Tag: magjike

  • Gruda nderon Egnatian në Champions, natë magjike në Rrogozhinë

    Gruda nderon Egnatian në Champions, natë magjike në Rrogozhinë

    Egnatia triumfon 1-0 në aktin e parë përballë Breidablik, por ky rezultat i rri ngushtë ekipit të Tetovës, me rrogozhinasit që prodhuan një volum të lartë, krijuan disa raste të pastra për gol, por ishin të pafat. Në sfidën e tyre të parë në “Arena Egnatia”, në një ndeshje Champions League, Egnatia argëtoi afro 5 mijë tifozë me lojën e shfaqur kundër islandezëve, por ky sukses minimal lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, me kampionët shqiptar që udhëtojnë drejt ishullit me një avantazh të rëndësishëm në “xhep”.
    Egnatia mori menjëherë kontrollin e lojës duke iu afruar golit të avantazh në minutën e 18-të me Regi Lushkjan. Fantizisti ishte një rrezik konstant, ku në pjesën e parë provoi në çdo formë të gjente golin e avantazhit. Me islandezët që më shumë u përpoqën të dilnin pa pësuar nga ky takim, historia nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me Egnatia që spostoi rivalët në gjysmëfushë. Në minutën e 57-të, Bakajoko nuk arriti në kohë të devijonte një top të bukur të futur në qendër. Rrogozhinasit ishin dhe të pafat si në minutën e 75-të ku goditja e Poçit në limitet e zonës së rreptësisë u përplas në traversë.

    Menjëherë pas këtij momenti, trajneri Tetova hodhi në fushë edhe afrimin e tyre të zhurmshëm, Ildi Gruda. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 93-të, Gruda u shkëput shpejt me një goditje të saktë realizoi golin e shumë kërkuar duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë. Ky gol i Grudës mban të ndezur objektivin e Egnatias për të kaluar turin e parë në kualifikueset e Champions League.
    Panorama Sport
    “Natë magjike në Rrogozhinë. Egnatia mund Breidablikun falë një goli në minutën e 93-të”, shkruan Panorama Sport në faqen e parë.
    ()

  • Benet Beci: Natë magjike në Shkodër. Faleminderit Bujar Qamili!

    Benet Beci: Natë magjike në Shkodër. Faleminderit Bujar Qamili!

    Pas disa ditësh tensioni institucional mes Bashkisë së Shkodrës dhe Klubit Vllaznia lidhur me organizimin e një koncerti recital të këngëtarit të mirënjohur Bujar Qamili në stadiumin “Loro Boriçi”, kryetari i bashkisë Benet Beci ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke shkruar: “Natë magjike në Shkodër 😍 Faleminderit Bujar Qamili”. Ky reagim vjen menjëherë pas vendimit për ta zhvendosur koncertin nga stadiumi në sheshin para bashkisë, në përpjekje për të shmangur përplasjen me drejtuesit e klubit dhe për të ruajtur harmoninë qytetare.

  • Lumi i Shalës, për turistët që kërkojnë eksperienca magjike gjatë pushimeve (VIDEO)

    Lumi i Shalës, për turistët që kërkojnë eksperienca magjike gjatë pushimeve (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje fantastike nga lumi i Shalës në Shkodër, një destinacion mjaft i frekuentuar nga turistët shqiptarë dhe të huaj.
    “Dhe nga Lumi i Shalës në Shkodër, ku turistët shijojnë një nga eksperiencat më magjike të pushimeve në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

  • Dobësim me “ilaçet magjike”/ Nikola Ndoni paralajmëron: Kujdes me Ozempic, pasojat mund të jenë të rënda për…

    Dobësim me “ilaçet magjike”/ Nikola Ndoni paralajmëron: Kujdes me Ozempic, pasojat mund të jenë të rënda për…

    Një nga diskutimet më të mëdha të kohëve të fundit në fushën e dobësimit, është përdorimi i Ozempikut dhe pasojat që ai sjell në trupin e njeriut.
    Për këtë temë, pra dobësimi nga “medikamentet magjike” ka folur sot, këshilluesi i mjekësisë holistike, Nikola Ndoni.
    Ai ka paralajmëruar për pasojat e medikamenteve të tilla, duke u shprehur se qytetarët duhet të qendrojnë larg “ilaçeve magjike” që japin zgjidhje të shpejta.
    “Duhet pasur shumë kujdes nga zgjidhjet e thjeshta për të zgjidhur problemet shëndetësore sepse kjo vjen me pasoja. Pesha është pasojë, është një tregues që nuk ka nevojë të bëni analiza, nëse jeni nën ose mbi peshë keni probleme shëndetësore.
    Medikamente të tilla janë të pa licencuara, hyjnë kontrabandë dhe shiten si ilaçe magjike. Bëhet fjalë për Ozempik psh, hormone prosintetike.Pra është një hormon që e marrim nga jashtë si insulina që imiton Glukoganin, një hormon që prodhohet nga pankreasi që sinjalizon mëlçinë që të lëshojë glukozën nga forma e ruajtjes së saj në trup.
    Me këto ilaçe bihet nga pesha në mënyrë të menjëhershme, por kjo ka edhe shumë pasoja. Ato ngadalësojnë tretjen e për pasojë edhe urinë. Çojnë sinjale në tru që u ngopën, dhe ky është trick-u tjetër që thonë nuk kemi uri. Ky është një problem. Të ul dëshirën për të ngrënë e më shumë për ëmbëlsira.
    Deri tani duket se gjërat janë perfektë, por njerëzit imediate kanë kapsllëk, marrje mendsh dhe rënie të sheqerit.Personat që i përdorin, marrin shumë më pak ushqim dhe karbohidrate. Studimet e fundit tregojnë dyfishim të rrezikut nga depresioni.
    108% ankthi dhe 106% mendimet për vetëvrasje. Pra problemet mentale, një problem shumë i madh i shoqërisë së sotme dyfishohen.Humbin peshë, por nga 10 kilogram peshë që humbet, 4 kilogramë janë muskuj dhe kocka.
    Mendo pak mbi 40-vjeçarët që nuk kanë mundësi ta plotësojnë këtë masë muskulare.Më e keqja është se në momentin e ndalimit të Ozempikut dëshira për të ngrënë shtohet edhe më shumë se nisja e marrjes, dhe kilogramët merren sërish, por se tashmë nuk marrim më muskuj, por vetëm dhjamë”, tha ai.

  • Rama poston videon magjike: Perëndim magjepsës mbi Liqenin e Shkodrës

    Rama poston videon magjike: Perëndim magjepsës mbi Liqenin e Shkodrës

    Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit në Facebook, një video që shihet si një pikturë dhe që paraqet Liqenin e Shkodrës. I cilësuar si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit, Liqeni i Shkodrës është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin.

  • FamTour Albania, Rama: Gjirokastra, skenë magjike ku historia e arti takojnë sytë e botës

    FamTour Albania, Rama: Gjirokastra, skenë magjike ku historia e arti takojnë sytë e botës

    Hollywood vjen në Gjirokastër.
    Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga vizita e producentëve më të famshëm të kinemasë, të cilët kanë zgjedhur Gjirokastrën për filmat e tyre.
    “Hollywood vjen në Gjirokastër sepse tanimë Gjirokastra nuk është vetëm krenaria jonë, por një skenë magjike ku historia dhe pasioni për artin takojnë sytë e botës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
    “Producentët më të famshëm të kinemasë — nga Warner Bros, Amazon, HBO, Disney, Paramount, NBCUniversal — panë nga pranë një vend ku Perëndia ka qenë arkitekt dhe njeriu ka ndërtuar skenën e magjishme për artin e imazhit, me mundësinë për ta përfshirë në hartën e filmave botërorë”, theksoi Rama.
    Rama shtoi se, “me mikpritjen e ngrohtë të Bashkisë Gjirokastër dhe energjinë unike të qytetit,  “FamtourAlbania” u kthye në një udhëtim emocionesh, frymëzimi dhe ideve të reja për kinemanë”.

  • Kryeministri Edi Rama: Gjirokastra magjike në fokusin e Hollivudit

    Kryeministri Edi Rama: Gjirokastra magjike në fokusin e Hollivudit

    Hollywood-i vjen në Gjirokastër — jo më si një ëndërr e largët, por si një realitet që po merr formë në rrugicat me kalldrëm, nën çatitë e gurta dhe përballë peizazheve që ngjajnë me skenografi të krijuar nga vetë Zoti.Sot, Gjirokastra nuk është vetëm një thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare, por është shndërruar në një skenë magjike ku historia, arkitektura dhe pasioni për artin vizual takohen me syrin kërkues të kinemasë botërore.

    Producentët më të mëdhenj të industrisë globale të filmit — nga Warner Bros., Amazon Studios, HBO, Disney, Paramount, NBCUniversal — vizituan këtë qytet unik, ku arkitektura e Perëndisë dhe mjeshtëria e njeriut kanë krijuar një mozaik hijeshie dhe autenticiteti. Ishin pikërisht këto elementë që i frymëzuan ata të shohin Gjirokastrën si një lokacion potencial për prodhime filmike ndërkombëtare.
    Me mikpritjen e ngrohtë të Bashkisë Gjirokastër, organizimin e #FamtourAlbania dhe atmosferën e papërsëritshme që ofron qyteti, kjo vizitë u shndërrua në një udhëtim emocionesh, reflektimesh kreative dhe ideve konkrete për të ardhmen e kinemasë në Shqipëri.
    Në këtë udhëtim ku Shqipëria i ofrohet botës jo vetëm si një peizazh i rrallë, por si një vend me infrastrukturë filmike në rritje dhe vullnet të qartë për të mikpritur produksione serioze, Gjirokastra dëshmon se është gati të jetë pjesë e hartës së filmit botëror. Një qytet që dikur frymëzonte kujtime, sot frymëzon kinemanë.
    AV

  • “Një natë magjike dhe historike për Tottenham, bëmë të lumtur shumë tifozë”

    “Një natë magjike dhe historike për Tottenham, bëmë të lumtur shumë tifozë”

    23 Maj 2025

    10:54

    Telesport

    Pas fitimit të Europa League, portieri italian i Tottenham, Guglielmo Vicario, është i kënaqur me rezultatin dhe ngritjen e trofeut. “Ajo ishte një natë magjike dhe historike për mua personalisht dhe këtë klub”, tha Vicario.
    “Kur zgjodha këtë skuadër dy vite më parë, shumë menduan se do të dështonim përsëri, por në vend të kësaj ne bëmë histori“, tha portieri i Tottenham, protagonisti i madh i ndeshjes me pritjet e tij.
    “Ne vuajtëm shumë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe një udhëtim shumë i vështirë për të ardhure deri të trofeu. Ky është gëzimi i futbollit. Kur arrin të bësh kaq shumë njerëz të lumtur dhe ne e bëmë atë”, deklaroi Vicario.