Tag: magnitudë

  • Tërmet i fortë godet Turqinë, ndihet në Stamboll, Izmir dhe Bursa

    Tërmet i fortë godet Turqinë, ndihet në Stamboll, Izmir dhe Bursa

    Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur ditën e diel Turqinë Perëndimore, duke u ndjerë edhe në qytete të mëdha si Stambolli, Izmiri dhe Bursa, njoftoi Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
    Sipas autoriteteve turke, lëkundjet u regjistruan në orën 12:59 të mesditës (sipas orës lokale) me epiqendër në rajonin Simav, në provincën Kutahya. Tërmeti kishte një thellësi prej 8.46 kilometrash dhe u ndje edhe në provincat fqinje.
    Banorë të shumtë në Stamboll raportuan në rrjetet sociale se e ndjenë lëkundjen, ndërkohë që deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

    Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se të gjitha strukturat e AFAD dhe institucionet përkatëse kanë nisur verifikimet në terren për të vlerësuar situatën pas tërmetit.
    “Një tërmet me magnitudë 5.4 ka goditur Simav, Kutahya dhe është ndjerë edhe në provincat përreth. Ekipet tona kanë nisur menjëherë vlerësimet në terren. U shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë qytetarët tanë të prekur nga ky tërmet,” – u shpreh ministri Yerlikaya.
    /vizionplus.tv

  • Tërmet me magnitudë 5.4 ballë në perëndim të Turqisë, lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll

    Tërmet me magnitudë 5.4 ballë në perëndim të Turqisë, lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll

    Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi rajonin Simav të provincës Kutahya në Turqinë perëndimore.

    Tërmeti pati një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
    Kryetarja e bashkisë së Simav, Kubra Tekel Aktulun, i tha NTV se kishte panik midis banorëve.
    Tërmeti u ndje në Izmir, Bursa dhe pjesërisht në Stamboll.

    Top Channel

  • Tërmet 7.4 ballë në Rusi, panik mes popullsisë, lëshohet paralajmërim për tsunami

    Tërmet 7.4 ballë në Rusi, panik mes popullsisë, lëshohet paralajmërim për tsunami

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi bregdetin lindor të Kamchatkës në Rusi.

    Epiqendra e tërmetit ishte 111.7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, që është dhe kryeqendra e rajonit. Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 39 km. Sistemi i Paralajmërimit për Tsunami i Paqësorit tha se kishte një kërcënim për një tunami të mundshëm nga tërmeti. Më vonë megjithatë, paralajmërimi u tërhoq.
    Gadishulli Kamchatka i Rusisë u godit nga pesë tërmete të fuqishme – më i madhi me një magnitudë prej 7.4 ballë – më 20 korrik 2025. Vetëm pak ditë më vonë, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë në rajon shkaktoi paralajmërime për tsunami në Japoni, SHBA dhe Rusi. Frika e një tsunami në Kamchatka është e madhe: 4 nëntorin e vitit 1952, një tërmet i magnitudës 9 në atë zonë shkaktoi dallgë deri në 15 metra të larta, që mbollën shkatërrim në këtë gadishull si dhe në Ishujt Kurile, duke lënë pas 10,000 deri në 15,000 të vdekur.

    Top Channel

  • Një tjetër tërmet me magnitudë 7.4 trondit Rusinë, jepet paralajmërim për cunami

    Një tjetër tërmet me magnitudë 7.4 trondit Rusinë, jepet paralajmërim për cunami

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi pranë bregdetit lindor të rajonit Kamchatka në Rusi.
    Epiqendra u regjistrua 111.7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi prej 39 kilometrash.
    Deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha apo persona të lënduar.Megjithatë, Sistemi i Paralajmërimit për Cunami i Paqësorit njoftoi për rrezikun e mundshëm të një cunami.

    Më 20 korrik 2025, Gadishulli i Kamchatkas u trondit nga pesë tërmete të fuqishme, ku më i forti arriti magnitudën 7.4.
    /vizionplus.tv

  • Tërmeti shkund përsëri vendin, ja sa ishte forca dhe ku ishte epiqendra

    Tërmeti shkund përsëri vendin, ja sa ishte forca dhe ku ishte epiqendra

    Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë ditën e sotme. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në orën 13:31 me atë greke. Epiqendra ishte përsëri në zonën e Evias.
    Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 km në jugperëndim të Prokopit, me një thellësi fokale prej 12.3 km. Vërehet se dridhjet janë ndjerë edhe në zonat e Atikës, por nuk u raportua për të lënduar apo dëme të mëdha.
    “Tërmet me magnitudë paraprake 3.7 me epiqendër në Prokopi, Evia (jo epiqendra në Nea Stira). Ndjehet pak edhe në Atikën lindore”, shkroi sizmologu Gerasimos Papadopoulos në postimin e tij, informon ‘Protothema”.
    Të hënën një tërmet i fuqishëm shkundi vendin fqinj, me forcë 5.2 magnitudë Rihter, po në Evia dhe konkretisht në Nea Stira, ku nuk u regjistruan të lënduar në njerëz.

  • Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm në mesnatë, me 25 pasgotitje

    Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm në mesnatë, me 25 pasgotitje

    Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua pak pas orës 12 të mesnatës në zonën e Nea Styra në Evia, duke u ndjerë ndjeshëm edhe në Athinë dhe zonat përreth.
    Nga aty, pas regjistrimit nga Instituti Gjeodinamik në orën 12:27, deri në orën 6 të mëngjesit të së martës pasuan afërsisht 25 lëkundje të forta, ku më e vogla prej tyre arriti në 1.3 ballë të shkallës Rihter dhe më e madhja në 2.8 . Megjithatë, nuk është përjashtuar mundësia që pika të “jepë” një lëkundje pasuese rreth 4-4.5 ballë të shkallës Rihter .
    Sipas profesorit grek të sizmologjisë, Efthymis Lekkas, epiqendra e tërmetit ishte në det midis Nea Styra dhe Shqinia, një zonë që nuk ka histori të lëkundjeve të forta. Ai theksoi se me shumë mundësi tërmeti i orës 00:27 ishte goditja kryesore. Deri në orën 06:00 të mëngjesit janë regjistruar rreth 25 pasgoditje me magnitudë nga 1.3 deri në 2.8 Rihter, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për një pasgoditje më të fortë deri në 4.5 Rihter.

    Lekkas apeloi për qetësi dhe theksoi se qytetarët duhet të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Krizave Klimatike dhe të Mbrojtjes Civile, si dhe të OASP, ndërsa shtoi se fenomeni po monitorohet nga afër nga ekspertët.
    /vizionplus.tv

  • VIDEO/ Momente paniku në Athinë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e djeshme

    VIDEO/ Momente paniku në Athinë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e djeshme

    Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua pak para mesnatës së së hënës në zonën e Nea Styra në Evia, duke u ndjerë ndjeshëm edhe në Athinë dhe zonat përreth.

    Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, tërmeti ndodhi në orën 00:27 pas mesnate dhe që prej asaj kohe janë regjistruar rreth 25 pasgoditje deri në orën 6 të mëngjesit të së martës, me magnitudë që varionte nga 1.3 deri në 2.8 Rihter.

    Ekspertët sizmologë grekë janë duke monitoruar nga afër zhvillimin e aktivitetit sizmik, duke u përpjekur të përcaktojnë nëse tërmeti kryesor ka kaluar apo nëse priten lëkundje të tjera.

  • Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë trondit bregun jugperëndimor të ishullit Evia në Greqi

    Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë trondit bregun jugperëndimor të ishullit Evia në Greqi

    Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi bregun jugperëndimor të ishullit Evia, i dyti më i madh në Greqi, duke tronditur kryeqytetin Athinë, në jugperëndim të epiqendrës së tërmetit. Nuk u raportuan menjëherë të lënduar apo dëme materiale.

    Dridhja u ndje pas mesnatës sipas orës lokale të së martës, duke u forcuar gradualisht. Në vlerësimin e tij automatik, Instituti i Gjeodinamikës me seli në Athinë njoftoi në faqen e tij të internetit (gein.noa.gr) se tërmeti ndodhi pesë kilometra në veriperëndim të qytetit të Nea Styra, në një thellësi prej vetëm 13.6 kilometrash.

    Stergios Tsirkas, kryebashkiaku i Marathonas, një qytet përballë Gjirit Jugor të Euboeanit nga Nea Styra, tha se dridhja “ishte shumë intensive”, por se deri më tani nuk ka raportime për dëme. Kryebashkiaku i Karystos, një qytet në jug të Evias, tha se zyra e tij gjithashtu nuk kishte raportime të menjëhershme për dëme.

  • “I nxora vetë fëmijët e mi të vdekur nga rrënojat”, histori zemërthyese nga Afganistani i goditur nga tërmeti, familje të tëra kanë humbur jetën

    “I nxora vetë fëmijët e mi të vdekur nga rrënojat”, histori zemërthyese nga Afganistani i goditur nga tërmeti, familje të tëra kanë humbur jetën

    Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi Afganistanin  lindor më 1 shtator. Një ditë më pas, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar.

    Më shumë se 800 persona humbën jetën, ndërsa 1800 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit po çohen në spitalin e vetëm të madh në qytet, i cili ishte tashmë i mbingarkuar që para katasrtofës. BBC takoi Mir Zamanin, i cili kishte çuar djalin e tij 3-vjeçar, Naseebullah. Motra binjake dhe vëllai i vogël i Naseebullah vdiqën në tërmet.
    Mir Zaman thotë se i nxori vetë fëmijët e tij të vdekur nga rrënojat.

    “Ishte errësirë. Nuk kishte dritë. Dikush më dha hua një llambë dhe pastaj përdora një lopatë dhe kazmë për t’i nxjerrë. Nuk kishte askush për të ndihmuar sepse të gjithë ishin të prekur. Kaq shumë njerëz vdiqën në fshatin tim. Disa janë ende të varrosur. Familje të tëra kanë vdekur.”

    Maiwand, dy vjeç e gjysmë, ka lëndime në kokë dhe ka  humbur shumë gjak.
    “Mund ta shihni situatën e tij. Është kaq tragjike. Tërmeti ishte vdekjeprurës. Dua që mjekët ta trajtojnë, ta shërojnë”, thotë babai.
    Afganistani goditet shpesh nga tërmetet.
    Në vitin 2023, më shumë se 1,400 njerëz vdiqën pasi një seri tërmetesh me magnitudë 6.3 goditën Afganistanin perëndimor, pranë qytetit të Heratit.
    Një vit më parë, një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi Afganistanin lindor, duke vrarë të paktën 1,000 njerëz dhe duke plagosur 3,000 të tjerë.
    Ata që jetojnë në fshatra të largëta janë veçanërisht të prekshëm sepse shtëpitë atje, të ndërtuara me dru, tulla balte ose beton të dobët, kanë tendencë të mos jenë rezistente ndaj tërmeteve.

  • Mbi 1,120 të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Afganistan

    Mbi 1,120 të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Afganistan

    Numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 që goditi Afganistanin lindor gjatë natës së së dielës është rritur në 1,124 , tha sot “Gjysmëhëna e Kuqe” Afgane, një organizatë humanitare aktive në rajon. Të paktën 3,251 persona u plagosën dhe më shumë se 8,000 shtëpi u shkatërruan nga tërmeti, shtoi organizata.

    Mijëra familje u detyruan të kalonin natën e tyre të parë jashtë, pa çati mbi kokë, në disa pjesë të Afganistanit të hënën.

    “The country doesn’t have the capacity for an adequate response on its own”

    Country Director of Afghanistan for children’s charity Street Child Tajammul Hussain says it’s a challenging time currently following the deadly 6.0 earthquakehttps://t.co/TC2ROCL7wW

    📺 Sky 501 pic.twitter.com/08ojS5X31j
    — Sky News (@SkyNews) September 2, 2025

    Tërmeti goditi pak para mesnatës të dielën, në orën 23:47 (ora lokale; 22:17 ET), duke tronditur qindra mijëra njerëz nga Kabuli në Islamabad, kryeqytetin pakistanez, qindra kilometra larg. Ai u pasua nga të paktën pesë lëkundje të forta pasuese, përfshirë një me magnitudë 5.2.
    Epiqendra e tërmetit ndodhej 27 kilometra nga Jalalabadi, kryeqyteti i provincës Nangarhar, dhe thellësia ishte vetëm 8 kilometra, gjë që ndoshta shpjegon numrin shumë të madh të viktimave dhe shkallën e dëmeve në provincat malore të Nangarhar, Kunar dhe Laghman. Në distriktin Nurgal, ndoshta më i godituri më rëndë, në provincën Kunar, sekondat e pafundme të tërmetit lanë një traumë të thellë psikologjike për banorët.
    /vizionplus.tv