Tag: magjistraturës

  • Saraçi: Reforma në Drejtësi është politizuar dhe ka prodhuar pasoja të rënda për sistemin

    Saraçi: Reforma në Drejtësi është politizuar dhe ka prodhuar pasoja të rënda për sistemin

    Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, ngriti një sërë kritikash ndaj mënyrës si është konceptuar dhe zbatuar reforma në drejtësi në emisionin ‘Task-Forcë’ me Sonila Meçon , duke e cilësuar atë të politizuar dhe të mbushur me ndikime të jashtme.

    Ai përmendi figurat e përfolura që, sipas tij, janë paraqitur si ekspertë gjatë procesit, si dhe organizatat që kanë përfituar fonde të mëdha për reduktimin e stokut të dosjeve, rezultatet e të cilave, sipas tij, jo vetëm që nuk u arritën, por u përkeqësuan. Saraçi theksoi gjithashtu problemet e krijuara nga mbyllja e gjykatave, procesi selektiv i vetingut dhe politizimin e Shkollës së Magjistraturës, duke paralajmëruar se këto zhvillime mund të lënë pasoja afatgjata në sistemin shqiptar të drejtësisë.

    Romir Saraçi: Në atë kohë, kur nisi reforma në drejtësi ose vijimi i saj, na u shfaqën Charles McGonigal dhe shokët e tij në Tiranë dhe na shiteshin si ekspertë, ekspertë të drejtësisë, si ekspertë të ligjbërjes dhe të vendosjes së drejtësisë, plus edhe këta ekspertë që janë sot drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të cilët në atë kohë ishin drejtues të OJF-ve të George Sorosit. Dhe sot po prapë këta janë njerëz në, në pjesën drejtuese të institucioneve të reja. Pra, ky ishte një shqetësim dhe shqetësimi tjetër që ishte, që taksapaguesit amerikanë bashkë me ata shqiptarë kanë paguar për zgjidhje, pra për kohën, për shpejtësinë, dhe vlen të kujtojmë që vetëm një prej OJF-ve të Delina Ficos, ka marrë 10 milionë euro dhe e di për çfarë? Për të ulur stokun e dosjeve në sistemin e drejtësisë.

    Pra, vetëm Delina Fico ka marrë 10 milionë euro me OJF-të e George Sorosit dhe stoku jo që nuk u ul, për të cilën u pagua, po sipas kongresmenit, ishte mos gaboj, nënkryetar, nënkryetari, kryetari i nënkomisionit për për Europën, që ishte, është zë zyrtar thotë, nga 16.000 shkoi në, shkoi në 200.000. Pra, këto janë dy panoramat e mëdha. Po çfarë ndodhi për ne që e njohim drejtësinë këtu? Të jemi real me njëri tjetrin. U bë harta territoriale. Çfarë solli harta territoriale? Se ishte po prapë këshillimi i kryer dhe i institucioneve të cilat në atë kohë drejtoheshin nga, nga juristë, nga personazhe, që sot kërkojnë prapë të bëhen, të qëndrojnë pjesë e drejtësisë, mbyllën gjykatat në rang vendi dhe sollën këtë problem që u vra i ndjeri në sallën e gjyqit.

    Procesi i vetingut, i pamenduar, me shpatë të madhe dhe në mënyrë selektive. Dhe më, dhe më, dhe më, dhe më e rëndësishmja për mua është sot funksionimi në mënyrë politike i Shkollës së Magjistraturës. Sot ka magjistratë, por nuk emërohen. Nuk emërohen, e di pse? Sepse është, është politizuar. Po të hapësh listat e Shkollës së Magjistraturës, nuk dua, nuk dua t’i etiketoj të gjithë ata që janë në shkollë sepse mund të ketë studentë shumë të mirë. Janë zyrtarë, ke emra në shkollën e magjistraturës që po të hapësh databazat e patronazhistëve, i ke patronazhistë. Përveç se kanë qenë zyrtarë të Partisë Socialiste me emërime politike, por dhe kanë punuar për llogari të Partisë Socialiste. Prandaj vijohen të mbahen vakancat që të disa prej tyre mund të kenë dalë dhe disa të tjerë do të dalin, prandaj mbahen këto vakanca që të zihen nga këto individë. Dhe këto pasoja, në qoftë se nuk do ketë ndërhyrje nga ata që kanë financuar, këto pasoja do jenë 50 vjeçare, për mos thënë edhe më gjatë.

  • KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e njohur (Emri)

    KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e njohur (Emri)

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia, pasi ai përfundoi me suskses trajnimin në Shkollën e Magjistraturës, që u detyrua të kryente për arsye të probleme profesionale të konstatuara. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi në rezultateve të provimit përfundimtar të arritura nga Fuçia në Shkollën e Magjistraturës.
    Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional u çmua se nuk mund të konsideroheshin serioze dhe as të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Komisionit, veprimet e subjektit në gjykimin e çështjeve nuk kanë qenë të qëllimshme, në kundërshtim të hapur me ligjin apo me praktikat unifikuese të gjykatave më të larta.
    Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitormit, ONM vlerësoi se Komisioni dështoi të zbatonte standarde të sakta në vlerësimin profesional të Fuçisë dhe kërkoi që çështja të shqyrtohej në KPA. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e paraqiti çështjen në Kolegj dhe gjatë bisedimeve përfundimtare më 9 korrik, deklaroi se u qëndronte gjithë shkaqeve të parashtruara në ankim, duke konstatuar rastet që sipas tij, paraqesin gjykim të dobët të subjektit dhe me gabime që i cilësoi thelbësore e serioze. Ballhysa kërkoi shkarkimin e Fuçisë nga detyra.
    Subjekti nga ana e tij, veç parashtrimeve kundër shkaqeve të ankimit, vendosi në dispozicion të KPA dhe vendime të dhëna prej tij, për të cilat pretendoi se kishin vlerë orientuese në vlerësimin e profesionalizmit të tij, duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit.
    Kolegji vendosi më 25 korrik të vitit të kaluar të prishë vendimmarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Fuçia dhe e pezulloi atë, duke e detyruar të ndiqte trajnimin njëvje,car pranë Shkollës së Magjistraturës.
    Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin PollozhaniLaurent Fuçia u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin./BIRN

  • Pas riedukimit në Shkollën e Magjistraturës, KPA kthen në detyrë gjyqtarin dhe dy prokurorët

    Pas riedukimit në Shkollën e Magjistraturës, KPA kthen në detyrë gjyqtarin dhe dy prokurorët

    Pasi u dërguan për një vit për riedukim në Shkollën e Magjistraturës dhe pasi kanë marrë rezultatet e provimit përfundimtar, janë rikthyer sot në detyrë me vendim përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Laurent Fuçia dhe dy prokurorët Julian Xhengo dhe Juljan Çafka.
    Në përfundim të gjykimit,  bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Kolegji ka vendosur konfirmimin në detyrë të gjyqtarit dhe prokuroëve, për të cilët, gjatë procesit të vetting-ut janë evidentuar problematika në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale.
    gijotina.com/
     

  • Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

    Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

    Mungesa e ftesës për Kryetarin e Gjykatës së Lartë, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj – gjyqtarëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës – ngre pikëpyetje serioze mbi respektin institucional dhe marrëdhëniet brenda vetë sistemit të drejtësisë.
    Në ceremoninë solemne të betimit të magjistratëve të rinj, gjyqtarëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, është vënë re një mungesë e pazakontë: Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, z. Sokol Sadushi, nuk ishte i ftuar të merrte pjesë, ndonëse në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës ai është autoriteti që nënshkruan diplomat që iu dorëzohen magjistratëve të sapoemëruar.
    Ky fakt, i konfirmuar nga disa burime të ndryshme nga sistemi gjyqësor, është cilësuar si një akt i pashpjegueshëm institucionalisht dhe i paprecedent në historinë e drejtësisë shqiptare.
    Mungesa e ftesës për përfaqësuesin më të lartë të pushtetit gjyqësor në një ngjarje që lidhet drejtpërdrejt me procesin e formimit dhe certifikimit të gjyqtarëve të rinj, ngre pikëpyetje mbi standardet e bashkëpunimit dhe respektit ndërinstitucional në sistemin e drejtësisë.
    Sipas burimeve, kjo sjellje shihet si një sinjal mosbashkëpunimi, ndoshta edhe si një reagim i heshtur ndaj kritikave që z. Sadushi ka artikuluar së fundmi ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
    Në fjalimin e tij gjatë Mbledhjes së Gjyqtarëve të Republikës më 9 tetor 2025, Kryetari i Gjykatës së Lartë kishte theksuar me forcë detyrimin kushtetues të këtij organi për të vepruar, e jo për të heshtur, duke thënë ndër të tjera:
    “KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë, dinjitet dhe për t’u përballur në emër të gjithë gjyqësorit… Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale.”
    Ndërsa në fjalimin e tij më të fundit, më 21 tetor 2025, z. Sadushi theksoi se faza e re e sistemit të drejtësisë kërkon më shumë lidership institucional dhe integritet personal, duke paralajmëruar se mungesa e kulturës së bashkëpunimit e zbeh frymën e reformës:
    “Kultura e përgjegjësisë dhe e bashkëpunimit institucional është ende në proces formimi… Për të përmbushur misionin e reformës, nevojiten drejtues që shohin përtej funksionit administrativ dhe e kuptojnë drejtësinë si shërbim ndaj qytetarit, jo si status personal.”
    Ky qëndrim, i cilësuar gjerësisht si një thirrje për pjekuri institucionale dhe për ta kthyer reformën në kulturë bashkëpunimi, e bën edhe më të rëndë domethënien e mospërfshirjes së tij në një ceremoni që lidhet pikërisht me misionin e përbashkët të institucioneve të drejtësisë.
    Në një postim të mëhershëm në rrjetin “LinkedIn”, z. Sadushi kishte uruar magjistratët e rinj për fillimin e karrierës së tyre, duke nënvizuar se ndonëse nuk ishte i ftuar, ndiente të njëjtin respekt dhe gëzim për këtë moment solemn.
    Ai kishte theksuar se ngjarje të tilla duhet të pasqyrojnë “pjekuri, bashkërendim dhe respekt ndaj drejtësisë” — një mesazh që sot tingëllon edhe më domethënës në sfondin e kësaj mospërfshirjeje.
    Analistë të drejtësisë e shohin këtë episod si një provë të brishtësisë së marrëdhënieve institucionale brenda vetë sistemit të drejtësisë pas reformës, ku bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet organeve kushtetuese të gjyqësorit duhet të jenë shtylla themelore të integritetit institucional, jo përjashtimi apo heshtja.Në një kohë kur drejtësia shqiptare përballet me sfida të mëdha për besueshmëri dhe integritet, veprime të tilla simbolike rrezikojnë të dërgojnë mesazhin e gabuar për publikun dhe për vetë trupën e re të magjistratëve: se bashkëpunimi institucional ende nuk është bërë kulturë.
    Në plan më të gjerë, përjashtimi i Kryetarit të Gjykatës së Lartë nga një ceremoni që lidhet drejtpërdrejt me betimin e gjyqtarëve të rinj që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, bie ndesh me etikën institucionale dhe me standardet që kërkon një sistem gjyqësor modern dhe evropian.
    Në një shtet të së drejtës, respekti ndërmjet institucioneve është forma më e lartë e bashkëpunimit, dhe mungesa e tij jo vetëm që dëmton imazhin e drejtësisë, por minon edhe besimin publik në pjekurinë e vetë sistemit.
    Në këtë kuptim, kjo ngjarje nuk është thjesht një incident ceremonial, por një simptomë që kërkon reflektim të thellë institucional mbi mënyrën se si ndërveprojnë dhe si e respektojnë njëri-tjetrin organet e drejtësisë shqiptare.

  • Shkolla e Magjistraturës revolucionon në formimin e gjyqtarëve, ja si do të trajnohen ata nga tani e tutje

    Shkolla e Magjistraturës revolucionon në formimin e gjyqtarëve, ja si do të trajnohen ata nga tani e tutje

    Shkolla e Magjistraturës njofton se ka miratuar disa ndryshime të rëndësishme në programin e formimit për kandidatët për gjyqtarë, prokurorë, avokatë shteti, këshilltarë dhe ndihmës ligjorë.
    Sipas njoftimit të kësaj shkolle, këto ndryshime janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian.
    “Programi i ri është më shumë i orientuar drejt praktikës, i kushton vëmendje të posaçme jo vetëm aftësive ligjore, por edhe aftësive jo-ligjore, integritetit dhe etikës”, thuhet në njoftimin e postuar në rrjete sociale të Shkollës së Magjistraturës.
    Në thelb të qasjes së re qëndron mentorimi i drejtpërdrejtë i kandidatëve, përgatitja hap pas hapi e akteve, si dhe nxitja e bashkëveprimit, analizës dhe debatit profesional.
    “Aftësitë dhe kompetencat që synohen janë pjesë e përditshmërisë së profesionit. Në përfundim të programit të formimit fillestar, kandidatët për gjyqtar, prokuror, avokat shteti dhe ndihmës ligjor do të jenë gati për t’i shërbyer sistemit të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

  • U bë zv/ministre e Brendshme, zyrtarja e PL ironizon Silva Cakën: Na tha do ndiqte Shkollën e Magjistraturës, por..

    Silva Caka u emërua sot zv/ministre e Brendshme, duke braktisur kështu Partinë e Lirisë apo ish-LSI-në, ku bënte pjesë prej vitesh. 
    Por nuk ka munguar përgjigja as nga Partia e Lirisë, pas postit që mori Silva Caka në qeverinë e Edi Ramës. 
    Jasmira Memelli, zëdhënësja e Partisë së Lirisë, ka publikuar një video të vjetër të Silva Cakës, kur akuzonte dikur ish-kolegët e saj të partisë të cilët kishin kaluar në anën tjetër të llogores politike, për të cilët shprehej se “kanë gjetur veten te Edi Rama me aferat korruptive”. 
    “Ç’të them. Të gjithë emrat që sot janë larguar, dikur nga ai që sot i ka rekrutuar, janë akuzuar. Kështu që mbase ka marrë të përshtatshmit e vetë, kanë gjetur veten aty me Edi Ramën, me të gjitha ato aferat e tij korruptive. Unë mendoj që thjesht, andej nga anët e mia i thonë që ka gjetur tenxherja kapakun”, shprehej dikur Silva Caka. 
    Zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli, në postimin e saj në Facebook, shkruan se Silva Caka ka mbi 1 vit që ka dhënë dorëheqjen nga Partia e Lirisë, me justifikimin se do të ndiqte studimet në Shkollën e Magjistraturës. 
    “Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”, shkruan në Facebook Jasmira Memelli. 
    Postimi i plotë në Facebook i zëdhënëses së Partisë së Lirisë: 
    Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet. 
    Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. 
    As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. 
    Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë. 
    Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit. 
    Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik. 

     

  • Kodi i ri Penal me 952 nene ndez debat, juristët dhe ekspertët shtojnë sulmet ndaj qeverisë, akuza se  drafti godet…

    Kodi i ri Penal me 952 nene ndez debat, juristët dhe ekspertët shtojnë sulmet ndaj qeverisë, akuza se drafti godet…

    Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile, për shkak të shtimit të ashpërsisë së propozuar në dhënien e dënimeve për veprat dhe kundërvajtjet penale. Kodi i ri Penal përmban 952 nene. Prej fundit të muajit korrik drafti është publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe sot që flasim ka hyrë në fazën e konsultimeve. Në këtë fazë të parë konsultimesh Profesionistët e Aleancës të Profesionistëve të Lirë (APL) nëpërmjet një letre dërguar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja kanë kërkuar rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike, duke theksuar nevojën për respektim të parimit të proporcionalitetit dhe mbrojtje të lirive ekonomike dhe lirisë së fjalës.
    Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e panevojshëm të ndërhyrjes penale në fusha që tradicionalisht janë trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL sjell në vëmendje disa nene që sipas tyre mund të sjellin pasoja negative në marrëdhëniet mes bizneseve. Neni 537, që penalizon “tarifat e papërshtatshme të shërbimit”, duhet të rishikohet me prioritet, pasi në një ekonomi tregu, çmimet përcaktohen nga marrëdhënia kërkesë–ofertë dhe natyra e shërbimit, jo nga sanksione penale. Nocioni është i paqartë dhe rrezikon të penalizojë ofruesit e shërbimeve, duke ndërhyrë në mënyrë të panevojshme në marrëdhënie kontraktuale që tradicionalisht trajtohen nga e drejta civile ose administrative. Neni 604 që parashikon se mospagimi, brenda afatit ligjor, i detyrimeve tatimore të vetëdeklaruara përbën kundërvajtje penale, e dënueshme me gjobë ose burgim deri në një vit, por pa dalluar ndërmjet vonesave të paqëllimshme dhe shmangies së qëllimshme; Neni 625, mund të penalizojë konkurrencën e ligjshme në marrëdhënie tregtare, duke e penalizuar ofertën në prani të një marrëveshjeje paraprake.
    Gjithashtu, ata ngrenë shqetësimin edhe për nene të tjera për shpifjen, ndikimin në pavarësinë e gjykatësve etj.) rrezikojnë se do të dobësojnë rolin mbikëqyrës të medias dhe do të rrezikojnë transparencën në një shtet ligjor funksional. Aleanca kërkon që procesi i miratimit të Kodit të mos nxitohet, por të shoqërohet me konsultime të gjera dhe gjithëpërfshirëse, ku të përfshihen profesionistë të drejtësisë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile. Profesionistët e APL shprehen të gatshëm të kontribuojnë me ekspertizë dhe propozime konkrete, duke theksuar se kjo reformë duhet të shërbejë për të ndërtuar një sistem më të drejtë, efikas dhe në përputhje me standardet europiane.
    Reagon Manjani
    Ndërkohë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar dje me ironi ndaj deklaratës së Arben Rakipit, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe një prej hartuesve të projektkodit penal, i cili publikisht është shprehur: “Jam model për t’u ndjekur”. Manjani, përmes një postimi, thekson se nuk e shqetëson vetë deklarata në aspektin etik apo estetik, por fakti se kodi penal i hartuar nga Rakipi rrezikon të kufizojë lirinë e qytetarëve. Sipas tij, edhe nëse ndjek “modelin Rakipi”, përsëri mund të përfundosh në burg, për shkak të dispozitave të parashikuara në draft. Po ashtu, ai ndalet edhe te Shkolla e Magjistraturës, duke e cilësuar si një institucion që nuk nxjerr profesionistë të lirë në arsyetim, por “jeniçerë ligjorë”, pasi sipas tij aty nuk lejohet interpretimi sovran i ligjit, por vetëm zgjidhje të gatshme të diktuara.
    “Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe hartues i projektkodit penal, ka thënë publikisht se: “… jam model për t’u ndjekur..” Nuk dua asapak të merrem me arsyetime etike apo estetike të deklarimit të Tij. Në fund të fundit çdokush ka të drejtën e fjalës së lirë si kur flet për veten ashtu edhe për Belulin”. Por halli është se edhe nëse ndjek Arben Rakipin dhe modelin e tij, prap mund të hysh në burg me kodin penal që Ai ka shkruar. Kështu që më shumë sesa modeli i Tij na intereson produkti skandaloz që ka shkruar. Me atë produkt, nëse Parlamenti e miraton dhe për hatër të Ulsiut Brukseli jep dakordësinë, mund të humbin lirinë kot fare shumë ndjekës besnikë në Benit. Ti lemë ata që nuk e ndjekin këtë model se ata e kanë hak burgun e përjetshëm madje. Ky është halli. Pra të ndjekim modelin dhe prapë hamë burgun!!!
    Gjithashtu, meqë jemi tek Shkolla e Magjistraturës, duhet të kuptojmë se ajo shkollë nuk më nxjerr gjyqtarë e prokurorë si interpretues të ligjit, por thjesht jeniçerë ligjorë. Në atë shkollë nuk lejohet arsyetimi i lirë e sovran por diktohen zgjidhje të gatshme rastesh. Diktimi nuk është shkollë. Aq më pak shkollë e nivelit të Lartë ku duhet të dalin profesionistë. Nga aty dalin Jeniçerë. Kështu që duke ndjekur modelin Rakipi bëhesh ose jeniçer juridik ose hyn në burg. Edhe njëherë, asgjë personale me askënd. Por produkti publik meriton koment dhe kritikë. Bye”, shkroi Manjani.
    Reagon ish-Prokurori Karanxha
    Po ashtu, edhe ish-Prokurori Ervin Karanxha ka komentuar dje disa nga nenet absurde siç i quan ai të draft Kodit të ri Penal. Karanxha shprehet se disa nga kundravajtjet administrative janë bërë vepra penale. Për ish-prokurorin nuk ka logjikë që dëmtimi i gjenital femëror të dënohet me 4-12 vjet burg, më shumë se sa plagosja e rëndë. “Kemi nenin e dëmtimit të organit gjenital femërorë që dënohet me 4-12 vjet burg, ndërkohë plagosja e rëndë 3-10 vjet burg. Ndërkohë është edhe diskriminim për meshkujt. Pse dëmtimi i organit të meshkujve nuk dënohet penalisht”, shprehet Karanxha.
    Reagon Spahiu
    Sakaq edhe juristi Kreshnik tha se debati mbi Kodin e ri Penal duhet të fokusohet te përfshirja e mashtrimit me produktet ushqimore si vepër penale. “Unë do t’i thoja publikut që në optikën time sot një nga veprat penale që nuk ndëshkohet dhe nuk sanksionohet me heqje lirie dhe me burg është mashtrimi me produktet ushqimore, që është vepra më e përhapur në Shqipëri. Shqipëria është viktimë e mashtrimit me cilësinë, me sasinë, me origjinën e produktit. Marrëdhënia e cila është më e pandëshkuar, krim më i legalizuar në Shqipëri, është mashtrimi dhe abuzimi me produktet ushqimore që hanë sot konsumatorët shqiptarë. Kjo është ajo që duhet të na shqetësojë. Për çdo familje kjo përbën një rrezik. Sot në Shqipëri sundon një lloj perceptimi që hahen ushqimet më bio, është një mashtrim”, tha Spahiu dje për “Report Tv”.
    Reagon BIRN
    Nga ana tjetër edhe BIRN ka reaguar, teksa thekson se: “Në një sallë të mbushur me punonjës të Ministrisë së Drejtësisë dhe gazetarë, ministri Ulsi Manja dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i morën sërish në mbrojtje nenet e kontestuara të draftit të Kodit Penal, por premtuan konsultim publik për to. Takimi që u zhvillua të enjten, u njoftua si një takim me gazetarët, por u kufizua në fjalime të gjata të Manjës dhe Rakipit, të cilët premtuan se drafti do të kalonte përmes një konsultimi të gjatë publik dhe se kritikat do të dëgjoheshin. Megjithatë, kritikat e deritanishme mbi draftin u anashkaluan në takim.
    Rakipi, i cili u përqendrua më gjatë në këtë pjesë, aludoi disa herë se kritikët nuk e kishin lexuar draftin apo nuk e kishin kuptuar atë. Rakipi ishte në takim në cilësinë e drejtuesit të grupit të ekspertëve që kanë punuar me ndryshimet ligjore. “Nga niveli i kritikës dhe i sugjerimeve ka qenë e lehtë të kuptohej thellësia e opinionit. Çështja është nëse drafti është studiuar e lexuar, apo thjesht është ditur që ekziston një draft i tillë. Megjithatë, ne nuk i kemi kushtuar rëndësi kësaj,” tha ndër të tjera Rakipi. Në të njëjtën kohë, ai kundërshtoi kritikat sa i përket neneve për shpifjen, fyerjen apo nenit 536 të draftit mbi “ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit”. Sa i përket kësaj të fundit, Rakipi këmbënguli se kjo nuk synonte gazetarët.
    “Dua të siguroj gjithë publikun dhe gazetarët: nuk ka tendencë të tillë”, tha ai, pavarësisht se neni është mjaft i gjerë dhe, sipas organizatave për lirinë e medias, cenon hapur duke rrezikuar kriminalizimin e raportimeve nga proceset gjyqësore. Ndërkohë, Rakipi këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe e paraqiti këtë si një qëndrim unanim të grupit të ekspertëve. Në një shpjegim të gjatë, ai theksoi se neni—i kritikuar nga organizatat për lirinë e medias si i formuluar gjerësisht dhe që mund të çojë në ndjekje penale arbitrare të gazetarëve—është i nevojshëm. Rakipi tha se gazetarët nuk mund të përjashtoheshin nga ky nen, pasi kjo do të krijonte paragjykimin se ata janë “të licencuar” për të shpifur.”.
     

  • “Produkt skandaloz”, Manjani shpërthen ndaj Rakipit: Edhe nëse ndjek modelin e tij, përfundon në burg me këtë kod penal

    “Produkt skandaloz”, Manjani shpërthen ndaj Rakipit: Edhe nëse ndjek modelin e tij, përfundon në burg me këtë kod penal

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Arben Rakipit, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe një prej hartuesve të projektkodit penal, i cili publikisht është shprehur: “Jam model për t’u ndjekur”.
    Manjani, përmes një postimi, thekson se nuk e shqetëson vetë deklarata në aspektin etik apo estetik, por fakti se kodi penal i hartuar nga Rakipi rrezikon të kufizojë lirinë e qytetarëve. Sipas tij, edhe nëse ndjek “modelin Rakipi”, përsëri mund të përfundosh në burg, për shkak të dispozitave të parashikuara në draft.
    “Me atë produkt, nëse Parlamenti e miraton dhe Brukseli jep dakordësinë, shumë ndjekës të tij mund të humbin lirinë kot fare,” shkruan Manjani, duke shtuar se problemi nuk është te personaliteti i Rakipit, por te përmbajtja e projektit.
    Ai ndalet edhe te Shkolla e Magjistraturës, duke e cilësuar si një institucion që nuk nxjerr profesionistë të lirë në arsyetim, por “jeniçerë ligjorë”, pasi sipas tij aty nuk lejohet interpretimi sovran i ligjit, por vetëm zgjidhje të gatshme të diktuara.
    Postimi i Manjanit:
    Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe hartues i projektkodit penal, ka thënë publikisht se:
    “… jam model për t’u ndjekur..”
    ***
    Nuk dua asapak të merrem me arsyetime etike apo estetike të deklarimit të Tij. Në fund të fundit çdokush ka të drejtën e fjalës së lirë si kur flet për veten ashtu edhe për Belulin”.
    Por halli është se edhe nëse ndjek Arben Rakipin dhe modelin e tij, prap mund të hysh në burg me kodin penal që Ai ka shkruar.
    Kështu që më shumë sesa modeli i Tij na intereson produkti skandaloz që ka shkruar. Me atë produkt, nëse Parlamenti e miraton dhe për hatër të Ulsiut Brukseli jep dakordësinë, mund të humbin lirinë kot fare shumë ndjekës besnikë në Benit. Ti lemë ata që nuk e ndjekin këtë model se ata e e kanë hak burgun e përjetshëm madje.
    Ky është halli. Pra të ndjekim modelin dhe prap hamë burgun!!!
    Gjithashtu, meqë jemi tek Shkolla e Magjistraturës, duhet të kuptojmë se ajo shkollë nuk më nxjerr gjyqtarë e prokurorë si interpretues të ligjit, por thjesht jeniçerë ligjorë.
    Në atë shkollë nuk lejohet arsyetimi i lirë e sovran por diktohen zgjidhje të gatshme rastesh.
    Diktimi nuk është shkollë. Aq më pak shkollë e nivelit të Lartë ku duhet të dalin profesionistë.
    Nga aty dalin Jeniçerë.
    Kështu që duke ndjekur modelin Rakipi bëhesh ose jeniçer juridik ose hyn në burg.
    —–
    Edhe njëherë, asgjë personale me askënd. Por produkti publik meriton koment dhe kritikë.

  • Ironia e Manjanit: Me kodin që ka shkruar Arben Rakipi, edhe nëse ndjek modelin e tij, përfundon në burg

    Ironia e Manjanit: Me kodin që ka shkruar Arben Rakipi, edhe nëse ndjek modelin e tij, përfundon në burg

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Arben Rakipit, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe një prej hartuesve të projektkodit penal, i cili publikisht është shprehur: “Jam model për t’u ndjekur”.
    Manjani, përmes një postimi, thekson se nuk e shqetëson vetë deklarata në aspektin etik apo estetik, por fakti se kodi penal i hartuar nga Rakipi rrezikon të kufizojë lirinë e qytetarëve. Sipas tij, edhe nëse ndjek “modelin Rakipi”, përsëri mund të përfundosh në burg, për shkak të dispozitave të parashikuara në draft.
    “Me atë produkt, nëse Parlamenti e miraton dhe Brukseli jep dakordësinë, shumë ndjekës të tij mund të humbin lirinë kot fare,” shkruan Manjani, duke shtuar se problemi nuk është te personaliteti i Rakipit, por te përmbajtja e projektit.
    Ai ndalet edhe te Shkolla e Magjistraturës, duke e cilësuar si një institucion që nuk nxjerr profesionistë të lirë në arsyetim, por “jeniçerë ligjorë”, pasi sipas tij aty nuk lejohet interpretimi sovran i ligjit, por vetëm zgjidhje të gatshme të diktuara.
    Postimi i Manjanit:
    Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe hartues i projektkodit penal, ka thënë publikisht se:
    “… jam model për t’u ndjekur..”
    ***
    Nuk dua asapak të merrem me arsyetime etike apo estetike të deklarimit të Tij. Në fund të fundit çdokush ka të drejtën e fjalës së lirë si kur flet për veten ashtu edhe për Belulin”.
    Por halli është se edhe nëse ndjek Arben Rakipin dhe modelin e tij, prap mund të hysh në burg me kodin penal që Ai ka shkruar.
    Kështu që më shumë sesa modeli i Tij na intereson produkti skandaloz që ka shkruar. Me atë produkt, nëse Parlamenti e miraton dhe për hatër të Ulsiut Brukseli jep dakordësinë, mund të humbin lirinë kot fare shumë ndjekës besnikë në Benit. Ti lemë ata që nuk e ndjekin këtë model se ata e kanë hak burgun e përjetshëm madje.
    Ky është halli. Pra të ndjekim modelin dhe prap hamë burgun!!!
    Gjithashtu, meqë jemi tek Shkolla e Magjistraturës, duhet të kuptojmë se ajo shkollë nuk më nxjerr gjyqtarë e prokurorë si interpretues të ligjit, por thjesht jeniçerë ligjorë.
    Në atë shkollë nuk lejohet arsyetimi i lirë e sovran por diktohen zgjidhje të gatshme rastesh.
    Diktimi nuk është shkollë. Aq më pak shkollë e nivelit të Lartë ku duhet të dalin profesionistë.
    Nga aty dalin Jeniçerë.
    Kështu që duke ndjekur modelin Rakipi bëhesh ose jeniçer juridik ose hyn në burg.
    —–
    Edhe njëherë, asgjë personale me askënd. Por produkti publik meriton koment dhe kritikë.
    Bye.

  • KPA pezullon prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

    KPA pezullon prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

    Këtë të mërkurë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar nga detyra prokuroren Elona Alvora, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në vendimin e KPA, thuhet se prokurorja Elona Alviora pezullohet nga detyra për 1 vit dhe detyrohet që të rikthehet në Shkollën e Magjistraturës për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave.
    Në vendimin e marrë ditën e sotme nga trupa me kryesuese Ina Ramën, u evidentua se prokurorja Alvora ka mangësi të cilat mund t’i përfitojë duke ndjekur programet trajnuese në Shkollën e Magjistraturës. Alvora është aktualisht prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Vendimi për konfirmimin e saj në detyrë ishte apeluar nga Komisioneri Publik në vitin 2022.

    Komisioneri Publik konstatoi në atë kohë se procesi i hetimit i kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka qenë i plotë, e për rrjedhojë nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit është në kushtet për konfirmim në detyrë. Komisioneri Publik kërkoi hetim të mëtejshëm për aftësitë profesionale të prokurores Alvora, pasi thotë se përfundimet e KPK për këtë kriter kontrolli nuk gjejnë mbështetje të plotë në aktet dhe provat e administruara.