Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës, në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë, ku një makinë tip Mercedes Benz me targa shqiptare ka marrë flakë në lëvizje.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, por dyshohet se ai është shkaktuar nga një defekt teknik, konkretisht një falskontakt në grupin e partikularit të mjetit. Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit. Ky incident ngre sërish shqetësimin mbi sigurinë teknike të mjeteve në qarkullim dhe nevojën për kontrolle më të rrepta periodike..
Tag: makina
-

Momenti kur merr flakë makina në Muzinë (VIDEO)
-

Digjen 16 makina Tesla në një dyqan në Romë, Musk: Akt terrorist!
Pamje nga vendngjarja
ROMË- Një dyqan që ishte distributor i makinave të Teslas është përfshirë nga flakët, duke djegur të paktën 16 automjete. Fatmirësisht në dyqan nuk kishte asnjë person në momentin e shpërthimit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës i Romës tha se po hetonte të gjitha mundësitë për shkakun e zjarrit, duke përfshirë mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme.
Policia ka marrë në pyetje pronarët e dyqanit dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Ky incident është i fundit në një seri ngjarjesh të ngjashme, ku Tesla ka qenë objekt i vandalizmit. Së fundmi, makina Tesla janë shkatërruar edhe në të tjera qytete të Italisë, duke përfshirë akte vandalizmi me mesazhe kundër Elon Musk dhe Donald Trump, që janë shkruar me bojë llak në automjetet e dëmtuara.
Një tjetër përfaqësi e Tesla-s u dogj një javë më parë në veri të Romës, duke shkatërruar 30 makina, përfshirë Tesla të përdorura. Fillimisht, hetimet sugjeruan një defekt elektrik si shkakun e zjarrit, por hetimet janë ende në proces.Pamje nga vendngjarja
Po ashtu, disa Tesla në lagjen Garbatella të Romës, një zonë e njohur se vizitohet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, janë dëmtuar. Megjithatë, Meloni nuk ka komentuar ende mbi këto incidente. Përfaqësitë e Tesla-s në Milano janë gjithashtu shënjestruar nga grupe mjedisore gjatë javëve të fundit. Tesla Italia ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me policinë dhe ka dorëzuar videot nga kamerat e sigurisë të automjeteve, të cilat regjistrojnë edhe kur makinat janë të fikura.
Elon Musk reagoi menjëherë në platformën e tij X (ish-Tëitter), duke e quajtur këtë akt “terrorizëm”. Tesla është shënjestruar në protesta të shumta për lidhjen e Musk me administratën Trump, dhe shitjet e makinave Tesla në Europë kanë rënë 49% gjatë dy muajve të parë të vitit, pavarësisht se shitjet e përgjithshme të automjeteve elektrike janë rritur./ZËRI -

Aksident në Kurbin/ Makina përplaset me trafikndarësen, tre të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen.
Nga ky aksident, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.Top Channel
-

Merr flakë makina në Sarandë
Një automjet është përshirë nga flakët në Qafën e Muzinës ditën e sotme, ndërsa po ecte në drejtim të Sarandës.
Automjeti me targa shqiptare i tipit mercedez-Benz, ëhstë përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë në ecje.
Nuk dihet arsyeja e zjarrit por dyshohet një defekt elektrik. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. -

Atentat ndaj presidentit rus? Shpërthen makina e autokolonës së Putin para FSB
Pamje nga shpërthimi
MOSKË- Një limuzinë që i përket autokolonës së presidentit rus Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Moskë. Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende se kush ishte në limuzinën luksoze të Vladimir Putinit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së shërbimit sekret FSB në lagjen Lubyanka dhe makina është një Aurus Senat, me vlerë rreth 329,000 euro. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar./ZËRI
-

Makina përplaset me turmën në Berlin
Një makinë u përplas me njerëzit në një trotuar në një periferi të Berlinit të mërkurën në mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në Gesundbrunnen, një zonë me shumë vende argëtimi dhe me një stacion treni të mbingarkuar.
Në rrjetet sociale raportohet për të lënduar, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për numrin apo gjendjen e tyre. Të tjera informacione flasin për një shofer 16-vjeçar i cili po tentonte t’i ikte policisë para se të binte në mes të turmës. Në vendngjarje kanë shkuar shumë autoambulanca dhe policia. -

VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, momenti kur një mjet me shpejtësi përplas 4 makina dhe motorin
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Sabaudin Gabrani” në Kombinat. Raportohet se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke përplasur 4 makina që ndodheshin duke ecur bashkë me një motor.
Aksidenti ka qenë shumë i fortë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që si “Benzi” fluturon mbi trotuar. Ndërkohë njerëzit vënë duart në kokë. Për momentin nuk ka asnjë reagim nga policia. -

Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas 4 makina dhe një person me motor (Video)
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Sabaudin Gabrani” në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Mësohet se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke përplasur 4 makina të tjera që ndodheshin në rrugë dhe një motor.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që si “Benzi” fluturon mbi trotuar, ndërkohë njerëzit vënë duart në kokë.
Ndërkohë, nuk ka ende asnjë reagim nga policia. -

Aksident në Berat, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”.
Bëhet e ditur se mjeti tip BMW, duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Ndërkohë vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikëse. Siç raportohet kanë qenë efektivët zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit te automjetit, Adnand Çala. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
-

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti (Emri)
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”.
Një mjet tip BMW, duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikëse.
Kanë qenë efektivët zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen shëndoshë e mirë nga mjeti të drejtuesit te automjetit, shtetasit Adnand Çala, banues në fshatin Duhanas.
Drejtuesi i mjetit fatmirësisht ka dalë pa lëndime nga makina.
Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për aksidentin dhe daljen e mjetit nga rruga është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.