Tag: mahmutaj

  • “Salianji duhet të ruhet”, gazetari Mahmutaj: Të gjithë ata që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën nuk janë gjallë

    “Salianji duhet të ruhet”, gazetari Mahmutaj: Të gjithë ata që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën nuk janë gjallë

    Gazetari Fatos Mahmutaj, në një intervistë në “Ora e Fundit”, foli për lëvizjen e Ervin Salianjin për takimin me më të votuarit.
    Gazetari u shpreh se Berisha e konsideron si pronë personale partinë, dhe shtoi se Salianji duhet të tregohet i kujdesshëm pasi të gjithë personat që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën nuk janë gjallë.
    Ai u shpreh se Salianji po përpiqet ta rinovojë PD pasi që nga 2013 situata në këtë parti është përkeqësuar.
    “Shpresoj që Salianji të mos ketë fatin e tyre që janë përpjekur t’i bëjë rivalitet Sali Berishës. Sepse të gjithë kanë vdekur. Duke e parë nga jashtë PD, do thoja që Salianji duket më i pjekur politikisht se Berisha sepse po mbledh emra që kanë mbledhur më shumë në zgjedhjet e fundit.
    Por kuptohet që Berisha me klanin e vet nuk i shikonte se figura që mund t’i kishte nën kontroll. Me thoni një emër përveç Lulzim Bashës, që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën dhe janë gjallë”, tha Mahmutaj.

  • “Berisha në hall personal”/ 21 Janari, Mahmutaj: Ish kryeministri, arkitekt i vrasjeve në bulevard

    “Berisha në hall personal”/ 21 Janari, Mahmutaj: Ish kryeministri, arkitekt i vrasjeve në bulevard

    Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha është në hall personal, lidhur me çështjen e 21 janarit, dhe po merr në mbrojtje ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.
    Në një intervistë Mahmutaj u shpreh se Berisha është arkitekt i 4 vrasjeve në bulevard.
    “Berisha nuk përpiqet të mbrojë Bashën. Berisha ka treguar që nuk mbron askënd. Berisha është në hall personal. përpiqet ta marrë në mbrojtje Bashën, që mos ta sulmojë, mos të dëshmojë kundër tij. Berisha, duke qenë në hall, ai është i pandehuri kryesor i kësaj çështjeje, ai është vrasësi.
    Basha, e kam theksuar, që 1 ditë më përpara, 20 janar, e ka shprehur se do ketë akte dhune dhe nuk do mbahej përgjegjësi. Basha ishte aneksuar, pushtetin e 21 janarit e kishte marrë përsipër Berisha. Ilir Meta po përpiqet të sfumojë akuzën ndaj Berishës”, theksoi ai.

  • Pse Berisha s’u paraqit për 21 janarin? Ky është shpjegimi i gazetarit të plagosur nga Garda!

    Pse Berisha s’u paraqit për 21 janarin? Ky është shpjegimi i gazetarit të plagosur nga Garda!

    Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha nuk do të shkojë kurrë vullnetarisht në SPAK për të dhënë sqarime për krimin shtetëror të 21 janarit, por do të merret me forcë nga autoritetet. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, gazetari që mbeti i plagosur gjatë protestës kur u vranë 4 protestuesit, tha se Berisha është thirrur jo thjesht si një person që ka dijeni, por si person në hetim.
    Mahmutaj u shpreh gjithashtu se Berisha e di shumë mirë se Prokuroria e Posaçme do t’i komunikojë akuzën. Sipas Mahmutajt, ai do të dënohet për këtë krim, pasi siç shtoi ai, nuk ka nevojë për asnjë deklarim, duke marrë parasysh që kamerat kanë filmuar gjithçka ka ndodhur atë ditë.
    “Berisha e ka bërë institucion dhunën kur ka qeverisur vetë dhe tani mbështetet në gjithçka mbi dhunë. Berisha nuk njeh gjuhë tjetër derisa të tërhiqet zvarrë prej policisë në SPAK. Këtë e ka thënë të hënën, sot e premte, ka 5 ditë që ka thënë që s’i ka shkuar ftesa. Ndërkohë në tre mënyrat që i është dërguar ftesa se ka marrë. Mbrojtja më e mirë për Berishën është sulmi, sulmon se e konsideron mbrojtje. Nuk ka zgjidhje tjetër, funksionon vetëm në këtë formë. Berisha me thënë të drejtën do paraqitet vetëm i shoqëruar nga policia, asnjëherë nuk do të paraqitet vullneratisht. Ai e di çfarë e pret në SPAK, e pret komunikimi i akuzës, nuk do të thirret për deklarime por do të japë deklarime si person nën hetim. Berisha e gatoi 21 janarin, e ka mbi shpatulla dhe nuk do t’i hiqet kurrë njolla e 21 janarit. Jam akoma skeptik se do të bëjë lojërat siç ka bërë me hallakatjet nëpër institucione por Berisha për 21 janarin do të përfundojë i dënuar. Ai do të japë deklarime si i akuzuar dhe jo si person që ka dijeni për ngjarjen. Berisha e ka thënë pa ndalim vrava 4 protestues, i ka pranuar të gjitha këto. Berisha nuk ka më nevojë të japë deklarime rreth rrethanave, ai do të jatë deklarime vetëm s ii akuzuar dhe jo si një njeri që ka dijeni për ngjartjen. “, tha Mahmutaj.
    Sipas tij, edhe Basha do të merret i pandehur për këtë çështje. Po ashtu, ai përmendi disa deklarata të Bashës para dhe pas vrasjeve, duke thënë se ai po bën “naivin”. Mahmutaj theksoi se Basha duhet të japë çdo informacion që di në SPAK, si personi më i afërt me Berishën në atë kohë.
    “Basha që kur ka pasur çarjet me Berishën e ka kërcënuar me deklarata publike që do paraqitem atje dhe do them ato që di. Basha ka informacione sepse ka ditur për shkak të postit, për shkak të afrimitetit me Berishën, bashkëpunëtori më i afërt dhe njeriu që u pa në të gjitha cepat e kryeministrisë, që nga zyra e Berishës nëpër korridore, lart në tarracë, në të gjitha pikat strategjike të 21 janarit. Një ditë përpara, 20 janar 2011, Basha ndodhej te policia e shtetit për të marrë masat për protestën e lajmëruar. I pyetur nga gazetarët, kam qenë vetë prezent aty, nëse do eskalohej me dhunë ai me plot gojën është shprehur se i kemi marrë masat për të gjitha dhe s’do të mbajmë përgjegjësi për ata që do t’ju bëjmë dhunuesve. Ishte i parapërgatitur. Gati 1 vit më para, Basha dha një intervistë në Zërin e Amerikës dhe u përmend 21 janari.
    Gjatë kësaj interviste që dha, u shpreh që në 21 janar në fillim më thanë se janë vrarë policë, më pas protestues. Pra Basha bën lojën e naivit që nuk ka asnjë vlerë tani, ku 1 ditë përpara protestës thoshte kemi marrë masa dhe sdo mbajmë përgjegjësi, ku ndodhej krimi thotë se nuk kisha dijeni dhe thotë se më thanë që janë vrarë policë. Pra del nga një shejtan budalla nga një naiv komplet. Për Berishën do të thosha që bën mirë t’i thotë ato që di. Mund të thërritet përsëri, se prokuroria sipas gjasave edhe Bashën do ta marrë të pandehur, por duke qenë se s’ka pasur shtyllë kurrizore dhe s’ka qenë vendimmarrës të paktën t’i thotë ato që di për të sqaruar më tej hetimin. Deklaratat e tij do e ndihmonin deri diku hetimin, por mendoj se nuk është e nevojshme as të thirret Berisha për të dhënë deklarime sepse mjafton të shihen pamjet filmike të TV gjithçka është e dukshme se nga u qëllua, cili u vra dhe si u vra etj”, përfundoi Mahmutaj.

  • “Berisha s’ka asnjë zë kritik në PD”/ Mahmutaj: Leskaj, guxim që foli kundër urdhrit të Saliut

    “Berisha s’ka asnjë zë kritik në PD”/ Mahmutaj: Leskaj, guxim që foli kundër urdhrit të Saliut

    Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi qëndrimet e kreut të PD Sali Berisha lidhur me vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj.
    Ai u shpreh se Berisha gjithmonë ka reaguar vetëm për të sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe hedhur akuza ndaj tij.
    Gjatë intervistës, gazetari Mahmutaj foli edhe për largimin e Bujar Leskaj, duke thënë se Leskaj foli kundër urdhrit të Berishës.
    Më tej u shpreh se në Partinë Demokratike, Breisha nuk ka asnjë zë kritik sepse vetë ai “i ka flakur”.
    “Në PD nuk ka asnjë zë kritik. Cilindo që ka pasur e ka flakur. Një parti politike qoftë e madhe apo e vogël e mban të gjallë diversiteti i politikave të ndryshme brenda. Zërat kundër apo rebel, o i ka linçuar o ka rrahur apo i ka poshtëruar. Pra ka zgjedhur një rrugë ekstreme. Berisha është në fazën e “kçk-së”, çdolloj emri i huaj ati i duket vlerë. Ai u hedh hi syve mbështetësve të tij, i manipulon dhe i trajton siç u do qejfi…Këta jo vetëm që nuk fituan, por PD kam përshtypjen e sa ka rënë në 12 % që ka pasur në zgjedhjet e mëparshme”, tha ai.

  • 21 Janari / Beqiri: Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë/ Mahmutaj: Në spital më fshihnin nga prokurorët

    21 Janari / Beqiri: Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë/ Mahmutaj: Në spital më fshihnin nga prokurorët

    Avokati Idajet Beqiri thotë se komandanti i Gardës në 21 janar 2011, Ndrea Prendi, gjatë protestës, u thirr nga Sali Berisha në Kryeministri.
    Në emisionin ‘Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë, pasi reezistoi ndaj urdhrit për të shtënë ndaj protestuesve.
    Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në 21 janar,deklaroi se në spital, mjekët e penguan që të fliste me prokurorët.
    Idajet Beqiri: Ndrea Prendi jepte komanda. U thirr në zyrë, pa pasur asnjë dhunë. Ai u thirr te zyra e kryeministrit. Nga zyra e kryeministrit doli me syrin e enjtur, doli i çarmatosur. Ka rezistuar dhe ka ngrënë grushtin. Ia kemi dhënë emrin SPAK se kush e grushtoi, nga grupi i zjarrit. Prokuroria e Tiranës e zvarriti këtë çështje, nuk e dimë se nga doli plumbi që vrau Aleks Nikën. Ky është një turp. Ekspertimi i kësaj, e kanë çuar gjoja në Turqi. Këtë ekspertimin, e bëj unë, e kam llojet e mekanizmave, shekncore. Ua jap formulën e plotë.
    Fatos Mahmutaj: Grafia e dorës sime të plagosur, më dhanë grafinë e dorës së dikujt tjetër. Duke menduar, mendoja se mjekët po përpiqeshin për shëndetin tim, ata po më fshihnin nga grupi i prokurorëve. Më fshehën, për gati 3 orë, nga njëri dhomë në tjetrin. U përballa me një prokuror në korridor. Mjekët ligjorë nuk donin të më prisnin. Nuk më prisnin fare që të bëja ekspertizën.

  • “Politikan pa vizion dhe ide”, gazetari akuza Berishës: Shkelës kronik i Kushtetutës, ka kryer krime të shumta

    “Politikan pa vizion dhe ide”, gazetari akuza Berishës: Shkelës kronik i Kushtetutës, ka kryer krime të shumta

    Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë, u shpreh kritik ndaj kreut të PD Sali Berisha.
    Gazetari Mahmutaj deklaroi se kreu i PD, ka treguar që është një politikan pa vizion dhe pa asnjë ide dhe se është përgjegjës për degradimin e opozitës.
    Gjatë kësaj intervistës, Mahmutaj shtoi se ish-kryeministri Berisha ka qenë një shkelës kronik i Kushtetutës.
    “Berisha është nga ata politikanë pa vizion pa asnjë ide. Mënyra e bërjes së opozitës së Berishës është vetëm pas gjerave të ditës, duke mos pasur asnjë ide dhe nis e ngre stuhinë në gotën e ujit. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë ankimimin e zotit Veliaj dhe nuk po flasim të kemi anulim të dekretit. Logjika të çon që dekreti i Presidentit është tjetër. Por Berishës i pëlqen të bëjë cunamin në gotën e ujit. Berisha nuk duhet të bëjë veprime që dëmtojnë opozitën shqiptare sepse vetë atë e ka marrë lumi me kohë.
    Berisha gjithmonë ka qenë ‘maliqi që qëndronte mbi çdo lloj ligji’. Kushtetutën shqiptare e ka shkelur disa herë. Berishës kur nuk u shkojnë përshtat vendimet e gjykatësve, janë bijtë e komunistëve. Për të cilido njeri që i ka prerë rrugën e tij është një kriminel, ndërsa cilido njeri që e ka përkrahur është një hero. Ai tejkalon të gjitha normat morale të një politikani”, tha mes të tjerash Mahmutaj.

  • “PD, humbje gjithnjë e më të thella”/ Gazetari: Të djathtët duan që Berisha të largohet

    “PD, humbje gjithnjë e më të thella”/ Gazetari: Të djathtët duan që Berisha të largohet

    Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se rinumërimi i votave nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve, por ka vërtetuar deri më tani, se kandidatët demokratë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.
    Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se që prej vitit 2013, PD ka pësuar humbje gjithnjë e më të thella.
    Mahmutaj shtoi se demokratët kërkojnë largimin e Berishës nga kreu i PD.
    “Rinumërimi që është bërë deri tani, ka rezultuar se nuk ka pasur asgjë e jashtëzakonshme. E vetmja gjë e jashtëzakonshme, e pritshme dhe e vërtetuar nga kutitë, demokratët kanë vjedhur njëri-tjetrin. Pjesa tjetër është në rregull. Nëse janë ngatërruar një apo dy votë, apo një kuti, ashtu siç janë ngatërruar për PS, janë ngatëruar edhe për PD. Të dyja forcat e mëdha kanë pasur ngatërrime dhe nuk ndikon në rezultat. Berisha kërkon të vonojë certifikimin e zgjedhjeve, pas ka presion nga të tijtë. Kush me zë, e kush pa zë, të gjithë i kërkojnë dorëheqjen. Duke zvarritur procesin, ai fiton kohë të sfumojë kërkesën për dorëheqjen e tij.”, theksoi ai.

  • “PD në krizë gjithnjë e më të thellë”/ Mahmutaj: E djathta kërkon ndryshim, Berisha të largohet

    “PD në krizë gjithnjë e më të thellë”/ Mahmutaj: E djathta kërkon ndryshim, Berisha të largohet

    Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se rinumërimi i votave nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve, por ka vërtetuar deri më tani, se kandidatët demokratë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit. Mahmutaj u shpreh se që prej vitit 2013, PD ka pësuar humbje gjithnjë e më të thella.
    Mahmutaj shtoi se demokratët kërkojnë largimin e Berishës nga kreu i PD.
    “Rinumërimi që është bërë deri tani, ka rezultuar se nuk ka pasur asgjë e jashtëzakonshme. E vetmja gjë e jashtëzakonshme, e pritshme dhe e vërtetuar nga kutitë, demokratët kanë vjedhur njëri-tjetrin. Pjesa tjetër është në rregull. Nëse janë ngatërruar një apo dy votë, apo një kuti, ashtu siç janë ngatërruar për PS, janë ngatëruar edhe për PD. Të dyja forcat e mëdha kanë pasur ngatërrime dhe nuk ndikon në rezultat. Berisha kërkon të vonojë certifikimin e zgjedhjeve, pas ka presion nga të tijtë. Kush me zë, e kush pa zë, të gjithë i kërkojnë dorëheqjen. Duke zvarritur procesin, ai fiton kohë të sfumojë kërkesën për dorëheqjen e tij.”, theksoi ai.

  • Fatos Mahmutaj zbulon prapaskenat e errëta të masakrës së “21 janarit”: Ja si u plagosa në protestë…

    Fatos Mahmutaj zbulon prapaskenat e errëta të masakrës së “21 janarit”: Ja si u plagosa në protestë…

    Rigels Seliman
    Gazetari Fatos Mahmutaj ka tronditur opinionin publik me rrëfimin rrëqethës për plagosjen e tij në protestën e 21 janarit 2011, duke zbuluar prapaskenat që u mbuluan me heshtje dhe manipulim shtetëror. Ai deklaron se u qëllua drejtpërdrejt nga gardisti ndërsa raportonte live, pa e kuptuar fillimisht që ishte goditur me plumb. Pas ngjarjes, jo vetëm që nuk mori ndihmën e duhur mjekësore, por iu mohua edhe ekzaminimi ligjor, ndërsa administrata spitalore dhe drejtësia tentuan ta zhduknin të vërtetën.
    “Mjeku nuk donte të më ekzaminonte, më thanë s’je qëlluar me plumb, skenar i pastër politik”, u shpreh ai. Më tej Mahmutaj akuzon drejtpërdrejt Sali Berishën për fshehjen e provave dhe izolimin e rastit të tij. Ai thotë se pas asaj dite, karriera e tij prej 14 vitesh mori fund dhe u detyrua të kërkonte azil në Belgjikë. “Më tradhtuan të gjithë , nga shteti, nga drejtësia, nga mjekësia… vetëm që të më bëjnë të hesht”, përfundon ai.
    Nga ekrani në azil, historia që u fsheh, reagon Z. Fatos Mahmutaj
    Konkretisht gazetari Fatos Mahmutaj, rrëfeu për rastin kur u plagos më 21 janar 2011, teksa raportonte protestën e thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë. Mahmutaj tha se në fillim nuk e kuptoi që ishte plagosur nga një plumb dhe vazhdoi të fliste në lidhje direkte. Ai tha se pas atij plumbi, peripecitë dhe pasojat e ngjarjes bënë që të përfundonte azilant në Belgjikë. “Isha live në emisionin që raportoja dhe kisha përballë një gardist dhe qëlloi drejt turmës ku isha unë dhe flaka e fishekëve po vinte drejt meje. Momentet e para nuk e kuptova që isha plagosur nga një plumb mendova që ishte ndonjë cifël e trungut të pemës.
    Vazhdova lidhjen dhe pas plagosjes, fola për rreth një minutë në lidhej direkte dhe po thoja në lidhje direkte që as vetë s’po e kuptoja çfarë po ndodhte dhe që mund të isha plagosur dhe vetë. Pas atij plumbi 14 vite karrierë morën fund. U shpërbë gjithçka. Për shkak të pasojave dhe peripecive të atij momenti përfundova azilant në Belgjikë. Ish-kryeministri i kohës tha në një konferencë shtypi që flitej për një gazetarë të plagosur, por tha më pas që nuk ka gazetar të plagosur. Nga ky moment, rasti im u izolua dhe nuk u bë publik. Kisha një lloj dashakeqësi nga administrata e spitaleve, pra pjesa politike e tyre arriti aty ku dukej se ata donin të më fshihnin deri sa të mos të takoja as prokurorët. Mjeku ligjor nuk donte të bënte ekspertizë, filloi të më thoshte të kanë goditur nga afër, s’je goditur me plumb, gjëra që më vjen turp t’i them sot”, deklaroi Mahmutaj këtë të martë për emisionin “Top Story” në “Top Channel”.
    Çfarë deklaroi Mahmutaj më 20 janar 2025?
    Ndërkohë kujtojmë se gazetari Fatos Mahmutaj foli edhe më 20 janar të këtij viti lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë nga pushteti i Berishës 4 protestues të opozitës së asaj kohe. Vetë Mahmutaj ka qenë në protestë atë ditë në lidhje transmetimi direkt dhe gjithashtu mbeti i plagosur. Mahmutaj thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se kanë kaluar 14 vite nga ajo ngjarje, teksa jemi me vonesë në mbledhjen e fakteve. “Ka kaluar 14 vite. Vetëm nga transmetimi do kemi provat e plotë me veprimet hetimore. Jemi 14 vjet me vonesë dhe në fazën e mbledhjes së provës. Provat janë aty. E ka thënë pas vrasjes kryeministri atëherë, do kisha vrarë jo 4 po 4 mijë. Jo vetëm qytetarët por edhe kreun e opozitës. Nuk ka mohuar vrasjet dhe urdhrin për vrasje. Çfarë pritet më për ta marrë të pandehur?”, deklaroi ai disa muaj më parë. Më tej Mahmutaj zbulon se si atë ditë shefi i gardistëve Ndrea Prendi u dhunua në zyrën e Berishës në Kryeministri, pasi nuk po jepte urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. “Shef i grupit të gardistëve Arjan Adhami, ka urdhëruar shefin e gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit. Duhej marrë në ndjekje penale. Prendi ka dhënë urdhrin direkt për të qëlluar mbi njerëzit. Kemi gardistin Altin Llupo ka qëlluar mbi njerëzit. Kemi këta 4 persona të cilët që duhet të ishin në burg. Ish ministri i Brendshëm Basha duhet të sqarojë pozicionin e tij lidhur me 21 janarin. Mendoj se ai u përdor më shumë moskryerje veprime se sa për kryerje. Nuk janë thirrur deputetët e opozitës atëherë për protestën. Janë rrahur dhe dhunuar policët. Është vepër penale. ka pasur më pas dhunë të qytetarëve dhe disa nuk kishin lidhje me protestën. Ata që urdhëruan kanë 14 vjet dhe vazhdojnë dhe të sulmojnë akoma. Nuk është se nuk ndihen se mendojnë se sulmi është mbrojtja më e mirë. Ajo punë që duhet të ishte 2 orë pas krimit, kemi 14 vjet dhe atë 2 orësh nuk e kemi mbaruar akoma”, theksoi ai.
    Hetimet dhe provat për “21 Janarin”
    Po ashtu, Mahmutaj shton se ekziston kopja e hard diskut të serverëve të kryeministrisë për të cilën SPAK është në dijeni. “Adhami ka rrahur Ndrea Prendi në zyrë. Doli ditën tjetër në media me syrin e nxirë. Nuk ishte në përballje me protestuesit. E rrahën për të qëlluar mbi njerëzit. Provat ishin të mjaftueshme që nga momenti i parë. Mos të pretendohet se nuk ka kopje të hard-diskut të serverëve. SPAK do jetë në dijeni. Nga mediat është thënë disa herë se kopja ekziston”, u shpreh ai. Sakaq ai bëri me dije se dy ditë pas protestës me 4 të vrarë, gardistët nuk lejonin prokurorët dhe hetuesit të afroheshin në vendngjarje për të sekuestruar gëzhojat. “Do të mjaftonte fakti, në arkivin e televizionit tuaj apo të tjera, të merren pamjet filmike bruto. Kaq mjafton dhe duket kush ka qëlluar. Unë jam plagosur në 21 janar. E kisha përballë Agim Llupon dhe e kisha në tarracë Adhamin që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit. Prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Dy ditë më pas isha aty në bulevard, ushtarë të gardës nuk lejonin grupin e hetuesve dhe prokurorëve të afrohej në perimetrin e caktuar. Gëzhojat ishin ti mblidhje me fshesë. Makineria e atij shteti filloi manipulimin. Mjeku tha u vranë nga afër. Të gjithë viktimat shpalleshin puçistë. Pikësëpari janë identifikuar kush ka qëlluar mbi njerëz. Janë zbardhur. Kaq gjë dihet. Pjesa e urdhrit është një përgjim i radiove i urdhrit të Prendit të qëllohet mbi mish. Prendi del me syrin e nxirë. U rrah në zyrën e kryeministrit. Nëse kemi hyrë diku sagllam dhe del me sy të nxirë. Është logjike kjo punë. Provat ekzistojnë, por nuk ka vullnet”, vijoi ai. Më tej ai përfundon duke thënë se ende nuk ka vullnet për të zgjidhur çështjet e drejtësisë si “21 janari”, “Gërdeci” apo edhe dosjen “Partizani”. “Berisha kaq kohë arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për Partizanin. Luhet kukafshehti, vaj hallin çdo ndodhi me 21 janarin. Nuk ka vullnet për ti zgjidhur”, nënvizoi gazetari Mahmutaj.

  • “Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”. Gazetari Mahmutaj: Të gjithë me tradhtuan!

    “Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”. Gazetari Mahmutaj: Të gjithë me tradhtuan!

    Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në Top Story, rrëfeu për rastin kur u plagos më 21 janar, teksa raportonte.
    Mahmutaj tha se në fillim nuk e kuptoi që ishte plagosur nga një plumb dhe vazhdoi të fliste në lidhje direkte. Ai tha se pas atij plumbi, peripecitë dhe pasojat e ngjarjes bënë që të përfundonte azilant në Belgjikë.

    Fatos Mahmutaj: Isha live në emisionin që raportoja për Klan dhe kisha përballë një gardist dhe qëlloi drejt turmës ku isha unë dhe flaka e fishekëve po vinte drejt meje. Momentet e para nuk e kuptova që isha plagosur nga një plumb mendova që ishte ndonjë cifël e trungut të pemës. Vazhdova lidhjen dhe pas plagosjes, fola për rreth një minutë në lidhje direkte dhe po thoja në lidhje direkte që as vetë s’po e kuptoja çfarë po ndodhte dhe që mund të isha plagosur dhe vetë. Pas atij plumbi 14 vite karrierë morën fund. U shpërbë gjithçka. Për shkak të pasojave dhe përipecive të atij momenti përfundova azilant në Belgjikë.
    Ish-kryeministri i kohës (Berisha) tha në një konferencë shtypi që flitej për një gazetarë të plagosur, por tha më pas që nuk ka gazetar të plagosur. Nga ky moment, rasti im u izolua dhe nuk u bë publik. Kisha një lloj dashakeqësi nga administrata e spitaleve, pra pjesa politike e tyre arriti aty ku dukej se ata donin të më fshihnin deri sa të mos të takoja as prokurorët. Mjeku ligjor nuk donte të bënte ekspertizë, filloi të më thoshte të kanë goditur nga afër, s’je goditur me plumb, gjëra që më vjen turp t’i them sot”.
    Dhe realisht të gjithë e tradhtuan gazetarin!