Tag: mailet

  • Hakeroi SPAK-un, ish-zyrtari tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga…

    Hakeroi SPAK-un, ish-zyrtari tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga…

    I arrestuari për hakerimin e e-maile-ve të SPAK, Arnold Rrokaj, ka pranuar akuzën. Bëhet me dije se ai para hetuesve ka pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, ndërsa ka kopjuar prej tyre komunikime hetimore për tre çështje. Mësohet se Rrokaj është shprehur se e ka bërë nga kurioziteti.
    “E bëra nga kurioziteti,” ka thënë ai.

    Sipas informacioneve, i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve.  Prokuroria e Posaçme ka reaguar më 3 prill për lajmin se ndaj këtij institucioni dhe ndaj vetë adresave të email-eve të prokurorëve ka patur një sulm kibernetik.
    SPAK pohon me anë të një njoftimi se morën informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Institucioni bën me dije se falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili mbetet i pacënuar.
    SPAK shton se nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Sipas njoftimit, personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por, sipas SPAK, pa sukses.
    Në njoftim bëhet me dije se janë identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy persona, individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu, shton SPAK, u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar. Prokuria e Posaçme thotë se deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

  • Hakerimi i SPAK/ I arrestuari tregon se si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti!

    Hakerimi i SPAK/ I arrestuari tregon se si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti!

    “E bëra nga kurioziteti,” kështu është shprehur Arnold Rrokaj për hakerimin ndaj SPAK, duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, duke kopjuar prej andej komunikime hetimore për tre çështje.
    Ndërkohë, është e qartë për grupin e hetimit se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve.
    Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.
    Çështja po hetohet për grup kriminal. SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem.
    Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të e-maileve.
    SPAK njoftoi për publikun se ishte tentuar të thyheshin kodet e sigurisë edhe në kompjuterin e kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, por pa sukses.
    Çështja e këtij sulmi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, i cili gjatë masave të mbajtura ndaj dy të dyshuarve, i ka kërkuar gjykatës të nxjerrë urdhrin që do të thotë marrje nën përgjegjësi të kujtdo që publikon të dhëna nga fashikulli.

  • Hakeroi SPAK-un, i arrestuari Arnold Rrokaj tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti

    Hakeroi SPAK-un, i arrestuari Arnold Rrokaj tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti

    “E bëra nga kurioziteti,” kështu është shprehur Arnold Rrokaj për hakerimin ndaj SPAK, duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, duke kopjuar prej andej komunikime hetimore për tre çështje.

    Ndërkohë, është e qartë për grupin e hetimit se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.
    Çështja po hetohet për grup kriminal. SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem.
    Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të emailve.
    SPAK njoftoi për publikun se ishte tentuar të thyheshin kodet e sigurisë edhe në kompjuterin e kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, por pa sukses.
    Çështja e këtij sulmi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, i cili gjatë masave të mbajtura ndaj dy të dyshuarve, i ka kërkuar gjykatës të nxjerrë urdhrin që do të thotë marrje nën përgjegjësi të kujtdo që publikon të dhëna nga fashikulli.

    Top Channel

  • Ndërhyri në e-mailet dhe faqet zyrtare të institucioneve shtetërore, 15-vjeçari i prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit

    Ndërhyri në e-mailet dhe faqet zyrtare të institucioneve shtetërore, 15-vjeçari i prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit

    Ai po hetohet se mund të këtë pasur persona të tjerë që mund të kenë shtyrë 15 vjeçarin për të ndërhyrë më serverat e institucioneve, sipas gazetarit të Top Channel, Mikel Marsi.
    Sipas policisë nuk janë marrë të dhënat e institucioneve, por gjithsesi po punohet duke u marrë në pyetje 15 vjeçari.
    Ai arriti të ndërhyjë në e-mailet dhe faqet zyrtare të disa prej institucioneve shtetërore në vend. 15-vjeçari është vënë nën hetim, pasi u identifikua pas një muaji hetime.
    I mituri banues në Vlorë dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.
    Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.
    Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.

  • U tentua dhe posta e Dumanit, çfarë dihet nga hakërimi i e-maileve të SPAK

    U tentua dhe posta e Dumanit, çfarë dihet nga hakërimi i e-maileve të SPAK

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka reaguar zyrtarisht për sulmin kibernetik të ndodhur ndaj e-maileve të disa prokurorëve. Sipas SPAK, ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars, ku janë marrë disa informacione nga e-mailet e prokurorëve, por sistemi i brendshëm i IT-së nuk është cenuar.
    Në reagimin zyrtar, SPAK bën të ditur se janë marrë masa të menjëhershme për të zbuluar autorët e hakerimit. Dy persona janë arrestuar, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur. SPAK gjithashtu njofton se ishte tentuar të ndërhyhej edhe në e-mailin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, por pa sukses.
    Përveç hetimit penal, SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit.
    “Sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cenuar,”- njofton SPAK, duke shtuar se janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse. “Derisa të përfundojë hetimi, nuk ka asnjë të dhënë që sugjeron bashkëpunimin e personave të arrestuar me personel të brendshëm të SPAK,”- shtoi SPAK.
    SPAK ka dyshime se arrestimet e bëra, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që realizon ndërhyrje të paautorizuar kompjuterike. Gjoni ka mbajtur postin e drejtorit në paraburgimin e Vlorës, ndërsa Rrokaj ka qenë zyrtar i IMT Vlorë. Gjatë hetimeve, SPAK ka marrë në pyetje disa persona, duke dyshuar se informacionet e marrë nga e-mailet e prokurorëve janë shpërndarë nëpërmjet telefonave celularë.
    Gjatë periudhës së hetimit, SPAK ka sekuestruar pajisje të cilat dyshohet të jenë përdorur për ndërhyrjen dhe materialet e shkarkuara nga e-mailet e prokurorëve. Burime nga SPAK kanë njoftuar se grupi ka shfrytëzuar fjalëkalimet jo të sigurta të e-maileve të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleda Millonai dhe Elida Kaçkini.

  • Ndërhynë në e-mailet e SPAK/ Zbulohen rolet e dy autorëve, ja si arritën të hynin në sistem

    Ndërhynë në e-mailet e SPAK/ Zbulohen rolet e dy autorëve, ja si arritën të hynin në sistem

    Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

    Top Channel