Tag: mahmood

  • Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

    Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

    Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është lart në sondazhet e opinionit publik, por edhe nga pritshmëria për të konkurruar vetë Shabana Mahmood, Ministrja e Brendshme britanike, edhe për postin e kryeministres nëse Sir Keir Starmer e heq nga posti herët a vonë, politikania me origjinë pakistaneze ka njoftuar masa të reja për ata të huaj që jetojnë legalisht në Britani dhe synojnë të vendosen përgjithmonë në ishull.
    Sipas këtyre masave, pritet të dyfishohet koha për shumicën e punonjësve të huaj në Britani për një status të përhershëm deri në 10 vjet kohë pritje, duke shtuar se disa emigrantë ilegalë do të duhet të presin për 30 vjet për një status të tillë. (Në bazë të parimit të shpallur prej Shabana Mahmood, që disa guxojnë ta konsiderojnë argumentueshëm edhe si Margaret Thatcher e re, vendosja përgjithmonë në Britani nuk është një e drejtë, por një privilegj i cili duhet fituar dhe padyshim edhe financiarisht, përveç kontributeve të tjera për shoqërinë britanike). Përjashtim do të bëjnë ata që kanë të ardhura të larta dhe biznesmenët, të cilët do të përfitojnë nga vendosja përmes korsisë së shpejtë, ndërkohë që mjekët dhe infermierët në Shërbimin Shëndetësor Publik në Britani do të jenë ende si edhe sot në korsinë e afatit 5-vjeçar (pasi pa mjekët dhe infermierët ku dy të tretat e mjekëve dhe 50 përqind e infermierëve janë të ardhur nga jashtë, ky shërbim do të falimentonte).
    Qeveria, përmes gojës së Shabana Mahmood, ka propozuar gjoba dhe ndëshkime për ata që shfrytëzojnë dhe abuzojnë me sistemin, duke theksuar se ata që marrin ndihma sociale do të duhet të presin 20 vite, ose trefishin e kohës dhe kohëzgjatja më e madhe në Evropë. Ndërsa ata që mbërrijnë ilegalisht apo thyejnë vizën do të duhet të presin deri në 30 vite.
    Ndër propozimet e reja përfshihen rregulla të reja që thonë se migrantët mund të kualifikohen për ndihma sociale dhe strehim, nëse u jepet shtetësia britanike, sesa kur marrin statusin e qëndrimit të përhershëm. Punonjësit me paga të ulëta, si 610 mijë të ardhurit dhe personat në vartësi të tyre të mbërritur me viza si punonjës të kujdesit social apo shëndetësor, në periudhën 2022–2024, do të duhet të presin 15 vite përpara se t’u jepet statusi i përhershëm i qëndrimit në Britani.
    Sipas Ministres së Brendshme, ata që ndërkohë e kanë fituar këtë status, si ata të ardhur nga vendet e BE-së para Brexit, këto ndryshime nuk do të aplikohen. Ata që do të aplikojnë për leje të përhershme qëndrimi duhet të mos kenë precedent penal, të flasin anglishten në standardet e Niveli A dhe të mos kenë borxhe. Mbetet të shihet sa nga këto propozime do të mund të materilizohen pas sfidave politike në parlament dhe atyre ligjore.

  • Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

    Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

    Top Channel

  • Dëbimi i 700 familjeve shqiptare/ Nga 111 mijë kërkesa në vit për azil në Britani, 2% shqiptarë

    Dëbimi i 700 familjeve shqiptare/ Nga 111 mijë kërkesa në vit për azil në Britani, 2% shqiptarë

    Në Mbretërine e Bashkuar, vitin e fundit sipas shifrave qeveritare shqiptarët përbënin 2 përqind të rasteve të azilkërkuesve, rreth 2200 të tilla. Sipas shifrave të vetë qeverisë britanike, rastet nga Shqipëria nuk qëndrojnë më as në 5 kombësitë kryesore që kërkojnë azil atje. Madje faqet qeveritare e paraqesin si një shembulli suksesi në këtë aspekt, pas marrëveshjes midis dy qeverive.
    Hotelet që mbushen me azilkërkues në Britani janë prej kohësh një temë e nxehtë politike. Qeveria e Keir Starmer është zotuar ti boshatisë ato dhe e ka deklaruar atë si një sfidë me veten në sytë e publikut.
    Të martën ministrja e Brendshme Shabana Mahmood, prezantoi në parlament reformën, e cila parashikon ndërhyrje të ashpra për të frenuar fenomenin e migracionit të paligjshëm. Reforma, synon të prekë ligjet dhe procedurat që përcaktojnë azilkërkimin, duke shpallur synimin se hotelet për azilantët do të mbyllen në fund të mandatit aktual të parlamentit në 2029.
    Mahmood veçoi rastin e 700 familjeve shqiptare të cilat sic tha do të dëbohen nga vendi.
    “Në ato raste ku është e mundur ne do të shtyjmë për një kthim vullnetar, por nëse do të jetë I nevojshëm një kthim me forcë, kjo është ajo që do të bëjmë. Nëse barriera për një kthim nuk është individuale, as nga qeveria britanike por nga vendi pritës(origjinës) ne do të veprojmë”, tha Mahmood.
    Por çfarë përbëjnë shqiptarët në numra sipas të dhënave të vetë qeverisë britanike? Kërkesat për azil nga shqiptarët, nuk janë më as në 5-shen kryesore të kombësive që u përkasin azilkërkuesve në britani. Madje deri diku vendi ynë në këtë aspekt paraqitet si një rast suksesi.
    “Shqipëria është prezantuar gjithashtu për të treguar se kishte një numër të madh kërkesash për azil gjatë viteve të fundit, por nuk është më një nga pesë kombësitë kryesore”, thuhet në faqen e qeverisë britanike.
    Ulja e kërkesave për azil nga shqiptarët ka ardhur si efekt i zbatimit të marrëveshjes së dhjetorit 2022 midis dy vendev.
    Gjithsej, vitin e fundit në britani kanë kërkuar azil rreth 111 mijë persona, ndërsa qeveria britanike në të dhënat e saj thotë se vetëm 2 përqind janë shqiptarë, pra rreth 2200 raste.
    Deri në miratimin e kësaj reforme do të duhet të kalojnë ende disa javë. Ajo parashikon që statusi I refugjatit të skanohet ccdo 2 vite e gjysmë nga 5 që është aktualisht dhe ai mund të hiqet në momentin që vendi I origjinës shpallet i sigurtë.
    Reforma e prezantuar nga laburistja Shabana Mahmood, shihet si një ndërhyrje gati drastike aq sa sipas BBC, ka dyshime nëse do të votohet ose jo, edhe nga lideri i Reform UK, Nigel Farage, i cili e ka përdorur temën e emigracionit për politikën e përditshme, duke u përplasur në distancë në disa raste edhe me kryeministrin e shqipërisë.

  • SYRI TV/ Rama sulmon Sekretaren britanike Shabana Mahmood, Rama debate publike në kurriz të shqiptarëve

    SYRI TV/ Rama sulmon Sekretaren britanike Shabana Mahmood, Rama debate publike në kurriz të shqiptarëve

    SYRI TV

    Kryeministri Edi Rama vijon të përdor fatin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe për të krijuar debate publike me zyrtarët e lartë të SHBA. Në vend të një sjelljeje zyrtare e krijimit të bashkëpunimit dypalësh, kryeministri Rama ka zgjedhur të sulmojë e debatojë me Sekretaren e Brednshme të Britanisë Shabana Mahmood. Rama e ka cilësuar si të papranueshme deklaratën e Mahmood për 700 familjet shqiptare që iu është refuzuar azili e vijojnë të qëndrojnë në Britani. Por duket, se kryeministri Edi Rama në vend të nisjes së komunikimeve zyrtare për të shmangur këtë penalizim ndaj shqiptarëve, ka gjetur rrugën e përplasjeve publike e sulmeve ndaj zyrtarëve britanik.

    Kryeministri Edi Rama vijon strategjinë e përplasjeve me autoritetet Britanike në vend të dialogut dhe bashkëpunimit dy palësh për të krijuar lehtësira për shqiptarët që jetojnë në Angli. Shkak për përplasjen e radhës është bërë deklarata e Sekretares së Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood se 700 familja shqiptare që u është refuzuar azili po qëndrojnë në Angli duke shpenzuar paratë e taksapaguesve britanikë e për këtë motiv do të riatdhesohen. Por në vend të bashkëpunimit dhe gjuhës diplomatike në interes të shqiptarëve në Britani, madje edhe të këtyre 700 familjeve, Edi Rama e ka shfrytëzuar për një vëmendje ndërkombëtare duke sulmuar Sekretaren e Brendshme britanike.

    ‘Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Sekretarin e Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood, citoj “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit pas kërkesave të dështuara për azil si justifikim për rifillimin e kthimit të familjeve. Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste t’i bëjë jehonë kaq dobët retorikës të së djathtës ekstreme populiste – dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit – pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm? Më lejoni t’i kujtoj Sekretarit të Brendshëm se, falë punës intensive të përbashkët që nga fundi i vitit 2022, mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar janë pothuajse të zhdukura’.

    Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama krijon përplasje me autoritetet britanike, që më pas përkthehet në pasoja ndaj shqiptarëve në Britani, ku më herët ai nisi një përplasje me ish Sekretaren e Brendshme Suela Braverman, e madje pas largimit të saj nga detyra, nisi edhe ta ironizojë.

    ‘Kur dikush që quhej Suela, një tjetër kur ajo piketoi shqiptarët, dhe meqë ra fjala ku është ajo? Thjesht mbaje mend që mos u merr me shqiptarët. Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh’.

    Në kuadër të krijimit të debatit me britaninë në kurriz të shqiptarëve, Edi Rama nuk ngurojë as ti përdorte shqiptarët si objekt debati me deputetin britanik dhe liderin e partisë së ekstremit të djathtë Reform UK, Nigel Farage, debat i cili duket se i shijoi kryeministrit për të tërhequr vëmendje, e madje nisi të krijonte edhe fotomantazhe të tij me Farage.

  • Pseudonacionalizmat dhe kapriçot e Edi Ramës me britanikët krijojnë stuhi në Britani, operacioni fshesa përzë 700…

    Një stuhi politike ka shpërthyer në Mbretërinë e Bashkuar pasi Qeveria laburiste e kryeministrit Keir Starmer paralajmëroi masa të reja drastike për emigracionin, të cilat prekin drejtpërdrejt komunitetin shqiptar. Sipas dokumentit politik “Mahmood”, rreth 700 familje shqiptare, përfshi gra dhe fëmijë, do të përballen me kthim të detyruar në Shqipëri nëse nuk pranojnë të largohen vullnetarisht. Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, gjatë fjalës së saj në Dhomën e Komunave, vuri theksin te shqiptarët, duke e përmendur marrëveshjen Londër–Tiranë si një “standard të artë” për procedurat e kthimeve. Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka treguar hezitim ndër vite për dëbimin e familjeve të refuzuara, duke i lënë të përfitojnë akomodim dhe mbështetje për periudha të gjata. Sipas planit të ri, familjet do të marrin fillimisht mbështetje financiare për t’u kthyer, ndërsa në rast refuzimi, ministria do të zbatojë masa për dëbim të detyruar.
    Rregullat e reja parashikojnë se të gjithë përfituesit e azilit do të presin 20 vjet për të kërkuar të drejtën e qëndrimit të përhershëm, ndërsa statusi i tyre do të rishikohet çdo dy vjet e gjysmë. Masat e ashpra kanë shkaktuar reagime të forta brenda Partisë Laburiste, organizatave të të drejtave të njeriut dhe opozitës. Deputetja laburiste Nadia Whittome e quajti politikën “të turpshme dhe mizore”, ndërsa kritikoi faktin që ekstremistë të djathtë si Tommy Robinson po i mirëpresin këto masa. Ndërkohë, figura të djathta si Richard Tice, numri dy i Reform UK, kanë ironizuar duke thënë se Mahmood “po afrohet me politikat e Reformës”. Qeveria argumenton se mbështetja e gjerë për azilkërkuesit ka krijuar abuzime dhe tërheqje të panevojshme migratore, duke paralajmëruar se sistemi duhet rivendosur me forcë për të shmangur përçarjen sociale.
    Në këtë klimë tensioni, qeveria britanike ka deklaruar se edhe pasuri personale si makina, biçikleta elektrike apo ari mund të përfshihen në kontributin financiar të azilkërkuesve për ushqimet e tyre. Ndryshime të tjera përfshijnë krijimin e një organi të ri apelimi, reduktimin e ankesave në vetëm një fazë dhe përshpejtimin e rasteve me “shanse të ulëta suksesi”. Kujtojmë se disa ditë më parë dhe në mënyrë të përsëritur kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër qasjen e re britanike, duke thënë se klima politike në Londër pas Brexit është “errësuar” dhe ka prodhuar qëndrime që dikur do të dukeshin të paimagjinueshme. Rama refuzoi kategorikisht idenë që Shqipëria të shërbejë si “qendër kthimi” për emigrantët e refuzuar, duke e cilësuar këtë çështje dinjiteti kombëtar.
    Polemikat u ndezën edhe më shumë pas përplasjeve mes Ramës dhe Nigel Farage, i cili dha shifra të diskutueshme për shqiptarët në burgjet britanike. Rama i kundërshtoi duke deklaruar se komuniteti shqiptar në Britani është shumë më i madh sesa pretendimet e Farage, duke i rrëzuar statistikat e tij si të pavërteta. Megjithatë ndërsa tensionet politike rriten, ndryshimet e reja të emigracionit pritet të prekin mijëra shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar ose presin vendime për azilin. Më poshtë po pasqyrojmë detaje nga plani anglez kundër emigrantëve.
    Detajet
    Konkretisht shqiptarët që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të mund të shpëtojnë nga politikat e reja të emigracionit që do të zbatohen nga Qeveria laburiste e kryeministrit Keir Starmer. Madje Qeveria Starmer ka paralajmëruar kthimin në Shqipëri të rreth 700 familjeve shqiptare, përfshi edhe fëmijët. Madje, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood, tha se nëse ato nuk pranojnë të kthehen vullnetarisht, do të depërtohen me forcë. Zyrtarja britanike ka evidentuar posaçërisht shqiptarët gjatë fjalës së saj, duke përmendur këtu edhe marrëveshjen që ka mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, që e konsideroi si të ‘artë’ në raport me kthimet e emigrantëve.
    Ajo pretendoi se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte qenë mjaftueshëm e ashpër në largimin e azilkërkuesve të refuzuar, ndërsa zbuloi ndryshimin më të madh në politikat e emigracionit, duke shkaktuar reagime të forta. Sekretarja e Brendshme njoftoi një sërë masash të ashpra, duke urdhëruar zyrtarët të mos hezitojnë më për të dëbuar familjet, përfshirë fëmijët. Dhe ajo zbuloi se Qeveria po heton kthimet e detyruara në Siri, pasi regjimi brutal i udhëhequr nga Bashar al-Assad u rrëzua. Në një dokument politikash të publikuar të hënën, ajo akuzoi paraardhësit e saj se ishin të butë, duke u shprehur “ne kemi treguar se nuk jemi të gatshëm të tregojmë ashpërsinë ose vendosmërinë e nevojshme për të pohuar të drejtën tonë për të kthyer ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu”.
    Dokumenti
    Në dokument thuhet se ka pasur një “hezitim” në lidhje me kthimin e familjeve, që do të thotë se shumë prej tyre marrin akomodim dhe mbështetje falas “për vite me radhë”. Znj. Mahmood i tha Dhomës së Komunave se rreth 700 familje shqiptare po strehoheshin me shpenzimet e taksapaguesve, edhe pse ato nuk klasifikohen si në rrezik nëse kthehen. Fillimisht familjeve do t’u ofrohet mbështetje financiare për t’u kthyer, por nëse refuzojnë, Ministria e Brendshme do të shqyrtojë kthimet e detyruara. “Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
    Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, tha Shabana Mahmood, teksa tregoi ndryshimet drastike të ligjit të emigracionit. Sipas rregullave të reja, njerëzit që u është dhënë azil do të duhet të presin 20 vjet për të aplikuar për t’u vendosur përgjithmonë. Dhe atyre që u është dhënë mbrojtja do t’u rishikohet statusi çdo dy vjet e gjysmë, që do të thotë se ata mund të largohen nëse atdheu i tyre konsiderohet i sigurt. Por masat janë dënuar nga deputetët e Partisë Laburiste , aktivistët e të drejtave të njeriut dhe grupet e opozitës. Deputetja laburiste, Nadia Whittome, i tha Dhomës së Komunave se “është e turpshme që një qeveri laburiste po shkel të drejtat dhe mbrojtjet e njerëzve që kanë përjetuar trauma të paimagjinueshme. A kështu duam të trajtohemi nëse do të iknim për të shpëtuar jetën tonë? Sigurisht që jo.” “Pra, si mund të miratojmë politika kaq mizore? A është ministri i Brendshëm krenar që qeveria është zhytur kaq thellë saqë tani po lavdërohet nga Tommy Robinson?”, tha ajo.
    Reagon ekstremi i djathtë
    Agjitatori i ekstremit të djathtë Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, mirëpriti disa nga masat e Partisë Laburiste në mediat sociale gjatë fundjavës. Dhe numri dy i Nigel Farage, zëvendëskryetari i Reformës, Richard Tice, tha me shaka se znj. Mahmood “po fillon të duket sikur po paraqet një aplikim për t’u bashkuar me Reformën”. Znj. Mahmood u tha deputetëve se është një “e vërtetë e pakëndshme” që mbështetja “bujare” e Mbretërisë së Bashkuar për azilin po tërheq njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo paralajmëroi se nëse Qeveria nuk mund të rimarrë kontrollin e sistemit të azilit, “ata që kërkojnë të na ndajnë do të bëhen më të fortë” – në një referencë të fshehur ndaj Reform UK. Ata që kanë të drejtë të punojnë, por nuk e bëjnë këtë, dhe ata me pasuri të konsiderueshme, do t’u refuzohet ajo që Ministria e Brendshme e ka quajtur “lëmosha automatike”.
    Azilkërkuesit me sende me vlerë si makina dhe biçikleta elektrike, ose sasi të mëdha ari, do të detyrohen të kontribuojnë për ushqimin e tyre sipas propozimeve. Keir Starmer tha se rasti për reformimin e sistemit të azilit është “jashtëzakonisht i thjeshtë”, duke shkruar se nevojitet një “efekt më i fortë parandalues ​​dhe rregulla që zbatohen me forcë”. Procesi i apelimit do të jetë i efektshëm, ku aplikantëve do t’u jepet vetëm një mundësi e vetme për të kundërshtuar refuzimin e tyre. Sekretari i Brendshëm u tha deputetëve se do të krijohet një organ i ri apelimi për të trajtuar një numër të madh çështjesh të prapambetura që në mars arriti në 51,000. “Rastet me një shans të ulët suksesi do të përshpejtohen dhe pretenduesit do të kenë vetëm një mundësi për të kërkuar dëmshpërblim dhe një për të apeluar, duke i dhënë fund karuselit të kërkesave dhe apelimeve që pengojnë kaq shumë largime”, tha ajo.

  • Ministrja e Brendshme britanike me dorë të hekurt: Gati dëbimi i 700 familjeve shqiptare nga Anglia!

    Ministrja e Brendshme britanike me dorë të hekurt: Gati dëbimi i 700 familjeve shqiptare nga Anglia!

    Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood

    BRITANi- Politika e azilit në Britani ka çuar në ashpërsimin e masave, teksa pritet që pothuajse 700 familje shqiptare të preken nga sistemi aktual. Ministria e Brendshme njoftoi se më shumë fëmijë do të përballen me deportim sipas planit të Partisë Laburiste për të marrë masa të ashpra ndaj azilkërkuesve. 
    Sipas ministrisë së Brendshme, familjeve, përfshirë fëmijët, të azilkërkuesve të refuzuar do t’u ofrohet mbështetje financiare në mënyrë që ata të mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Nëse e refuzojnë këtë mbështetje, do të detyrohen të largohen përmes deportimit, sipas politikës së re, të quajtur “rivendosja e rendit dhe kontrollit”.
    Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se oferta e azilit e Mbretërisë së Bashkuar është shumë më bujare krahasuar me “shumë nga fqinjët tanë evropianë”. Konservatorët në përgjithësi i mirëpritën planet, por disa deputetë laburistë sulmuan qeverinë, përfshirë Nadia ëhittome, e cila i quajti ato “distopike” dhe “të turpshme”.
    “700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, por largimi i tyre nuk po zbatohet sepse kanë fëmijë.”, deklaroi Shabana Mahmood në Parlament. 
    Ministria e Brendshme do të nisë një konsultim se si mund të deportojë familjet, përfshirë fëmijët. Aktualisht, familjet me fëmijë nën moshën 18 vjeç në momentin kur u refuzohet azili vazhdojnë të marrin mbështetje qeveritare derisa fëmija më i vogël të mbushë 18 vjeç – edhe nëse të gjitha rrugët e apelimit janë shteruar dhe ata refuzojnë të kthehen./ZËRI

  • Leje qëndrimi vetëm pas 20 vitesh, Britania shpall politikën më të ashpër të azilit në vite

    Leje qëndrimi vetëm pas 20 vitesh, Britania shpall politikën më të ashpër të azilit në vite

    Sekretarja e Brendshme Britanike, Shabana Mahmood, do të paraqesë të hënën në Parlament planet e qeverisë për të shtrënguar politikën e azilit.
    Ndër të tjera, ndihma për azilkërkuesit, siç është akomodimi dhe mbështetja financiare, do të hiqet. Për më tepër, kohëzgjatja e statusit të refugjatit do të reduktohet nga pesë vjet në 30 muaj.
    Emigrantët duhet të detyrohen të kthehen në vendin e tyre të origjinës sapo të konsiderohet një vend i sigurt. Me këtë propozim, ministri po kundërshton anëtarët e krahut të majtë të Partisë Laburiste. Ministria e Brendshme Britanike tashmë po e quan atë reformën më të madhe të azilit në historinë e kohëve të fundit të vendit. Qeveria laburiste e kryeministrit Keir Starmer është nën një presion të madh për të zvogëluar numrin e emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez, duke pasur parasysh shifrat e dobëta të sondazheve.
    “Ajo që do të bëjnë reformat e reja është të ndryshojnë atë supozim të vjetër brez pas brezi se strehimi i ofruar refugjatëve mund të çojë shumë shpejt në vendosje të përhershme dhe të gjitha të drejtat që shoqërojnë këtë. Ne do ta ndryshojmë këtë në një proces më të përkohshëm dhe situata do të vlerësohet çdo dy vjet e gjysmë. Pra, nëse vendi juaj bëhet i sigurt në atë periudhë ndërmjetëse dhe ju po qëndroni në këtë model mbrojtjeje thelbësor, do të ktheheni në vendin tuaj sepse shohim vende që kanë filluar në konflikt dhe njerëz janë zhvendosur për t’i shpëtuar atij konflikti duke u bërë të sigurt”, tha Mahmood.
    Mahmood synon ta modelojë reformën e tij të azilit sipas qasjes së Danimarkës. Vendi skandinav i BE-së i shtrëngoi rregullat e tij për migrantët vite më parë nën një qeveri liberale-konservatore, dhe ato u bënë dukshëm më të rrepta nën socialdemokraten Mette Frederiksen, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2019. Mahmood planifikon, ndër të tjera, të shfuqizojë detyrimin e shtetit për të mbështetur azilkërkuesit, i cili u prezantua sipas ligjit të BE-së në vitin 2005 – 15 vjet para Brexit-it. Sipas reformës së planifikuar, kushdo që është i aftë të punojë dhe të mbajë veten në Britani, por zgjedh të mos e bëjë këtë, do të humbasë të drejtën e tij të garantuar ligjërisht për akomodim dhe ndihmë financiare. E njëjta gjë do të vlente edhe për azilkërkuesit që shkelin ligjin.
    Kushdo që hyn në vend ilegalisht, tani e tutje do të marrë leje qëndrimi të përhershme vetëm pas një minimumi 20 vjetësh – dhe edhe atëherë, vetëm nëse plotësohen kritere të caktuara, siç është mungesa e të dhënave penale. Më parë, kjo ishte e mundur pas pesë vjetësh. Për më tepër, statusi i refugjatit do të jetë i përkohshëm dhe do të rishikohet rregullisht – dhe refugjatët do të deportohen sapo vendet e tyre të origjinës të konsiderohen të sigurta. Qëllimi është ta bëjë Britaninë më pak tërheqëse për migrantët që kalojnë Kanalin Anglez ilegalisht me anije ose kamion dhe të lehtësojë deportimet, tha Mahmood për Sunday Times.
    “Ne duam t’u dërgojmë një mesazh këtyre njerëzve: Mos vini në vend si migrantë të paligjshëm, mos hipni në anije.” Deri më tani këtë vit, sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, pothuajse 40,000 njerëz kanë mbërritur në Britani me anije të vogla.

  • Britania e Madhe ashpërson politikat e emigracionit, statusi i refugjatit bëhet i përkohshëm

    Britania e Madhe ashpërson politikat e emigracionit, statusi i refugjatit bëhet i përkohshëm

    Britania e Madhe tha se do ta bëjë statusin e refugjatit të përkohshëm dhe pritja për vendosje të përhershme do të katërfishohet në 20 vjet, sipas rishikimit më të gjerë të politikës për kërkuesit e azilit në kohët moderne.
    Britania e Madhe ashpërson politikat e emigracionit, statusi i refugjatit bëhet i përkohshëm, pritja për vendosje të përhershme zgjatet në 20 vite.
    Qeveria laburiste ka ashpërsuar politikat e saj të imigracionit, mbi të gjitha për kalimet e paligjshme me varka të vogla nga Franca, në përpjekje për të frenuar popullaritetin në rritje të partisë populiste Reform UK, e cila ka shtyrë përpara agjendën e imigracionit.

    Qeveria tha se do të marrë frymëzim nga qasja e Danimarkës, një nga më të rreptat në Evropë — ku ndjenjat anti-migracionit janë rritur dhe kanë çuar në kufizime të shtuara në shumë vende — dhe e kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave.
    Status i përkohshëm i nënshtruar rishikimit
    Si pjesë e ndryshimeve, detyrimi ligjor për të ofruar mbështetje për disa kërkues azili, përfshirë strehimin dhe pagesat javore, do të shfuqizohet, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë.
    Departamenti, i drejtuar nga Shabana Mahmood, tha se masat do të zbatohen për kërkuesit e azilit që mund të punojnë por zgjedhin të mos e bëjnë këtë, si edhe për ata që shkelin ligjin. Ai tha se mbështetja e financuar nga taksapaguesit do të ketë përparësi për ata që kontribuojnë në ekonomi dhe komunitetet lokale.
    Ministria e Brendshme tha gjithashtu se mbrojtja për refugjatët “tani do të jetë e përkohshme, rishikohet rregullisht dhe revokohet” nëse vendi i tyre i origjinës konsiderohet i sigurt.
    “Sistemi ynë është veçanërisht bujar krahasuar me vende të tjera në Evropë, ku pas pesë vitesh, ju praktikisht vendoseni automatikisht në këtë vend. Ne do ta ndryshojmë këtë”, i tha Mahmood Sky News të dielën.
    Ajo shtoi se, sipas ndryshimeve, statusi i një refugjati do të rishikohet çdo dy vjet e gjysmë, gjatë “një rruge shumë më të gjatë drejt vendosjes së përhershme në këtë vend prej 20 vjetësh”.
    Mahmood tha se do të jepte më shumë detaje për ndryshimet të hënën, përfshirë një njoftim mbi Nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
    Qeveria ka thënë se dëshiron të mbetet në KEDNJ, por të ndryshojë mënyrën se si interpretohet dispozita e Nenit 8, që mbulon të drejtën për një jetë familjare.
    Mahmood tha se ky nen po zbatohej “në një mënyrë që synon të pengojë largimin e atyre që, sipas rregullave tona të imigracionit, nuk do të kishin të drejtë të ishin në këtë vend”.
    Qasja më e ashpër e qeverisë ka hasur kritika. Më shumë se 100 organizata bamirësie britanike i shkruan Mahmood, duke i bërë thirrje të “ndalojë fajësimin e migrantëve dhe politikat performative që shkaktojnë vetëm dëm”, duke thënë se këto hapa po nxisin racizëm dhe dhunë.
    Sondazhet sugjerojnë se imigracioni ka kaluar ekonominë si shqetësimi kryesor i votuesve britanikë. Gjatë verës, protesta u mbajtën jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues me shpenzimet e taksapaguesve.
    Në total, 109.343 persona kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin që përfundoi në mars 2025, një rritje 17% nga viti i mëparshëm dhe 6% mbi kulmin e vitit 2002 prej 103.081 kërkesash.
    Mahmood tha se qeveria do të synonte të hapte më shumë rrugë “të sigurta dhe ligjore” për azilkërkuesit, pasi ajo beson se Britania duhet të luajë rolin e saj në ndihmën për ata që ikin nga rreziku.
    Ministria e Brendshme tha se reformat e saj do të synonin të “përputhen dhe në disa fusha të tejkalojnë” standardet e Danimarkës dhe vendeve të tjera evropiane, ku statusi i refugjatit është i përkohshëm, mbështetja është e kushtëzuar dhe pritet integrimi në shoqëri.
    Azilkërkuesit marrin leje të përkohshme qëndrimi sipas qasjes së Danimarkës, zakonisht për dy vjet, dhe ata duhet të riaplikojnë kur këto skadojnë. Ata mund të riatdhesohen nëse vendi i tyre i origjinës konsiderohet i sigurt, dhe rruga drejt shtetësisë është zgjatur gjithashtu.
    Ministria e Brendshme tha se politikat më kufizuese të imigracionit të Danimarkës kishin ulur kërkesat për azil në nivelin më të ulët në 40 vjet dhe kishin rezultuar në dëbimin e 95% të aplikantëve të refuzuar.
    Reformat e Danimarkës, të zbatuara ndërsa ajo mbetet nënshkruese e KEDNJ-së, kanë shkaktuar kritika të forta. Grupet e të drejtave thonë se masat krijojnë një klimë armiqësore për migrantët, minojnë mbrojtjen dhe i lënë kërkuesit e azilit në një pasiguri të zgjatur.
    Këshilli i Refugjatëve të Britanisë tha në X se refugjatët nuk krahasojnë sistemet e azilit teksa ikin nga rreziku dhe se ata vijnë në MB për shkak të lidhjeve familjare, njohjes së gjuhës angleze apo lidhjeve ekzistuese që i ndihmojnë të nisin jetën e tyre të re në siguri./REL/

  • Britania e Madhe ashpërson politikat e migracionit, katërfishon pritjen për status të përhershëm refugjati, deri në 20 vite

    Britania e Madhe ashpërson politikat e migracionit, katërfishon pritjen për status të përhershëm refugjati, deri në 20 vite

    Britania e Madhe tha se do ta bëjë statusin e refugjatit të përkohshëm dhe pritja për vendosje të përhershme do të katërfishohet në 20 vjet, sipas rishikimit më të gjerë të politikës për kërkuesit e azilit në kohët moderne.

    Qeveria laburiste ka ashpërsuar politikat e saj të imigracionit, mbi të gjitha për kalimet e paligjshme me varka të vogla nga Franca, në përpjekje për të frenuar popullaritetin në rritje të partisë populiste Reform UK, e cila ka shtyrë përpara agjendën e imigracionit.
    Qeveria tha se do të marrë frymëzim nga qasja e Danimarkës, një nga më të rreptat në Evropë — ku ndjenjat anti-migracionit janë rritur dhe kanë çuar në kufizime të shtuara në shumë vende — dhe e kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave.
    Status i përkohshëm i nënshtruar rishikimit
    Si pjesë e ndryshimeve, detyrimi ligjor për të ofruar mbështetje për disa kërkues azili, përfshirë strehimin dhe pagesat javore, do të shfuqizohet, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë.
    Departamenti, i drejtuar nga Shabana Mahmood, tha se masat do të zbatohen për kërkuesit e azilit që mund të punojnë por zgjedhin të mos e bëjnë këtë, si edhe për ata që shkelin ligjin. Ai tha se mbështetja e financuar nga taksapaguesit do të ketë përparësi për ata që kontribuojnë në ekonomi dhe komunitetet lokale.
    Ministria e Brendshme tha gjithashtu se mbrojtja për refugjatët “tani do të jetë e përkohshme, rishikohet rregullisht dhe revokohet” nëse vendi i tyre i origjinës konsiderohet i sigurt.
    “Sistemi ynë është veçanërisht bujar krahasuar me vende të tjera në Evropë, ku pas pesë vitesh, ju praktikisht vendoseni automatikisht në këtë vend. Ne do ta ndryshojmë këtë”, i tha Mahmood Sky News të dielën.
    Ajo shtoi se, sipas ndryshimeve, statusi i një refugjati do të rishikohet çdo dy vjet e gjysmë, gjatë “një rruge shumë më të gjatë drejt vendosjes së përhershme në këtë vend prej 20 vjetësh”.
    Mahmood tha se do të jepte më shumë detaje për ndryshimet të hënën, përfshirë një njoftim mbi Nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
    Qeveria ka thënë se dëshiron të mbetet në KEDNJ, por të ndryshojë mënyrën se si interpretohet dispozita e Nenit 8, që mbulon të drejtën për një jetë familjare.
    Mahmood tha se ky nen po zbatohej “në një mënyrë që synon të pengojë largimin e atyre që, sipas rregullave tona të imigracionit, nuk do të kishin të drejtë të ishin në këtë vend”.
    Qasja më e ashpër e qeverisë ka hasur kritika. Më shumë se 100 organizata bamirësie britanike i shkruan Mahmood, duke i bërë thirrje të “ndalojë fajësimin e migrantëve dhe politikat performative që shkaktojnë vetëm dëm”, duke thënë se këto hapa po nxisin racizëm dhe dhunë.
    Sondazhet sugjerojnë se imigracioni ka kaluar ekonominë si shqetësimi kryesor i votuesve britanikë. Gjatë verës, protesta u mbajtën jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues me shpenzimet e taksapaguesve.
    Në total, 109.343 persona kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin që përfundoi në mars 2025, një rritje 17% nga viti i mëparshëm dhe 6% mbi kulmin e vitit 2002 prej 103.081 kërkesash.
    Mahmood tha se qeveria do të synonte të hapte më shumë rrugë “të sigurta dhe ligjore” për azilkërkuesit, pasi ajo beson se Britania duhet të luajë rolin e saj në ndihmën për ata që ikin nga rreziku.
    Mbretëria e Bashkuar, e frymëzuar nga Danimarka dhe vende të tjera evropiane
    Ministria e Brendshme tha se reformat e saj do të synonin të “përputhen dhe në disa fusha të tejkalojnë” standardet e Danimarkës dhe vendeve të tjera evropiane, ku statusi i refugjatit është i përkohshëm, mbështetja është e kushtëzuar dhe pritet integrimi në shoqëri.
    Azilkërkuesit marrin leje të përkohshme qëndrimi sipas qasjes së Danimarkës, zakonisht për dy vjet, dhe ata duhet të riaplikojnë kur këto skadojnë. Ata mund të riatdhesohen nëse vendi i tyre i origjinës konsiderohet i sigurt, dhe rruga drejt shtetësisë është zgjatur gjithashtu.
    Ministria e Brendshme tha se politikat më kufizuese të imigracionit të Danimarkës kishin ulur kërkesat për azil në nivelin më të ulët në 40 vjet dhe kishin rezultuar në dëbimin e 95% të aplikantëve të refuzuar.
    Reformat e Danimarkës, të zbatuara ndërsa ajo mbetet nënshkruese e KEDNJ-së, kanë shkaktuar kritika të forta. Grupet e të drejtave thonë se masat krijojnë një klimë armiqësore për migrantët, minojnë mbrojtjen dhe i lënë kërkuesit e azilit në një pasiguri të zgjatur.
    Këshilli i Refugjatëve të Britanisë tha në X se refugjatët nuk krahasojnë sistemet e azilit teksa ikin nga rreziku dhe se ata vijnë në MB për shkak të lidhjeve familjare, njohjes së gjuhës angleze apo lidhjeve ekzistuese që i ndihmojnë të nisin jetën e tyre të re në siguri. /rel

    Top Channel

  • Britania e Madhe ashpërson politikat e migracionit duke marrë frymëzim nga qasja e Danimarkës

    Britania e Madhe ashpërson politikat e migracionit duke marrë frymëzim nga qasja e Danimarkës

    Bota E Diel, 16 Nëntor 2025 17:43Migrantë udhëtojnë me një varkë përtej Kanalit Anglez, me destinacion Doverin në bregun jugor të Anglisë.
    Britania e Madhe tha se do ta bëjë statusin e refugjatit të përkohshëm dhe pritja për vendosje të përhershme do të katërfishohet në 20 vjet, sipas rishikimit më të gjerë të politikës për kërkuesit e azilit në kohët moderne.
    Qeveria laburiste ka ashpërsuar politikat e saj të imigracionit, mbi të gjitha për kalimet e paligjshme me varka të vogla nga Franca, në përpjekje për të frenuar popullaritetin në rritje të partisë populiste Reform UK, e cila ka shtyrë përpara agjendën e imigracionit.

    Qeveria tha se do të marrë frymëzim nga qasja e Danimarkës, një nga më të rreptat në Evropë — ku ndjenjat anti-migracionit janë rritur dhe kanë çuar në kufizime të shtuara në shumë vende — dhe e kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave.

    Status i përkohshëm i nënshtruar rishikimitSi pjesë e ndryshimeve, detyrimi ligjor për të ofruar mbështetje për disa kërkues azili, përfshirë strehimin dhe pagesat javore, do të shfuqizohet, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë.

    Departamenti, i drejtuar nga Shabana Mahmood, tha se masat do të zbatohen për kërkuesit e azilit që mund të punojnë por zgjedhin të mos e bëjnë këtë, si edhe për ata që shkelin ligjin. Ai tha se mbështetja e financuar nga taksapaguesit do të ketë përparësi për ata që kontribuojnë në ekonomi dhe komunitetet lokale.
    Ministria e Brendshme tha gjithashtu se mbrojtja për refugjatët “tani do të jetë e përkohshme, rishikohet rregullisht dhe revokohet” nëse vendi i tyre i origjinës konsiderohet i sigurt.
    “Sistemi ynë është veçanërisht bujar krahasuar me vende të tjera në Evropë, ku pas pesë vitesh, ju praktikisht vendoseni automatikisht në këtë vend. Ne do ta ndryshojmë këtë”, i tha Mahmood Sky News të dielën.Ajo shtoi se, sipas ndryshimeve, statusi i një refugjati do të rishikohet çdo dy vjet e gjysmë, gjatë “një rruge shumë më të gjatë drejt vendosjes së përhershme në këtë vend prej 20 vjetësh”.
    Mahmood tha se do të jepte më shumë detaje për ndryshimet të hënën, përfshirë një njoftim mbi Nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
    Qeveria ka thënë se dëshiron të mbetet në KEDNJ, por të ndryshojë mënyrën se si interpretohet dispozita e Nenit 8, që mbulon të drejtën për një jetë familjare.
    Mahmood tha se ky nen po zbatohej “në një mënyrë që synon të pengojë largimin e atyre që, sipas rregullave tona të imigracionit, nuk do të kishin të drejtë të ishin në këtë vend”.
    Qasja më e ashpër e qeverisë ka hasur kritika. Më shumë se 100 organizata bamirësie britanike i shkruan Mahmood, duke i bërë thirrje të “ndalojë fajësimin e migrantëve dhe politikat performative që shkaktojnë vetëm dëm”, duke thënë se këto hapa po nxisin racizëm dhe dhunë.
    Sondazhet sugjerojnë se imigracioni ka kaluar ekonominë si shqetësimi kryesor i votuesve britanikë. Gjatë verës, protesta u mbajtën jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues me shpenzimet e taksapaguesve.
    Në total, 109.343 persona kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin që përfundoi në mars 2025, një rritje 17% nga viti i mëparshëm dhe 6% mbi kulmin e vitit 2002 prej 103.081 kërkesash.
    Mahmood tha se qeveria do të synonte të hapte më shumë rrugë “të sigurta dhe ligjore” për azilkërkuesit, pasi ajo beson se Britania duhet të luajë rolin e saj në ndihmën për ata që ikin nga rreziku.
    Mbretëria e Bashkuar, e frymëzuar nga Danimarka dhe vende të tjera evropianeMinistria e Brendshme tha se reformat e saj do të synonin të “përputhen dhe në disa fusha të tejkalojnë” standardet e Danimarkës dhe vendeve të tjera evropiane, ku statusi i refugjatit është i përkohshëm, mbështetja është e kushtëzuar dhe pritet integrimi në shoqëri.
    Azilkërkuesit marrin leje të përkohshme qëndrimi sipas qasjes së Danimarkës, zakonisht për dy vjet, dhe ata duhet të riaplikojnë kur këto skadojnë. Ata mund të riatdhesohen nëse vendi i tyre i origjinës konsiderohet i sigurt, dhe rruga drejt shtetësisë është zgjatur gjithashtu.
    Ministria e Brendshme tha se politikat më kufizuese të imigracionit të Danimarkës kishin ulur kërkesat për azil në nivelin më të ulët në 40 vjet dhe kishin rezultuar në dëbimin e 95% të aplikantëve të refuzuar.
    Reformat e Danimarkës, të zbatuara ndërsa ajo mbetet nënshkruese e KEDNJ-së, kanë shkaktuar kritika të forta. Grupet e të drejtave thonë se masat krijojnë një klimë armiqësore për migrantët, minojnë mbrojtjen dhe i lënë kërkuesit e azilit në një pasiguri të zgjatur.
    Këshilli i Refugjatëve të Britanisë tha në X se refugjatët nuk krahasojnë sistemet e azilit teksa ikin nga rreziku dhe se ata vijnë në MB për shkak të lidhjeve familjare, njohjes së gjuhës angleze apo lidhjeve ekzistuese që i ndihmojnë të nisin jetën e tyre të re në siguri.
    REL