Tag: makina

  • Kosova përfshihet nga përmbytjet masive/ Ferizaj nën ujë, makina të mbuluara, dhe rrugë të bllokuara, ja si paraqitet..

    Kosova përfshihet nga përmbytjet masive/ Ferizaj nën ujë, makina të mbuluara, dhe rrugë të bllokuara, ja si paraqitet..

    Në disa qytete të Kosovës janë regjistruar përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit.
    Komuna e Shtimes ka shpallur gjendje emergjente pas vërshimit të disa fshatrave, ndërsa situata e rënduar është raportuar edhe në Prishtinë, Ferizaj, Podujevë, Fushë-Kosovë, Gjilan dhe Ranillug. Pamjet nga Ferizaji tregojnë makina të mbuluara nga uji.
    “Mbrëmë deri në orët e mesnatës kemi qenë në terren me të gjitha strukturat lokale, ekipet e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, shtrati i lumit ka vërshuar në disa fshatra të rrafshit, e në këtë rast është shpallur gjendje emergjente.
    Gjendja aktuale është e stabilizuar dhe që nga mëngjesi ekipet tona po punojnë pa ndalur për të vlerësuar dëmet, për të ndërhyrë aty ku ka nevojë urgjente dhe për të siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa ndihmë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me banorët e zonave të prekura dhe çdo kërkesë po trajtohet me prioritet.
    Komuna e Shtimes do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme,” ka shkruar kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, në Facebook.

  • VIDEO/ U nis me traget nga Bari drejt Shqipërisë, makina bie në det, shoferi thyen xhamin dhe…

    VIDEO/ U nis me traget nga Bari drejt Shqipërisë, makina bie në det, shoferi thyen xhamin dhe…

    Një makinë ra në det në portin e Barit, ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë.

    Në makinë ndodhej vetëm një person, i cili arriti të ngjitej ndërsa mjeti po fundosej dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare.
    Sipas mediave italiane, makina kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po përgatitej të hipte në anije kur ndoshta për shkak të shiut të rrëmbyeshëm,  shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det.
    Shqiptari theu xhamin e përparmë dhe arriti të dilte përpara se makina të fundosej. Zjarrfikësit, së bashku me njësinë e tyre të zhytjes, ndërhynë për të nxjerrë automjetin.
     

    Top Channel

  • Për pak planet e togës së ndëshkuesve u prishën nga…! I gjithë aksioni i atentatit në Rinas ndodhi në vetëm 3 minuta!

    Për pak planet e togës së ndëshkuesve u prishën nga…! I gjithë aksioni i atentatit në Rinas ndodhi në vetëm 3 minuta!

    Emisioni “Në Shenjëstër”, në bazë të të dhënave nga dosja hetimore, ka rindërtuar skemën e atentatit të ndodhur në Rinas, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe shoqëruesit i tij Muçi Shaljani. 
    Nga prirtja e autorëve me makinën e tyre tip “Toyota” vetëm pak sekonda larg viktimës, te informatorët dhe “tradhëtia” që iu bë Gilmando Danit, i cili më parë kishte mundur t’u shpëtonte dy atentateve, gjithçka sqarohet në investigimin e emisionin. 
    Pjesë nga dokumentari: 
    Në atentatin i gjithë përpilimi i aktit final, atij të ekzekutimit të Gilmando Danit, ndodh në harkun kohor të tri minutave, nga dalja e makinës me të cilën ai udhëton nga parkingu i jashtëm i aeroportit deri në rrethin e parë jashtë terminalit, ku po e presin qitësit. 
    “Pasi makina ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka dalë nga parkingu i jashtëm i aeroportit ku ishte parkuar për disa ditë, në orën 14.15 min automjeti ka vazhduar lëvizjen në drejtim të rrethrrotullimit të Rinasit”, thuhet në dosjen hetimore. 
    Është pikërisht këtu, që siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, momenti kur automjeti ‘Mercedes Benz’ i bardhë me të cilën lëviz Gilmando Dani, në vendin e pasagjerit dhe Muçi Shaljani në drejtimin e mjetit, bien e pre e bataresë së pambarimtë të plumbave na tre persona të maskuar të cilët dalin nga një automjet ‘Toyota’ dhe qëllojnë me kallashnikovë në drejtim të makinës së shënjestrës së tyre. 
    Një makinë e cila sikurse shikohet fillimisht qëndron e palëvizur për rreth 18 sek në krah të rrethit, në pamje përballë me atë të fasadës së aeroportit.Aty ku në këtë moment ka filluar të lëvizë drejt rrethit makina me të cilën udhëton Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.Makina e autorëve që siç shikohet më pas lëviz me shpejtësi në krahun tjetër të rrethit, pa e marrë atë të plotë. Duke u pozicionuar tashmë në gjurmën e trajektores që do marrë makina e viktimave të tyre.Gjë që kuptohet edhe nga lëvizja e tyre e shpejtë, që tregon se tashmë makina ku ndodhej objektivi ishte vetëm një frymëmarrje larg, makinë e cila referuar edhe kronometrit, është vetëm 22 sekonda pas shpinës së tyre. 
    Tre qitësit sapo shikojnë që automjeti ‘Mercedes Benz’ i bardhë afrohet në rrezen e pasqyrës së automjetit të tyre, dalin nga dyert e pasme dhe të parme dhe nisin të qëllojnë pa pushim mbi makinën e shënjestrës, me të cilën udhëton Dani dhe Shaljani, që në këtë moment kryen një lëvizje të sforcuar për t’ju shmangur plumbave të shumtë që tashmë kishin depërtuar në brendësi jo vetëm të makinës por edhe të mishit të tyre.Atentatorët fillimisht gjuajnë pa lëvizur nga vendi. Plumbat derdhen furishëm në krahun e pasagjerit, ku ndodhet Gilmando Dani, që është edhe shënjestra e vërtetë e atentatit.Por që manovra e makinës duket se prish për momentin planet e togës së ndëshkuesve, të cilët shikojnë makinën e gjahut të tyre t’u ikë nga rrezja e veprimit dhe të ndalojë në krahun tjetër të rrethit. 
    Një manovër të cilën ata nuk e kishin parashikuar, pasi ndërsa tre qitësit kthehen në automjetin e tyre, një thirrje ndoshta e brendshme i vendos dy prej tyre edhe njëherë në aksion.Ndoshta ende të pabindur se e kanë asgjësuar totalisht objektivin e tyre.Një nga qitësit i cili ndërsa shkëputet nga grupi kryesor, merr rrugën në këmbë në tentativë për të qëlluar edhe njëherë ndaj makinës në të cilën ndodhen Dani dhe Shaljani, por që kthehet në mes të rrugës dhe merr një armë, me siguri një pistoletë, të cilën nga sa shikohet ia sjell një nga qitësit e togës së pushkatimit. 
    Qitësi i dytë të cilit gjatë shkëmbimit të armëve, nga sa shikohet arma i bie nga dora.Ndërsa atentatori i parë përfundon misionin, duke u afruar dhe qëlluar në dritaren e pasagjerit të automjetit ‘Mercedes Benz’, ku ndodhet i ulur Gilmando Dani.Aksion i cili zgjat jo më shumë se 1 minutë e 20 sekonda. 
    “Në orën 14:15 një automjet ‘Toyota’ me targa greke hyn sërish në rreth dhe ndalon në rreth rrotullim, në anën tjetër të rrugës, nga krahu i terminalit të vjetër. 
    Pak sekonda më pas, nga ky automjet zbresin tre persona të maskuar dhe të armatosur në dukje me armë të gjata, si ato kallashnikov, të cilët njëkohësisht qëllojnë me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës ‘Mercedes Benz’ me ngjyrë të bardhë me targa AB 099 UO (me të cilët lëviznin shtetasit Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani).Sikurse vihet re më tej një prej tre personave të armatosur lëshon në tokë armën e gjatë (kallashnikov), dhe afrohet pranë mjetit ‘Mercedes Benz’.Dhe pasi nxjerr nga brezi një armë të shkurtër (pistoletë) qëllon në distancë të afërt në drejtim të derës së parë nga ana e pasagjerit (ku rezulton se ndodhej i ulur viktima Gilmando Dani). 
    Menjëherë më pas të tre autorët shikohen teksa ngjiten në automjetin e markës ‘Toyota’ me targa të huaja, që drejtohej nga një tjetër person dhe largohen duke lëvizur në të njëjtin drejtim, si në ardhje.Ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi Gilmando Dani (pasagjer) si dhe është dëmtuar rëndë drejtuesi i automjetit shtetasi Muçi Shaljani”, thuhet në dosjen hetimore. 
    Sipas të dhënave të para, menjëherë pasi kryen atentatin, makina me autorët thuhet se lëvizi drejt Fushë-Krujës, për t’u gjendur e djegur vetën disa minuta më pas në fshatin Halil të Krujës.Në një zonë të thepisur, ku ishte e vështirë ndërhyrja e policisë dhe e zjarrfikëseve, automjet ku pas shuarjes së flakëve u gjendën tre armë zjarri kallashnikov, të cilat mendohet se u përdorën nga autorët gjatë ekzekutimit të Gilmando Danit dhe mikut të tij Muçi Shaljani. 
    “Menjëherë pasi realizuan qëllimin kriminal të vrasjes së Gilmando Danit, tre autorët hipën në automjetin e markës ‘Toyota’ me targa greke, që drejtohej nga një tjetër person dhe u larguan duke lëvizur në drejtim të rrugës së vjetër (rruga e hurmave) që lidhet me aksin Fushë Krujë-Vorë.Në orën 15:01, në vendin e quajtur fshati Halil, është konstatuar duke u djegur një automjet.Po për shkak të terrenit të thyer, nuk u bë dot e mundur vajtja në vend e mjeteve zjarrfikës dhe shuarja në kohë e flakëve, çka për pasojë solli edhe djegien plotësisht të automjetit.Gjatë kqyrjes së këtij automjeti të djegur, brenda tij, u gjetën dhe u fiksuan në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri të djegura, model automatik kallashnikov; një djep luajtës i një arme pistoletë i djegur së bashku me tytën në vendin e saj ku shikohet mbishkrimi Glock 23 Austria 40; 6 copë krehër të djegur dhe të dëmtuar në dukje si ato që përdoren për armët kallashnikov; 1 krëhër pistolete i djegur dhe i dëmtuar, si dhe 2 targa me mbishkrimin XZX1059 të djegura”, thuhet në dosje. 
     

  • 89 plumba u zbrazën drejt “Mercedesit” të Gilmando Danit/ Si shpëtuan mrekullisht dy gratë në atentatin e Rinasit! Dëshmitari: Nga frika..

    89 plumba u zbrazën drejt “Mercedesit” të Gilmando Danit/ Si shpëtuan mrekullisht dy gratë në atentatin e Rinasit! Dëshmitari: Nga frika..

    Atentati i ndodhur më 11 nëntor në Rinas u mori jetën Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, por të dëmtuar nga masakra nuk mbetën vetëm viktimat. 
    Plumbat nuk kursyen as vitrinat e objekteve që ofronin shërbime pranë vendit të ngjarjes, ndërsa vetëm fati ndikoi që bilanci i viktimave të mos ishte edhe më i rëndë, duke pasur parasysh faktin që në zonë ishte shumë qytetarë të cilët ishin në lëvizje apo prisnin të afërmit e tyre të mbërrinin në aeroport. 
    Emisionin “Në shënjestër” ka siguruar edhe dëshminë e një prej personave automjeti i të cilit është dëmtuar nga atentati. 
    Pjesë nga dokumentari: 
    Por ndërkohë që policia gjeti makinën e djegur të autorëve, skena e atentatit që ata lanë pas i ngjante asaj të një lufte, me gëzhoja fishekësh që ishin kudo, ku plumbat nuk kursyen as vitrinat e objekteve që ofronin shërbime pranë vendit të ngjarjes.Dhe me një makinë, atë të shënjestrave të bërë shoshë nga plumbat e shumtë tejshpues të cilët pavarësisht se u qëlluan në krahun e pasagjerit kishin depërtuar deri në dritaren e drejtuesit të mjetit. 
    Muçi Shaljani ishte ende në frymë kur një efektiv policie dhe një i pranishëm i rastit, tentuan ta thyenin dritaren e makinës me shqelma.Një tentativë e dëshpëruar për të nxjerrë të gjallë dy personat e mbetur brenda makinës.Makinë e cila në fillim u tha se ishte e blinduar, por në fakt nuk ishte kështu, gjë që mesa duket e dinin edhe autorët. 
    “Muçi Shaljani, alias Mustafa Sheqeri u transportua me autoambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale u pa të ishte në gjendje kritike, teksa ndërroi jetë mëngjesin e datës 15 Nëntor. Kurse trupi i viktimës Gilmando Dani u transportua në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në Tiranë, për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore”, thuhet në dosjen hetimore. 
    Por sikurse thamë makina e autorëve nuk ishte e vetmja që u bë shoshë nga plumbat.Pasi plumbat nuk kursyen as makina të rastit që u ndodhën aty në lëvizje, apo duke pritur të afërmit e tyre që po ktheheshin nga fluturimi i radhës.Këtë herë vetëm fati i mirë ishte më ta dhe nuk i ktheu në viktima sikurse kishte ndodhur në raste të ngjashme ku nga ekspertiza e parë në vendngjarje, u konfirmuan 89 plumba të qitur drejt makinës ‘Mercedes Benz’ me të cilën udhëtonin Dani dhe Shaljani. 
    Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ndër të tjera u gjetën të fiksuara, si dhe u administruan në cilësinë e provës materiale 82 copa gëzhojë armë zjarri kalibër 7.62 mm, me kapsollë të goditur, të qëlluara ndaj automjetit të markës ‘Mercedes Benz’ me targa me AB 099 UO. 
    Automjet që rezultoi i dëmtuar pothuajse në të gjithë sipërfaqen e tij me vrima tejshpuese si ato të shkaktuara nga kalimi i predhave të armëve të zjarrit. 
    Pasi u bë verifikimi i automjetit ‘Mercedes Benz’ me të cilin udhëtonin viktima Gilmando Dani dhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani, si dhe dëmtimeve tejshpuese që kishte marrë makina me të cilën ata lëviznin, grupi hetues konstatoi dëmtime edhe në fasadën e jashtme (xhamit dhe pllakave) të disa subjekteve private, ku në oborrin përballë zyrës së një kompanie që merret me dhënien e makinave me qira u gjetën dhe u fiksuan disa bërthama predhe. Ashtu si edhe në fasadën e një hoteli pranë vendit të ngjarjes. 
    Një nga këta drejtues mjetesh që ra pre e atentatit ishte dhe M. T.Makina e të cilit mori disa plumba, ndërsa ai po priste nënën dhe tezen e tij, të zbrisnin nga fluturimi i radhës, që për koicidencë ishin në të njëjtin avion me viktimat, që edhe ato udhëtonin nga Barcelona drejt Tiranës. 
    “Si pasojë e të shtënave të shumta një nga predhat ka dëmtuar edhe pjesën e pasme, të anës së shoferit, të automjetit të markës Volksëagen, që drejtohej nga shtetasi M. T., cili po lëvizte aty për të shkuar në Aeroportin e Rinasit”, thuhet në dosje.
    M.T tha për grupin hetues se ai u tremb aq shumë nga të shtënat, sa nga frika nuk kuptoi se makina e tij kishte marrë disa plumba.
    Por ashtu i frikësuar siç ishte, kishte lëvizur për disa metra, derisa ishte ndjerë më i sigurt.Për fatin e tij të mirë, ashtu edhe të familjarëve të tij, ata nuk ishin ngjitur ende në automjet.Pasi siç do të shikohet edhe më tej, predhat e armëve të zjarrit, kishin depërtuar deri në brendësi të makinës. 
    “Rreth orës 13:10 unë u nisa nga Elbasani në drejtim të aeroportit të Rinasit, Tiranëme qëllim për të marrë familjarët e mi (nënën dhe tezen) që po ktheheshin nga Barcelona.Rreth orës 14:12, unë mbërrita në Rinas dhe e parkova automjetin tim të markës Volksëagen, model Passat në një parking jashtë një hoteli dhe qëndrova brenda në automjet me bllokazh. Por ndërsa po prisja familjarët e mi dëgjova disa zhurma (krisma) të njëpasnjëshme dhe për shkak se u tremba ula kokën dhe vazhdova lëvizjen me automjetin tim për rreth 30-40 metra në drejtim të Tiranës.Pasi ndalova dhe zbrita nga automjeti pashë që u afruar shumë njerëz, të cilët pyesnin njëri tjetrin se çfarë kishte ndodhur. Në këtë moment unë pashë se makina ime kishte marrë dy dëmtime (vrima)”, ka rrëfyer ai.
    M.T tha më tej se ai nuk e kishte parë skenën e krimit, pasi në çastin që autorët po qëllonin drejt automjetit ‘MercedesBenz’, ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ai kishte qenë duke parë telefonin. 
    “M.T tha për grupin hetues që në momentin që dëgjoi të shtënat ai ishte duke parë në telefon dhe nuk i kishte konstatuar veprimet e autorëve.Gjatë kqyrjes fillimisht të automjetit të tij u evidentuan dy dëmtime si ato të shkaktuara nga kalimi i predhave me armë zjarri si dhe u gjet edhe një këmishë predhe si ato të armëve të zjarrit. 
    Ndërsa gjatë rikqyrjes së këtij automjeti në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë e mundur nxjerrja e një tjetër bërthame predhe me ngjyrë gri”, thuhet në dosje. 
    Një nga dëshmitarët okularë që u pyet në lidhje me ngjarjen ishte edhe A. Z., i cili në momentin kur po zhvillohej dinamika e atentatit ndodhej në zyrën e tij në kompaninë ku ishte i punësuar, aty ku nga ku mundi të shikojë të gjithë zhvillimin e dinamikës së krimit. 
    “Unë isha i ulur në tavolinën e zyrës sime të punës në kompaninë ku jam i punësuar, kur dëgjova një kërcitje të fasadës së xhamit.Fillimisht mendova se këto zhurma vinin si pasojë e punimeve që po kryheshin në aeroport.Por pasi u ngrita pashë të parkuar në rreth rrotullim, në anën tjetër të rrugës, nga krahu i terminalit të vjetër, një automjet të markës ‘Toyota’, në dukje gjysëm fuoristradë, me ngjyrë të errët, nga e cila zbritën dy ose tre persona të maskuar dhe të armatosur të cilët filluan të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të një automjeti ‘Mercedes Benz’ me ngjyrë të bardhë. Aty pashë po kështu se njëri prej autorëve rrëshqiti tek bari i rrethrrotullimit, por më pas të gjithë hipën në automjetin ‘Toyota’ dhe u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. 
     

  • Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

    Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

    Një aksident ka ndodhur më 17 nëntor në aksin Fier-Seman, në zonën e quajtur Fermë-Çlirim, ku një automjet tip “Benz” u përplas me një karrocë.
    Raportohet se përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar që karroca të devijohej dhe të përfundonte pjesërisht në kanalin anësor të rrugës.
    Si pasojë e incidentit, drejtuesi i karrocës ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

  • Makina përplas karrocën në aksin Fier-Seman, një i plagosur

    Makina përplas karrocën në aksin Fier-Seman, një i plagosur

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
    Një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si  pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.
    Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.

  • Makina përplas karrocën në aksin Fier-Seman, raportohet për të plagosur

    Makina përplas karrocën në aksin Fier-Seman, raportohet për të plagosur

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
    Një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.
    Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.

  • “Opozitën nuk e beson njeri”, gazetari i njohur reagon ashpër: Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

    “Opozitën nuk e beson njeri”, gazetari i njohur reagon ashpër: Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

    Gazetari Almer Toska, i ftuar në një emision televiziv, komentoi protestën e thirrur këtë të hënë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, duke theksuar se sfida kryesore e opozitës nuk lidhet me numrin e pjesëmarrësve, por me humbjen e besimit tek demokratët dhe qytetarët.
    Sipas Toskës, PD vazhdon të përballet me skepticizëm të madh, pasi shumë mbështetës janë zhgënjyer nga premtimet e pambajtura.
    “PD ka një problem të madh me besueshmërinë. Berisha u premtoi një revolucion dhe njerëzit dolën në protestë, kam parë qytetarë të uritur dhe të paangazhuar që u bashkuan atë ditë,” tha ai, duke kujtuar protestat e mëparshme.
    Ai shtoi se vetë demokratët e pranojnë vështirësinë për të mobilizuar mbështetësit: “Demokratët kanë thënë në mbledhje ‘nuk na vijnë njerëzit’. Këtu çalon PD, sepse nuk ngjall më shpresë.”
    Toska u ndal edhe tek problemi i perceptimit publik, duke theksuar se pjesë e ekipit rreth Berishës shfaqen me makina luksoze dhe vila, gjë që – sipas tij – i largon qytetarët e thjeshtë nga protestat.
    Pas padisë për vjedhjen e tokave, banorët e Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit protestë para SPAK“Figura e Berishës shihet si dikush që nuk bën korrupsion dhe nuk shitet, ndërsa njerëz të tij kanë makina nga 100 mijë euro, përfitojnë tendera dhe nuk u mungon asgjë. Ndërkohë demokratët janë në vështirësi,” tha ai.

  • Vr*sja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

    Vr*sja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

    Në një vend që supozohet të jetë ndër më të mbrojturit. Aty ku çdo lëvizje, çdo hyrje dhe çdo kthesë filmohet e regjistrohet nga dhjetëra kamera, ndodhi që siguria u thye në formën më të ashpër nga plumbat e kallashnikovëve.
    Pak pas mesditës së datës 11 nëntor 2025, rreth orës 14:15, një makinë e ndaluar në rrethrrotullim, në hyrje të rrugës që të çon drejt Aeroportit “Nënë Tereza”, kishte ndaluar duke pritur një tjetër makinë që do të dilte nga parkingu i Rinasit.
    Në 75 sekonda ndodh gjithçka. Të paktën 82 plumba të shkrepur drejt një “Mercedes”-i të bardhë lanë të vdekur në vend një 47-vjeçar pasagjer në këtë mjet dhe drejtuesi 42 vjeç u plagos rëndë dhe ndërroi jetë pas 4 ditësh në spital.
    Hetimet flasin për profesionalizëm të lartë e një koordinim në kufijtë e perfeksionit.
    Çfarë e mundësoi që një veprim i tillë të realizohej në një zonë të mbikëqyrur? A ishte dështim teknik? Një rrjedhje informacioni? Apo diçka më e errët, koordinim nga brenda?
    Hetimi do të kërkojë përgjigje në videot që regjistruan çdo kënd, në dëshmitë e kalimtarëve dhe në komunikimet që po shqyrtohen tashmë nga grupi hetimor.
    Por një detaj i ftohtë vjen si një goditje tjetër. Vetëm 2 minuta pas largimit të autorëve, një delegacion shtetëror kaloi në të njëjtën rrugë. Pranë makinës së bërë shoshë nga plumbat e ku brenda saj ndodhej një i pajetë e një tjetër që vetëm merrte frymë.
    Një kalim që ngrit pyetjen më të thjeshtë dhe më shqetësuese: Çfarë na tregon kjo për kontrollin dhe për menaxhimin e informacionit në zemër të kryeqytetit?
    Në orët dhe ditët që vijojnë, ne do të ndjekim gjurmët që lë pas kjo ngjarje. Prova, video, dhe njerëzit që mund të dinë më shumë. Sepse kur një akt i tillë kriminal ndodh në vendin që e konsiderojmë më të sigurtin, dyshimet mbeten se kush e rrëzon gardhin e kontrollit dhe për çfarë arsye?
    Rëndësinë një krimi të tillë, nuk ia jep vetëm vendi ku ndodhi ngjarja, por edhe personazhi që u ekzekutua. E po ashtu edhe grupi që mori pjesë për realizimin e atentatit. Katër autorë, 3 kallashnikovë dhe një pistoletë.
    Viktima ishte Gilmando Dani. Një emër i njohur ndër vite në konfliktet më të ashpra të Tiranës. Por më tepër, i njohur si njeriu më i besuar i Emiljano Shullazit, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe që ka një historik të gjatë arrestimesh, akuzash e ngjarjesh ku është dyshuar e hetuar se mund të jetë përfshirë bashkë me 47-vjeçarin që mbeti i vrarë.
    Personi që u plagos rëndë në këtë atentat e më pas ndërroi jetë, ishte pjesë e strukturave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i emëruar aty në shtator të vitit 2025, në rrethana të dyshimta. Megjithatë në atë ngjarje nuk ishte si agjent i AMP-së. Ishte si bashkëshoqërues i Gilmando Danit në udhëtimin e tij 5 ditor në Barcelonë, ku udhëtuan, qëndruan e u kthyen bashkë. Ndërsa ditën e ngjarjes ishte drejtues i makinës që u sharrua nga plumbat.
    Të tjera pikëpyetje për sigurinë ngre edhe largimi i atentatorëve. Makina e tyre përshkoi 14 kilometra nga vendi i ngjarjes deri në fshatin Halil të Fushë – Krujës, ku u gjet në flakë bashkë me armët e krimit brenda. Një skemë tipikë e atentateve të ngjashme, e kryer edhe në dhjetëra vrasje të tjera, madje pothuajse edhe në të njëjtin vend.
    Pistat? Larje hesapesh, hakmarrje por dhe reagim pas mesazhe të errëta të dalë nga rrjetet e koduara.
    Por si mund të ndodhë një vrasje e tillë në një zonë kaq të monitoruar?
    Dhe kë duhet të trembë kjo goditje?
    A është kjo ngjarje rikthim i një “lufte” të vjetër?
    Aty ku në ditë të tjera qëndrojnë efektivë Policie, patrulla, madje dhe grupe të gatshme, më 11 nëntor 2025, nuk kishte asnjë prej tyre. Madje vetëm disa makina që qarkullonin pa trafikun e rënduar që jemi mësuar të shohim.
    Në orën 14:14, makina e atentatorëve “Toyota” me targa greke të vjedhura është e ndaluar me bllokazh në afërsi të rrethit në krahun e djathtë.
    Makina qëndron aty dhe pas 20 sekondash fillon të lëvizë dhe kalon në krahun tjetër të rrethit, përballë, vetëm pak metra larg Komisariatit të Rinasit, duke qëndruar po me bllokazh edhe 20 sekonda të tjera.
    Më pas hapen dyert dhe zbresin 3 autorët, sapo shohin që makina ku ndodhej objektivi i tyre po i afrohej rrethit dhe nisin menjëherë të qëllojnë.
    Pasi goditet me armë për 4 sekonda, drejtuesi i mjetit humb drejtimin dhe pa kryer harkun në rreth, mjeti ecën diagonal derisa mbetet i ndaluar.
    Në një moment 3 atentatorët kthehen për të hipur në mjetin e tyre, por pasi shohin makinën e objektivit që kishte ndaluar kthehen sërish për ta qëlluar.
    Njëri prej tyre, me hap normal, përshkon mes për mes rrethit, me automatik në dorë dhe i afrohet makinës. Menjëherë pas tij shkon edhe autori tjetër, pasi në dukje, të parit i ngec arma dhe personi tjetër i jep një armë që në dukje është e shkurtër, e ngjashme me pistoletë. Ndërsa makina e tyre vijon rrugën për pak metra me dyer të hapura.
    Personi që i dha armën kthehet tek makina, ndërsa autori tjetër, me dy armët në duar, vijon i qetë drejt mjetit të ndaluar ku ishte objektivi, hedh njërën armë në tokë dhe me tjetrën afrohet tek xhami, në krahun e pasagjerit, ku ishte Gilmando Dani dhe qëllon edhe disa herë drejt tij.
    Në këtë moment bashkëpunëtori i tij kthehet serish dhe ecën me vrap në drejtim të tij. Teksa i pari merr armën që kishte hedhur në tokë, i dyti qëllon edhe disa herë të tjera, në distancë, drejt makinës “Mercedes”.
    Gjithçka zgjat 75 sekonda. Më pas autorët hipin në makinë e cila lëviz me shpejtësi në drejtim të rrugës që të çon drejt Fushë – Prezës dhe Fushë-Krujës.
    Rezulton që autorët të kenë përdorur një rrugë rurale, e përdorur edhe në ngjarje të tjera, që të çon drejt Niklës dhe fshatit Halil ku u gjet e djegur makina.

  • E rëndë në Greqi, makina me emigrantë përmbyset në rrugë, një i vdekur dhe disa të plagosur

    E rëndë në Greqi, makina me emigrantë përmbyset në rrugë, një i vdekur dhe disa të plagosur

    Një makinë që transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ra në një greminë.
    Ngjarja ndodhi orët e vona të ditës së djeshme, në një përrua në zonën pyjore të Rodopit, në Greqi.
    Një person humbi jetën, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende deri më tani, ndërsa 3 të tjerë u plagosën dhe u nxorën me ndihmën e Zjarrfikësve dhe u transferuan në spitalet në Komotini dhe Selanik.

    Oficerët e policisë nga Departamenti i Rojës Kufitare të Sapës të Drejtorisë së Policisë së Rodopit, thanë se makina devijoi duke dalë nga rruga për shkaqe të panjohura ende.
    Departamenti i Patrullës Kufitare ngriti një padi për transportimin e emigrantëve të paligjshëm brenda vendit, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht si dinamikën e ngjarjes së rëndë, ashtu edhe aktivitetin e trafikut të qenieve njerëzore.