Tag: magjistratët

  • KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

    KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

    Në një situatë të përsëritur, Këshilli i Lartë Gjyqësor po mban peng prej gati 3 muajsh caktimin e 42 magjistratëve të rinj të diplomuar pranë Shkollës së Magjistraturës, pavarësisht mungesës së gjyqtarëve në sistem dhe stokut të çështjeve të prapambetura që sa vjen e rritet.
    Edhe pse i emëroi magjistratët më 31 korrik, KLGJ nuk ka bërë ende të mundur shpërndarjen e tyre nëpër gjykata, ndërkohë që aktualisht ekzistojnë 99 vende vakante në sistemin gjyqësor.
    “Është terr informativ,” i tha BIRN njëri prej magjistratëve të sapodiplomuar në kushtet e anonimatit. Një magjistrat i dytë pohoi gjithashtu, pa dashur që t’i publikohej emri, se ishte i shqetësuar për moscaktimin e tij në detyrë.
    Magjistratët pretenduan se Këshilli i Lartë Gjyqësor po vepron në kundërshtim me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke mos reflektuar mbi shkeljet e viteve të kaluara për të njëjtin problem.
    Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” përcakton si afat një mujor për Këshillat që të emërojnë në detyrë çdo person që është në listën e të diplomuarve dhe që përmbush kriteret për t’u emëruar.
    Ndërkohë, neni 39 i të njëjtit ligj detyron KLGJ-në që të shpallë vendet e lira brenda muajit qershor të çdo viti, ndërkohë që magjistratët kanë dy javë kohë për të zgjedhur tri gjykata si preferenca të tyre. Në pikën 2 të këtij neni, parashikohet se, brenda muajit korrik të çdo viti, secili Këshill publikon vendimet e tij për caktimin e të emëruarve në pozicionet e lira për magjistratët.
    Këshilli i Lartë Gjyqësor i tha BIRN se i kishte emëruar magjistratët brenda afatit të parashikuar nga ligji, por caktimi i tyre nëpër gjykata do të duhet të presë procedurat e transferimit paralel dhe të ngritjes në detyre të gjyqtarëve aktualë.
    “Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave, Këshilli mund të shpallë vendet e lira për të emëruarit. Aktualisht, Këshilli ka përmbyllur me sukses një sërë procedurash dhe është ende në proces të disa të tjerave, duke mos e konsideruar ende të përfunduar këtë proces,” deklaroi KLGJ.
    Sipas Këshillit, menjëherë me krijimin e vendeve vakante, në mbështetje me përcaktimet ligjore, do të shpallen vendet e lira për të emëruarit. Po ashtu, KLGj bëri me dije se magjistratëve të diplomuar u ka njohur të drejtën e pagesës në vitet e mëparshme.
    Versioni i KLGJ-së mbështet dhe nga grupimet vullnetare të gjyqtarëve.
    Kryetari në detyrë i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, gjyqtari Engert Pëllumbi i tha BIRN se, nga informacionet që ka pasur nga KLGj lidhur me mosaktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, ka marë dijeni se procedura e caktimit të tyre është në përfundim dhe se pritet të realizohet brenda kësaj jave.
    Sipas Pëllumbit, kjo situatë nuk është mungese vullneti, por vjen si rrjedhojë e burokracisë procedurale nga aktet ligjore dhe nënligjore, duke qenë se caktimi në pozicion i magjistratëve vjen i fundit në radhë, pas ngritjes në detyrë dhe lëvizjes paralele të gjyqtarëve që janë tashmë pjesë e sistemit.
    “Pra, caktimi bëhet duke pasur në konsideratë vendet e lira që krijohen pas ngritjeve në detyrë dhe transferimeve paralele. Duhet mbajtur parasysh që jemi ende në një situatë anormale, kur duhen plotësuar gjykatat e Apelit dhe gjykata e kryeqytetit e ato të rretheve afër, dhe më pas, vendet që mbeten u ofrohen magjistratëve të rinj,” tha Pëllumbi.
    Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Gerd Hoxha i tha BIRN se Unioni ka kohë që e ndjek me vëmendje këtë situatë dhe ka ndarë përditë shqetësimin me magjistratët e rinj dhe me anëtarët e KLGj-së. “Në dijeninë tonë, KLGj do procedojë sa më shpejt të jetë e mundur me emërimin përfundimtar të tyre, brenda këtij muaji, por kjo është e lidhur me lëvizjet paralele, të cilat për shkak të ligjit, kërkojnë kohën e tyre,” tha Hoxha.
    Hoxha nënvizoi se del si kërkesë emergjente, ndryshimi i ligjit për statusin e magjistratëve, që sipas tij, parashikon rregulla ngadalësuese për lëvizjet paralele dhe ngritjet në detyrë të tyre.
    Vakanca dhe stoqe
    Procesi i vetingut nxorri jashtë sistemit më shumë se gjysmën e trupës së magjistratëve. Për rrjedhojë, në gjykata u krijuan vakanca të shumta që vijojnë të mbeten të paplotësuara prej vitesh.
    Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion nga KLGj, struktura organizative për të gjitha gjykatat parashikon 417 gjyqtarë. Organika faktike aktuale rezulton të ketë 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265.
    Në situatë më dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë në përbërje 78 gjyqtarë. Aktualisht në këtë gjykatë janë të emëruar 33 gjyqtarë, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 31. Plotësimi i 45 vakancave që gjenden vetëm në këtë gjykatë përmes ngritjes në detyrë, do të mundësonte krijimin e vendeve të lira të mjaftueshme në gjykatat e Shkallës së Parë për caktimin e 42 magjistratëve të rinj.
    Bazuar në të dhënat e KLGJ-së, në gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, pa përfshirë gjykatat e karrierës, rezultojnë aktualisht 21 vakanca.
    Ndërkohë, të dhënat statistikore tregojnë gjithashtu një rritje të numrit të çështjeve të mbetura stok. Nga 137,101 çështje që kanë qenë në pritje më 1 janar 2024, numri i tyre u rrit në 141,262 çështje më 30 shtator 2025. Situata është më dramatike në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku numri i çështjeve që pritet të shqyrtohen i ka kaluar 45 mijë.
    /reporter.al/

  • ILD injoron Ramën dhe refuzon të nisë hetim ndaj prokurores Elsa Gjeli, Metani “siluron” kryeministrin pas…

    ILD injoron Ramën dhe refuzon të nisë hetim ndaj prokurores Elsa Gjeli, Metani “siluron” kryeministrin pas…

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të mos nisë një hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila ishte akuzuar nga qeveria për mosveprim ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit, duke injoruara kështu kryeministrin Edi Rama. Në një letër drejtuar ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ILD bën me dije se pas verifikimeve paraprake të ankesës së dorëzuar më 10 korrik 2025, nuk janë konstatuar elementë juridikë apo faktikë që të ngrejnë dyshime të arsyeshme për nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Gjeli. “Arkivimin pas verifikimit të ankesës së Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj.Elsa Gjeli, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, thuhet në vendim. Po ashtu, ILD i njeh ministrit të Drejtësisë të drejtën për të ankimuar këtë vendim brenda një jave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kujtojmë se Prokurorja Elsa Gjeli u kritikua ashpër nga kryeministri Edi Rama më 7 korrik 2025, lidhur me një vendim mosfillimi të një çështjeje penale për ndërtimin pa leje, që u bë shkas për një operacion prishjesh në Theth. Rama i referohej një serie kabinash të ndërtuara pranë kishës së fshatit në Theth, si “fshat turistik” i lidhur me një kriminel.
    Metani komenton sulmet e Ramës
    Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i ILD, Artur Medani ka komentuar dje sulmet nga politika dhe  kryeministrit Edi Rama, ndaj gjyqtarëve lidhur me vendimet që ata marrin. Ai tha se drejtësia kohët e fundit është vënë në trysni antikushtetuese. Deklarata u bë gjatë një takimi të organizuar dje nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin Matra, të qeverisë së Mbretërisë së Holandës, ku pjesë ishte dhe kreu i SPAK Altin Dumani. “U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes se pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë”, shprehet Metani. Metanin shtoi se duhet vetëpërmbajtje dhe distancim nga deklaratat publike. Kreu i ILD sqaron se përgjigja direkte e këtyre reagimeve nuk është punë e asnjë gjyqtari dhe se mosreagimi nuk është dobësi nga ana e tyre, por është vetëpërmbajtje. “Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë. Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po! Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera”, nënvizoi Dumani.

  • Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë/ Metani: Sistemi gjyqësor nën trysni antikushtetuese, e papranueshme në çdo aspekt!

    Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë/ Metani: Sistemi gjyqësor nën trysni antikushtetuese, e papranueshme në çdo aspekt!

    “Drejtësia po vihet nën trysni antikushtetuese, por duhet të vetëpërmbahet në reagimet e saj, edhe kur sulmet janë të padrejta”.
    Kështu u shpreh kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, në lidhje me zhvillimet e fundit dhe sulmet që janë bërë deri edhe nga politika e kryeministri Edi Rama, ndaj gjyqtarëve të caktuar, për vendimet që ata marrin.
    Ai vuri në dukje se këto sulme ishin të papranueshme dhe se pavarësia dhe ndarja e pushteteve nuk duhet të ishte vetëm retorikë.
    “U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes se pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë”, shprehet Metani.
    Deklarata u bë gjatë një takimi të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin Matra, të qeverisë së Mbretërisë së Holandës. Ky është një takim i nivelit të lartë me institucione të drejtësisë, për të folur mbi çështje të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit.
    Dhe duke mbërritur tek pika e sjelljes së gjyqësorit ndaj këtyre sulmeve, Metani nënvizoi se duhet vetëpërmbajtje:
    “Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë. Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po! Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera”.
    Kreu i ILD-së vuri theksin edhe tek besimi i publikut ndaj gjyqësorit, duke i këshilluar që të mos e harronin për asnjë moment këtë element, pavarësisht kushteve në të cilat punonin, me mbingarkesë dosjesh, mungesë organike dhe trysni prej sulmeve të herëpasherëshme.
    “Duke mos harruar në asnjë moment të ditës sonë të punës, kushtet në të cilat punojnë magjistratët, ngarkesën e madhe të çështjeve gjyqësore, numrin e pamjaftueshëm të magjistratëve në sistem, rritjen e përdoruesve të sistemit gjyqësor, pritshmëritë e drejta dhe të padrejta nga sistemi gjyqësor, përsëri mendoj se besimi i publikut tek gjyqësori është vlera më e çmuar e drejtësisë, por dhe mbrojtja më e mirë e tij”, tha ai.
    Dhe në fund një këshillë për qëndrimin larg të magjistratëve nga deontologjia politike, me qëllim që të mos diktojë sjelljen e tyre.
    “Deontologjia politike nuk duhet të diktojë sjelljen e magjistratëve. Në këtë rast, besoj se thelbi i shtetit ligjor dhe i vlerave evropiane është pikërisht mënyra sesi sillemi, edhe kur nuk biem dakord me vendimet e njëri-tjetrit”, përfundoi ai.

  • Sulmet ndaj gjyqtarëve, Metani-magjistratëve: Të vetëpërmbahemi përballë trysnisë antikushtetuese

    Sulmet ndaj gjyqtarëve, Metani-magjistratëve: Të vetëpërmbahemi përballë trysnisë antikushtetuese

    artur metani

    TIRANË- Kreu i Inspektoriat të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka mbledhur sot në një takim krerët e institucioneve të drejtësisë, ku ka folur mbi sulmet që i janë bërë gjyqtarëve nga aktorët politikë. Metani tha se gjykatat janë nën trysni të vazhdueshme, të cilën e konsideroi antikushtetuese, ndërsa kërkoi nga magjistratët që të jenë të vetëpërmbajtur, pasi kjo e fundit nuk është dobësi. 
    Po ashtu Metani u ndal dhe te kushtet në të cilat punojnë sot një pjesë e mirë e gjyqtarëve, të cilët kanë një numër shumë të madh çështjesh në ngarkim, për shkak të vakancave të krijuara.
    Metani: U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes se pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë.
    Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë.
    Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po! Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera. Deontologjia politike nuk duhet të diktojë sjelljen e magjistratëve. Në këtë rast, besoj se thelbi i shtetit ligjor dhe i vlerave evropiane është pikerisht mënyra sesi sillemi, edhe kur nuk biem dakord me vendimet e njëri-tjetrit.
    Duke mos harruar në asnjë moment të ditës sonë të punës, kushtet në të cilat punojnë magjistratët, ngarkesën e madhe të çështjeve gjyqësore, numrin e pamjaftueshëm të magjistratëve në sistem, rritjen e përdoruesve të sistemit gjyqësor, pritshmëritë e drejta dhe të padrejta nga sistemi gjyqësor, përsëri mendoj se besimi i publikut tek gjyqësori është vlera më e çmuar e drejtësisë, por dhe mbrojtja më e mirë e tij.

    Përveç sulmeve të opozitës, edhe kryeministri Rama ka nisur së fundi një fushatë të lincimit të gjyqtarëve, që sipas tij marrin vendime kundër interesit publik./ZËRI