Tag: majko

  • “Faleminderit!”/ Nuk arriti të marrë mandatin, Majko reagon për herë të parë pas fitores së PS në zgjedhje

    “Faleminderit!”/ Nuk arriti të marrë mandatin, Majko reagon për herë të parë pas fitores së PS në zgjedhje

    Senatori i PS, Pandeli Majko i cili nuk do të jetë pjesë e Kuvendit në shtator, ka reaguar për herë të parë pas fitores së thellë të socialistëve në këto zgjedhje, dhe pas numërimit të votave preferenciale.
    Majko i cili garonte në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës ka arritur të marrë deri tani 4327 vota, të cilat nuk mjaftojnë që një nga socialistët më të vjetër të jetë pjesë e Kuvendit për legjislacionin e ardhshëm.
    Në reagimin e tij në Facebook, Majko shkruan vetëm: “Faleminderit”.

    Kujtojmë që PS ka arritur të fitojë mandatin e katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar 83 mandate në parlamentin e ri.

  • Mbeti jashtë parlamentit, reagon për herë të parë Pandeli Majko

    Mbeti jashtë parlamentit, reagon për herë të parë Pandeli Majko

    Pandeli Majko ka mbetur jashtë Kuvendit të ri, pasi votat e siguruara në listë të hapur nuk i kanë siguruara dot një ulëse në Parlament.

    Këtë të premte, ai ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjetet sociale.
    “FALEMINDERIT”, shkruan Majko.
    Majko ka siguruar 4300 vota deri tani.

    Top Channel

  • Pas 34 vitesh në Kuvend nuk siguroi dot mandatin e deputetit, reagon për herë të parë Pandeli Majko

    Pas 34 vitesh në Kuvend nuk siguroi dot mandatin e deputetit, reagon për herë të parë Pandeli Majko

    Ish-kryeministri Pandeli Majko nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re parlamentare, pasi votat e siguruara në listën e hapur, rreth 4300 vota, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të fituar një mandat deputeti.
    Pas shpalljes së rezultateve paraprake, Majko ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, ku ka zgjedhur një mesazh të thjeshtë dhe të shkurtër:
    “FALEMINDERIT”, shkruan ai, pa dhënë komente të mëtejshme.
    Majko, figurë e njohur e Partisë Socialiste dhe me një karrierë të gjatë politike, ka qenë disa herë deputet dhe ministër, si dhe njëherë Kryeministër i Shqipërisë. Rezultatet e deritanishme tregojnë se ky do të jetë mandati i parë pas shumë vitesh ku ai nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

  • Jashtë Parlamentit pas 33-vitesh, reagon Pandeli Majko

    Jashtë Parlamentit pas 33-vitesh, reagon Pandeli Majko

    Pandeli Majko

    TIRANË-Pandeli Majko, një prej figurave më të njohura dhe të vjetra të Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë, pas humbjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 11 majit. Majko ishte pjesë e listës së hapur të PS-së, por nuk arriti të fitojë mjaftueshëm vota për të siguruar një vend në Kuvend.
    Duke falenderuar qytetarët për mbështetjen e marrë, me një postim të shkurtër: Faleminderit.

    POSTIMI

    Kjo është hera e parë që nga viti 1992 që ai nuk arrin të zgjidhet në Kuvendin e Shqipërisë. Bashkë me të edhe disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk fituan besimin e qytetarëve, duke ngelur kështu jashtë Parlamentit të ri./ZËRI

  • “Në zyrë të futa unë, të hapa edhe lavatriçen”, Braçe – Këlliçit: Më the nuk dyshoj tek ty, as te Majko e Xhafa

    “Në zyrë të futa unë, të hapa edhe lavatriçen”, Braçe – Këlliçit: Më the nuk dyshoj tek ty, as te Majko e Xhafa

    Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me incidentin e ndodhur në zyrën e PS në zonën e tij elektorale, ku PD denoncoi se persona, punonjës të administratës kanë kryer krime zgjedhor.
    “Këllëçin e kam thirrur unë të hyjë në zyrë, i kam hapur dollapë, i kam treguar plaçka, kokoshka e ushqime, se këta për këtë kategori janë dhe më ka thënë se ‘unë nuk dyshoj se ke blerë vota. Këtë nuk e bën as ti, as Majko dhe as Xhafa’. Në zonën time jo që nuk është prekur votë në zonën time, por kurrë nuk është harxhuar lekë. Unë ja thashë në sy atij mostre që nuk kam lekë për të blerë vota. Nuk kam pasur kurrë lekë për të vlerë vota.  Unë nuk e bej, ndërsa Belindi dhe lloji i tij e bën këtë. Nuk ka një provë të vetme që të akuzojë një njeri të vetme nga PS në njësinë 5 ku jam unë përgjegjës që të ketë blerë gjysmë vote. E vërteta është që  banda shëtitëse e Këllicit ka sulmuar një ambient pune. Ka goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia ka evidentuar vetëm kokoshkat, asgjë tjetër. Unë kam kërkuar që pakot e kokoshkave të hapeshin se mos kishte lekë atje”, tha Braçe.

  • Rama: Ina Majko, një xhevahir!

    Rama: Ina Majko, një xhevahir!

    Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Sarandë, kryeministri Edi Rama foli edhe kandidaten e PS, Ina Majko. Rama e cilësoi si një xhevahir në PS, Majkon.
    “Xhevahir që përfaqëson për herë të parë komunitetin rom në nivelin më të lartë të përfaqësimit politik. Por nuk është këtu vetëm si përfaqësuese e komunitetit rom, por është vërtet një xhevahir që jam i lutur që e kam njohur dhe më vjen mirë që është pjesë e ekipit të PS”, tha Rama.
    Në fjalën e saj Ina Majko, u shpreh:
    “Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë për të hequr një tavan të ndasive dhe diskriminimit. Shqipërisë i duhet integrimi dhe këtë e bën vetëm PS”, tha ajo.

  • Nga dhjetori ’90 te fushata e kësaj pranvere 35 vite/ Pandeli Majko, një karrierë politike sa mosha e tranzicionit (Video)

    Nga dhjetori ’90 te fushata e kësaj pranvere 35 vite/ Pandeli Majko, një karrierë politike sa mosha e tranzicionit (Video)

    Nisi si student i Dhjetorit për t’u bërë pjesë e parlamentit të parë pluralist në moshën 22-vjeçare. Pjesëmarrësa aktiv në mbi 20 fushata elektorale përgjatë 35 viteve në politikë, por ajo e para mbetet më e veçanta në historinë politike të Pandeli Majkos. Student i Dhjetorit apo biri i një babai me bindje thellësisht të majta në kohën e përmbysjes së diktaturës?! Biseda me të atin para se të shkonte për herë të parë drejt kutisë së votimit, më 31 mars 1991, në zgjedhjet e para pluraliste.
    Fushata e parë elektorale si kandidat për deputet e gjeti në një realitet të ashpër, me vështirësitë e një vendi që ende nuk e kishte ndarë të shkuarën nga e ardhmja. Një parti që po transformohej, por që mbante ende mbi supe peshën e “çetës plakë” dhe një brez të ri që kërkonte të bënte kthesën.
    Kulmi i karrierës arrin në vitin 1998 kur zgjidhet kryeministër në moshën 31-vjeçare — një nga figurat më të reja që ka mbajtur këtë detyrë në historinë e vendit.
    Sot, pas 35 vitesh në politikë, Pandeli Majko përballet me një tjetër sfidë: fushata e fundit, por jo më pak e rëndësishme. Një reflektim mbi rrugën e bërë, sfidat e kapërcyera dhe pyetjet që ende kërkojnë përgjigje në Shqipërinë e pas tranzicionit.

  • Thellohen përplasjet brenda PS, kandidatë për deputet “luftë” të ashpër me njëri-tjetrin në prapaskenë për mandatin…

    Thellohen përplasjet brenda PS, kandidatë për deputet “luftë” të ashpër me njëri-tjetrin në prapaskenë për mandatin…

    Partia Socialiste, e cila për dekada ka synuar të shfaqet si forcë e unitetit dhe stabilitetit politik, ndodhet sot në një krizë të thellë që rrezikon ta shembë nga themelet. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, prapaskenat janë mbushur me luftë brutale për mandate, përçarje të theksuar dhe konflikte të brendshme që po paralizojnë çdo përpjekje për një fushatë të organizuar. Mimi Kodheli pranon publikisht abuzimet dhe xhelozitë që kanë përfshirë garën socialiste, duke e pranuar indirekt krizën e brendshme. Kurse Erion Braçe, një ndër figurat më të njohura të PS, hedh në erë çdo fasadë të garës së ndershme, duke denoncuar publikisht se listat e kandidatëve janë një mashtrim i turpshëm dhe se Parlamenti i ri do jetë më i korruptuari në histori.
    “Këto nuk janë zgjedhje, janë pazare dhe lista turpi”, ulëriu Braçe, duke paralajmëruar shkatërrimin moral të institucionit të deputetit. Në të njëjtën kohë, Blendi Gonxhja pranon hapur rivalitetin e egër mes vetë socialistëve, duke zbuluar për herë të parë publikisht luftën për zonat dhe sabotimin e ndërsjellë brenda PS. Por kjo tregon se kandidatët po shkelin njëri-tjetrin, betejat janë bërë personale, ndërsa secili kërkon të mbijetojë mbi trupin e kolegëve të tij. Ndërkohë Pandeli Majko përpiqet të qetësojë situatën, duke folur për “mosmarrëveshje normale”, por askush nuk e beson më, pasi realitet është se PS po përjeton ndoshta ndarjen më të madhe që nga themelimi i saj.
    Në vend të një force politike të bashkuar, mazhoranca po shkon drejt zgjedhjeve si një koalicion interesash personale, xhelozish të ulëta dhe luftërash klanore. Megjithatë të gjitha këto tensione kanë sjellë një efekt domino: socialistët hyjnë në 11 maj të copëzuar, të demoralizuar dhe të përçarë si kurrë më parë. Pra për herë të parë në 20 vite, mazhoranca përballet me rrezikun real të një disfate që mund të ndryshojë balancën politike të vendit. Thënë troç Shqipëria hyn në këto zgjedhje me një mazhorancë në agoni, ndërsa shqiptarët janë dëshmitarë të rënies spektakolare të një partie që dikur pretendonte të ishte sinonimi i stabilitetit.
    Qëndrimi i Kodhelit
    Konkretisht kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Tiranë, Mimi Kodheli, ka komentuar dje situatën politike dhe fushatën zgjedhore, ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për mediat, ajo theksoi rëndësinë e leximit të drejtë të votës, përtej çështjeve të Kodit Zgjedhor. “Nuk është i rëndësishëm Kodi Zgjedhor, por mënyra si lexohet vota. Ka abuzime, ka votim familjar, ka përpjekje për të ndikuar votuesin pa u fokusuar tek vlerat e kandidatëve apo të forcave politike”, deklaroi Kodheli. Një nga risitë që ajo vlerësoi si pozitive ishte pjesëmarrja e diasporës në këto zgjedhje. Sipas Kodhelit, vota e shqiptarëve jashtë vendit do të ndikojë ndjeshëm në rezultat, duke parashikuar se ajo do t’i sjellë një mandat më shumë Partisë Socialiste në kryeqytet.
    Në lidhje me garën në listën e hapur të kandidatëve, Kodheli pranoi se brenda forcave politike ekziston xhelozi dhe konkurrencë, por e cilësoi këtë si normale në një proces zgjedhor. “Ka gjithmonë interesa të ndryshme brenda forcave politike. Është një proces që e marr me qetësi dhe që kalon lehtësisht”, u shpreh ajo. Më tej Kodheli shtoi gjithashtu se, ndonëse sistemi aktual zgjedhor nuk është perfekt për maksimizimin e votave, sfida kryesore mbetet respektimi i ligjit dhe menaxhimi i procesit në mënyrë korrekte. Në përfundim, kandidatja e PS theksoi se java e fundit e fushatës duhet t’i kushtohet menaxhimit të punës së kryer deri tani, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në votime. “Është ngritur një mini-infrastrukturë për të mundësuar pjesëmarrjen dhe tani duhet ta menaxhojmë me përgjegjësi”, përfundoi Kodheli.
    Qëndrimi i Braçes
    Ndërkohë kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Erion Braçe ishte i ftuar dje në një media, ku u shpreh se nuk ishte i kënaqur me emrat në listat e partive pasi sipas tij me ata që duan të zgjidhen deputetë, nuk mund të krijohet një Parlament i denjë. Më tej Braçe shton se nuk ka më garë elektorale, garë e drejtë dhe e ndershme ishte ajo e vitit 1996. “Nuk ka më garë elektorale. Kur më tregon këto lista nuk nënkuptoj garë. Gara duhet të jetë e drejtë, e ndershme dhe e barabartë, unë nuk e shikoj këtë në qarkun e Tiranës. Kjo listë dhe këta emra që shikoni nuk do të sjellin Parlament të denjë. Sidomos me këto listat e mbyllura e them me plot gojë që këto nuk janë zgjedhje, zgjedhje ishin ato të vitit 1996. Jam bërë shumë pishman që e kam votuar por kështu është kur shkon pas asaj idesë që gjithmonë duhet të bindesh dhe të mos bësh atë personin që duhet të përballesh. I përmend zgjedhjet e vitit 1996 sepse atëherë kam hyrë në politikë me garë, atëherë garoja. Nëse unë kthehem në Parlament do të loboj për tjetër sistem zgjedhor. Një reformë për t’i dhënë rëndësi deputetit sepse shumica e këtyre emrave nuk e dinë se çfarë është të jesh deputet. Deputet do të thotë punë dhe këta nuk e dinë. Ka emra plot në PD dhe në PS që nuk e dinë këtë gjë”, deklaroi Braçe.
    Qëndrimi i Majkos
    Ndërkaq edhe ministri Blendi Gonxhja, i cili garon në listë të hapur në Qarkun e Tiranës, la të nënkuptohet se ka një rivalitet mes kandidatëve socialiste për deputetët. “Unë e kam targuar fushatën time: ‘Ju flet Kombinati’. Unë aty kam lidhur veten time sepse zona ka nevojë patjetër të ketë përfaqësim prioritar prej një deputeti që e ka në vëmendje zonën. Duke qenë se janë zgjedhje qarku, ne nuk mund t’i bëjmë këto zona që të hyhet me viza në to. S’mund ti mbyllim këto zona me polici që të mos hyjë e të mos dalë asnjë kandidat tjetër. Nuk diskutohet që 37 kandidatët e tjerë do hyjnë e do dalin në të gjitha zonat dhe do ketë pa dyshim vota, simpati, afrimitet, njohje, familje, detyrime që do i votojnë për kandidatë të tjerë, po flas brenda PS. Ndaj më duhet të punoj edhe jashtë Njësisë 6 sepse më duhen votat edhe jashtë njësisë. Prandaj misioni tjetër i PS dhe i imi doemos, është që t’i sjell PS edhe më shumë vota në qoftë se mundem që të marrim mandatin e 19 dhe të 20”, deklaroi Gonxhja pak ditë më parë.
    Qëndrimi i Majkos
    Nga ana tjetër, Pandeli Majko, i cili garon në listat e hapura të PS-së në qarkun e Tiranës, shprehet se në këtë parti nuk ka konflikte, por mosmarrëveshje lidhur me ndarjen e zonave elektorale. Duke folur mbi zgjedhjet e 11 majit, Majko shprehet i bindur se PS do të sigurojë mandatin e 4 radhazi të qeverisjes, ndërsa opozita nuk do të jetë PD, por Brukseli. Majko theksoi se opozita shqiptare është ndarë në disa fraksione dhe nuk ka më unitet, siç kishte ndodhur në vitin 2005 kur u gjet një gjuhë e përbashkët mes grupeve opozitare. Ai shtoi se, në PS nuk ka konflikte të brendshme, përveç ndonjë mosmarrëveshjeje të mundshme në lidhje me ndarjen e zonave elektorale. Ai theksoi se për herë të parë, vota për PS, veç integrimit evropian, mund të shihet si një votë që nuk është thjesht për të majtën.
    “Jemi kaq afër procesit të integrimit evropian, sa shumë shpejt do ta kuptojmë që vota për PS është një votë për Shqipërinë, për integrimin dhe për të ardhmen tonë evropiane”, theksoi Majko, duke shtuar se lufta në Ukrainë ka ndryshuar rregullat e lojës dhe që Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian shumë shpejt, ndoshta brenda tre viteve. Sa i përket opozitës, Majko u shpreh se ajo është angazhuar në një fushatë për të ruajtur atë që është e nevojshme për ta, konkretisht listën e sigurt të deputetëve. Sipas tij, opozita ka një qëndrim të qartë për drejtësinë, ku ka shpallur se do të shpërbëjë SPAK-un. “Është një doktrinë që ka përfaqësues një njeri që drejton opozitën, ‘të mitë janë të pafajshëm, të fajshëm janë ata të palës tjetër’”, nënvizoi Majko pak ditë më parë.

  • Bledi Çuçi takim me romët në Vlorë: Ina Majko nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri ”Rama 4”

    Bledi Çuçi takim me romët në Vlorë: Ina Majko nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri ”Rama 4”

    Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi takimin e rradhës e kishte me banorë të komunitetit rom dhe egjiptian. I shoqëruar nga kandidatja Ina Majko, e cila vjen nga radhët e komunitetit rom, Çuçi kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 11 majit.
    Teksa vlerësoi kandidaturën e Majkos, ai tregoi arsyet përse zgjodhi pikërisht atë mes shumë aplikantëve të tjerë në platformën “Deputeti që Duam”.

    ”Nëse ne kemi të tjerët kemi pasur barriera në jetë, Ina ka pasur mure. Ajo ka ditur t’i kapërcejë këto mure, por duke ruajtur integritetin e saj personal. Ajo ka një CV të pasur dhe një profil të spikatur”, tha Çuçi duke treguar më tej edhe reagimin e kryeministrit Rama kur i propozoi Ina Majkon.
    Po ashtu Çuçi rikonfirmoi edhe njëherë atë që është thënë publikisht prej kryeministrit Edi Rama, se nëse Ina Majko nuk arrin dot të zgjidhet deputete, do të jetë pjesë e qeverisë së re të PS-së pas zgjedhjeve të 11 majit.

  • Pse Majko nuk i vizitoi Veliajn dhe Metën? Deputeti zbulon prapaskenat

    Pse Majko nuk i vizitoi Veliajn dhe Metën? Deputeti zbulon prapaskenat

    Deputeti PS-së Pandeli Majko ka folur për kreun e PL-së Ilir Metën, të cilin e ka quajtur shokun e tij të rinisë.
    Në një dalje televizive, Majko tha se Meta ka bërë shkollën e elefantëve por më pas krijoi partinë e dhelprave.
    Majko theksoi se ndien keqardhje për situatën në të cilën Meta ndodhet.
    Ndërkohë i pyetur nëse ka tentuar t’i takojë në burg Metën apo Veliajn, Majko tha se nuk ka tentuar jo se i mungon guximi por do të kishte keqkuptime në korridoret e politikës.
    “Nuk kam tentuar, jo se më mungon guximi, por mendoj se do kishte keqkuptime në korridoret e politikës”.