Tag: magnitudë

  • VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, shikoni momentin e lëkundjeve të fiksuara nga kamerat, qytetarët të tmerruar

    VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, shikoni momentin e lëkundjeve të fiksuara nga kamerat, qytetarët të tmerruar

    Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm.

    Tërmeti ishte me magnitudë 6.2, me epiqendër në Detin Marmara, duke përfshirë qytetin kryesor turk dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave.
    Momenti i frikshëm është fiksuar edhe nga kamerat.  (Klikoni KËTU për të parë videon).
    Ndërkohë qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin, me epiqendër në brigjet e Silivrit.
    Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.
    Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

    Top Channel

  • Tërmeti në Turqi/ Qytetarët në panik, dalin nga banesat

    Tërmeti në Turqi/ Qytetarët në panik, dalin nga banesat

    Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin, me epiqendër në brigjet e Silivrit.Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.
    Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

  • Dy tërmete të forta shkundin Stambollin, njerëzit boshatisin banesat

    Dy tërmete të forta shkundin Stambollin, njerëzit boshatisin banesat

    Dy tërmete të forta radhazi kanë tronditur Stambollin pasditen e së mërkurës. Konkretisht, i pari ka ndodhur në orën 12:49 me orën lokale dhe ka qenë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter, ndërsa pak më vonë është regjistruar edhe një pasgoditje me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter.
    Lëkundja kryesore është pasuar nga disa tërmete më të lehta, përkatësisht me magnitudë 3.9 dhe 4.4 ballë.
    Megjithëse deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, qindra qytetarë të frikësuar kanë dalë në rrugë dhe zona të hapura, ndërsa shumë prej tyre janë parë me lot në sy nga paniku dhe pasiguria. Parqet dhe hapësirat publike janë mbushur me njerëz që kërkojnë siguri larg ndërtesave.

    6.2 magnitude earthquake strikes Istanbul at 12:49 pm, epicentered in Silivri and felt as far as Eskisehir—citizens rush to streets after tremor pic.twitter.com/032H1UI83L

    — Türkiye Today (@turkiyetodaycom) April 23, 2025

    Autoritetet janë në gatishmëri dhe vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
    /vizionplus.tv

  • VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, shikoni momentin e lëkundjeve të fiksuar nga kamerat, qytetarët të tmerruar

    VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, shikoni momentin e lëkundjeve të fiksuar nga kamerat, qytetarët të tmerruar

    Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm.

    Tërmeti ishte me magnitudë 6.2, me epiqendër në Detin Marmara, duke përfshirë qytetin kryesor turk dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave.

    Momenti i frikshëm është fiksuar edhe nga kamerat. (Klikoni KËTU për të parë videon).

    Ndërkohë qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin, me epiqendër në brigjet e Silivrit.
    Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.
    Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

    Top Channel

  • Tërmeti 6.2 ballë në Stamboll, eksperti turk bën deklaratën e fortë: Mund të ketë edhe një tërmet më të fortë! Duhet vigjilencë 

    Tërmeti 6.2 ballë në Stamboll, eksperti turk bën deklaratën e fortë: Mund të ketë edhe një tërmet më të fortë! Duhet vigjilencë 

    Stambolli u trondit paraditen e sotme nga tërmete të njëpasnjëshme, pas atij me magnitudë 6.2.

    AFAD bëri të ditur magnitudën e tërmetit me qendër në Silivri në orën 12:49 me magnitudë 6.2 ballë.
    Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri një deklaratë duke thënë: AFAD dhe institucionet tona përkatëse kanë filluar skanimin me të gjitha ekipet e tyre.
    Sipas medias turke Sabah, eksperti i tërmeteve Şükrü Ersoy bëri deklarata të rëndësishme ndërsa tha se edhe në vitin 2019 në po të njëitn vend ka pasur sërish një tërmet të fortë.
    “Kur po komentonim 3.9, thamë se vendndodhja e tij ishte kritike. Po kështu, një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në të njëjtin vend në vitin 2019. Pra, thamë se mund të jemi të shqetësuar sepse mund të jetë pikënisja e tërmetit të ardhshëm të Marmarasë. Kjo madhësi është shumë e rëndësishme. Mund të ketë një tjrtër tërmet në vijim edhe më i fortë”, tha ai.
    “Është e dobishme të jesh vigjilent. Një pikë ku mund të pritet një tërmet më i madh, pasi vetë tërmeti mund të shkaktojë dëme. Nëse qëndrojmë jashtë, duhet të qëndrojmë në një zonë të hapur, jo aty ku ka shtëpi”, shtoi ai.

    Top Channel

  • “Shkundet” Stambolli, shënohet tërmet me magnitudë 6.2 ballë

    “Shkundet” Stambolli, shënohet tërmet me magnitudë 6.2 ballë

    Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm.

    Tërmeti ishte me magnitudë 6.2, me epiqendër në Detin Marmara, duke përfshirë qytetin kryesor turk dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave.
    Deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
     

    Top Channel

  • Tërmet 4.5 ballë godet afër Selanikut – lëkundje të ndjeshme në ndërtesa

    Tërmet 4.5 ballë godet afër Selanikut – lëkundje të ndjeshme në ndërtesa

    Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot, më 23 prill 2025, në orën 12:03 minuta me orën lokale në Greqinë Veriore, në një zonë pranë qytetit të Selanikut. Epiqendra e tërmetit ndodhet në afërsi të qytetit Alexandreia, në koordinatat 40.830°N dhe 22.680°E, me një thellësi prej 10 kilometrash.

    Tërmeti është ndjerë ndjeshëm në Selanik dhe zonat përreth si Giannitsa, Naousa, Veria dhe Katerini. Lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim tek banorët, me raportime për tundje të objekteve në ambiente të brendshme, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Autoritetet greke janë në monitorim të situatës, ndërsa specialistët po analizojnë nëse ky tërmet është i lidhur me aktivitetin sizmik të rajonit të Marmarasë në Turqi, ku disa minuta më parë ndodhi një tërmet më i fuqishëm me magnitudë 6.0.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Qytetarët këshillohen të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Një tërmet me magnitudë 6.2 godet Filipinet, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 6.2 godet Filipinet, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi brigjet e Filipineve, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

    Epiqendra e tërmetit ndodhej 269 kilometra në juglindje të Pundaguitan. Deri me tani nuk eshë raportuar per viktima apo dëme materiale.

    #Earthquake (#lindol) confirmed by seismic data.⚠Preliminary info: M6.3 || 277 km SE of #Caburan (#Philippines) || 7 min ago (local time 19:17:14). Follow the thread for the updates👇 pic.twitter.com/jL6dfVRN6Z
    — EMSC (@LastQuake) April 22, 2025

    Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunam.

    Top Channel

  • Tërmet i fuqishëm godet San Diegon, video emocionale e elefantëve me të vegjlit e tyre bëhet virale

    Tërmet i fuqishëm godet San Diegon, video emocionale e elefantëve me të vegjlit e tyre bëhet virale

    Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka tronditur qytetin e San Diegos të hënën, duke alarmuar banorët dhe duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në të gjithë Kaliforninë Jugore, përfshirë edhe zonën e Los Anxhelosit.
    Sipas të dhënave të para, autoritetet lëshuan menjëherë një alarm emergjent për të paralajmëruar qytetarët mbi rrezikun potencial, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e tronditjes së fortë, me pajisje elektronike si kompjuterë dhe televizorë që lëvizin fuqishëm gjatë lëkundjeve.
    Mediat amerikane raportojnë se tërmetit fillestar i pasuan të paktën shtatë pasgoditje, ndër to edhe një me magnitudë 3.9 ballë.

    Një skenë e veçantë u regjistrua në parkun Safari të San Diego Zoo, ku një tufë elefantësh afrikanë u filmua duke vrapuar për të mbrojtur të vegjlit e tyre gjatë tërmetit. Sipas ekspertëve të parkut, elefantët janë të aftë të perceptojnë lëkundjet përmes këmbëve dhe reagimi i tyre për të rrethuar të vegjlit njihet si një “rreth alarmi”. Tufa, e përbërë nga elefantët Ndlula, Umngani, Khosi dhe të rinjtë Zuli dhe Mkhaya, u qetësua disa minuta pas tërmetit.

    Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa nuk raportohet për dëme të mëdha apo të lënduar deri në këto momente.
    /vizionplus.tv

  • Tërmet me magnitudë 4.7 godet Kalavrytën në Greqi

    Tërmet me magnitudë 4.7 godet Kalavrytën në Greqi

    Një tërmet me magnitudë 4.7 sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmjen e sotme në orën 20:44:15 në rajonin e Kalavrytës, Greqi. Epiqendra e tërmetit ishte në koordinatat 38.090°N dhe 21.970°E, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.

    Lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, përfshirë edhe pjesë të Shqipërisë jugore dhe perëndimore. Distanca nga epiqendra deri në vendin e raportuar është rreth 359 kilometra. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka shkaktuar lëkundje të ndjeshme brenda ambienteve të mbyllura, duke sjellë shqetësim te qytetarët, por nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar deri në këto momente.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Autoritetet greke dhe ato rajonale janë në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”