Tag: makina

  • Arlind Qorit i prishet makina rrugës për Athinë: Do jemi atje, me mushkë apo autobuz apo edhe në këmbë!

    Arlind Qorit i prishet makina rrugës për Athinë: Do jemi atje, me mushkë apo autobuz apo edhe në këmbë!

    Edhe kur makina vendos të mos bashkëpunojë, vendosmëria e Arlind Qorit nuk ndalet. Anëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes BASHKË do të jenë nesër në Athinë, në një takim të hapur për të prezantuar idetë dhe programin e hartuar për një të ardhme më të mirë.
    Postimi i plotë: 

    Makina e Albanit vendosi të bëjë rezistencë pasive. Sidoqoftë ne nuk do të ndalojmë. Në Athinë do të mbërrijmë gjallë a vdekur, me mushkë, autobus ose në këmbë.Shihemi nesër në Athinë, ora 11:00, për të diskutuar mbi idetë dhe programin e hartuar nga Lëvizja BASHKË!Adresa: Akadimias 50, 10679 AthinëOrganismos Politismou, Athlitismou & Neolaias Dimou AthineonKontribuo për Lëvizjen BASHKË: https://levizjabashke.al/kontribuo/

  • Aksident në Durrës, përplasen dy makina, raportohet për të plagosur

    Aksident në Durrës, përplasen dy makina, raportohet për të plagosur

    Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17 të Durrësit, një nga segmentet më problematike për aksidente.
    Në përplasje kanë qenë dy automjete, një “Ford Fiesta” dhe një “Audi”.
    Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit për trajtim, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.
    Ka pasur gjithashtu dëme materiale të konsiderueshme.
    Dyshohet se shkaku kryesor ka qenë shpejtësia dhe mosfunksionimi i semaforit në një nga kryqëzimet e rëndësishme të këtij aksi që lidh Durrësin me autostradën.
    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

  • Aksident i rëndë në Durrës, 16-vjeçari përplas për vdekje një person! makina përfundon në moçal

    Aksident i rëndë në Durrës, 16-vjeçari përplas për vdekje një person! makina përfundon në moçal

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit.

    Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një person që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
    Ndërkaq drejtuesi i mjetit, 16-vjeçari me iniciale K. B., nuk ka dëmtime shëndetësore, teksa nuk kishte as leje drejtimi. Makina që drejtonte i mituri ka përfunduar në moçal.
    Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami. Mësohet se ai ka qenë peshkatar amator që po gjuante peshk në ligatinën e Fllakës.
    Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në vend/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal (Detajet)

    Aksident i rëndë në vend/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal (Detajet)

    Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
    Sipas burimeve të korrespondentes  Brixhilda Deda, dyshohet se një mjet tip Volswagen ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal në anë të rrugës.

    2 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
     
     

  • OPINION – 120 mijë euro për të larë 10 makina në një vit, me aq para ndërtohet një lavazh për të gjitha ministritë

    OPINION – 120 mijë euro për të larë 10 makina në një vit, me aq para ndërtohet një lavazh për të gjitha ministritë

    120 mijë euro për të larë 10 makina të një ministrie për një vit! Kjo është kostoja e një tenderi të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Mesatarisht, 1 mijë euro në muaj për një makinë vetëm për larje, do të konsiderohej kosto e lartë edhe për vende të zhvilluara, madje edhe në BE dhe SHBA.
    Për të krijuar një ide, nëse do të arrihet pensioni minimal i premtuar 200 euro në muaj, 10 mijë euro kosto mujore, konvertohen në 50 pensione që do të kënaqnin po kaq të moshuar. Edhe frekuenca e larjes së parashikuar në makinave, është e çuditshme: një herë në dy ditë! Edhe nëse këto mjete do të udhëtonin në fshatrat më të humbur, nuk do të ishte e nevojshme të laheshin kaq shpesh. Aq më shumë, kur rugët e asfaltuara, sipas vetë ministres Balluku, janë shtuar ndjeshëm në 12 vite.

    A është abuzim 120 mijë euro në vit për larjen e 10 makinave të vetëm një ministrie? Në fakt, këtë duhet ta pohojnë ose mohojnë institucionet. Megjithatë, me 120 mijë euro, mund të ngrihet nga e para një lavazh, ku mund të pastroheshin nga zhuli, jo vetëm 10 makinat e ministrisë së Ballakut por të gjitha ministrive. Me 1 milion lekë bruto në muaj, do të ishte i kënaqur të punonte si lavazhier çdo person, aq më shumë që, kur pastron makina VIP- ash, mund të lënë bakshish edhe dyfishin e vlerës së punës së kryer. Nëse një i vetëm nuk mund ti përballonte, mund të shtohej edhe një tjetër, me kosto vjetore totale bruto 24 mijë euro. Gjithmonë më lirë se “llogaria” e Ballukut, madje duke punësuar të paktën edhe dy individë.
    A duhet të anulohet një tender i tillë? Sigurisht dhe me urgjencë! Qeveria, ministritë por edhe nivele më poshtë, kanë dhënë prova se zgjidhin qesen për investime me interes publik, siç është Kopshti i Edenit brenda Kryeministrisë. Të pastrosh makinat e ministrive nga zhuli i brendshëm dhe i jashtëm, siç i parashikon edhe tenderi, që pasagjerët e tyre të mos ndoten më shumë se janë ndotur, është një investim publik me vlerë që ia vlen. Mjafton një lavazh, në fakt më mirë me furçë se me solucion. Madje- madje, me shpalcë dhe duke e fërkuar fort dhe pandërprerje! /Shënim i ShkodraWeb/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Flamur i kuq pas aksidentit të rëndë në provat e lira në Japoni, makina përplaset me 300km/orë

    Flamur i kuq pas aksidentit të rëndë në provat e lira në Japoni, makina përplaset me 300km/orë

    4 Prill 2025

    8:27

    Telesport

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes gjatë sesionit të dytë të provave të lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1.
    Makina Alpine e pilotit amerikan Jack Doohan është përplasur me barrierat mbrojtëse në kthesën e parë të pistës së Suzuka, teksa ishte me një shpejtësi prej 300km/orë.
    Impakti ka qenë i fortë dhe tronditja e pilotit e madhe. Ai doli vetë nga njëvendëshja e tij, por u transportua menjëherë nga stafi mjekësor në qendrën shëndetësore për verifikime.
    Ndërkohë, organizatorët valëvitën flamurin e kuq, duke ndalur për momentin provat e lira deri në pastrimin e pistës dhe zonës ku ndodhi aksidenti. Në Japoni do të zhvillohet të dielën gara e tretë sezonale e Formula 1.
    Makina e Doohan është dëmtuar rëndë.

  • Aksident në Lushnje/ Përfshihen 7 makina, plagosen tre persona

    Aksident në Lushnje/ Përfshihen 7 makina, plagosen tre persona

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë “Kthesës së Pojanit”. Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.

  • Çudia! Çon makinën për rregullim, mekaniku e përdor dhe bën aksident

    Çudia! Çon makinën për rregullim, mekaniku e përdor dhe bën aksident

    Sait Ruçi tregon se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit padrejtësisht e përdori atë në gjendje të dehur e për pasojë, jo vetëm që shkaktoi dëme në mjete të tjera, por prej këtij veprimi, u sekuestrua edhe “Audi”, që sot ndodhet në gjendje të mjerë.
    “Unë quhen Sait Ruçi banoj dhe jetoj në Angli. Kam sjellë makinën këtu, kur kam ardhur me pushime. Makina m’u prish, e dërgova këtu në Tiranë në servis dhe më thanë që duhet të prisja sa ta rregullonte makinën. Unë u ktheva në vendin ku jetoj, kur kthehem përsëri në Shqipëri, shkoj tek servisi pyes për makinën më thonë që ka ndodhur një problem. Personi që punon në atë servis ka përdorur makinën pa dijeninë time dhe ka ndodhur një incident. Ka gërvishtur 2 makina të tjera me makinën time. E kishte marrë për llogari të vet, me sa pashë nga dokumentet që e kishin arrestuar në flagrancë, pashë që kishte lëvizur në gjendje të dehur punëtori i servisit. Në këtë rast është bllokuar makina ime”, tha denoncuesi.
    Gjykata e Shkallës së Parë, përveçse dënoi me 1 muaj burg mekanikun, vendosi, që automjeti t’i kthehej menjëherë pronarit të ligjshëm, por autori i veprës e ankimoi vendimin e dënimit, pa pasur pretendime për kthimin e makinës.

    “I jam drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të më rikthyer mjetin tim. Pasi çështja vazhdon në Apel, por unë nuk kam të bëj fare me çështjen e atij. Unë thjesht po kërkoj mjetin tim, që të më kthehet mua si pronari i makinës. Kam bërë kërkesën, por nuk kam marrë asnjë përgjigje ne lidhje me këtë çështje”, shton Sait Ruçi.

    Por mesa duket, ankimimi është konsideruar në tërësi dhe pritet gjykimi në Apel. Avokati Arben Llangozi, bashkë me Saitin depozituan në Apel kërkesën për kthim të sendit, pa cenuar gjykimin për autorin e veprës.

  • Spa për “Audi-n A8” të Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve

    Spa për “Audi-n A8” të Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve

    Në një vend ku pensionistët numërojnë qindarkat për ilace dhe ku spitalet s’kanë pajisje për kurimin e pacientëve, Belinda Balluku – zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës– ka urgjencën e saj personale: larjen e makinës.

    Sigurisht që larja e Audit të saj, model A8 nuk mund të bëhet si plebenjtë me kova me ujë. Mjeti i saj kërkon trajtim, dhe për këtë zhvillohet një tender që saktëson se për larjen e mjetit Audi A8 dhe të disa makinave të tjera duhet; fshesë me kompresor; solucion të specializuar dhe 10 mijë euro shpenzime në muaj.

    10 mijë euro – një detaj gjenial për të mos kaluar në procedurë të hapur dhe për t’ia servirur si “blerje të vogël” një lavazhi mik.

    Specifikat janë në tenderin që u hap në datën 28 mars 2025, ku kërkohet që lavazhi të mos jetë më larg se 2 km nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, të punojë me dy turne, edhe të shtunave, të ketë ambient pritjeje për 4 makina, të mos mbajë makinën më shumë se 30 minuta në radhë, të ofrojë pastrim brenda-jashtë për 30 minuta, dhe të jetë i pajisur me leje mjedisore.

    Nuk duhet harruar kushti final: “Larja të bëhet me solucion, jo furçë” – një detaj që të bën të dyshosh nëse po flasim për një makinë apo për një objekt kulti politik që meriton trajtim spa.

    Tenderi parashikon që vetëm makina Audi A8 e ministres të lahet 12 herë në muaj. Po, një herë në çdo dy ditë pune.

    Me 10 mijë euro nuk do të trajtohet vetëm Audi i ministres. Lista e lavazhit vazhdon me një Toyota, një Volksëagen Touareg, një Hyundai, një Citroen, një Land Rover, një Toyota Rav4, një Skoda dhe një tjetër Toyota.

    Në total, një ceremoni e përmuajshme larjeje për një flotë të tërë makinash qeveritare, të paguara nga taksat e qytetarëve, përfshirë dhe të atyre që ankohen se s’kanë ujë në shtëpitë e tyre.

    Ah, për të mos u harruar luksi final: “larje tapicerie 10 herë në vit” për 3 vetura dhe 7 fuoristrada. Sepse kush mund ta parashikojë çfarë mund të ndodhë mbi tapicerinë e një makine qeveritare– historia e shtetit shqiptar mund të shkruhet aty.

    Në fund fare, mbetet veçse një pyetje e thjeshtë: A është kjo lavazh për makina, apo rrjepja e zakonshme e parave tona? Sepse kur një ministre e akuzuar si “Lubia e tenderave” vendos të shpëlajë makinën e saj 12 herë në muaj me tender publik, këtu nuk flitet më për pastrim, por për shpëlarjen e radhës së buxhetit nga paratë e taksave./Lapsi.al

  • Akuza: Pa Verstappen, aktualisht Red Bull do të ishte një makinë anonime në Formula 1

    Akuza: Pa Verstappen, aktualisht Red Bull do të ishte një makinë anonime në Formula 1

    1 Prill 2025

    10:11

    Telesport

    Cili është Red Bull i vërtetë i këtij sezoni? A është makina e drejtuar në dy garat e para të këtij sezoni nga Liam Lawson (i la vendin Yuki Tsunoda) apo ajo e pilotuar nga Max Verstappen, që e ngjiti një herë në podium dhe e ka mbajtur mes katërshes së më të mirëve deri më tani?
    Ai që përpiqet t’i përgjigjet kësaj dileme është ish-piloti gjerman Ralf Schumacher, i cili nuk i kursen kritikat: “Red Bull duhet t’i jepte më shumë kohë Lawson, pasi dy gara së bashku me Verstappen nuk janë të mjaftueshme. Makina është mjaft e vështirë për t’u drejtuar dhe nuk u bën asnjë favor pilotëve të rinj”.
    “Red Bull është aktualisht si një bandë muzikore pa dirigjent, ku qetësimi i polemikave është urdhri i ditës. Makina Red Bull do të ishte anonime dhe me rezultate mediokre nëse nuk do të ishte Max Verstappen, i cili vazhdimisht arrin të nxjerrë “gështenjat nga zjarri” me pilotimin e tij”, shtoi Ralf Schumacher.
    “Po i ndërrojnë pilotët si karamele. Më vjen keq që braktisën Perez, më pas Lawson dhe tani është Tsunoda. Kjo nuk i bën mirë as Verstappen, që nuk ka një ndihmë në pistë dhe i duhet të përballojë i vetëm gjithë trysninë e Red Bull”, deklaroi Ralf Schumacher.