GTR Roadster të vitit 2002, me vlerë afërsisht 13 milionë dollarë, si pjesë e Operacionit Giant Slalom, i cili synon kartelin ndërkombëtar të ish-snowboarderit olimpik dhe tani të në listën e të arratisurve të FBI-së në Top 10, Ryan Wedding. CLK GTR është rezultat i një epoke të artë për prodhuesit që ndiqnin lavdinë në Le Mans. Për të marrë pjesë, ata duhej të prodhonin disa kopje të ligjshme për rrugë. Kjo i dha jetë “monstrave” si Porsche 911 GT1, Nissan R390 dhe sigurisht, Mercedesin “e tyre”.
Nga 28 CLK GTR të ndërtuara, vetëm 6 ishin roadster, duke e bërë këtë version me çati të hapur edhe më të vlefshëm. Nën karrocerinë e saj është një motor V12 6.0 që prodhon gati 600 kuaj fuqi dhe arrin deri në 7,000 rrotullime për minut. CLK GTR i përkiste Ryan Wedding, i cili akuzohet për drejtimin e një rrjeti shumëkombësh trafikimi kokaine me të ardhura të paligjshme që tejkalojnë 1 miliard dollarë në vit. Autoritetet amerikane e krahasojnë atë me emra si Escobar dhe El Chapo, dhe besojnë se ai fshihet në Meksikë. FBI madje po ofron një shpërblim epik prej 15 milionë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e tij, një shumë pothuajse e mjaftueshme për të blerë vetë CLK GTR, nëse përfundon në ankand. -

FBI sekuestron një nga makinat më të rralla në botë, ja kush është pronari i saj
Vetëm gjashtë versione makinës roadster të Mercedes-Benz CLK GTR legjendar ekzistojnë në të gjithë botën, dhe një prej tyre tani është në duart e… FBI-së.
Mercedes-Benz CLK GTR, një nga makinat speciale më ekstreme dhe të rralla të krijuara ndonjëherë nga AMG për nevojat e Le Mans në fund të viteve ’90, ishte në qendër të një prej operacioneve më mbresëlënëse të FBI-së dhe u sekuestrua nga ish-kampioni olimpik në kërkim, Ryan Wedding.
Agjencia sekuestroi një CLK GTR Roadster të vitit 2002, me vlerë afërsisht 13 milionë dollarë, si pjesë e Operacionit Giant Slalom, i cili synon kartelin ndërkombëtar të ish-snowboarderit olimpik dhe tani të në listën e të arratisurve të FBI-së në Top 10, Ryan Wedding.
CLK GTR është rezultat i një epoke të artë për prodhuesit që ndiqnin lavdinë në Le Mans. Për të marrë pjesë, ata duhej të prodhonin disa kopje të ligjshme për rrugë. Kjo i dha jetë “monstrave” si Porsche 911 GT1, Nissan R390 dhe sigurisht, Mercedesin “e tyre”.
Nga 28 CLK GTR të ndërtuara, vetëm 6 ishin roadster, duke e bërë këtë version me çati të hapur edhe më të vlefshëm. Nën karrocerinë e saj është një motor V12 6.0 që prodhon gati 600 kuaj fuqi dhe arrin deri në 7,000 rrotullime për minut.
CLK GTR i përkiste Ryan Wedding, i cili akuzohet për drejtimin e një rrjeti shumëkombësh trafikimi kokaine me të ardhura të paligjshme që tejkalojnë 1 miliard dollarë në vit. Autoritetet amerikane e krahasojnë atë me emra si Escobar dhe El Chapo, dhe besojnë se ai fshihet në Meksikë.
FBI madje po ofron një shpërblim epik prej 15 milionë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e tij, një shumë pothuajse e mjaftueshme për të blerë vetë CLK GTR, nëse përfundon në ankand.
Çfarë do të ndodhë me CLK GTR?
Kjo mbetet e panjohur. Me shumë mundësi do të shitet në ankand, siç është rasti me asetet e tjera luksoze të sekuestruara. Megjithatë, duke pasur parasysh se sa e rrallë është dhe historinë e saj “të errët”, vlera e saj mund të rritet edhe më shumë.Top Channel
-

Tiranë-Vorë në gjendje të degraduar, amortizimi i rrugës shkatërron makinat
Rruga dytësore Tiranë-Vorë ndodhet në gjendje të amortizuar, me gropa dhe pellgje të mbushura nga reshjet e shiut që pushtuan vendin ditët e fundit.
Sipas fotos së publikuar nga JOQ, shihet se si pasojë e amortizimit të rrugës një makinë tip “Ford”, ka mbetur e bllokuar në një gropë me ujë duke shkaktuar kaos dhe trafik në zonë.
Ndërkohë drejtuesit e mjeteve janë shprehur se kjo situatë është e përditshme dhe makinat po ju coptohen dita-ditës për shkak të amortizimit të rrugës dhe mungesës së reagimit nga institucionet përgjegjëse. -

VIDEO/ Aksident në Lezhë-Milot: Një nga makinat përfundon në kanalin me ujë, plagosen dy persona
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë pranë kryqëzimit të Rrilës, përgjatë superstradës Lezhë-Milot.
Sipas raportimit nga gazetari i Syri TV, si pasojë e përplasjes, një nga automjetet ka përfunduar i përmbysur në kanal.
Të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
-

Përmbytjet në Mal të Zi rrëmbejnë makinat pas shirave të rrëmbyeshëm
Shirat e rrëmbyeshëm në Mal të Zi shkaktuan daljen nga shtrati të lumit Grđevice në Budva, duke rrëmbyer makinat e parkuara në shtratin e tij të thatë dhe duke shkaktuar paralajmërime nga autoritetet lokale.
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Mal të Zi shkaktuan përmbytje në qytetin bregdetar të Budvës, ku lumi Grđevice doli nga shtrati dhe rrëmbeu disa makina të mbetura në shtratin e tij të thatë.
Shtrati i lumit përdoret shpesh si parkim i improvizuar gjatë verës për shkak të parkimit të kufizuar në qytet.
Zyrtarët lokalë thanë se banorët ishin paralajmëruar për kushtet e rrezikshme të motit dhe e quajtën incidentin rezultat të parkimit të papërgjegjshëm.
Ekipet e emergjencës punuan për të larguar automjetet për të parandaluar bllokime të mëtejshme, ndërsa nivelet e ujit vazhduan të rriteshin.
