Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se zgjedhjet e 11 majit do të jenë më të vështira se të vitit 2021.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se nuk ka luftë brenda PS, pas arrestimit të Veliajt.
Ndërsa komentatorja politike, Brizida Gjikondi u shpreh se Tirana, është sfidë personale për kryeministrin Edi Rama.
Pandeli Majko: Ne mendonim 19, unë isha te kufiri i 19. Ne e konsideruam që një pjesë e votave tona kishin shkuar te PSD dhe mori një mandat. Për momentin, nuk jam duke menduar këtë, por ne e kemi më të vështirë se në 2021, kjo është e sigurt. Ja që Partia Socialsite nuk është një trup amorale që e diskuton në mënyrë kaq të thatë, kaq të thatë. Unë e shoh situatën nga brenda, kam të drejtë që mendoj që kjo situatë nuk mund të konsiderohet kështu. Të gjithë mund të kemi pasur debate, por kur sheh njeri në burg, çfarë mendon, se do ta zëvendësojmë. Nuk është e vërtetë.
Brizida Gjikondi: Mendoj se ka më të lehtë, kanë Ramën në krye të Tiranës. Në Tiranë nuk ka vakum. Mendoj se Rama do ta çojë tiranën në 20 dhe do të japë mesazhin që, jam unë ai që tërheq. I tregon që Tiranën e ka PS, dhe jo një person. Rama, për mendimin tim, ka kthyer në sfidë personale për të treguar që Tirana është e PS.
Tag: majko
-

Zgjedhjet e 11 Majit/ Majko: E kemi më të vështirë se në 2021. Gjikondi: Tirana, sfidë personale për Ramën
-

Një karrierë nëpër “luftëra”/ Majko: Rama, një nga familjet e vjetra politike. Kryesocialisti, i nevojshëm për PS
Për deputetin socialist Pandeli Majko, Rama është i nevojshëm për socialistët. I ftuar në programin ‘Real Story’ Majko u shpreh se Rama vjen nga një prej familjeve më të vjetra politike dhe se gabimet e kundërshtarëve kanë qenë pikërisht nënvlerësimi që i kanë bërë liderit socialist.
“Realitetin Rama e kam pranuar qëkur u bë kryetar i PS. Ishte një bashkëjetesë e natyrshme në një parti mes asaj që ishte dhe asaj që po vinte. Pas disa vitesh duhet të pranoja që isha pjesë e asaj që ishte. Mendoj që përshtatje e listave të PS në thelb tregoi që një nga gabimet e kundërshtarëve të Ramës ishte që e nënvlerësuan. Personi që thoshte nëpër takime që nuk është politikan, përfaqëson një nga familjet më të vjetra politike.
Dhe brenda PS e nënvlerësuan, madje thanë që do e mbyllte karrierën e tij me humbjen e 2007. Nga lufta vijmë, nga lufta shkojmë dhe tjetër fat nuk kërkojmë. Politika nuk kërkon cilësitë, por nevojat. Mendoj që Rama hynë te njerëzit e nevojshëm për PS. Votat do të tregojnë a jam i nevojshëm. “ -

“Kam qenë kundër për kanabisin”, Pandeli Majko zbulon debatin me Ramën në PS
Në studion e “Debatit” nga Alba Alishani në A2 CNN, Pandeli Majko është përballur me pyetje që evidentonin mungesën e debatit dhe zërave kundër liderit në Partinë Socialiste.
Ish-kryeministri u përgjigj duke thënë se gazetarët dhe analistët kërkojnë debate dhe përplasje si ato që çuan në ndarjen e Ilir Metës dhe grupit të tij nga PS në vitin 2005, por që sipas Majkos për të tilla situata kanë reflektuar pasi pësuan humbje në dy palë zgjedhje.
“Sa më shumë kalojnë vitet e një drejtuesit në një post drejtues, aq më tepër ka një konformizëm. Ju mendoni që aty nuk bëhet asnjë lloj debati. S’është e vërtetë. Aty bëhet debat. Në kushtet ku jemi në pushtet ju doni që të bëhet debat si ai që keni parë në atë KPD e famshme. Ju mendoni se unë e kam ndonjë mburrje të madhe atë debatin që është bërë në KPD. Ne farën e atij debati e korrëm në 2005, humbëm zgjedhjet. Në atë moment njerëzit humbën besimin se ne ishim njerëz serioz në mënyrën e trajtimit të brendshëm të fateve të tyre”, tha Majko në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN.
Në vijim Majko zbuloi se një nga temat për të cilat është debatuar në PS ka qenë projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, të cilin ai personalisht ka refuzuar ta votojë në Kuvend.
“Ka pas votim, ka pas ndarje, siç ka pas bashkim. Mendoni ju se me Ed Ramën nuk ka pasur debate. Ka ndodhur në Kongres mo, jemi larguar gjysma e delegatëve nga salla. A së fundmi. A me një fjalë ne duhet të ndihemi fajtor pse nuk hyjmë në sherr. Aaaa debat?! Rama bën debat si rregull dhe me veshjet e tij. Problemi është se ju nuk shikoni debat në publik. A t’jua them një gjë, ne kemi pasur një debat shumë të vjetër me Ramën, për punën e kanabisit për shembull, për projektligjin që kaloi tani për kanabisin legal. Unë kam qenë kundër, kam abstenuar në Parlament. Aktualisht ne po japim licenca për mbjelljen e kanabisit. Nëse mbillet kanabis 200 m larg parcelës ku është dhënë licenca, arrestohet edhe kryeplaku, edhe kryefamiljari edhe komshiu rrezik që s’ka kallëzuar. Ne o do ta bëjmë mbjelljen e kanabisit në Shqipëri një kundërvajtje penale të palicencuar. Ose ne nuk mund të kemi këtë situatë të dyfishtë ku japim licencat e kanabisit mjekësor, ku Kodi ynë Penal fut në burg edhe kryeplaku, nëse gjenden dy rrënjë të mbjella. Unë po ju them një shembull debati. Si e doni debatin ju, të nxjerrim shpatat ne aty në mes?”, zbuloi Majko në “Debat”. -

Pandeli Majko në betejën e Kavajës
“Në Kavajë, në Luz të Vogël, me Elisa Spiropalin, në një takim me njerëz që duan dhe shpresojnë tek vota e 11 majit!”- shkruan Pandeli Majko, deputet dhe ish-kryeministër. Majko po betejën e jetës politike në Kavajë, në një zonë historikisht demokrate, por që vitet e fundit ka kthyer paksa kokën majtas.





