Tag: magjistratëve

  • Metani: Një drejtësi e fortë dhe e qëndrueshme kërkon angazhim të vazhdueshëm

    Metani: Një drejtësi e fortë dhe e qëndrueshme kërkon angazhim të vazhdueshëm

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Forcimi i Kapaciteteve Institucionale përmes Zhvillimit të Përmirësuar të Karrierës dhe Masave Mbrojtëse për Sistemin Gjyqësor”.
    Në fjalën e tij, z. Metani e vuri theksin së pari tek praktikat që duhen ndjekur për të patur një sistem drejtësie të fortë e të qëndrueshëm.
    “Ndërtimi i një sistemi drejtësie të fortë dhe të qëndrueshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm. Shteti i së drejtës nuk është thjesht një tërësi normash ligjore apo rregullash abstrakte, por është mbi të gjitha një veprimtari administrative institucionale. Në këtë kuadër, praktikat administrative të ndjekura nga ana e institucioneve tona duhet të kenë si qëllim ndërtimin e një mjedisi, ku meritokracia, pavarësia strukturore, siguria institucionale dhe profesionalizmi i magjistratëve të veprojnë si mekanizma të ndërvarur nga njëri-tjetri”.
    Inspektori i Lartë i Drejtësisë u ndal edhe tek konstatimet e vërejtura gjatë veprimtarisë së punës së institucionit që drejton e që ndikojnë në cilësinë e punës e performancën e magjistratëve, e si të tilla duhen adresuar.
    “Gjatë trajtimit të ankesave, apo zhvillimit të inspektimeve tematike/institucionale nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është konstatuar se mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe përdorimi i pamjaftueshëm i teknologjisë së informacionit, përfshirë regjistrimin audio të seancave, sistemet e menaxhimit të çështjeve, arkivat, qarkullimin e dokumentacionit procedural dhe administrativ, si dhe sistemet teknologjike që mbulojnë procese specifike të punës së gjykatës apo prokurorisë , ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe solemnitetin e gjykimit, si dhe në zhvillimin e hetimeve penale. Në disa raste, këto kushte kanë ndikuar edhe në sjelljen etiko-profesionale të magjistratëve, duke ekspozuar sistemin e drejtësisë ndaj perceptimeve negative nga publiku.
    Modernizimi i infrastrukturës, rishikimi i protokolleve të sigurisë, vendosja e mekanizmave mbikëqyrëse dhe zhvillimi i analizave për menaxhimin e riskut dhe adoptimi i praktikave bashkëkohore të sigurisë së sistemeve dhe teknologjisë së informacionit janë masa thelbësore që garantojnë një mjedis pune të sigurt dhe funksional për të gjithë magjistratët. Për këtë arsye, investimi në infrastrukturë dhe për sigurinë e magjistratëve duhet të konsiderohet pjesë integrale e politikave për forcimin e pavarësisë, legjitimitetit dhe integritetit të pushtetit gjyqësor. Vetëm në këtë mënyrë pushteti gjyqësor mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar cilësi, integritet dhe besueshmëri në çdo nivel të veprimtarisë së tij”.
    FJALA E PLOTË E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË Z. ARTUR METANI
    Të nderuar kryetarë të Këshillave,
    I nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë,
    I nderuar Prokuror i Përgjithshëm,
    I nderuar z. Dobi,
    Të nderuar shkëlqesi ambasadorë dhe partnerë,
    Të nderuar të ftuar!
    Faleminderit për ftesën dhe mundësinë për të ndarë disa reflektime në kuadër të këtij takimi të tretë të përbashkët të institucioneve tona. Tematikat që do të trajtojmë sot si vlerësimi etik dhe profesional i magjistratëve, ndikimi i tij në zhvillimin e karrierës, si dhe siguria dhe infrastruktura e ambienteve të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë, janë çështje me një rëndësi të veçantë, pasi këto çështje nuk përfaqësojnë vetëm prioritete të institucioneve tona në ushtrimin e kompetencave ligjore, por janë gjithashtu themelore për garantimin e cilësisë së drejtësisë dhe respektimin e standardeve të shtetit të së drejtës. Sot, ky takim është mundësia jonë për të diskutuar dhe konsoliduar praktikat që mbështesin integritetin, pavarësinë dhe legjitimitetin e pushtetit tonë gjyqësor.
    Kontributi i EU4Justice dhe Bashkimit Europian mbetet i domosdoshëm për implementimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të reformës në drejtësi në Shqipëri, ku asistenca teknike e ofruar përkthehet në rritje të kapaciteteve dhe cilësisë së vendimarrjes. Megjithatë, rolin kryesor dhe të qënësishëm duhet ta luajnë institucionet tona, të cilat duhet të marrin vendime dhe ku debati profesional duhet shoqërohet me një analizë të mirëfilltë në nivel sistemik dhe planifikimi strategjik.
    Ndërtimi i një sistemi drejtësie të fortë dhe të qëndrueshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm. Shteti i së drejtës nuk është thjesht një tërësi normash ligjore apo rregullash abstrakte, por është mbi të gjitha një veprimtari administrative institucionale. Në këtë kuadër, praktikat administrative të ndjekura nga ana e institucioneve tona duhet të kenë si qëllim ndërtimin e një mjedisi ku meritokracia, pavarësia strukturore, siguria institucionale dhe profesionalizmi i magjistratëve të veprojnë si mekanizma të ndërvarur nga njëri-tjetri.
    Vlerësimi etik dhe profesional i magjistratëve është një gur themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i publikut në sistemin e drejtësisë. Ai nuk është thjesht një proces formal administrativ, por është një mekanizëm i rëndësishëm që garanton ex-ante integritetin dhe zhvillimin profesional të magjistratëve. Ky proces duhet të jetë i parashikueshëm, i qartë, i paanshëm dhe transparent. I mbështetur në indikatorë apo tregues të qartë dhe të matshëm, si dhe duke shmangur çdo aspekt subjektivizmi, apo ndikimi të jashtëm. Në praktikë, kjo do të thotë krijimin e një sistemi vlerësimi etiko-profesional që monitoron dhe vlerëson performancën e magjistratëve jo vetëm në bazë të rezultateve të punës, por edhe në përputhje me standardet morale, etike dhe profesionale. Një qasje e tillë siguron jo vetëm integritetin individual të magjistratëve, por edhe besueshmërinë e publikut në sistemin e drejtësisë në tërësi.
    Një çështje që kërkon vëmendje të veçantë është gjithashtu dhe infrastruktura e pushtetit gjyqësor. Ndërkohë, në kushtet e rritjes së kompleksitetit të çështjeve gjyqësore dhe ekspozimit publik të pushtetit gjyqësor, edhe siguria personale e magjistratëve nuk mund të konsiderohet vetëm një çështje administrative, por ajo është një parakusht themelor për funksionimin e paanshëm dhe të pavarur të pushtetit gjyqësor. Në këtë drejtim, sistemi i vlerësimit etiko-profesional të magjistratëve dhe siguria apo infrastruktura janë procese të ndërvarura nga njëri-tjetri. Një magjistrat nuk mund të vlerësohet objektivisht në lidhje me integritetin e tij, apo cilësitë e tij profesionale në mungesë të sigurisë së tij personale, apo kushteve të mjaftueshme infrastrukturore. Në këtë aspekt, vlen të theksohet se mungesa e këtyre elementëve të rëndësishëm rrit mundësinë e gabimeve njerëzore, të ndikimeve të jashtme, ose të shkeljeve të etikës profesionale nga ana e magjistratëve.
    Gjatë trajtimit të ankesave, apo zhvillimit të inspektimeve tematike/institucionale nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është konstatuar se mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe përdorimi i pamjaftueshëm i teknologjisë së informacionit, përfshirë regjistrimin audio të seancave, sistemet e menaxhimit të çështjeve, arkivat, qarkullimin e dokumentacionit procedural dhe administrativ, si dhe sistemet teknologjike që mbulojnë procese specifike të punës së gjykatës apo prokurorisë , ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe solemnitetin e gjykimit, si dhe në zhvillimin e hetimeve penale. Në disa raste, këto kushte kanë ndikuar edhe në sjelljen etiko-profesionale të magjistratëve, duke ekspozuar sistemin e drejtësisë ndaj perceptimeve negative nga publiku.
    Modernizimi i infrastrukturës, rishikimi i protokolleve të sigurisë, vendosja e mekanizmave mbikëqyrëse dhe zhvillimi i analizave për menaxhimin e riskut dhe adoptimi i praktikave bashkëkohore të sigurisë së sistemeve dhe teknologjisë së informacionit janë masa thelbësore që garantojnë një mjedis pune të sigurt dhe funksional për të gjithë magjistratët. Për këtë arsye, investimi në infrastrukturë dhe për sigurinë e magjistratëve duhet të konsiderohet pjesë integrale e politikave për forcimin e pavarësisë, legjitimitetit dhe integritetit të pushtetit gjyqësor. Vetëm në këtë mënyrë pushteti gjyqësor mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar cilësi, integritet dhe besueshmëri në çdo nivel të veprimtarisë së tij.
    Për sa më sipër, personalisht vlerësoj se rezultatet e pritshme të këtij takimi nuk duhet të mbeten thjesht në nivel rekomandimesh. Ato duhet të shndërrohen në standarde të qarta dhe drejtpërdrejt të zbatueshme për vlerësimin etik dhe profesional të magjistratëve; mekanizma të qartë ligjorë për monitorimin dhe përmirësimin e karrierës së tyre; si dhe masa apo vendime konkrete për sigurinë dhe infrastrukturën e gjykatave dhe prokurorive. Vetëm përmes një qasjeje të koordinuar dhe bashkëpunimi ndërinsitucional, vizioni afatgjatë, planifikimi të mirë strategjik dhe buxhetor, si dhe duke integruar praktikat më të mira të Bashkimit Europian apo të Këshillit të Evopës mund të ndërtojmë një sistem drejtësie të pavaruar, me integritet dhe sa më profesional.
    Faleminderit!

  • Gjyqtarët futen në betejë me qeverinë, Kushtetuesja pranon kërkesën për pagat e tyre

    Gjyqtarët futen në betejë me qeverinë, Kushtetuesja pranon kërkesën për pagat e tyre

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gjyqtarëve për t’u bashkuar në betejën që ka nisur të zhvillohet mes tyre dhe qeverisë e Kuvendit për kapitullin e rishikimit të pagave të tyre, një përplasje që i ka përballur palët edhe më herët, duke u mbyllur në favor të gjyqësorit gjatë 2022.

    Gjyqtarët shfaqen njëzëri kur thonë se me ndryshimin në sistemin e pagave të nëpunësve, në fakt është prekur siguria financiare e tyre, duke cenuar kështu pavarësinë që ua garanton reforma dhe Kushtetuta.
    Edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese të bëhet palë në procesin për pagat që është në Kushtetuese.
    Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve kërkojnë shpalljen antikushtetuese të nenit që cakton pagën referuese të magjistratëve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Shoqata shton detaje të reja në padinë që TCH disponon.
    Aty argumentohet se edhe pse me miratimin e strukturës dhe nivelit të ri të pagave të magjistratëve si pjesë e paketës së reformës në drejtësi u prish hierarkia e pagave në vend, si një normë duke tejkaluar pagat e magjistratëve ato të funksionarëve më të lartë në vend, si Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, kjo mund të ndreqej duke rritur pagat e këtyre të fundit dhe jo duke ulur de facto pagat e magjistratëve, raporti i të cilave, pavarësisht formulës së përdorur, duhet të ruajë të njëjtën diferencë me pagat e shërbimit civil.
    Rritja e madhe e pagave në sektorin publik, me përjashtim të magjistratëve, u bë për dy arsye, përmendet më tej: “Së pari, rritja e lartë e shkallës së inflacionit për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare që përbëjnë fakte të njohura botërisht, si pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, si dhe rritja e ndjeshme e ekonomisë me reflektim në rritjen e buxhetit të shtetit.” Megjithatë, këto dy arsye nuk u reflektuan në rritjen e pagave të magjistratëve, denoncojnë gjyqtarët.
    Jo pa qëllim, kushtetutëbërësi dhe ligjvënësi kanë parashikuar që paga e magjistratit duhet të reflektojë dinamikën e pagave në shërbimin civil, duke përfshirë jo vetëm rastin e uljes në situatë krize por edhe rritjen në situatë lulëzimi ekonomik, si dhe indeksin e çmimeve të konsumatorit, u deklarohet gjyqtarëve kushtetues. Pra, thonë gjyqtarët, pavarësisht formulës që zgjedh ligjvënësi në përcaktimin e pagave të magjistratëve, e cila është në diskrecionin e tij, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese e ka cituar në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, ai duhet në çdo rast të reflektojë këto dy kritere, çka nuk e ka bërë në situatën konkrete.
    Duke bërë llogaritë, gjyqtarët deklarojnë se paga referuese e gjyqtarëve është e përafërt me kategorinë II, çka është shumë më e ulët se referenca e mëparshme tek kategoria I, tek sistemi i pagave të nëpunësve civilë.

  • Beteja e gjyqtarëve për pagat/ Shoqata thotë se cenohet pavarësia financiare, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën

    Beteja e gjyqtarëve për pagat/ Shoqata thotë se cenohet pavarësia financiare, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gjyqtarëve për t’u bashkuar në betejën që ka nisur të zhvillohet mes tyre dhe qeverisë e Kuvendit për kapitullin e rishikimit të pagave të tyre, një përplasje që i ka përballur palët edhe më herët, duke u mbyllur në favor të gjyqësorit gjatë 2022.

    Gjyqtarët shfaqen njëzëri kur thonë se me ndryshimin në sistemin e pagave të nëpunësve, në fakt është prekur siguria financiare e tyre, duke cenuar kështu pavarësinë që ua garanton reforma dhe Kushtetuta.
    Edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese të bëhet palë në procesin për pagat që është në Kushtetuese.
    Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve kërkojnë shpalljen antikushtetuese të nenit që cakton pagën referuese të magjistratëve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Shoqata shton detaje të reja në padinë që TCH disponon.
    Aty argumentohet se edhe pse me miratimin e strukturës dhe nivelit të ri të pagave të magjistratëve si pjesë e paketës së reformës në drejtësi u prish hierarkia e pagave në vend, si një normë duke tejkaluar pagat e magjistratëve ato të funksionarëve më të lartë në vend, si Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, kjo mund të ndreqej duke rritur pagat e këtyre të fundit dhe jo duke ulur de facto pagat e magjistratëve, raporti i të cilave, pavarësisht formulës së përdorur, duhet të ruajë të njëjtën diferencë me pagat e shërbimit civil.
    Rritja e madhe e pagave në sektorin publik, me përjashtim të magjistratëve, u bë për dy arsye, përmendet më tej: “Së pari, rritja e lartë e shkallës së inflacionit për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare që përbëjnë fakte të njohura botërisht, si pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, si dhe rritja e ndjeshme e ekonomisë me reflektim në rritjen e buxhetit të shtetit.” Megjithatë, këto dy arsye nuk u reflektuan në rritjen e pagave të magjistratëve, denoncojnë gjyqtarët.
    Jo pa qëllim, kushtetutëbërësi dhe ligjvënësi kanë parashikuar që paga e magjistratit duhet të reflektojë dinamikën e pagave në shërbimin civil, duke përfshirë jo vetëm rastin e uljes në situatë krize por edhe rritjen në situatë lulëzimi ekonomik, si dhe indeksin e çmimeve të konsumatorit, u deklarohet gjyqtarëve kushtetues. Pra, thonë gjyqtarët, pavarësisht formulës që zgjedh ligjvënësi në përcaktimin e pagave të magjistratëve, e cila është në diskrecionin e tij, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese e ka cituar në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, ai duhet në çdo rast të reflektojë këto dy kritere, çka nuk e ka bërë në situatën konkrete.
    Duke bërë llogaritë, gjyqtarët deklarojnë se paga referuese e gjyqtarëve është e përafërt me kategorinë II, çka është shumë më e ulët se referenca e mëparshme tek kategoria I, tek sistemi i pagave të nëpunësve civilë.

    Top Channel

  • Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve

    Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Një nga çështjet kryesore që Çela ngriti ishte ajo e sigurisë së njerëzve të drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të fillim tetorit 2025, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.
    “Janë dy elementë, disa lidhen me standardet dhe garancitë që kanë të bëjnë me statusin. Sa i përket godinave, jemi në fazën e projektimit të tyre, por ka një vonesë. U bënë disa vite që e ngre si shqetësim, situata nuk është aspak e mirë”, deklaroi Çela.
    Sipas tij, veçanërisht në Tiranë, kushtet e punës për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë bërë të papërballueshme. “Në Tiranë nuk kemi më hapësira për prokurorët dhe oficerët. Situata është e papërballueshme. Duhet një zgjidhje sa më e shpejt”, theksoi ai.
    Duke iu referuar vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela nënvizoi se kjo tragjedi duhet të shërbejë si nxitje për të vepruar menjëherë në drejtim të përmirësimit të masave të sigurisë.
    “Siguria e magjistratëve lidhet me gjendjen e godinave dhe me stafet e sigurisë. Ka shumë vend për përmirësim. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më shpejt. Do të kemi disa kërkesa konkrete për Kuvendin që lidhen me këtë çështje”, përfundoi ai.

  • Siguria e magjistratëve/ Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar…

    Siguria e magjistratëve/ Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar…

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Një nga çështjet kryesore që Çela ngriti ishte ajo e sigurisë së njerëzve të drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të fillim tetorit 2025, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.
    “Janë dy elementë, disa lidhen me standardet dhe garancitë që kanë të bëjnë me statusin. Sa i përket godinave, jemi në fazën e projektimit të tyre, por ka një vonesë. U bënë disa vite që e ngre si shqetësim, situata nuk është aspak e mirë”, deklaroi Çela.
    Sipas tij, veçanërisht në Tiranë, kushtet e punës për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë bërë të papërballueshme. “Në Tiranë nuk kemi më hapësira për prokurorët dhe oficerët. Situata është e papërballueshme. Duhet një zgjidhje sa më e shpejt”, theksoi ai.
    Duke iu referuar vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela nënvizoi se kjo tragjedi duhet të shërbejë si nxitje për të vepruar menjëherë në drejtim të përmirësimit të masave të sigurisë.
    “Siguria e magjistratëve lidhet me gjendjen e godinave dhe me stafet e sigurisë. Ka shumë vend për përmirësim. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më shpejt. Do të kemi disa kërkesa konkrete për Kuvendin që lidhen me këtë çështje”, përfundoi ai.

  • Vrasja e Astrit Kalasë tronditi sistemin e drejtësisë shqiptare, Çela: Thirrje urgjente për forcimin e sigurisë së magjistratëve

    Vrasja e Astrit Kalasë tronditi sistemin e drejtësisë shqiptare, Çela: Thirrje urgjente për forcimin e sigurisë së magjistratëve

    Kryeprokurori Olsian Çela, i cili raporton në Kuvend ditën e sotme lidhur me punën që institucioni që ai drejton ka bërë përgjatë vitit 2024, u ndal edhe të ngjarja e rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë shqiptare,vrajsa e gjyqtarit Astirt Kalaja brenda sallës së gjyqit.
    Ai e cilësoi ngjarjen si një sinjal alarmi dhe theksoi nevojën urgjente për forcim të masave të sigurisë në institucionet e drejtësisë, duke shtuar se po ndërmerren hapa konkretë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të garantuar mbrojtjen e magjistratëve.
    Çela: Nisur dhe nga ngjarja e rënë ku humbi jetën një magjistrat…kjo lidhet me gjendjen e godinave, stafet të cilat janë ose jo të trajnuar sa i përket sigurisë. Ka shumë për të përmirësuar në këtë aspekt. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më urgjentisht në këtë drejtim. Ne kemi bërë përpjekjet tona. Disa masa janë duke u ndërmarrë. Ka një bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të na asistuar në këtë drejtim. Kjo ka nevojë për një qasjte të koordinuar dhe rikonceptim të pjesës së sigurisë së magjistratëve si për gjyqtarët dhe prokurorët. Nga prokurorët ngrihen shqetësime, ne jemi munduar t’iu përgjigjemi./vizionplus.tv 

  • Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

    Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

    Mungesa e ftesës për Kryetarin e Gjykatës së Lartë, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj – gjyqtarëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës – ngre pikëpyetje serioze mbi respektin institucional dhe marrëdhëniet brenda vetë sistemit të drejtësisë.
    Në ceremoninë solemne të betimit të magjistratëve të rinj, gjyqtarëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, është vënë re një mungesë e pazakontë: Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, z. Sokol Sadushi, nuk ishte i ftuar të merrte pjesë, ndonëse në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës ai është autoriteti që nënshkruan diplomat që iu dorëzohen magjistratëve të sapoemëruar.
    Ky fakt, i konfirmuar nga disa burime të ndryshme nga sistemi gjyqësor, është cilësuar si një akt i pashpjegueshëm institucionalisht dhe i paprecedent në historinë e drejtësisë shqiptare.
    Mungesa e ftesës për përfaqësuesin më të lartë të pushtetit gjyqësor në një ngjarje që lidhet drejtpërdrejt me procesin e formimit dhe certifikimit të gjyqtarëve të rinj, ngre pikëpyetje mbi standardet e bashkëpunimit dhe respektit ndërinstitucional në sistemin e drejtësisë.
    Sipas burimeve, kjo sjellje shihet si një sinjal mosbashkëpunimi, ndoshta edhe si një reagim i heshtur ndaj kritikave që z. Sadushi ka artikuluar së fundmi ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
    Në fjalimin e tij gjatë Mbledhjes së Gjyqtarëve të Republikës më 9 tetor 2025, Kryetari i Gjykatës së Lartë kishte theksuar me forcë detyrimin kushtetues të këtij organi për të vepruar, e jo për të heshtur, duke thënë ndër të tjera:
    “KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë, dinjitet dhe për t’u përballur në emër të gjithë gjyqësorit… Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale.”
    Ndërsa në fjalimin e tij më të fundit, më 21 tetor 2025, z. Sadushi theksoi se faza e re e sistemit të drejtësisë kërkon më shumë lidership institucional dhe integritet personal, duke paralajmëruar se mungesa e kulturës së bashkëpunimit e zbeh frymën e reformës:
    “Kultura e përgjegjësisë dhe e bashkëpunimit institucional është ende në proces formimi… Për të përmbushur misionin e reformës, nevojiten drejtues që shohin përtej funksionit administrativ dhe e kuptojnë drejtësinë si shërbim ndaj qytetarit, jo si status personal.”
    Ky qëndrim, i cilësuar gjerësisht si një thirrje për pjekuri institucionale dhe për ta kthyer reformën në kulturë bashkëpunimi, e bën edhe më të rëndë domethënien e mospërfshirjes së tij në një ceremoni që lidhet pikërisht me misionin e përbashkët të institucioneve të drejtësisë.
    Në një postim të mëhershëm në rrjetin “LinkedIn”, z. Sadushi kishte uruar magjistratët e rinj për fillimin e karrierës së tyre, duke nënvizuar se ndonëse nuk ishte i ftuar, ndiente të njëjtin respekt dhe gëzim për këtë moment solemn.
    Ai kishte theksuar se ngjarje të tilla duhet të pasqyrojnë “pjekuri, bashkërendim dhe respekt ndaj drejtësisë” — një mesazh që sot tingëllon edhe më domethënës në sfondin e kësaj mospërfshirjeje.
    Analistë të drejtësisë e shohin këtë episod si një provë të brishtësisë së marrëdhënieve institucionale brenda vetë sistemit të drejtësisë pas reformës, ku bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet organeve kushtetuese të gjyqësorit duhet të jenë shtylla themelore të integritetit institucional, jo përjashtimi apo heshtja.Në një kohë kur drejtësia shqiptare përballet me sfida të mëdha për besueshmëri dhe integritet, veprime të tilla simbolike rrezikojnë të dërgojnë mesazhin e gabuar për publikun dhe për vetë trupën e re të magjistratëve: se bashkëpunimi institucional ende nuk është bërë kulturë.
    Në plan më të gjerë, përjashtimi i Kryetarit të Gjykatës së Lartë nga një ceremoni që lidhet drejtpërdrejt me betimin e gjyqtarëve të rinj që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, bie ndesh me etikën institucionale dhe me standardet që kërkon një sistem gjyqësor modern dhe evropian.
    Në një shtet të së drejtës, respekti ndërmjet institucioneve është forma më e lartë e bashkëpunimit, dhe mungesa e tij jo vetëm që dëmton imazhin e drejtësisë, por minon edhe besimin publik në pjekurinë e vetë sistemit.
    Në këtë kuptim, kjo ngjarje nuk është thjesht një incident ceremonial, por një simptomë që kërkon reflektim të thellë institucional mbi mënyrën se si ndërveprojnë dhe si e respektojnë njëri-tjetrin organet e drejtësisë shqiptare.

  • KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

    KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

    Në një situatë të përsëritur, Këshilli i Lartë Gjyqësor po mban peng prej gati 3 muajsh caktimin e 42 magjistratëve të rinj të diplomuar pranë Shkollës së Magjistraturës, pavarësisht mungesës së gjyqtarëve në sistem dhe stokut të çështjeve të prapambetura që sa vjen e rritet.
    Edhe pse i emëroi magjistratët më 31 korrik, KLGJ nuk ka bërë ende të mundur shpërndarjen e tyre nëpër gjykata, ndërkohë që aktualisht ekzistojnë 99 vende vakante në sistemin gjyqësor.
    “Është terr informativ,” i tha BIRN njëri prej magjistratëve të sapodiplomuar në kushtet e anonimatit. Një magjistrat i dytë pohoi gjithashtu, pa dashur që t’i publikohej emri, se ishte i shqetësuar për moscaktimin e tij në detyrë.
    Magjistratët pretenduan se Këshilli i Lartë Gjyqësor po vepron në kundërshtim me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke mos reflektuar mbi shkeljet e viteve të kaluara për të njëjtin problem.
    Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” përcakton si afat një mujor për Këshillat që të emërojnë në detyrë çdo person që është në listën e të diplomuarve dhe që përmbush kriteret për t’u emëruar.
    Ndërkohë, neni 39 i të njëjtit ligj detyron KLGJ-në që të shpallë vendet e lira brenda muajit qershor të çdo viti, ndërkohë që magjistratët kanë dy javë kohë për të zgjedhur tri gjykata si preferenca të tyre. Në pikën 2 të këtij neni, parashikohet se, brenda muajit korrik të çdo viti, secili Këshill publikon vendimet e tij për caktimin e të emëruarve në pozicionet e lira për magjistratët.
    Këshilli i Lartë Gjyqësor i tha BIRN se i kishte emëruar magjistratët brenda afatit të parashikuar nga ligji, por caktimi i tyre nëpër gjykata do të duhet të presë procedurat e transferimit paralel dhe të ngritjes në detyre të gjyqtarëve aktualë.
    “Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave, Këshilli mund të shpallë vendet e lira për të emëruarit. Aktualisht, Këshilli ka përmbyllur me sukses një sërë procedurash dhe është ende në proces të disa të tjerave, duke mos e konsideruar ende të përfunduar këtë proces,” deklaroi KLGJ.
    Sipas Këshillit, menjëherë me krijimin e vendeve vakante, në mbështetje me përcaktimet ligjore, do të shpallen vendet e lira për të emëruarit. Po ashtu, KLGj bëri me dije se magjistratëve të diplomuar u ka njohur të drejtën e pagesës në vitet e mëparshme.
    Versioni i KLGJ-së mbështet dhe nga grupimet vullnetare të gjyqtarëve.
    Kryetari në detyrë i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, gjyqtari Engert Pëllumbi i tha BIRN se, nga informacionet që ka pasur nga KLGj lidhur me mosaktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, ka marë dijeni se procedura e caktimit të tyre është në përfundim dhe se pritet të realizohet brenda kësaj jave.
    Sipas Pëllumbit, kjo situatë nuk është mungese vullneti, por vjen si rrjedhojë e burokracisë procedurale nga aktet ligjore dhe nënligjore, duke qenë se caktimi në pozicion i magjistratëve vjen i fundit në radhë, pas ngritjes në detyrë dhe lëvizjes paralele të gjyqtarëve që janë tashmë pjesë e sistemit.
    “Pra, caktimi bëhet duke pasur në konsideratë vendet e lira që krijohen pas ngritjeve në detyrë dhe transferimeve paralele. Duhet mbajtur parasysh që jemi ende në një situatë anormale, kur duhen plotësuar gjykatat e Apelit dhe gjykata e kryeqytetit e ato të rretheve afër, dhe më pas, vendet që mbeten u ofrohen magjistratëve të rinj,” tha Pëllumbi.
    Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Gerd Hoxha i tha BIRN se Unioni ka kohë që e ndjek me vëmendje këtë situatë dhe ka ndarë përditë shqetësimin me magjistratët e rinj dhe me anëtarët e KLGj-së. “Në dijeninë tonë, KLGj do procedojë sa më shpejt të jetë e mundur me emërimin përfundimtar të tyre, brenda këtij muaji, por kjo është e lidhur me lëvizjet paralele, të cilat për shkak të ligjit, kërkojnë kohën e tyre,” tha Hoxha.
    Hoxha nënvizoi se del si kërkesë emergjente, ndryshimi i ligjit për statusin e magjistratëve, që sipas tij, parashikon rregulla ngadalësuese për lëvizjet paralele dhe ngritjet në detyrë të tyre.
    Vakanca dhe stoqe
    Procesi i vetingut nxorri jashtë sistemit më shumë se gjysmën e trupës së magjistratëve. Për rrjedhojë, në gjykata u krijuan vakanca të shumta që vijojnë të mbeten të paplotësuara prej vitesh.
    Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion nga KLGj, struktura organizative për të gjitha gjykatat parashikon 417 gjyqtarë. Organika faktike aktuale rezulton të ketë 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265.
    Në situatë më dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë në përbërje 78 gjyqtarë. Aktualisht në këtë gjykatë janë të emëruar 33 gjyqtarë, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 31. Plotësimi i 45 vakancave që gjenden vetëm në këtë gjykatë përmes ngritjes në detyrë, do të mundësonte krijimin e vendeve të lira të mjaftueshme në gjykatat e Shkallës së Parë për caktimin e 42 magjistratëve të rinj.
    Bazuar në të dhënat e KLGJ-së, në gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, pa përfshirë gjykatat e karrierës, rezultojnë aktualisht 21 vakanca.
    Ndërkohë, të dhënat statistikore tregojnë gjithashtu një rritje të numrit të çështjeve të mbetura stok. Nga 137,101 çështje që kanë qenë në pritje më 1 janar 2024, numri i tyre u rrit në 141,262 çështje më 30 shtator 2025. Situata është më dramatike në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku numri i çështjeve që pritet të shqyrtohen i ka kaluar 45 mijë.
    /reporter.al/

  • 85 prokurorë shkresë Olsian Çelës, kërkojnë mbledhje urgjente pas vrasjes së Kalasë: Siguria e magjistratëve në rrezik

    85 prokurorë shkresë Olsian Çelës, kërkojnë mbledhje urgjente pas vrasjes së Kalasë: Siguria e magjistratëve në rrezik

    85 prokurorë e magjistratë i janë drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkojnë që të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që të diskutohet siguria dhe mbrojtja për magjistratët. Kërkesa drejtuar kryeprokurorit të përgjithshëm vjen pras vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, ndërsa ka nisur edhe një debat se kush duhet ta garantojë sigurinë në gjykata e prokurori.
    Prokurorët thonë se vrasja e gjyqtarit Kalaja ka nxjerr në pah boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, duke theksuar se kjo kërkon reflektim dhe reagim të menjëhershëm institucional.
    “Kjo kërkesë vjen si pasojë e ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një magjistrati (gjyqtari) gjatë ushtrimit të detyrës, e cila ka tronditur të gjithë trupën e drejtësisë dhe ka nxjerrë në pah boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, brenda dhe jashtë institucioneve të drejtësisë. Kjo situatë kërkon një reflektim të menjëhershëm institucional dhe një vendimmarrje kolektive, në mënyrë që magjistratët të mos jenë më të ekspozuar ndaj riskut fizik apo institucional në kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese”, thuhet në kërkesën e prokurorëve.
    Prokurorët thonë se duhet të mblidhen me qëllim koordinimin e një përgjigjeje të unifikuar ndaj rreziqeve që prekin sigurinë e magjistratëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.
    “Ngjarja tragjike e vrasjes së një magjistrati gjyqtar në sallën e gjyqit, në krye të detyrës, përbën një rast të jashtëzakonshëm që tejkalon kufijtë e çështjeve të zakonshme të administrimit të drejtësisë. Në këtë rrethanë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral dhe institucional për të reaguar përmes thirrjes së Mbledhjes së Përgjithshme, me qëllim koordinimin e një përgjigjeje të unifikuar ndaj rreziqeve që prekin sigurinë e magjistratëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë”, thuhet në kërkesë.
    Qëllimi i mbledhjes, sipas prokurorëve është shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve.
    Prokurorët ngrenë disa pika të cilat propozojnë që të shtyrtohen në mbledhje:
    -Sigurinë fizike në ambientet e prokurorive (kontrollin e hyrjeve, pajisjet e sigurisë, praninë e policisë gjyqësore dhe të policisë së shtetit);
    -Kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, si dhe nevojën për kompensim apo mbështetje institucionale për transportin dhe akomodimin;
    -Rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian dhe udhëzimet e CEPEJ dhe Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë;
    – Marrjen e masave konkrete për garantimin e kushteve minimale të sigurisë, konfidencialitetit dhe dinjitetit në ushtrimin e detyrës.
    Po ashtu, prokurorët thonë se në mbledhje të trajtohet edhe çështja e gjuhës së urrejtjes ndaj magjistratëve, prokurorëve, e manifestuar herë pas here nga përfaqësues të politikës, mediat dhe portalet online. “Kjo dukuri cenon autoritetin institucional dhe pavarësinë funksionale të trupës së magjistratëve, duke krijuar një klimë presioni dhe pasigurie në ushtrimin e detyrës”, thuhet në kërkesë.
    Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, nesër do të zhvillohet edhe Mbledhja e Gjyqtarëve të Shqipërisë, ku pritet të diskutohet për sigurinë në institucionet e drejtësisë.

    Kliko këtu për të lexuar kërkesën e Prokurorëve

  • Vrasja e gjyqtarit/ Prokurorët kërkesë Olsian Çelës: Mbledhje urgjente për sigurinë dhe integritetin e magjistratëve!

    Vrasja e gjyqtarit/ Prokurorët kërkesë Olsian Çelës: Mbledhje urgjente për sigurinë dhe integritetin e magjistratëve!

    prokuroria e pergjithshme

    TIRANË- Prokurorët dhe magjistratët i janë drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkojnë që të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Sipas kërkesës zyrtare, që mban firmat e 83 magjistratëve nga i gjithë vendit, qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve. Kërkesa drejtuar kryeprokurorit të përgjithshëm vjen pras vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, e cila ka tronditur të gjithë trupën e drejtësisë dhe ka nxjerrë në pah boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, brenda dhe jashtë institucioneve të drejtësisë. 
    Kërkesa e plotë:
    DREJTUAR:
    Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë
    Z. Olsian ÇelaKëshillit të Lartë të Prokurorisë
    Lënda:
    Kërkesë për thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë për diskutimin e çështjeve të sigurisë fizike dhe mbrojtjes së figurës dhe dinjitetit të magjistratëve
    Të nderuar,
    Ne, të nënshkruarit prokurorë të Republikës së Shqipërisë, duke u mbështetur në nenin 113 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në nenet 54–56 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, kërkojmë thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.
    Kjo kërkesë vjen si pasojë e ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një magjistrati (gjyqtari) gjatë ushtrimit të detyrës, e cila ka tronditur të gjithë trupën e drejtësisë dhe ka nxjerrë në pah boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, brenda dhe jashtë institucioneve të drejtësisë. Kjo situatë kërkon një reflektim të menjëhershëm institucional dhe një vendimmarrje kolektive, në mënyrë që magjistratët të mos jenë më të ekspozuar ndaj riskut fizik apo institucional në kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese.
    Megjithëse nenet 111–116 të ligjit nr. 115/2016 parashikojnë mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për qëllime zgjedhore (zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së dhe të Shkollës së Magjistraturës), vetë ekzistenca e këtij organizmi në ligj përbën njohje formale të tij si organ kolegjial përfaqësues i trupës së prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Asnjë dispozitë ligjore nuk ndalon që kjo mbledhje të thirret edhe për çështje të tjera me interes të lartë publik, profesional apo institucional. Përkundrazi, parimet kushtetuese të pavarësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë (neni 147 i Kushtetutës dhe nenet 2, 3 e 4 të ligjit nr. 115/2016) kërkojnë që trupa e magjistratëve të ketë mundësinë të vetorganizojë qëndrime kolektive për situata që ndikojnë drejtpërdrejt ushtrimin e detyrës dhe sigurinë personale të anëtarëve të saj.
    Ngjarja tragjike e vrasjes së një magjistrati gjyqtar në sallën e gjyqit, në krye të detyrës, përbën një rast të jashtëzakonshëm që tejkalon kufijtë e çështjeve të zakonshme të administrimit të drejtësisë. Në këtë rrethanë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral dhe institucional për të reaguar përmes thirrjes së Mbledhjes së Përgjithshme, me qëllim koordinimin e një përgjigjeje të unifikuar ndaj rreziqeve që prekin sigurinë e magjistratëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.
    Ky interpretim është në përputhje me frymën e ligjit dhe praktikën ndërkombëtare, ku organet vetëqeverisëse të sistemit të drejtësisë mblidhen jo vetëm për çështje zgjedhore, por edhe për emergjenca institucionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët.
    Qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve, përfshirë:
    Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër– Sigurinë fizike në ambientet e prokurorive (kontrollin e hyrjeve, pajisjet e sigurisë, praninë e policisë gjyqësore dhe të policisë së shtetit);
    – Kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, si dhe nevojën për kompensim apo mbështetje institucionale për transportin dhe akomodimin;
    – Rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian dhe udhëzimet e CEPEJ dhe Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë;
    – Marrjen e masave konkrete për garantimin e kushteve minimale të sigurisë, konfidencialitetit dhe dinjitetit në ushtrimin e detyrës.
    Në këtë kuadër, vlerësojmë të domosdoshme që në mbledhje të trajtohet edhe çështja e gjuhës së urrejtjes ndaj magjistratëve, prokurorëve, e manifestuar herë pas here nga përfaqësues të politikës, mediat dhe portalet online. Kjo dukuri cenon autoritetin institucional dhe pavarësinë funksionale të trupës së magjistratëve, duke krijuar një klimë presioni dhe pasigurie në ushtrimin e detyrës. Është e nevojshme që sistemi i prokurorisë, përmes organeve të veta përfaqësuese, të mbajë një qëndrim të qartë institucional ndaj këtij fenomeni dhe të ndërmarrë nisma për forcimin e mbrojtjes së figurës, dinjitetit dhe sigurisë së magjistratëve.
    Në përputhje me ligjin, kjo kërkesë mbështetet nga jo më pak se një e dhjeta e trupës së prokurorëve të Republikës.
    Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë dhe urgjencën që kjo situatë ka krijuar në sistemin e akuzës, kërkojmë që mbledhja të thirret brenda afatit më të shkurtër të mundshëm, në mënyrë që vendimet e saj të shërbejnë si bazë për propozime konkrete ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, për forcimin e sigurisë së magjistratëve në të gjitha nivelet.
    Me respekt,Prokurorët/magjistratë
    Eni ÇulliRedona NdoniIrma VeloErvis AliajElisa ÇelaLeonard SuçiBlerina KarajPierind ÇukaAlbulena Kuliçi,Besmira Vishe,Ndricim Halilaj,Entela HasmujaElsa GjeliMalvina PellumbiAlbert MurcajAlisa SpahjaDrini ZeqoRoland PajaUrim KaliaLedjana ShkurtiTeuta PiskuMiklevana QemaMarilda FrasheriArjeta PlakuRenato ToskuShqiponja MillaIrena SufajOlta HadushajNertila BreguIva HarkaEma LazajDenisa PlakuAulona HaxhirajBlerina MusabelliuBledar BalaLedion TemaEsmeranda BashoValbona MajaHava MemkoSilvana BelishtaAdnan HoxhaDhorina TheodhoriEnea BabametoArber DelilajKlerta GjikaArtenida ToskaAnjeza TopciuErmira PriftiEnkelejda MeckaKlejdi MullajBriselda ZhuzhiArisa ShkrepiVasjana PostolNertila MiftarajMatilda FetahuMatilda PezaEdlira BakoBruno StërmasiBriken MileFabjola LlahaMasila LulajGriselda HaxhiajVilma KapajBrisida LekaAnisa GiuValbona VerzeroliKristi JorgjiJonida AllushiGreta DreniElona GixhariOliana GjergjefiSkerdi SinanajIva HoxhaAida YzeirajAnkela DakeMalbora DinajElda GoxhajDenis HykaErmira ManelliSonila QerolliAida CakajErvis AliajIsmet DervishiElisa ÇelaGëzim SpahiuData: 07/10/2025