Tag: makina

  • Makina përfundoi në kanal, momenti kur policia tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga “Benz”-i

    Makina përfundoi në kanal, momenti kur policia tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga “Benz”-i

    Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pak çaste më parë në Vlorë, ku policia po tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga makina tip “Benz” e cila ra në kanal.

    Ata kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe në kthesë kanë përfunduar në kanal.
    Të rinjtë, pasi u nxorën nga automjeti, po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
     

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, pesë persona të plagosur

    Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, pesë persona të plagosur

    Vlorë – Makina përfundon në kanal, pesë të rinj shpëtojnë pa lëndime të rëndaReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Një automjet tip Mercedes Benz me targa AB 885 AA, në të cilin udhëtonin pesë persona, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në afërsi të fshatit Akërni, teksa po lëvizte në drejtim të Vlorës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të marrë kthesën, duke humbur kontrollin mbi makinën. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse dhe autoambulanca, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të rinjve nga makina dhe transportimin e tyre drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Fatmirësisht, pesë të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • FOTOT-Makina del nga rruga në Novoselë/ Momenti kur të dëmtuarit dërgohen në spital,  ja gjendja e tyre…

    FOTOT-Makina del nga rruga në Novoselë/ Momenti kur të dëmtuarit dërgohen në spital, ja gjendja e tyre…

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.  Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga, në afërsi të fshatit Novoselë, duke lënë të plagosur disa persona.  Të rinjtë janë transportuar për në spital, ku po marrin ndihmën e parë. 
    Mjeti pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse ka përfunduar në kanal.  Aktualisht personat që ishin në makinë paraqiten jashtë rrezikut për jetën. 
    Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet dhe zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit. 

  • VIDEO/ Vrasje si në filma, momenti i ekzekutimit të Gilmando Danit

    VIDEO/ Vrasje si në filma, momenti i ekzekutimit të Gilmando Danit

    Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar pamjet nga ekzekutimi i Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas.
    Në pamje shihet qartë momenti kur nga makina tip Toyota qëllohet me breshëri kallashnikovi drejt makinës tip Benz në të cilën po udhëtonte Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.Lexo edhe :
    Pasi makina “Benz” ndalon, autorët sigurohen që Dani të mos shpëtojë dhe një person i maskuar zbret nga mjeti ku ndodheshin autorët dhe qëllon disa herë me pistoletë.

    Pas ngjarjes së rëndë, autorët largohen në drejtim të Fushë Krujës.

    Kujtojmë se Dani dhe Shaljani sapo kishin mbërritur nga Barcelona ne Tiranë dhe pasi dolën nga aeroporti, morën makinën që e kishin parkuar aty pranë dhe u nisën drejt Tiranës. Grupi hetimor ka dyshime të forta se atentatorët kanë patur një informator në aeroport, i cili ka raportuar për lëvizjet e tyre.
    Në mjetin Toyota me targa greke ndodheshin 4 persona, 3 prej të cilëve qitës dhe shoferi.
    Targat rezultojnë të vjedhura në Greqi para një viti ndërsa makina nuk është verifikuar ende nëse është vjedhur ose jo, pasi është djegur plotësisht duke dëmtuar numrin e shasisë.
    Brenda makinës janë gjetur 3 kallashnikov dhe një pistoletë. Të 4 armët besohet se janë përdor në atentat, kjo bazuar në pamjet filmike dhe në gëzhojat e gjetura në vendngjarje.
    Pasi kanë qëlluar në ecje makinën, një prej autorëve ka zbritur dhe ka qëlluar nga afër Gilmando Danin për tu siguruar që kishte nderruar jetë.
    Ndërkohë, burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se i plagosuri Muçi Sheqeri vijon të ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë. 40 vjeçari mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.
    Pista kryesore e policisë, mbetet ajo e përplasjeve mes grupeve kriminale. Gilmando Dani është një emër i njohur i botës së krimit i konsideruar si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.
    Ai është liruar para një  viti nga burgu ku vuajti dënimin me 12 vite për gjobëvënie si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Emiliano Shullazi.
    Nga ana tjetër Muçi Shaljani rezulton se në muajin shtator është punësuar në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore si agjent, kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi. Por burimet bëjnë më dije se ai nuk ishte i pajisur me certifikatë sigurie.
    Lidhur me rekrutimin e Shaljanit, AMP ka shkarkuar dy punonjës, /vizionplus.tv

  • Pamje të tmerrshme: Syri siguron videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit në zonën e sigurisë së lartë

    Pamje të tmerrshme: Syri siguron videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit në zonën e sigurisë së lartë

    ‘Syri’ siguron videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit në zonën e sigurisës së lartë në aeroportin e Rinasit dje në orën 14:14 minuta tek rrethrrotullimi.

    Ishte ora 14:14:35 minuta.

    Makina e autorëve, Toyota, ndalon tek rrethrrotullimi, e hap krahun në anë të rrugës. Tre  persona dalin nga makina dhe qëllojnë me breshëri automatik drejt Mercedez Benzit, ku udhëtojnë Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Sheqeri, e po dalin nga Rinasi.

    Brenda makinës së autorëve janë 4 persona, 3 janë autorët që kanë dalë nga makina dhe qëllojnë me kallash dhe shoferi.

    E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda 2 minutash.

    Nga video e siguruar nga Syri, duket moment kur autorët të maskuar dhe me antiplumb dalin nga makina, e cila kishte hapur krahun në anë të rrugës dhe sa afrohet Benzi ata qëllojnë me breshëri.

    Benzi i viktimave bën disa metra dhe ndalon. Një nga autorët me kallash në dorë shkon drejt makinës së bardhë. Duket se autori ka një problem me armën dhe miku i tij i afrohet, i merr kallashindhe i jep një tjetër kallashnikov.

     

    Plumbat kapin dhe bizneset disa metra larg madje disa kalimtarë të tmerruar vrapojnë të ikin për ti shpëtuar vdekjes.

    Një tjetër detaj shqetësues është mungesa e efektivëve të policisë në zonën e rrethrrotullimit, pavarësisht se ajo është një pikë me fluks të lartë automjetesh dhe zakonisht ka prezencë të uniformave blu.

    Lajmi ne perditesim…

  • Aksidenti me dy viktima në Zall Bastar, policia: Makina ka rënë në humnerë

    Aksidenti me dy viktima në Zall Bastar, policia: Makina ka rënë në humnerë

    Policia e Tiranës ka dalë me reagimin zyrtar për aksidentin e rëndë që është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në zonën e Zall Bastarit.
    Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 14:10, ku makina në të cilën udhëtonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.Lexo edhe :Related Posts
    “Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.  

    Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.
    Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe  po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv

  • Makina bie në humnerë, humbin jetën 2 persona

    Makina bie në humnerë, humbin jetën 2 persona

    Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 16:00
    Një aksident tragjik që i ka marrë jetën dy personave ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Zall Bastarit në Tiranë, ku mjeti me të cilin ata udhëtonin ka rënë në humnerë. Policia është njoftuar nga një qytetarë për aksidentin ku humbën jetën dy personat, rreth 45 dhe 50 vjeç. Drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë Rrugore, Shqiponja dhe një helikopter mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

  • VIDEO / Dalin pamjet tronditëse të atentatit në Rinas, qitësi gjakftohtë zbret nga makina dhe ekzekuton Danin me…

    VIDEO / Dalin pamjet tronditëse të atentatit në Rinas, qitësi gjakftohtë zbret nga makina dhe ekzekuton Danin me…

    Zbardhet dinamika e atentatit mafioz, në një nga zonat më të sigurta të vendit, vetëm pak metra larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
    Ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë.
    Në një zonë të populluar ku ndodhen dhjetëra kamera sigurie dhe forca policore, mesditën e së martës së 11 nëntorit 2025, u ekzekutua një emër i njohur për lidhjet e tij me figura të botës së krimit, Gilmando Dani.
    Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
    Policia e Tiranës njoftoi se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të shënjestrës së tyre, të sapoardhur nga Spanja.
    Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme.
    Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend.
    Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.
    Pas këtij momenti, duket se ndaj makinës së viktimave është qëlluar sërisht, në distancë për herë të tretë.
    Pamjet tregojnë se atentatorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat brenda mjetit.
    Në sediljen e parë u gjet i pajetë Gilmando Dani, 47 vjeç, ndërsa shoferi, Muçi Shaljani, që më vonë rezultoi të ishte një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, u nxor nga makina me shenja jete.
    Policia njofton se po vijon hetimet mbi ngjarjen, por mënyra se si grupet kriminale lajnë hesapet me njëri-tjetrin ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në vend.
    Jo vetëm për natyrën brutale të ekzekutimit, por edhe për faktin se atentati u kryen në një zonë që konsiderohet ndër më të sigurta, në hyrje të aeroportit kryesor të Shqipërisë.

  • Detaje nga atentati në Rinas/ Tre qitës dhe një shofer, autorët erdhën nga zona e Niklës. Dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

    Detaje nga atentati në Rinas/ Tre qitës dhe një shofer, autorët erdhën nga zona e Niklës. Dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

    Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur dje në rrethrrotullimin e Rinasit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Targat e mjetit tip Toyota rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e shkuar. Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nese është e vjedhur apo jo per shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Autorët të cilët kanë qenë 4 ( 3 qitës dhe 1 shofer) kanë ardhur nga zona e Niklës drejt Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Autorët kanë përdorur të 4 armët. Sipas burimeve, një prej autorëve ka përdorur dy armë. Kallashnikovin nga makina dhe pistoletën pasi zbret nga makina dhe qëllon drejt makinës Benz.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

    Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

    Pas atentatit të ndodhur të martën pasdite në Aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Shaljani, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë kryer një operacion të madh kërkimi në zonën e Fushë-Krujës, raporton A2 CNN.
    Sipas burimeve, 5 grupe të FNSH kanë qëndruar nga ora 23:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit në zonë, duke kryer kontrolle në lokale e banesa, si dhe duke ndaluar automjete të shumta për kontrolle. A2 CNN mëson gjithashtu se janë shoqëruar disa persona.
    Ndërkohë, mësohet se Mustafa Sheqeri, i cili ishte punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vijon të mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. A2 CNN mëson se Sheqeri, i cili ishte drejtues i automjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonte viktima Gilmando Dani, është i intubuar dhe ndodhet ne reanimacion.
    Si u realizua atentati?
    Gilmando Dani u ekzekutua në rrethrrotullimin para hyrjes së Aeroportit të Rinasit, pasi sapo ishte kthyer nga Barcelona. Mbi makinën ku ai po udhëtonte me mikun e tij Mustafa Shaljani (Sheqeri) u lëshuan një breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend Danin, i cili njihet si njeriu më i afërt i Emiljano Shullazit.
    Në fillim, autorët kanë qëlluar nga makina e tyre, pasi janë futur paralel mjetit tjetër, raporton gazetari Igli Çelmeta. Makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt. Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina dhe qëllon nga shumë afër. Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar.
    Para makinës ku ndodhej Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri ishte një taksi që po kalonte në ato momente. Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodheshin Dani dhe Sheqeri.
    Në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Halil janë gjetur 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.