Kreu i PD-së Sali Berisha replikoi sot në parlament me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, teksa po flisnin për raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit.
Berisha akuzoi Ballën si kriminelin më të madh elektoral në vend dhe manipulatorin e votës së diasporës.
Sakaq, Berisha iu tha socialistëve se nuk do mund ta zhvillojnë më farsën elektorale të 11 majit.
Berisha: Parafolësi është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj të vendit, nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës. Dhe manipulatorët e votës së diasporës. Kjo është realiteti. Për sa i përket pretendimeve, garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj forca politika e bazuar në krimin drogën nuk është fituese.
Zgjedhjet i rrëmbeu me metoda anti ligjore anti Kushtetues. konkluzioni i KE se duhet ndarë partia nga shteti dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan mes shteti partiak dhe partive politike. Kjo dënon me vdekje farsën që u zhvillua. Ju garantoj se nuk do mundni ta zhvilloni më atë farsë. Ne ja dolëm se do mbrojmë votë. Por e themi këtu Never more, Kurrë më, hiqeni nga mendja.
Tag: majit
-

Berisha akuzon Ballën: Je krimineli më i madh elektoral
-

Me leje për fushatë/ Skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit
Me leje për fushatë/ Skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit
Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbërriti një mesazh nga eprori i tij. “Duhet që të marrësh lejen vjetore, do angazohemi në fushatë,” udhëzonte ai.
Punonjësi, i cili zgjodhi të identifikohej me emrin Alban, kërkoi një ditë më vonë lejen vjetore, por në të vërtetë nuk pushoi.
Në vend të punës së tij të zakonshme në zyrë, Albani* zbriti në terren për të mbledhur të dhëna mbi votuesit dhe përkatësinë e tyre politike në ndihmë të shtabeve elektorale të Partisë Socialiste, që kishin ndezur tashmë motorrët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai e përshkruan punën e tij në fushatë si “krehje të listës së zgjedhësve”.
“Puna jonë ishte shumë e qartë, në zyrat elektorale të PS filtronim të gjitha listat e zgjedhësve. Kemi analizuar çdo emër dhe kemi bërë ndarjet përkatëse, ku në 11 maj ishim të qetë për çdo qytetar që paraqitej në qendrën e votimit,” tha zyrtari lokal në kushtet e anonimatit.Ai nuk ishte i vetmi.
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes ligjit për të drejtën e informimit tregojnë se mijëra punonjës të administratës publike në pushtetin qendror dhe lokal morën lejet vjetore në periudhën janar – prill 2025; periudhë e cila përkon me fushatën elektorale në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Krahasuar me vitin jozgjedhor 2024, numri i lejeve vjetore u rrit me gati 40% në shumicën e bashkive kryesore dhe institucioneve të tjera qendrore – shifra që, sipas ekspertëve, pasqyrojnë përdorimin e gjerë të nëpunësve publikë në mbledhjen e votave.
“Burimet shtetërore janë përdorur vazhdimisht, por tashmë ato janë kthyer në normalitet dhe kjo përbën shqetësim kryesor dhe ndryshim nga zgjedhjet e viteve përpara 2009,” thotë Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike me qendër në Tiranë.
“Ndikimi është statistikor në vota dhe përmbajtësor në cilësinë e politikës dhe parlamentit,” shtoi ai.
Fluksi i lejeve vjetore
Përgjatë viteve zgjedhore, punonjësit e administratës publike në Shqipëri njëherazi pësojnë dhe ushtrojnë presion për të mbledhur vota në favor të partisë në pushtet. Sipas raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama përfitoi avantazhe të padrejta nga përdorimi i gjerë i burimeve publike si dhe nga presioni mbi votuesit, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike.
Misionet vëzhguese morën gjithashtu raporte të shumta që pretendonin presion mbi punonjësit bashkiakë nga eprorët e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste. Shqetësime u ngritën gjithashtu në lidhje me ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, të përdorura si leva për të siguruar vota në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Për të dokumentuar përfshirjen e administratës publike në periudhën parazgjedhore, BIRN kërkoi përmes ligjit për të drejtën e informimit të dhëna statistikore nga ministritë dhe bashkitë kryesore të vendit mbi numrin e lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 dhe e krahasoi atë me të njëjtën periudhë të viteve 2023 dhe 2024.
Nga 20 institucione qendrore dhe lokale që iu përgjigjën kërkesave, në periudhën janar-prill 2025 kishin përfituar lejen vjetore 5673 punonjës ose 40% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Bashkia e Tiranës kryeson më një rritje prej 30 për qind të lejeve vjetore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e ndjekur nga Ministria e Inovacionit dhe Kulturës dhe ajo e Mjedisit.
Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë gjithashtu se brenda institucioneve, numri i lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 varion nga 5 për qind në 33 për qind të stafit për ministri të caktuara. Ndërkohë, në disa bashki të vendit, më shumë se gjysma e stafit ndodhej me leje vjetore në të njëjtën periudhë.
Institucioni më me pak leje vjetore rezulton të jetë Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që Kryeministria refuzoi të vinte në dispozicion të dhënat duke pretenduar se nuk i disponon këto statistika.
Statistikat mbi lejet vjetore konfirmojnë angazhimin e Partisë Socialiste në zgjedhje disa muaj përpara fushatës zyrtare; ku trendi rritës fillon në janar dhe kulmon në muajt shkurt dhe mars 2025. Në të njëjtën linjë me statistikat, punonjës të administratës i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se u detyruan të merrnin lejet vjetore në këto periudha edhe për shkak të angazhimit me shqiptarët e diasporës.
Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta i tha BIRN se angazhimi i punonjësve të administratës publike ka potencialin që të ndikojë ndjeshëm në procesin zgjedhor. -

Disfata e 11 majit, Berisha ua lë fajin tradhtarëve: Kishte nga ata që punuan për PS, do japin llogari para strukturave
Sali Berisha vesh me përgjegjësi për disfatën e 11 majit ata që i quan tradhtarë. Në konferencën për shtyp kreu i PD foli për tradhti të brendshme në parti, duke thënë se gjatë fushatës së 11 majit pati nga ata që nuk punuan asnjë ditë, ose nga ata që punuan për PS.
Kreu i PD thotë se do të jenë strukturat e partisë që do të caktojnë qëndrimin që do mbahet ndaj këtyre personave, gjatë analizës së brendshme në PD.
“Foltorja ka qëllimin e vet, debat të hapur, pa filtra para kamerave me mbështetësit tanë, shënojmë kritikat që bëjnë, në mënyrë që të përmirësohemi, por do ishte jo reale nëse do pretendohej që ne me foltore ne ezaurojmë analizën e punës sonë. Do bëhet në çdo qelizë, nuk jemi parti e gjahut të shtrigave, por as symbyllur s’jemi. Mbaruan zgjedhjet, pati nga ata që kishin marrë rrogën si deputet të PD, të tjerë anëtarë kryesie që shkuan u punësuan, u bënë drejtorë, këshilltarë në strukturat e narkoshtetit.
Pati edhe të tjerë që gjatë fushatës elektorale nuk kanë punuar asnjë ditë, pati të tjerë që shkuan me pushime, apo që punuan për PS. Këta do japin llogari, do jenë strukturat që do e përcaktojnë qëndrimin ndaj tyre, do bëjnë të gjitha propozimet, mendimet. Do ketë diskutime, do ia themi njëri-tjetrit gjërat. Ka patur raportime për njerëz që kanë punuar kundër, por është lënë të bëhet analiza”, tha Berisha -

PD nis procesin e analizës për rezultatin e 11 majit
Sali Berisha
TIRANË-Pas takimeve dhe “Foltoreve”, në selinë qendrore të Partisë Demokratike ka nisur një lëvizje e re organizative brenda partisë. Një udhëzim i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin. Në udhëzim, thuhet se duhet të nisë analiza e brendshme për rezultatin që mori PD në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas dokumentit analiza do të fokusohet teke rezultatit në çdo qendër votimi dhe krahasimi me historikun elektoral të Partisë Demokratike (2009–2025), duke evidentuar në mënyrë të plotë të gjitha rrethanat që kanë ndikuar pozitivisht apo negativisht në rezultat sipas çdo qendre votimi. Po ashtu do të analizohet puna e çdo kandidati për deputet, për të parë kush ka ndikuar pozitivisht apo negativisht në rezultat.DOKUMENTI
Ky vendim vjen pas takimit të mbajtur një ditë më parë, në Durrës nga ish-deputeti Ervin Salianji me strukturat e PD, ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, demokratët kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD./ZËRI
-

Kongresi i SHBA: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik
Kongresi i SHBA: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik
Në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, studiuesi i çështjeve të Ballkanit, Eduard Joseph, ngriti shqetësime të forta për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
Ai iu referua edhe raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, të cilin e quajti “një dëshmi të qartë të farsës elektorale” që, sipas tij, cënon parimet bazë të konkurrencës së ndershme.
“Raporti i ODIHR dokumenton intimidime, keqpërdorim të burimeve publike, presion ndaj punonjësve të administratës, blerje votash dhe probleme me fshehtësinë e votimit,” tha Joseph.
Ai foli edhe për rënien e pluralizmit politik dhe përndjekjen e liderëve të opozitës, duke përmendur rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Ka arrestime dhe ndjekje penale ndaj liderëve të opozitës. Kjo përbën një rrezik serioz për demokracinë në Shqipëri,” theksoi Joseph para anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongres.
Joseph u tha antarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan:
“Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë themelore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri. Të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të prapambetura, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë besimin e publikut dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.
Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor. ODIHR citoi raportime për intimidim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj punonjësve të administratës, raste intimidimi dhe blerje votash, si dhe probleme me fshehtësinë e votimit.
Ndërsa SHBA vijon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje mbi sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik”. -

“Nuk mbledh Këshillin për të diskutuar disfatën në zgjedhje!”/ Aulon Kalaja kritika Berishës: Duhet analizë në PD
Mungesa e hapësirave brenda Partisë Demokratike për të diskutuar për disfatën e 11 majit, bëri që Ervin Salianji dhe më të votuarit të mblidheshin në një takim që ka trazuar situatën në Partinë Demokratike. Mes këtij grupi ishte edhe ish-kandidati Aulon Kalaja i cili në një intervistë për Report Tv kritikon kreun e PD, Sali Berisha se nuk ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të diskutuar për humbjen e 11 majit.
Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Kalaja tha se një ndër shqetësimet që ai ka ngritur në takim ishte Kodi Zgjedhor, për të cilin thotë se duhet ndryshuar.
“Do ta quaja forum, jo parti të re, as lëvizje. As fraksion nuk mund ta quaj. Jam munduar që PD me idetë e mia ta kthej më djathtas duke besuar tek konservatorizmi. Ata nuk besojnë tek parimet që unë besoj, se ku duhet të qëndrojë PD. Por, çfarë na lidhi. Ne kemi konkurruar në listat e hapura, kemi marrë vota, unë mendoj se ne dhamë eksperiencat tona në problematikat që ngritëm. Dhe duke mos u mbledhur Këshilli prej marsit 2025, krijuam këtij forumi për të diskutuar eksperiencat tona të të gjithë qarqeve. Më ka shqetësuar Kodi Zgjedhor, është kod që duhet hedh në kosh. Ne zihemi, nuk kërkojmë vota kundër PS, por i kërkojmë demokratëve vota kundër njëri tjetrit. Besoj se nuk është i ndershëm në raport me kundërshtarin politik, na fut në arë mes vetes. Unë jam për sistem mazhoritar”, thekson Kalaja.
Sipas tij, është momenti për një analizë të thellë brenda PD. Sugjerimi i Kalasë, është çdo kandidat që ka garuar më 11 maj, duhet ta masë “peshën” e tij politike me kutinë e vet. Nëse ka humbur edhe në zonën që përfaqëson, Kalaja thotë se nuk duhet të jetë në vijën e parë.
“Kam nxit lidershipin që të mblidhet këshilli, aty diktohet në mënyrë qytetare shqetësimet që kemi. Është momenti për analizë të thellë të PD nëse duam të jemi kompetitiv, të kthejmë gishtin nga vetja për të krijuar idetë tona se çfarë ndodhi me zgjedhjet e 11 majit. Nuk mund të fshihesh pas gishtit dhe pas një rezultati, unë kam dhënë ide që çdo kandidat duhet të matet me kutinë e vet, nëse ka humb në lagjen e vet ca kërkon në politikë. Ky forum debati ishte i rëndësishëm që ne të japim mendimet tona”, tha Kalaja.
Kalaja thekson se procesi i analizës do të përcaktojë humbësit kronikë, ndërsa kritika adreson edhe për grupin parlamentar të PD-së për të cilin thotë se e ka humbur kontaktin me bazën. Kalaja shprehet se PD nuk mund të ketë njerëz në protesta nëse përfaqësuesit e saj nuk kthehen në “megafon” të problemeve të qytetarëve.
“Ne duhet të shohim njëri tjetrin në sy, ne s’jemi takuar, duhet të takohemi dhe të flasim ca bëhet me PD. Procesi i analizës do përcaktojë humbësit kronik dhe prurjet e reja. Kemi një grup që është prodhuar me lista të mbyllura dhe kemi edhe ca njerëz që janë votuar, këta ku do ti çojmë. Grupi parlamentar duhet të shkojë në bazë, s’mund të presim të kemi njerëz në protesta në rast se nuk bëhemi megafoni i qytetarëve. Ka një shkëputje mes bazës dhe grupi të PD. Duhet një gërshetim i grupit dhe njerëzve që janë votuar. Politika do edhe përfaqësim, ne duam të kuptojmë se ku qëndrojmë në këtë realitet politik. Një lidership i mirë duhet të ridimensionojë këtë realitet në PD”, thekson Kalaja. -

KQZ hap kutitë e “11 majit”, nis procesi i rinumërimit të 210 kutive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me procesin e verifikimit paszgjedhor.
210 kuti nga të gjitha qarqet si të vendit ashtu dhe të diasporës po rihapen për të parë nëse ka pasur mospërputhje me shifrat e dala nga procesi i numërimit gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
KQZ ka lënë jashtë listës kutitë në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërimi u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës.Nga ky proces i korrikut, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë këtë proces, pikërisht, në këtë fazë./vizionplus.tv
-

KQZ nis verifikimin e plotë të votave të 11 majit, fillon nga Durrësi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e verifikimit paszgjedhor të 210 kutive të votimit, të përdorura në zgjedhjet e 11 majit.
Ky kontroll i detajuar synon të sigurojë saktësinë e numërimit të votave dhe të verifikojë korrektësinë e procedurave të ndjekura nga administrata zgjedhore.
Fletët e votimit dhe gjithë materiali zgjedhor po shqyrtohen me kujdes, për të garantuar integritetin dhe transparencën e procesit.
Kutitë e para që u hapën për verifikim ishin ato të qytetit të Durrësit, ndërsa procesi do të vijojë gradualisht në të gjithë vendin.
Ky hap i KQZ-së është pjesë e mekanizmave të pasqyruar në ligjin zgjedhor për të ofruar siguri dhe besueshmëri ndaj qytetarëve dhe për të adresuar çdo dyshim të mundshëm mbi rezultatin e zgjedhjeve. -

Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor të 11 majit, KQZ hap 210 kuti votimi për verifikim të plotë të numërimit të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin paszgjedhor të 210 kutive të votimit të 11 majit.
Procesi synon të kontrollojë rregullsinë dhe saktësinë e punës së administratës zgjedhore.
KQZ po shqyrton fletët e votimit dhe materialin zgjedhor për të garantuar transparencë dhe integritet të procesit.Top Channel
