Tag: makina

  • E rëndë në Greqi, makina me emigrantë përmbyset në rrugë, një i vdekur dhe disa të palgosur

    E rëndë në Greqi, makina me emigrantë përmbyset në rrugë, një i vdekur dhe disa të palgosur

    Një makinë që transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ra në një greminë.
    Ngjarja ndodhi orët e vona të ditës së djeshme, në një përrua në zonën pyjore të Rodopit, në Greqi.
    Një person humbi jetën, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende deri më tani, ndërsa 3 të tjerë u plagosën dhe u nxorën me ndihmën e Zjarrfikësve dhe u transferuan në spitalet në Komotini dhe Selanik.

    Oficerët e policisë nga Departamenti i Rojës Kufitare të Sapës të Drejtorisë së Policisë së Rodopit, thanë se makina devijoi duke dalë nga rruga për shkaqe të panjohura ende.
    Departamenti i Patrullës Kufitare ngriti një padi për transportimin e emigrantëve të paligjshëm brenda vendit, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht si dinamikën e ngjarjes së rëndë, ashtu edhe aktivitetin e trafikut të qenieve njerëzore.

  • E rëndë/ Makina plotë me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

    E rëndë/ Makina plotë me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

    Një makinë që transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ra në një greminë.
    Ngjarja ndodhi orët e vona të ditës së djeshme, në një përrua në zonën pyjore të Rodopit, në Greqi.
    Një person humbi jetën, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende deri më tani, ndërsa 3 të tjerë u plagosën dhe u nxorën me ndihmën e Zjarrfikësve dhe u transferuan në spitalet në Komotini dhe Selanik.
    Oficerët e policisë nga Departamenti i Rojës Kufitare të Sapës të Drejtorisë së Policisë së Rodopit, thanë se makina devijoi duke dalë nga rruga për shkaqe të panjohura ende.
    Departamenti i Patrullës Kufitare ngriti një padi për transportimin e emigrantëve të paligjshëm brenda vendit, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht si dinamikën e ngjarjes së rëndë, ashtu edhe aktivitetin e trafikut të qenieve njerëzore.

  • Makina përplaset me turmën gjatë një gare në Australi, 13 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje kritike

    Makina përplaset me turmën gjatë një gare në Australi, 13 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje kritike

    13 persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje kritike, pasi një makinë u përplas me një turmë gjatë një gare në qytetin Walcha, në Australinë juglindore.

    Makina po merrte pjesë në një garë në qytetin Walcha të shtunën në mbrëmje kur kaloi një gardh dhe goditi tribunën, tha policia e Uellsit të Ri Jugor në një deklaratë.
    13 persona u dërguan në spital, mosha e të cilëve varionte nga 20 deri në 75 vjeç, ndërsa dy persona ndodhen në gjendje kritika.
    Ish-zëvendëskryeministri Barnaby Joyce shprehu solidaritetin dhe lutjet e tij për të plagosurit, duke e cilësuar aksidentin si një fund të trishtueshëm për një ngjarje kaq të madhe.
    Rally-i i Motoçikletave Walcha mbahet çdo vit dhe është një ngjarje kryesore për entuziastët e motoçikletave, duke tërhequr pjesëmarrës dhe spektatorë nga rajoni.

    Top Channel

  • Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

    Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një fëmijë 2-vjeçar është goditur nga një automjet dhe ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2, kur shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, goditi të miturën gjatë kthimit të automjetit në rrugën e lagjes.
    24-vjeçari është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
    gijotina.com/

  • Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit, hetimet shtrihen deri në Spanjë

    Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit, hetimet shtrihen deri në Spanjë

    Policia shqiptare do të kontaktojë autoritetet spanjolle për shkëmbim informacioni lidhur me lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, të cilët udhëtuan drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kur u kthyen në Rinas më 11 nëntor ranë pre e një atentati.
    Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, ka mësuar se hetuesit kanë dyshime të forta se planifikimi dhe organizimi i atentatit ka nisur që nga Barcelona atje ku qëndruan tre ditë Dani dhe Sheqeri, shkruan A2 CNN.
    Grupi hetimor dyshon se Dani ndiqej prej shumë kohësh nga autorët madje është ndjekur edhe kur është nisur drejt Spanjës më datë 7 nëntor.
    Si u realizua atentati?
    Gilmando Dani u ekzekutua në rrethrrotullimin para hyrjes së Aeroportit të Rinasit, pasi sapo ishte kthyer nga Barcelona. Mbi makinën ku ai po udhëtonte me mikun e tij Mustafa Shaljani (Sheqeri) u lëshuan një breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend Danin, i cili njihet si njeriu më i afërt i Emiljano Shullazit.
    Në fillim, autorët kanë qëlluar nga makina e tyre, pasi janë futur paralel mjetit tjetër, raporton gazetari Igli Çelmeta. Makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt. Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina dhe qëllon nga shumë afër. Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar.
    Para makinës ku ndodhej Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri ishte një taksi që po kalonte në ato momente. Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodheshin Dani dhe Sheqeri.
    Në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Halil janë gjetur 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

  • Hetimet për dinamikën e vrasjes në Rinas, rruga nga Nikla pa energji, autorët dyshohet se çaktivizuan kamerat…

    Hetimet për dinamikën e vrasjes në Rinas, rruga nga Nikla pa energji, autorët dyshohet se çaktivizuan kamerat…

    Katër autorë janë përfshirë në atentatin mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku e ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, si edhe u plagos agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani allias Sheqeri. 40-vjeçari ka marrë 10 plumba në trup dhe aktualisht vijon të jetë i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka marrë 10 plumba në trup, njëri prej të cilëve në kokë. Grupi i vrasësve gjakftohtë ishte nisur nga Nikla me makinën “Toyota Yaris” përmes rrugës së re te Ura e Tubit, e cila lidh fshatrat e Fushë Krujës me Rinasin. E njëjta u përdor edhe në kthim. Por një detaj ngre dyshime për hetuesit e Policisë së Tiranës. Në kohën që makina ka kaluar drejt aeroportit, por dhe në arratisje, zona pranë itinerarit të rrugës ka qenë pa energji elektrike. Hetuesit dyshojnë që autorët të kenë gisht, pasi kamerat e sigurisë, kishin dalë jashtë loje, pa mundur të filmojnë lëvizjen e makinës që më vonë u gjet e djegur, në një rrugicë të ngushtë në fshatin Halil. Grupi hetimor dyshon se autorët, jo vetëm që kanë patur informatorë që prisnin daljen e makinës së bardhë “Mercedes Benz” nga aeroporti, por që të kenë qenë në dijeni dhe të lëvizjeve në Spanjë, prej nga avioni ishte nisur me disa orë vonesë.  Verifikim po bëhet për çdo person të dyshimtë në Rinas, brenda dhe jashtë aeroportit dhe që mund të ketë njoftuar atentatorët për lëvizjet e Danit dhe mikut të tij.
    Detajet
    Makina “Toyota Yaris” e autorëve, priti fiks 10 minuta pranë rrethrrotullimit, e ndaluar dhe me bllokazh. Brenda saj 3 qitës, dhe 1 tjetër në rolin e shoferit. Sapo makina e Danit që drejtohej nga miku i tij Shaljani, është afruar dhe ka qenë paralel me ta, atentatorët kanë qëlluar me breshëri plumbash nga 3 kallashnikovë të ndryshëm. Që puna e nisur të kryhej deri në fund, një prej tyre, del nga makina. Ai i afrohet derës së pasagjerit duke qëlluar me pistoletë, për t’u garantuar përfundimisht se shënjestra, Gilmando Dani, nuk kishte shpëtuar. Targat e mjetit të atentatorëve, rezultojnë të jenë vjedhur në Greqi vitin e kaluar. Hetuesit nuk kanë përcaktuar nëse makina është e vjedhur, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarrit.  Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) u vranë sapo dolën nga Rinasi, me makinën të cilën e kishin lënë në parkimin e nëndheshëm, prej 4 ditësh. Dani, i dënuar më parë me 12 vjet për gjobëvënie, kishte lënë qelinë në tetor 2024. Dyshimet kryesore të hetuesve lidhen me një larje hesapesh, mes eksponentëve të krimit të organizuar. Atentati, qartazi është realizuar sipas një skemë të mirëstrukturuar, por se kush qëndron pas, është dhe sfida më e madhe e hetimit.

  • ‘Makina e tij është goditur’, Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

    ‘Makina e tij është goditur’, Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në një studio televizive ka folur për atentatin që i mori jetën Gilmando Danit.
    Xhaferri ka treguar se një automjet që ndodhej i parkuar në vendngjarje i përkiste një anëtari të FRPD.
    Deputeti ka treguar se anëtari i FRPD ka qenë në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por fatmirësisht nuk është dëmtuar.
    Më tej, Xhaferri tha se makina e tij është goditur me 4 plumba.
    “Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë”, deklaroi Xhaferri.

  • Makina përfundoi në kanal, momenti kur policia tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga ‘Benz’-i

    Makina përfundoi në kanal, momenti kur policia tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga ‘Benz’-i

    Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pak çaste më parë në Vlorë, ku policia po tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga makina tip “Benz” e cila ra në kanal.

    Ata kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe në kthesë kanë përfunduar në kanal.

    LEXO EDHE: Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Novoselës: Benzi fluturon në kanal, pesë të lënduar

    Të rinjtë, pasi u nxorën nga automjeti, po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

  • Aksident në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, plagosen 5 persona

    Aksident në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, plagosen 5 persona

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrethrrotullimin e Novoselës.
    Një automjet tip Benz, duke lëvizur me shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
    Si pasojë e ngjarjes, pesë persona janë plagosur. Shoferi dhe katër pasagjerët kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë.

    Dy zjarrfikës, si dhe autoambulanca, kanë mbërritur në vendngjarje, që kanë bërë të mundur nxjerrjen e pesë të rinjve nga makina dhe shoqërimin e tyre drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.
    Mësohet se pesë të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv