Tag: magnitudë

  • Paralajmërim për cunami pas tërmetit të fuqishëm në brigjet e Japonisë

    Paralajmërim për cunami pas tërmetit të fuqishëm në brigjet e Japonisë

    Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 20:14
    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ka goditur rajonin verilindor të Japonisë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami dhe urdhra evakuimi për banorët. Tërmeti ndodhi në orën 23:15 (14:15 GMT) në një thellësi prej 50 km, rreth 80 km larg brigjeve të rajonit Aomori, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë. Valë cunami prej 40 cm u vëzhguan në disa zona, duke rritur shqetësimin për sigurinë e popullatës bregdetare.
    Mediat lokale raportojnë se disa persona në rajon kanë pësuar lëndime, ndërsa shërbimet e trenave janë pezulluar si masë paraprake. Japonia, një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, përjeton një lëkundje çdo pesë minuta. Rreth 90,000 banorë janë urdhëruar të evakuohen, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Një punonjës hoteli në Hachinohe citohet nga transmetuesi publik japonez NHK të ketë thënë se një numër njerëzish ishin lënduar, duke theksuar ndikimin e menjëhershëm të fatkeqësisë.
    Qeveria japoneze ka ngritur një zyrë reagimi brenda qendrës së menaxhimit të krizave të kryeministrit dhe ka mbledhur një ekip emergjence, siç deklaroi sekretari i kabinetit, Minoru Kihara. Ai theksoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për të vlerësuar dëmet dhe për të zbatuar masat emergjente të reagimit ndaj fatkeqësive, përfshirë operacionet e shpëtimit dhe ndihmës. Nuk u raportuan parregullsi në centralet bërthamore Higashidori dhe Onagawa, si dhe në atë të çaktivizuar të Fukushimës, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2011 me magnitudë 9.0 dhe cunami pasues që shkaktoi vdekjen e mbi 18,000 personave, duke fshirë qytete të tëra nga harta.

  • Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 7.6, paralajmërohet për cunami

    Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 7.6, paralajmërohet për cunami

    Një tërmet me magnitudë 7.6 ka goditur brigjet verilindore të Japonisë, duke nxitur autoritetet të lëshojnë një paralajmërim për cunami.
    Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, lëkundjet u regjistruan në zonat bregdetare të Aomori dhe Hokkaido-s. Autoritetet paralajmërojnë se valë cunami deri në 3 metra mund të godasin rajonin në orët në vijim.
    Tërmeti, i klasifikuar nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) me magnitudë 7.6, konsiderohet i rrallë dhe i nivelit “shumë i madh”, me potencial për të shkaktuar dëme të rënda në zona të gjera, si dhe rrezik real për humbje jete.

    Ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave bregdetare të zhvendosen drejt vendeve më të sigurta dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
    Në pritje të të dhënave të reja, Japonia po monitoron me kujdes situatën për rrezikun e pasgoditjeve dhe të cunamit.

  • Tërmet me magnitudë 7.6, jepet paralajmërim për cunami

    Tërmet me magnitudë 7.6, jepet paralajmërim për cunami

    Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 18:00
    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë i shkallës Rihter tronditi rajonin verilindor të Japonisë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami dhe urdhra për evakuimin e banorëve.
    Paralajmërime për cunami u lëshuan për prefekturat e Hokkaido, Aomori dhe Iëate, dhe cunami me lartësi nga 20 deri në 50 cm u vunë re në disa porte. Epiqendra e tërmetit ishte 80 km larg bregdetit të prefekturës Aomori, në një thellësi prej 50, shtoi agjencia.
    Hekurudha Lindore e Japonisë pezulloi disa shërbime në zonë, e cila u godit edhe nga tërmeti masiv me magnitudë 9.0 në mars të vitit 2011.

  • Një tërmet me magnitudë 7 ballë godet Kanadanë

    Një tërmet me magnitudë 7 ballë godet Kanadanë

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë kufirit Alaska–Kanada, sipas raporteve paraprake të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

    Tërmeti ndodhi të shtunën në orën 11:41 me kohën lokale, në një thellësi prej 6.2 miljesh, sipas USGS. Epiqendra ishte rreth 56 milje në veri të Yakutat, Alaska, dhe rreth 154 milje në perëndim të Whitehorse në territorin Yukon të Kanadasë.

    Autoritetet kanadeze po monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha apo viktima. Megjithatë, banorët në zonat përreth kanë raportuar lëkundje të forta që kanë zgjatur disa sekonda.

    Mësohet se janë regjistruar dhe disa paslëkundje.

  • Tronditet Alaska, goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

    Tronditet Alaska, goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

    Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë goditi shtetin e Alaskës, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, pa raportime deri tani për viktima ose dëme.

    Tronditja u regjistrua në orën 17:11 dhe u ndje veçanërisht në Anchorage, vendin ku para disa muajsh u takua Trump me Putin dhe zonat përreth. Epiqendra ishte e vendosur në një thellësi prej 80 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
    Autoritetet kompetente njoftuan se nuk ka rrezik për cunami, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme në shtëpi dhe infrastrukturë. Shërbimet lokale të mbrojtjes civile vazhdojnë të monitorojnë situatën.

    M6.0 earthquake struck Southern Alaska near Willow, Matanuska‑Susitna Borough, at 08:11 am local time, widely felt in Anchorage and surrounding communities; no tsunami warning in effect. #sismo #deprem pic.twitter.com/onbeAGQYvp
    — GeoTechWar (@geotechwar) November 27, 2025

    Top Channel

  • Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

    Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

    Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur Alaskën, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

    Sipas Insitutit Gjeologjik lëkundjet u ndjenë kryesisht në Anchorage. Ndërsa epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 80 kilometra.

    Autoritetet njoftuan se nuk ka rrezik për cunami. Ndërsa Shërbimet e mbrojtjes civile vazhdojnë të monitorojnë situatën.

    M6.0 earthquake struck Southern Alaska near Willow, Matanuska‑Susitna Borough, at 08:11 am local time, widely felt in Anchorage and surrounding communities; no tsunami warning in effect. #sismo #deprem pic.twitter.com/onbeAGQYvp— GeoTechWar (@geotechwar) November 27, 2025

  • Tërmet me magnitudë 6.6 godet Indonezinë

    Tërmet me magnitudë 6.6 godet Indonezinë

    Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar në një ishull pranë brigjeve të Sumatrës, në Indonezinë perëndimore, nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

    Tërmeti goditi ishullin Simeulue në orën 11:56 sipas kohës lokale në një thellësi prej 25 kilometrash.

    Indonezia tronditet shpesh nga tërmetet pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit.

    Kjo, një zonë me aktivitet të fortë sizmik ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe që shtrihet nga Japonia përmes Azisë Juglindore përgjatë pellgut të Oqeanit Paqësor.

     

  • Tërmet me magnitudë 5.5 ballë në Bangladesh, raportohet për të paktën 3 viktima

    Tërmet me magnitudë 5.5 ballë në Bangladesh, raportohet për të paktën 3 viktima

    Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë goditi Bangladeshin qendror të dielën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

    Tërmeti ndodhi në orën 10:38 të mëngjesit pranë qytetit Narsingdi, rreth 30 kilometra në verilindje të kryeqytetit Daka, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, duke shtuar se “numri i të vdekurve mund të jetë i konsiderueshëm”.
    Shërbimet meteorologjike të Bangladeshit raportuan një tërmet me magnitudë 5.7 ballë, epiqendra e të cilit ndodhej në qytetin Mabhambdi, në distriktin Narsingdi, duke shtuar se dridhja u ndje për 26 sekonda.
    “Nuk jemi informuar për ndonjë viktimë në këtë fazë”, tha për AFP Moinul Hossain, një zyrtar në drejtorinë kombëtare të shërbimeve shëndetësore.
    Tërmeti ndodhi ndërsa shumica e njerëzve ishin në shtëpi të premten, një festë javore në vendin kryesisht mysliman me 170 milionë banorë.
    Bangladeshi është i prirur ndaj tërmeteve, por tërmeti i fundit i madh në vend ishte në vitin 1896.

    Top Channel

  • Tërmeti me magnitudë 4.6 godet ishullin Skyros në Greqi, lëkundjet e forta ndjehen deri në Atikë

    Tërmeti me magnitudë 4.6 godet ishullin Skyros në Greqi, lëkundjet e forta ndjehen deri në Atikë

    Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 23:04, në zonën detare pranë ishullit Skyros në Greqi.

    sipas Institutit Gjeodinamik, i cili publikoi të dhënat e para mbi lëkundjen, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet të moderuar, por të ndier në një rreze të gjerë. Sipas matjeve paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 29 kilometra në det të hapur, në verilindje të Skyros, ndërsa zona më e afërt bregdetare ishte ajo e Kymit, në një distancë prej rreth 40 kilometrash.
    Edhe pse epiqendra ishte në det, lëkundja u ndjw nga banorët e Atikës, të cilët raportuan dridhje të lehta, kryesisht në zonat lindore dhe në qendrën e Athinës.

    Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo probleme me infrastrukturën. Njësitë vendore të mbrojtjes civile, megjithatë, vijojnë të monitorojnë situatën dhe mbajnë kontakt me zonat më të afërta me epiqendrën.
    Ekspertët rikujtojnë se rajoni i Egjeut është një nga zonat më aktive sizmike në Greqi, ndaj lëkundje të tilla konsiderohen pjesë e aktivitetit të zakonshëm sizmik të zonës.
    “Nuk ka arsye për shqetësim. Zona e Egjeut Verior jep të tillë tërmete. Sizmologët po e monitorojnë fenomenin dhe shfaqen të qetë sa i përket veprimtarisë sizmike .”- ka deklaruar Prof. Efthymios Lekkas një nga sizmologët dhe shkencëtarët më të njohur në Greqi — njëkohësisht kryetar i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet .

    Top Channel

  • Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

    Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

    jë tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 23:04, në zonën detare pranë ishullit Skyros në Greqi.
    sipas Institutit Gjeodinamik, i cili publikoi të dhënat e para mbi lëkundjen, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet të moderuar, por të ndier në një rreze të gjerë. Sipas matjeve paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 29 kilometra në det të hapur, në verilindje të Skyros, ndërsa zona më e afërt bregdetare ishte ajo e Kymit, në një distancë prej rreth 40 kilometrash.
    Edhe pse epiqendra ishte në det, lëkundja u ndjw nga banorët e Atikës, të cilët raportuan dridhje të lehta, kryesisht në zonat lindore dhe në qendrën e Athinës.