Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shumë prej shqiptarëve të diasporës nuk arritën që ta ushtrojnë lirisht të drejtën e votës për shkak të ndikimit nga të afërmit e tyre në administratë apo rrethi i tyre shoqëror.
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive.
“Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”!
Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i administratës publike në Tiranë.
Por për 50-vjeçarin e larguar prej gati 30 vitesh nga Shqipëria, i cili foli në kushtet e anonimatit për të mos rënduar një konflikt brenda fisit, vota përfaqëson një histori të dhimshme familjare që prek tre breza.
Me gjyshin e arratisur pas ngjitjes në pushtet të komunistëve në mesin e viteve ’40 dhe babanë e rritur si “armik i popullit”, Leonardi u largua drejt Belgjikës kur ishte ende i ri, në fillim të viteve ’90, për të mos u kthyer më pas. Ndryshe nga ai, djali i xhaxhait të tij mbeti në Shqipëri dhe ndërtoi një karrierë si nëpunës pubik në kryeqytet.
Edhe pse Shqipëria mundësoi për herë të parë votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, shumë emigrantë nuk arritën që ta ushtrojnë lirisht të drejtën e zgjedhjes, pavarësisht se ndodheshin mijëra kilometra larg vendit të tyre të origjinës.
Përmes një pyetësori të publikuar online, dhjetëra votues të diasporës i thanë BIRN se kishin marrë telefonata dhe mesazhe intimiduese nga prindërit, të afërmit e tyre në administratë apo rrethi i tyre shoqëror në Shqipëri për të votuar kryesisht në favor të Partisë Socialiste në pushtet.
Të tjerë votues në diasporë pohuan ekzistencën e formave të tërthorta të ndikimit; nga aplikacionet jozyrtare që i ftonin ata të regjistroheshin në zgjedhje tek telefonatat bezdisëse nga shtabet elektorale, të cilët keqpërdorën të dhënat e tyre personale.
Dëshmitë e mbledhura nga BIRN sugjerojnë se sistemi famëkeq i patronazhimit u zgjerua përtej kufijve të vendit në zgjedhjet e këtij viti, duke shfrytëzuar kryesisht punonjësit e administratës publike në Shqipëri dhe lidhjet e tyre të gjakut në diasporë.
Përmasat reale të ndikimit nuk janë të qarta, por të dhënat e siguruara përmes pyetësorit online sugjerojnë se mbi 38 për qind e votuesve u përballën të paktën me një formë presioni që kishte për qëllim orientimin e votës së tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mekanizmat e presionit mbi votën janë gjerësisht të njohura në Shqipëri, por zgjatimi i tyre drejt votuesve që jetojnë jashtë vendit përbën një zhvillim shqetësues për vëzhguesit e zgjedhjeve.
Sipas Afrim Krasniqit, drejtues i Institutit për Studime Politike, vota e diasporës eksportoi ndryshe nga pritshmëritë, modelin shqiptar të zgjedhjeve në Perëndim.
“Sistemi patronazhist pati të njëjtin efekt si brenda ashtu edhe jashtë vendit, përsa kohë përfituesi ishte i njëjtë dhe fokusi dhe oferta ishin të njëjtat; vendi i punës, karriera, aksesi në shërbime shtetërore apo statusi social i familjes,” tha Krasniqi.
“Si konkluzion mund të thuhet se me përvojën në këto zgjedhje, vota e diasporës nuk e zgjeroi dhe as e forcoi praktikën e zgjedhjeve demokratike, por legjitimoi status quo-n,” shtoi më tej ai.
Këshilli i Ministrave dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.
Efekti domino
Pas shumë vitesh diskutime, shqiptarët jashtë kufijve e fituan të drejtën e votës për herë të parë pas rënies së regjimit komunist në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Mes shqiptarëve të diasporës u regjistruan për të votuar rreth 246 mijë persona dhe votuan gati 200 mijë prej tyre përmes sistemit postar.
Edhe pse u konsiderua si risia kryesore e zgjedhjeve, vota e diasporës ndoqi të njëjtin trend si vota brenda vendit, madje me një përqindje më të lartë në favor të mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.
Përfaqësuesit e opozitës dhe vëzhgues të sistemit zgjedhor e shpjegojnë këtë rezultat me taktikën e ndjekur nga mazhoranca për të ngritur një sistem patronazhimi edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Sipas tyre, kjo u bë e mundur përmes presionit të ushtruar ndaj punonjësve të administratës për të garantuar pesë, dhjetë ose më shumë vota mes rrethit të tyre familjar apo shoqëror në diasporë.
Ted Kopliku, koordinator i diasporës për Partinë Demokratike në qarkun e Shkodrës, i tha BIRN se shumë punonjës të administratës i ishin ankuar gjatë fushatës elektorale se ishin vënë nën presion për të siguruar vota në favor të Partisë Socialiste.
Për këtë qëllim, sipas Koplikut, Partia Socialiste kishte krijuar edhe një aplikacion të quajtur “Vendi im”, ku nëpunësit publikë vendosnin emrat e personave që u kishin premtuar votën.
Kopliku thotë se e kishte testuar vetë aplikacionin dhe ishte bindur se ai ushqehej automatikisht nga sete të dhënash personale në pronësi të shtetit shqiptar për t’u siguruar se emrat e patronazhuar ishin të saktë.
“Ky aplikacion ishte i aksesueshëm vetëm për ata që merrnin linkun nga Partia Socialiste dhe në këtë llogari, secili nga punonjësit e administratës detyrohej që të plotësonte listën e tij,” tha Kopliku.
“Ky është rasti më flagrant ku PS ka lënë gjurmë dhe SPAK do të duhej të kishte nisur tashmë një hetim për këtë krim elektoral,” theksoi ai.
Edhe bashkëdrejtuesi i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, i tha BIRN se presioni ka qenë i gjithëpërhapur dhe pati një efekt domino nga punonjësit e administratës tek të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit. Por Haçkaj shtoi se marrëdhënie të tilla ishin shumë të vështira për t’u denoncuar.
”Njërit prej nesh, djali i xhaxhait i kërkoi konfirmimin e votës pasi ishte në presion për ta hequr nga puna. Ka të tjerë që janë ndeshur me kërkesa të tilla nga familjarë, por edhe nga miq, shokë, apo komshinj,” tha Haçkaj për BIRN.
“Kam kërkuar t’i denoncojmë publikisht… por në raste të tilla vjen ajo përgjigja: Po jo se nuk dua t’i vijë e keqja nga unë,” shtoi ai.
Në një rast, “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” denoncoi në Prokurorinë e Posaçme një listë në Bashkinë e Lushnjes, përmes së cilës njerëz brenda administratës detyroheshin që të plotësonin një numër të caktuar personash të gatshëm për të votuar Partinë Socialiste nga diaspora.
Në një rast të dytë, lëvizja denoncoi ndërtimin e kishës së Vermoshit në këmbim të votave nga diaspora.
“Për mendimin tim ky është korrupsion i pastër dhe drejtësia duhet të kishte vepruar,” thotë Haçkaj i zhgënjyer nga hetimet.
Rrjete të tilla i shembën kufijtë dhe e zgjeruan praktikën e votës së porositur edhe jashtë vendit, duke zhgënjyer pritshmëritë për të votë të lirë dhe të pavarur nga diaspora.
Ermal Hasimja, pedagog dhe studiues i shkencave politike i tha BIRN se në zgjedhjet e 11 majit munguan gjithashtu garancitë e plota për numërimin e saktë të votës së diasporës.
“Me aq sa kam vënë re, ka patur një angazhim të konsiderueshëm të patronazhistëve edhe në diasporë,” tha Hasimja.
“Angazhimi i tyre për të ndikuar votën nuk është i paligjshëm, por shqetësues është fakti që është përdorur edhe presioni i familjarëve të punësuar në administratë,” shtoi ai.
Presioni për votën
Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi në Parkun Olimpik, ku po numërohen votat e diasporës. Foto: LSA.
Përgjatë tre dekadave të trazicionit, qeveritë e majta dhe të djathta në Shqipëri kanë dështuar me pak përjashtime që të organizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në zgjedhjet e 11 majit, misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR vërejti një sërë parregullsish, të cilat kryesohen me përdorimin e administratës publike për të mbledhur vota në favor të partisë në pushtet.
“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pushtetit. U raportuan gjithashtu shumë raste presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve publikë,” thuhet në raport, ku vërehet gjithashtu se zgjedhjet u mbajtën në një situatë të polarizuar politike.
Shijen e hidhur të presionit e provuan edhe shumë emigrantë shqiptarë, të cilët vazhdojnë të ruajnë lidhje të ngushta me të afërmit e tyre në Shqipëri.
Xhenis Shehu po studionte fushatën elektorale në Rumani, vendin ku jeton prej dhjetë vitesh, kur mori një mesazh intimidues për zgjedhjet në vendin e saj të origjinës. Studiuese dhe eksperte e shkencave politike, Shehu u targetua si një votuese potenciale nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.
Përmes mesazhit, një i njohur i saj i kërkonte një nder; të votonte Partinë Socialiste në pushtet për shkak të lidhjeve të tij miqësore me një kandidat. Shehu i tha BIRN se u ndje e fyer dhe e zemëruar.
“Sigurisht që ndjeva irritim të madh,” kujton ajo për BIRN disa muaj më pas.
“Pretendoja të tregohej më tepër respekt për punën time dhe të kuptohej që vota ime ishte e pamanipulueshme, pikërisht për faktin se e di sa e vlefshme është shprehja e lirë e votës,” shtoi ajo.
Mbi 1500 kilometra në Perëndim të Rumanisë, Sokoli* u ndje gjithashtu i frustruar në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kur nisi të merrte telefonata gjithnjë e më të shpeshta nga prindërit e tij – pronarë të një biznesi të vogël në një qytezë në qarkun e Fierit.
Emigrant prej 10 vitesh në Gjermani, Sokoli i tha BIRN se gjatë gjithë fushatës zgjedhore prindërit e tij ishin kontaktuar nga persona të njohur, të cilët kërkonin me ngulm që djali i tyre emigrant të regjistrohej në zgjedhje dhe të votonte në favor të Partisë Socialiste.
Ai theksoi me keqardhje se prindërit dhe ai vetë iu nënshtruan presionit nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme ndaj biznesit.
“Sa herë shkonin te dyqani i prindërve kërkonin votën në mënyrë të pacipë. Ne ndjemë presion për të votuar kë donin ata, pasi dihet që votuesit monitorohen dhe dihet kush pritet te votojë kë, në një qytet të vogel jashtë Tiranës,” tha Sokoli për BIRN.
“Ndjesia ishte një acarim i brendshëm dhe frustrim, se qeverisja e padrejtë ishte po ashtu një arsye pse e lashë Shqipërinë,” shtoi ai.
Nga Britania e Madhe, Besa ndjeu një presion të një lloji tjetër.
Besa i tha BIRN se ishte larguar e zhgënjyer nga Shqipëria pas shumë përpjekjesh për të kontribuar në qytetin e saj të lindjes, në Gramsh. Në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, ajo nisi të merrte telefonata dhe mesazhe nga persona të panjohur në numrin e saj privat.
Njëri prej mesazheve vinte nga një numër i panjohur, por në foton e profilit kishte logon e Partisë Socialiste.
“U kontaktova në WhatsApp nga një numër që pretendonte të ishte Partia Socialiste, dega Elbasan. Më pyetën nëse e kisha dorëzuar votën dhe kur i përgjigja që e kisha dorëzuar më uruan ditën e mirë,” tha ajo.
Duke e përjetuar telefonatën si intimidim, Besa tha se e kishte pyetur personin përtej telefonatës se nga e kishte gjetur numrin e saj, duke e vënë në dijeni se përdorimi i numrit të telefonit pa lejen e saj përbënte shkelje.
Ajo shkoi edhe më tej, duke dorëzuar një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të të dhënave personale, por përgjigja që mori ishte gjithashtu zhgënjyese.
“Kërkonin më shumë informacion brenda 24 orëve, informacion që unë e kisha dorëzuar njëherë kështu që nuk e ndoqa më tej,” shtoi ajo për BIRN.
Mes shqiptarëve të diasporës me të cilët BIRN komunikoi, jo të gjithë kishin përshtypje negative nga procesi i votimeve.
Kelvin Zifla, resident në Austri tha se kishte votuar i lirë dhe i pandikuar nga ndonjë parti apo kandidat për orientimin e votës, ndonëse kishte dëgjuar nga shumë të njohur që ishin ndeshur me presione.
Edhe Luan Zyka, i cili jeton prej 20 vitesh në Greqi, thotë se nuk e ka kontaktuar askush para zgjedhjeve, pasi siç thotë ai, “njerëzit dhe miqtë i dinë idetë e mia”.
“Unë nuk jam emigrant. Ikja ime është protestë ndaj politikës dhe mentalitetit otoman shqiptar,” tha Zyka me një përvojë zhgënjyese si një zyrtar i lartë i administratës shqiptare në vitet 2002-2004.
“Mua askush nuk më ka kontaktuar, por dëgjova nga të njohur të mitë se ndodhte ky fenomen,” shtoi ai.
‘Partia ka punuar për ty”
Pa filluar ende fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, qindra punonjës të administratës në role të larta drejtuese udhëtuan drejt diasporës për të angazhuar mbështetësit e tyre.
Por fushata e Partisë Socialiste u përqendrua kryesisht në Greqi dhe Itali, dy vendet fqinje që kanë strehuar numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë ndër vite.
Pa asnjë hezitim për shkelje të ligjit dhe etikës së nëpunësit civil, një pjesë e drejtuesve të administratës u shfaqën me foto dhe video në rrjetet sociale ndërsa bënin fushatë për votën e diasporës.
Njëri prej tyre, zyrtar në Bashkinë e Matit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se gjatë një periudhe tre mujore përpara zgjedhjeve parlamentare kishte udhëtuar çdo fundjavë drejt Athinës në Greqi për të mobilizuar komunitetit matjan që jetonte atje.
Zyrtari i tha BIRN se angazhimi i tij kishte filluar pas një urdhri të eprorit, i cili i kishte thënë: “Partia ka punuar për ty, tani është radha t’ia kthesh me vota”.
Me shpenzimet e tij, ai udhëtoi shpesh drejt Greqisë, ku ngriti një shtab elektoral edhe me ndihmën e të afërmve të tij që jetonin në vendin fqinj.
“Nuk kam ndikuar në orientimin e votës, vetëm se kam ndihmuar qindra emigrantë që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit,” i tha zyrtari BIRN.
“Angazhova edhe familjarët e mi në Greqi, duke krijuar një shtab elektoral në funksion të kandidatit të mazhorancës,” përfundoi ai.
*Emrat e zgjedhësve u ndryshuan me kërkesën e tyre për të mbrojtur anonimatin./ BIRN
Tag: majit
-

Vokshi: Deklarata e Marta Kos, shumë larg të vërtetave, shqiptarët e dinë se ç’ndodhi në 11 Maj
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka komentuar deklaratën e Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, në krah të Edi Ramës lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita shqiptare i cilëson si farsë elektorale. Vokshi u shpreh se Marta Kos duhet të lexojë raportin e OSBE-ODIHR, të cilit i përmbahet edhe Komisioni Europian, para se të flasë për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas saj, ‘njerëzit nuk shohin që ajo flet nga ana e saj personale sepse ka dëshirën që në një moment të caktuar ta mbështesë pafund dhe përtej limiteve Edi Ramën. Këtë mund ta bëjë personalisht jashtë funksionit të saj si komisionere, por nuk mund të ngatërrohen asnjëherë pjesa personale e dëshirës apo e ardhur nga lobimi, ardhur nga interesa të tjera, të ngatërrohen me funksionin e komisioneres’. Vokshi theksoi se është ‘një lajm i mirë që Komisioni Europian i ka vënë pikat mbi i dhe ka theksuar që siç e ka raporti i progresit, ai është qëndrimi i Komisionit Europian dhe ky raport pra thekson gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR-it’. Ajo shtoi se komisionerja Kos ‘e para duhet ta lexojë atë që është shkruar, nëse nuk e ka lexuar ende, po ja kanë thënë, dhe e dyta duhet të kërkojë ndjesë qytetarëve shqiptarë për një deklaratë që është shumë larg nga ajo çka ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe që bie ndesh me qëndrimin e Komisionit Europian’.
Sipas Vokshit, ‘votuesit shqiptarë, qytetarët shqiptarë e kanë ndjerë në kurriz atë që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vota e tyre është blerë me paratë e taksave të tyre dhe këtu kujtoj bonuset e pensioneve, faljen e gjobave, prokurimet elektorale, tenderat elektoral’.
Ajo vuri në dukje se votuesit kanë ndjerë në kurriz edhe ‘sistemin monstruoz të patronazhimit, me intimidimin, me shantazhet, me kontrollin e votës, si dhe ndërhyrjen e bandave kriminale’.
‘Pra, një deklaratë jo e saktë nga ana e komisioneres Kos sigurisht që bën, bën jo pak dëm përsa i përket asaj situatës politike në Shqipëri, por është shumë larg nga e vërteta’, përfundoi deputetja e PD-së. -

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, Fredi Beleri del kundër: Kaloi kompetencat
Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 20:34
”Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”,-tha eurodeputeti Fredi Beleri, duke komentuar deklaratat e eurokomisoneres për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Belerit, nuk ka tagrin të injorojë raportin e OSBE-së e as të vëzhguesve të PE-së. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë.
“Komisionerja e Zgjerimit ka tejkaluar kompetencat e saj . Nuk ka tagrin të injoroje raportin e OSBE e as të vëzhguesve të PE. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”, tha Beleri në A2Cnn.Eurodeputeti grek në parlamentin Europian tha se i është drejtuar komisionit europian me pyetjen se pse Kos injoroi sipas tij raportin e OSBE-së dhe të vëzhguesve të PE për zgjedhjet e 11 majit.
“Unë i jam drejtuar Komisionit Europian me një pyetje se cila ishte nevoja dhe pse zonja Kos injoroi raportin e dy institucioneve. Kos nuk beson se ka ndërhyrje të krimit të organizuar në zgjedhje, nuk beson se qeveria ka përdorur para shtetërore për të fituarnë zgjedhje. Deklarata e saj që zgjedhjet ishin të ndershme tejkalon kompetencat e saj”- shtoi Beleri.
-

“Zgjedhjet e 11 majit të lira”, Bylykbashi: Komisionerja Kos të tërhiqet nga deklarata
Deputeti, njëherazi nënkryetar i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në “Ditarin e Fundjavës” me gazetaren Sulea Demiri kërkoi që komisioneria e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos të tërheqë deklaratën e saj “se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira e të ndershme”.
“Nëse e ke lexuar raportin, të paktën pjesën e parë, ku e gjetë këtë të lira dhe të ndershme? Kështu që ajo që kërkoj politikisht është që duhet ta tërheqë atë deklaratë.
Nëse janë të lira e të ndershme përse po bëjmë reformë zgjedhore. Kjo është vetëm dëshira e saj për të mbajtur një pozicion që është i pajustifikueshëm”, tha Bylykbashi.
Komisioneria e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos reagoi për zgjedhjet në Shqipëri gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama. -

PD: Deklarata e Marta Kos për ‘zgjedhje të lira’ është skandali më i rëndë diplomatik
Partia Demokratike reagoi ashpër sot ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila gjatë vizitës së saj në Tiranë u shpreh se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”. PD e cilësoi këtë vlerësim “të pavërtetë, skandaloz dhe korruptiv”.
Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja Floriana Garo tha se Kos ka vepruar në kundërshtim me standardet që kërkohen për vlerësimin e proceseve zgjedhore, duke anashkaluar raportet e OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
“Deklarata e zonjës Kos bie ndesh me gjetjet zyrtare të misioneve të vëzhgimit për zgjedhjet e 11 majit, të cilat theksojnë mungesën e fushës së barabartë dhe ndërhyrjen e qeverisë në proces,” tha Garo.
Sipas PD-së, raportet ndërkombëtare flasin për përdorim të burimeve shtetërore, patronazhimin e administratës, ndikim te zgjedhësit përmes shpërndarjeve financiare, legalizime, rritje fondesh në bujqësi dhe përfshirje të grupeve kriminale në disa qarqe.
Deklarata e Garos:
Dje, në mbyllje të vizitës në Tiranë, zonja Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Komisionin Europian, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon këtë deklaratë të zonjës Kos si absolutisht të pavërtetë, skandaloze, korruptive, si shkelje të rëndë të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar për vlerësimin të zgjedhjeve.
Kjo deklaratë e zonjës Marta Kos, e frymëzuar nga motive ideologjike të ekstremit të majtë, apo dezinformimi, apo propaganda e paguar e mikut të saj Edi Rama, vjen në kundërshtim flagrant e të hapur me deklaratën dhe Raportin paraprak të datës 12 maj 2025 të misionit të përbashkët të vëzhguesve të OSBE/ODIHR/PACE/PE të vëzhgimit të zgjedhjeve të datës 11 majit 2025 në Shqipëri, si dhe raportet e veçanta përfundimtare të këtyre misioneve për zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri, paraqitur në seanca publike pranë institucioneve që vëzhguesit përfaqësonin.
Një deklaratë të tillë, nga dita e zgjedhjeve deri sot, nuk e kanë bërë asnjë nga vëzhguesit vendas të këtyre zgjedhjeve; madje, përveç Edi Ramës dhe Taulant Ballës, as dhe Belinda Balluku apo Elisa Spiropali apo ndonjë eksponent tjetër i partisë-shtet.
Me deklaratën e saj, zonja Kos ka shkelmuar një rregull të ligjit ndërkombëtar, i cili detyron zyrtarët e lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe të qeverive të vendeve anëtare të institucioneve të vëzhgimit që në vlerësimet e tyre për zgjedhjet e një vendi të bazohen në vlerësimin e këtyre zgjedhjeve në raportet zyrtare të misioneve të besimit të mirë që ato kanë dërguar për vëzhgimin e tyre.
Këto misione, të gjitha pa përjashtim, në raportet e tyre deklarojnë se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në fushë të pabarabartë dhe se u shua vija ndarëse midis partisë dhe shtetit. Kjo, sepse, për të fituar zgjedhjet, qeveria, në kundërshtim me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet, përdori të gjitha burimet: financiare, njerëzore, logjistike, vendimmarrëse, ekzekutive, krimin e organizuar dhe kontrollin e mediave.
Kështu, sipas raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë, për të ndikuar te zgjedhësit, qeveria:
1 — Organizoi 4530 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare në periudhën kur nuk e lejonte ligji, përfshirë këtu ditën e zgjedhjeve, madje përfshirë këtu edhe angazhimin direkt të zonjës Kos në shkelje të ligjeve në fushatën e Edi Ramës dhe dhuratën e saj elektorale.2 — Përdori zyrtarët e administratës publike si patronazhist dhe aktivistë të saj për të kontrolluar votën e qytetarëve.3 — Për të ndikuar te zgjedhësit gjatë fushatës, ajo dhuroi nga 100 euro për 730 mijë pensionistë; fali gjobat dhe kamatëvonesat për 10 vitet e fundit, që provohet se arrijnë në 1.7 miliard euro dhe nga të cilat përfitojnë mbi 209 mijë biznese dhe familje; ajo licencoi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis; katërfishoi fondet për fermerët; firmosi me dhjetëra mijëra legalizime, certifikata pronësie, leje ndërtimi e punësime të përkohshme; bëri mbi 500 milion euro prokurime publike elektorale; dhe se pati blerje të përhapur të votave, e në një seri qarqesh bandat kriminale u përdorën për të mbledhur vota për partinë në pushtet.
Partia Demokratike shton se zonja Marta Kos, përveç pjesëmarrjes në fushatën elektorale të mikut të saj Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me realitetin, në mënyrë të përsëritur deklaron për progres “të paprecedent” të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Në të vërtetë ky progres është imagjinar, pjellë e shëmtuar e dezinformimit apo propagandës së paguar të Edi Ramës. Analiza e pavarur e konvergjencës nga institute serioze europiane provon të kundërtën e asaj çka deklaron zonja Kos.
Partia Demokratike, lokomotivë kryesore e integrimit të vendit në BE, mbështet plotësisht këtë proces të bazuar në meritë si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve. Por ajo deklaron para qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve anëtare të BE se Shqipëria sot, përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter apo standard tjetër të procesit të integrimit europian. Ajo është aktualisht narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, eksportues i rrezikshëm i krimit të organizuar në Europë dhe më gjerë, eksportues kryesor i kanabisit; klanet shqiptare të drogës kontrollojnë tregun e kokainës në Europë.
Sipas Eurostat, nga viti 2014–2023, vetëm në zonën Shengen kanë emigruar 1.1 milion qytetarë të saj; ajo është vendi në të cilin, sipas Bankës Botërore, 41% e popullsisë jeton në varfëri ose rrezik varfërie.
Partia Demokratike, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për BE, Komisionin dhe Parlamentin Europian, për ndihmën bujare e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë nga vitet ’90 deri sot, beson se njohja e realitetit dhe jo fshehja e tij, plotësimi i kritereve dhe standardeve të BE dhe jo mashtrimi propagandistik i paguar për suksese imagjinare, është interesi më i mirë i shqiptarëve dhe qytetarëve të vendeve anëtare dhe institucioneve të BE.
-

Deklarata e Marta Kos/ PD: Është skandal, korruptive dhe e pavërtetë
Partia Demokratike denoncoi publikisht sot deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, që tha se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”, duke e cilësuar jo vetëm absolutisht të pavërtetë, por edhe “skandaloze e korruptive”.
Me një reagim zyrtar nga selia blu, zëdhënësja e PD u shpreh se kjo deklaratë e zyrtares së Brukselit ishte shkelje e rëndë të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar për vlerësimin të zgjedhjeve.
Teksa iu referua gjetjeve të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet, Garo nënvizoi se kishte fakte për farsën elektorale të qeverisë.
“Kjo deklaratë e zonjës Marta Kos, e frymëzuar nga motive ideologjike të ekstremit të majtë, apo dezinformimi, apo propaganda e paguar e mikut të saj Edi Rama, vjen në kundërshtim flagrant e të hapur me deklaratën dhe Raportin paraprak të datës 12 maj 2025 të misionit të përbashkët të vëzhguesve të OSBE/ODIHR/PACE/PE të vëzhgimit të zgjedhjeve të datës 11 majit 2025 në Shqipëri, si dhe raportet e veçanta përfundimtare të këtyre misioneve për zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri, paraqitur në seanca publike pranë institucioneve që vëzhguesit përfaqësonin”, tha Garo mes të tjerash.
Selia blu nënvizon se deklaratat e Kos janë të “frymëzuara ideologjikisht nga ekstremi i majtë dhe propaganda e paguar e mikut të saj Edi Rama”.
Deklarata e plotë e Floriana Garos nga selia e PD:
“Dje, në mbyllje të vizitës në Tiranë, zonja Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Komisionin Europian, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme.
Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon këtë deklaratë të zonjës Kos si absolutisht të pavërtetë, skandaloze, korruptive, si shkelje të rëndë të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar për vlerësimin të zgjedhjeve.
Kjo deklaratë e zonjës Marta Kos, e frymëzuar nga motive ideologjike të ekstremit të majtë, apo dezinformimi, apo propaganda e paguar e mikut të saj Edi Rama, vjen në kundërshtim flagrant e të hapur me deklaratën dhe Raportin paraprak të datës 12 maj 2025 të misionit të përbashkët të vëzhguesve të OSBE/ODIHR/PACE/PE të vëzhgimit të zgjedhjeve të datës 11 majit 2025 në Shqipëri, si dhe raportet e veçanta përfundimtare të këtyre misioneve për zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri, paraqitur në seanca publike pranë institucioneve që vëzhguesit përfaqësonin.
Një deklaratë të tillë, nga dita e zgjedhjeve deri sot, nuk e kanë bërë asnjë nga vëzhguesit vendas të këtyre zgjedhjeve; madje, përveç Edi Ramës dhe Taulant Ballës, as dhe Belinda Balluku apo Elisa Spiropali apo ndonjë eksponent tjetër i partisë-shtet.
Me deklaratën e saj, zonja Kos ka shkelmuar një rregull të ligjit ndërkombëtar, i cili detyron zyrtarët e lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe të qeverive të vendeve anëtare të institucioneve të vëzhgimit që në vlerësimet e tyre për zgjedhjet e një vendi të bazohen në vlerësimin e këtyre zgjedhjeve në raportet zyrtare të misioneve të besimit të mirë që ato kanë dërguar për vëzhgimin e tyre.
Këto misione, të gjitha pa përjashtim, në raportet e tyre deklarojnë se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në fushë të pabarabartë dhe se u shua vija ndarëse midis partisë dhe shtetit. Kjo, sepse, për të fituar zgjedhjet, qeveria, në kundërshtim me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet, përdori të gjitha burimet: financiare, njerëzore, logjistike, vendimmarrëse, ekzekutive, krimin e organizuar dhe kontrollin e mediave.
Kështu, sipas raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë, për të ndikuar te zgjedhësit, qeveria:
1 — Organizoi 4530 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare në periudhën kur nuk e lejonte ligji, përfshirë këtu ditën e zgjedhjeve, madje përfshirë këtu edhe angazhimin direkt të zonjës Kos në shkelje të ligjeve në fushatën e Edi Ramës dhe dhuratën e saj elektorale.
2 — Përdori zyrtarët e administratës publike si patronazhist dhe aktivistë të saj për të kontrolluar votën e qytetarëve.
3 — Për të ndikuar te zgjedhësit gjatë fushatës, ajo dhuroi nga 100 euro për 730 mijë pensionistë; fali gjobat dhe kamatëvonesat për 10 vitet e fundit, që provohet se arrijnë në 1.7 miliard euro dhe nga të cilat përfitojnë mbi 209 mijë biznese dhe familje; ajo licencoi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis; katërfishoi fondet për fermerët; firmosi me dhjetëra mijëra legalizime, certifikata pronësie, leje ndërtimi e punësime të përkohshme; bëri mbi 500 milion euro prokurime publike elektorale; dhe se pati blerje të përhapur të votave, e në një seri qarqesh bandat kriminale u përdorën për të mbledhur vota për partinë në pushtet.
Partia Demokratike shton se zonja Marta Kos, përveç pjesëmarrjes në fushatën elektorale të mikut të saj Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me realitetin, në mënyrë të përsëritur deklaron për progres “të paprecedent” të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Në të vërtetë ky progres është imagjinar, pjellë e shëmtuar e dezinformimit apo propagandës së paguar të Edi Ramës. Analiza e pavarur e konvergjencës nga institute serioze europiane provon të kundërtën e asaj çka deklaron zonja Kos.
Partia Demokratike, lokomotivë kryesore e integrimit të vendit në BE, mbështet plotësisht këtë proces të bazuar në meritë si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve. Por ajo deklaron para qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve anëtare të BE se Shqipëria sot, përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter apo standard tjetër të procesit të integrimit europian. Ajo është aktualisht narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, eksportues i rrezikshëm i krimit të organizuar në Europë dhe më gjerë, eksportues kryesor i kanabisit; klanet shqiptare të drogës kontrollojnë tregun e kokainës në Europë.
Sipas Eurostat, nga viti 2014–2023, vetëm në zonën Shengen kanë emigruar 1.1 milion qytetarë të saj; ajo është vendi në të cilin, sipas Bankës Botërore, 41% e popullsisë jeton në varfëri ose rrezik varfërie.
Partia Demokratike, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për BE, Komisionin dhe Parlamentin Europian, për ndihmën bujare e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë nga vitet ’90 deri sot, beson se njohja e realitetit dhe jo fshehja e tij, plotësimi i kritereve dhe standardeve të BE dhe jo mashtrimi propagandistik i paguar për suksese imagjinare, është interesi më i mirë i shqiptarëve dhe qytetarëve të vendeve anëtare dhe institucioneve të BE”. -

PD: Deklarata e Marta Kos për ‘zgjedhje të lira’ është skandali më i rëndë diplomatik, një akt propagande i blerë
Partia Demokratike reagoi zyrtarisht për deklaratën skandaloze të Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme.
Zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se kjo deklaratë ishte skandali më i rëndë diplomatik.
Në deklaratën e PD thuhet se ky është një akt propagande i blerë që sfidon hapur raportet e OSBE/ODIHR dhe realitetin e 11 majit
DEKLARATA E PLOTË
Dje, në mbyllje të vizitës në Tiranë, zonja Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Komisionin Europian, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme.
Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon këtë deklaratë të zonjës Kos si absolutisht të pavërtetë, skandaloze, korruptive, si shkelje të rëndë të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar për vlerësimin të zgjedhjeve.
Kjo deklaratë e zonjës Marta Kos, e frymëzuar nga motive ideologjike të ekstremit të majtë, apo dezinformimi, apo propaganda e paguar e mikut të saj Edi Rama, vjen në kundërshtim flagrant e të hapur me deklaratën dhe Raportin paraprak të datës 12 maj 2025 të misionit të përbashkët të vëzhguesve të OSBE/ODIHR/PACE/PE të vëzhgimit të zgjedhjeve të datës 11 majit 2025 në Shqipëri, si dhe raportet e veçanta përfundimtare të këtyre misioneve për zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri, paraqitur në seanca publike pranë institucioneve që vëzhguesit përfaqësonin.
Një deklaratë të tillë, nga dita e zgjedhjeve deri sot, nuk e kanë bërë asnjë nga vëzhguesit vendas të këtyre zgjedhjeve; madje, përveç Edi Ramës dhe Taulant Ballës, as dhe Belinda Balluku apo Elisa Spiropali apo ndonjë eksponent tjetër i partisë-shtet.
Me deklaratën e saj, zonja Kos ka shkelmuar një rregull të ligjit ndërkombëtar, i cili detyron zyrtarët e lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe të qeverive të vendeve anëtare të institucioneve të vëzhgimit që në vlerësimet e tyre për zgjedhjet e një vendi të bazohen në vlerësimin e këtyre zgjedhjeve në raportet zyrtare të misioneve të besimit të mirë që ato kanë dërguar për vëzhgimin e tyre.
Këto misione, të gjitha pa përjashtim, në raportet e tyre deklarojnë se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në fushë të pabarabartë dhe se u shua vija ndarëse midis partisë dhe shtetit. Kjo, sepse, për të fituar zgjedhjet, qeveria, në kundërshtim me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet, përdori të gjitha burimet: financiare, njerëzore, logjistike, vendimmarrëse, ekzekutive, krimin e organizuar dhe kontrollin e mediave.
Kështu, sipas raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë, për të ndikuar te zgjedhësit, qeveria:
1 — Organizoi 4530 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare në periudhën kur nuk e lejonte ligji, përfshirë këtu ditën e zgjedhjeve, madje përfshirë këtu edhe angazhimin direkt të zonjës Kos në shkelje të ligjeve në fushatën e Edi Ramës dhe dhuratën e saj elektorale.
2 — Përdori zyrtarët e administratës publike si patronazhist dhe aktivistë të saj për të kontrolluar votën e qytetarëve.
3 — Për të ndikuar te zgjedhësit gjatë fushatës, ajo dhuroi nga 100 euro për 730 mijë pensionistë; fali gjobat dhe kamatëvonesat për 10 vitet e fundit, që provohet se arrijnë në 1.7 miliard euro dhe nga të cilat përfitojnë mbi 209 mijë biznese dhe familje; ajo licencoi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis; katërfishoi fondet për fermerët; firmosi me dhjetëra mijëra legalizime, certifikata pronësie, leje ndërtimi e punësime të përkohshme; bëri mbi 500 milion euro prokurime publike elektorale; dhe se pati blerje të përhapur të votave, e në një seri qarqesh bandat kriminale u përdorën për të mbledhur vota për partinë në pushtet.
Partia Demokratike shton se zonja Marta Kos, përveç pjesëmarrjes në fushatën elektorale të mikut të saj Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me realitetin, në mënyrë të përsëritur deklaron për progres “të paprecedent” të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Në të vërtetë ky progres është imagjinar, pjellë e shëmtuar e dezinformimit apo propagandës së paguar të Edi Ramës. Analiza e pavarur e konvergjencës nga institute serioze europiane provon të kundërtën e asaj çka deklaron zonja Kos.
Partia Demokratike, lokomotivë kryesore e integrimit të vendit në BE, mbështet plotësisht këtë proces të bazuar në meritë si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve. Por ajo deklaron para qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve anëtare të BE se Shqipëria sot, përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter apo standard tjetër të procesit të integrimit europian. Ajo është aktualisht narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, eksportues i rrezikshëm i krimit të organizuar në Europë dhe më gjerë, eksportues kryesor i kanabisit; klanet shqiptare të drogës kontrollojnë tregun e kokainës në Europë.
Sipas Eurostat, nga viti 2014–2023, vetëm në zonën Shengen kanë emigruar 1.1 milion qytetarë të saj; ajo është vendi në të cilin, sipas Bankës Botërore, 41% e popullsisë jeton në varfëri ose rrezik varfërie.
Partia Demokratike, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për BE, Komisionin dhe Parlamentin Europian, për ndihmën bujare e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë nga vitet ’90 deri sot, beson se njohja e realitetit dhe jo fshehja e tij, plotësimi i kritereve dhe standardeve të BE dhe jo mashtrimi propagandistik i paguar për suksese imagjinare, është interesi më i mirë i shqiptarëve dhe qytetarëve të vendeve anëtare dhe institucioneve të BE.
-

“Zgjedhjet e 11 Majit ishin të lira dhe të ndershme”/ Flamur Noka i përgjigjet komisioneres Kos: Mos e bëj bozë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj komisioneres për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, pas deklaratës që zgjedhjet e 11 Majit ishin të lira dhe të ndershme.
Në një postim në Facebook, Noka e akuzon Kos se po “ambalazhon” një kryeministër të përfshirë në afera korruptive dhe narkoshtetërore me ngjyrat e BE-së, duke mos marrë parasysh raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.
Ai i kërkon zonjës Kos të mos lejojë devijimin nga standardet europiane, duke theksuar se Shqipëria duhet të përputhet me Evropën, jo të paraqitet si një Europë e kontrolluar nga Rama.
“Zonja Kos mos u bëj Bozë!
Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.
Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.
Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.
Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.
Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!
Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!
Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.
Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!”, shkruan Noka.Top Channel
-

BE i vë “kapakun” zgjedhjeve të 11 Majit: Ishin të lira dhe të ndershme
E pyetur për zgjedhjet e 11 Majit, Komsionerja për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh se ato ishin të lira dhe të ndershme.
Ajo u shpreh se është gjithmonë mirë kur jepen sugjerime për përmirësim dhe se kjo e ndihmon Shqipërinë drejt BE-së.
“Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian”, u shpreh Marta Kos.Top Channel

