Tag: makabër

  • Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon presidenti Begaj: Atentat makabër ndaj vetë sistemit!

    Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon presidenti Begaj: Atentat makabër ndaj vetë sistemit!

    bajram begaj

    TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri brenda në sallën e gjyqit dhe humbi jetën rrugës për në spital. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet i tronditur nga ngjarja, teksa e cilëson një akt makabër ndaj sistemit tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale. Kreu i shtetit ka bërë thirrje që shoqëria duhet të përbuzë sulmine tmerrshën, ndërs apërfundoi se gjendjet pranë familjarëve dhe kolegëve të të ndjerit për përngjarjen e rëndë.

    Postimi i plotë:
    “Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen.”

  • Presidenti Begaj reagon për vrasjen në gjykatë: Akt makabër ndaj sistemit

    Presidenti Begaj reagon për vrasjen në gjykatë: Akt makabër ndaj sistemit

    Presidenti Begaj ka reagua i tronditur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit ku u ekzekutua me armë zjarri në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja.
    Kreu i shtetit e cilëson ngjarjen një akt makabër kundër sistemit dhe paqjes sociale.
    “Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.
    Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen”, shkruan Begaj.

  • Krimi makabër/ Drejtoresha varros nënën në stallë, dëshmia tronditëse:  E bëra sepse…

    Krimi makabër/ Drejtoresha varros nënën në stallë, dëshmia tronditëse: E bëra sepse…

    Një rast i frikshëm u zbulua orët e fundit në Greqinë Qendrore, ku një grua u arrestua pasi akuzohet se kishte varrosur nënën e saj prej tre vitesh në një fshat në Viotia, me qëllim që të vazhdonte të merrte pensionin e saj.
    E dyshuara, e cila ishte drejtoreshë në një Qendër Shëndetësore të Edukimit (KEP) lokale, i tha policisë se nëna e saj e moshuar kishte probleme me lëvizshmërinë dhe ndërroi jetë nga shkaqe patologjike në shtëpinë e tyre në vitin 2023, në moshën 91 vjeç.
    Megjithatë, për shkak se po përballej me probleme financiare, ajo e fshehu vdekjen e saj në mënyrë që të vazhdonte “të merrte pagesën e paaftësisë dhe pensionin e saj” dhe e varrosi në një stallë, pranë shtëpisë, me ndihmën e një të huaji.
    Që nga vera e vitit 2023, kur ndodhi incidenti, gruaja e moshuar nuk ishte parë askund në fshat dhe me këtë rast, një kallëzim iu drejtua prokurorit të Tebës, i cili nisi hetimin, shkruan “Protothema”.
    Të shtunën, 62-vjeçarja paraqiti një grua tjetër të moshuar që kishte një problem shëndetësor si nënë të saj, por më pas i zbuloi policisë se e kishte varrosur nënën e saj të vërtetë pranë shtëpisë me ndihmën e një burri, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur.

    Më pas, në prani të një oficeri gjyqësor, u krye një zhvarrim gjatë të cilit u gjet një skelet njerëzor i mbuluar me çarçafë.
    Policia, e cila kontrolloi shtëpinë e 62-vjeçares, drejtoreshë e Qendrës Komunitare Oinofyta, u drejtua në hambarin fqinj dhe hapi një gropë të vogël, duke gjetur brenda trupin e pajetë të 91-vjeçares.
    Trupi nuk ishte varrosur shumë thellë dhe ishte i mbuluar vetëm me dhe , ndërsa gropa kishte një diametër të vogël, që do të thotë se i huaji që e varrosi e vendosi të mbështjellë.

    Sekreti makabër doli në dritë pas këmbënguljes së të afërmve të saj dhe banorëve të zonës që kishin humbur “gjurmët” e plakës, por 62-vjeçarja këmbënguli t’u thoshte atyre se nëna e saj ishte në shtëpi.
    Ajo pritet të çohet në prokurorin e Tebës brenda ditës, ndërsa është urdhëruar një dosje kundër saj për shkelje të neneve mbi “mosnjoftimin e zbulimit të një personi të vdekur”, “dëshminë e rreme”, “vrasjen nga pakujdesia” dhe “mashtrimin”.
     
     

  • Krimi makabër në Greqi/ Zbulohet FOTO e shqiptarit dhe gruas së tij! Daja i autorit i bën thirrje: Dorëzohu…

    Krimi makabër në Greqi/ Zbulohet FOTO e shqiptarit dhe gruas së tij! Daja i autorit i bën thirrje: Dorëzohu…

    Autori i dyshuar në kërkim dhe gruaja e tij, që mbeti viktimë e krimit në familje

    GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje i ndodhur në Volos këtë të premte, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij 36-vjeçare. Disa orë pas ngjarjes, është identifikuar viktima Marjola Nakoleci, e cila mbeti e vrarë në mbeti e vrarë në hyrje të pallatit ku jetonte me familjen. Ndërsa autori i krimit është bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci. 
    Mediat greke kanë publikuar fotot e çiftit, teksa bëjnë me dije se 40-vjeçari shqiptar, po trajtohej për probleme të shëndetit mendor në psikiatri. Autori ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor, ndaj po trajtohej edhe në Psikiatri. Sipas policisë, 40-vjeçari është akuzuar në të kaluarën ndër të tjera, për organizatë kriminale, si dhe për shkelje të ligjeve për drogën. Më 28 qershor ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik.

    Krimi i rëndë ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. Raportohet se sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të debatojnë. Më pas, shqiptari dyshohet se e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se Marjola ka qenë në jetë deri në momentin që kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, e masakruar me plagë nga thika dhe e gjakosur mbi xhama, por rrugës për në spital ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ka qenë vazja e tyre ajo që ka njoftuar autoritetet, ndërsa ka zbuluar e prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.
    Ndërkohë, daja i autorit të krimit makabër ka folur për mediat, duke i bërë thirrje nipit të tij që të dorëzohet në polici. Ai ka konfirmuar se 40-vjeçari ka patur probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i kartelizuar në Shqipër. 
    “Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për cfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve. Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar.”, është shprehur ai.
    Pas krimit, burri shqiptar është larguar dhe policia ka nisur kërkimet në qytet për ta kapur, ndërsa shkaqet e krimit makabër nuk dihen ende. /ZËRI

  • Ngjarje makabër në Itali! I riu përdhunon të moshuarën 80-vjeçare në shtëpinë e saj dhe i grabit 500 euro

    Ngjarje makabër në Itali! I riu përdhunon të moshuarën 80-vjeçare në shtëpinë e saj dhe i grabit 500 euro

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një komunë në veri të Romës, ku një person i cili ndodhej në arrest shtëpie, u arratis dhe përdhunoi një grua të moshuar 80-vjeçare.

    Ngjarja makabër ndodhi mes natës së 2 dhe 3 gushtit, ku 26-vjeçari dyshohet se hyri në shtëpinë e viktimës, e cila jeton vetëm, duke e kërcënuar me thikë për ta detyruar të dorëzonte para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
    Kur gruaja e moshuar refuzoi, duke shpjeguar se nuk kishte para në dorë ose ar në shtëpi, sulmuesi dyshohet se e hodhi në dysheme dhe e sulmoi seksualisht, përpara se ta detyronte ta ndiqte atë në një bankomat për të tërhequr 500 euro.
    Pasi mori paratë, burri iku në këmbë, duke e kërcënuar gruan se do ta vriste nëse ajo do ta raportonte incidentin.
    Hetimi, i bërë i mundur falë analizës së pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes në zonë dhe zbulimit të sendeve të dobishme brenda apartamentit, çoi shpejt në identifikimin e autorit të krimit, i cili u dërgua në burg dhe u akuzua për sulm seksual të rëndë dhe grabitje.

    Top Channel

  • Vrasja makabër në Turqi/ Detaje tronditëse, 22-vjeçarja u vra pasi refuzoi propozimin për martesë

    Vrasja makabër në Turqi/ Detaje tronditëse, 22-vjeçarja u vra pasi refuzoi propozimin për martesë

    22-vjeçarja dhe ish-i dashuri

    TURQI- Vrasja brutale e Ayşe Tokyaz, një studente 22-vjeçare e infermierisë, ka tronditur Turqinë dhe ka shkaktuar zemërim të gjerë publik për dhunën ndaj grave. Tokyaz u raportua e zhdukur javën e kaluar pasi motra e saj binjake, Israa, humbi kontaktin me të. Mediat raportojnë se trupi i saj u gjet tre ditë më vonë, i copëtuar brenda një valixheje, duke çuar në arrestimin e shtatë personave, përfshirë ish-të dashurin e saj, Cemil Koç, një ish-oficer policie.
    Autoritetet thanë se hetimet paraprake zbuluan se Tokyaz kishte pësuar abuzim fizik të vazhdueshëm para vdekjes së saj. Në mbrëmjen e 9 korrikut, ajo thuhet se shkoi në banesën e ish-të dashurit, ku u rrah për vdekje dhe nuk doli më kurrë gjallë.
    Çështja mori një kthesë edhe më të errët kur zyrtarët zbuluan se i dyshuari ishte përpjekur t’i ofronte 500,000 lira turke (rreth 15,000 dollarë) një shoferi taksie për ta ndihmuar në fshehjen dhe asgjësimin e trupit. Pamjet e kamerave të sigurisë konfirmuan momentet e fundit të Tokyazit duke hyrë në ndërtesën ku ndodhi krimi. Ndërkohë, ish-i dashuri i saj që është i dyshuari kryesor për ngjarjen, ka deklaruar se: “Ajo ra nga shkallët… dhe vdiq”, ndërsa mediat dhe opinioni publik e kanë quajtur të neveritshëm justifikimin e tij. Sipas hetimeve, Koç kishte propozuar martesë, por Ayşe e kishte refuzuar dhe ky besohet të jetë shkaku i këtij akti makabër. 
    Të arrestuarit mbeten në paraburgim dhe pritet që të akuzohen zyrtarisht ndërsa hetimet vazhdojnë. Ngjarja ka nxitur valë protestash në Stamboll, me pankarta që kërkojnë drejtësi për Ayşen. Organizatat për të drejtat e grave kanë denoncuar për të disatën herë fenomenin e “vrasjeve të heshtura”, ku vajzat vriten nga njerëzit më të afërt, ndërsa shteti hesht./ZËRI/

  • Krim makabër në Turqi, 19-vjeçari vret të fejuarën që mbeti shtatzënë nga përdhunimi

    Krim makabër në Turqi, 19-vjeçari vret të fejuarën që mbeti shtatzënë nga përdhunimi

    Një krim makabër ka tronditur Turqinë. Një 18-vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga i fejuari i saj pasi ky i fundit kuptoi që pas fejesës gruaja e tij u përdhunua dhe kishte mbetur shtatzënë.

    18-vjeçarja Oya Budak mësohet se ishte 5 muajshe shtatzënë kur u vra nga i fejuari i saj, vrasje e ashtuquajtur për çështje nderi.

    Sameti 19-vjeçar telefonoi Oyan të enjten në mbrëmje duke i kërkuar të takoheshin. 18-vjeçarja shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar dhe 19-vjeçari nxori armën dhe e qëlloi në gjoks dhe në kokë.

    Qytetarët që dëgjuan krismat njoftuan policinë. 18-vjeçarja u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin as atë dhe as foshnjën.

    Policia arrestoi 19-vjeçarin në shtëpinë e xhaxhait të tij. Autori i krimit që kishte abuzuar seksualisht me Oyan u arrestua dhe u dërgua në burg.

    Autori i vrasjes u dërgua në prokurori dhe kur një gazetar e pyeti pse e vrau Oyan, ai u përgjigj ‘Nuk pendohem, largohu!’.

  • Krim makabër në Itali, dy vëllezër akuzohen për vrasjen e babait të tyre

    Krim makabër në Itali, dy vëllezër akuzohen për vrasjen e babait të tyre

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Quarto, pranë Napolit, ku dy vëllezër, të moshës 34 dhe 42 vjeç, janë ndaluar nga karabinierët, të akuzuar për vrasjen e babait të tyre, Antonio Di Gennaro, 72 vjeç.
    Alarmi u dha mbrëmjen e djeshme nga partnerja e 72-vjeçarit, e cila raportoi zhdukjen e tij në stacionin e policisë. Menjëherë, karabinierët nisën hetimet dhe, gjatë një kontrolli në shtëpinë e dy vëllezërve të arrestuar, gjetën trupin e viktimës të fshehur në një arkë në tarracë. Shtëpia ndodhet në zonën qendrore të Quartos, një qytet i populluar në periferi të Napolit.
    Hetimi, i koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, u krye nga Karabinierët e degës Quarto dhe ata të Kompanisë Pozzuoli. Pavarësisht se dy vëllezërit nuk kanë të kaluar kriminale, ndaj tyre janë mbledhur “prova të forta” që i akuzojnë për vrasjen e babait të tyre.
    Antonio Di Gennaro ishte zhdukur që prej datës 3 qershor, sipas dëshmisë së partneres së tij. Ky krim makabër ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal.

  • Vrasje makabër në Itali! Pa kokë dhe trup i djegur, gjendet e pajetë eskorta rumune/ Autori: Më shantazhonte

    Vrasje makabër në Itali! Pa kokë dhe trup i djegur, gjendet e pajetë eskorta rumune/ Autori: Më shantazhonte

    Është zbardhur ngjarja makabre që tronditi opinionin publik në Itali: trupi i Maria Denisa Paun, e njohur edhe si “Adas”, eskortës rumune 30-vjeçare që jetonte në Romë, u gjet më 4 qershor në një zonë të pyllëzuar pranë një shtëpie të braktisur në Montecatini Terme.
    Trupi ishte fshehur midis shkurreve, pa kokë dhe i djegur pjesërisht. Denisa ishte zhdukur natën e 15 majit në Prato.
    Vetëm pak orë pas zbulimit makabër, Karabinierët arrestuan një 32-vjeçar rumun, Vasile Frumuzache, banues në Monsummano Terme, i martuar dhe me dy fëmijë. Ai punonte si roje sigurie dhe konsiderohej i armatosur e shumë i rrezikshëm. Arrestimi u bë në një operacion të koordinuar nga njësitë speciale GIS dhe Prokuroria e Pratos, shkruajnë mediat italiane.
    Frumuzache e ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar: “Ajo po më shantazhonte, prandaj e vrava.”
    Si ndodhi vrasja?
    Sipas hetimeve të Prokurorisë së Pratos dhe Karabinierëve të Firences, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, Denisa u vra natën e zhdukjes së saj në dhomën 101 të një rezidence në rrugën Ferrucci në Prato, ku ajo priste klientët. Një kamerë sigurie regjistroi autorin duke hyrë në rezidencë në orën 22:50 me një çantë të zezë dhe duke qëndruar aty për më shumë se dy orë.
    Rreth orës 01:05 të mëngjesit, kamera e regjistroi sërish teksa largohej me valixhen e bardhë të Denisës. Brenda saj ndodhej trupi i pajetë i gruas, i cili më pas u transferua në bagazhin e Golfit të autorit.
    Zbulimi i trupit dhe provat
    Trupi u gjet mëngjesin e 4 qershorit, në një zonë të pyllëzuar jo larg klubit “Le Panteraie”, falë gjurmimit të GPS-it të makinës së autorit, i instaluar nga kompania e sigurimeve. Vetëm disa metra më tutje, u gjet edhe valixhja e bardhë.

  • Vrasja makabër e Ilaria Sulës/ Samson shkoi në shtëpinë e shqiptares dhe u ndalua nga shoqet e saj, çfarë ndodhi një natë para ngjarjes tragjike

    Vrasja makabër e Ilaria Sulës/ Samson shkoi në shtëpinë e shqiptares dhe u ndalua nga shoqet e saj, çfarë ndodhi një natë para ngjarjes tragjike

    Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabër, ku shqiptarja Ilaria Sula u masakrua për vdekje në Itali nga i dashuri i saj Antony Samson, teksa ky i fundit pranoi krimin në prokurori.
    Mediat e huaja shkruajnë se Samson shkoi në shtëpinë ku Ilaria jetonte bashkë me shoqet e saj për t’i marrë laptopin e shqiptares, por këto të fundit nuk e lejuan që të hynte.Lexo edhe :Related Posts
    Pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur, 22-vjeçarja shkoi që të sqarohej me Samson në shtëpinë e tij.

    Ilaria qëndroi atje atë natë, teksa të nesërmen i komunikoi vendimin për t’i dhënë fund lidhjes. Kjo gjë më pas solli dhe aktin makabër të 23-vjeçarit filipinas, i cili i mori jetën studentes shqiptare.
    Nga ana e tij, Samson ka rrëfyer se ka humbur toruan nga mesazhet që Ilaria shkëmbente me një djalë tjetër dhe ka prentenduar se ajo ia ka treguar vetë.
    /vizionplus.tv