Natën e 20 marsit 2024, një shofer kamioni që po flinte në kabinën e tij u zgjua prej flakëve që përhapeshin në një magazinë në Leyton, në lindje të Londrës, ku ishin ruajtur pajisje satelitore të destinuara për Ukrainën. Ai mori një bombol të vogël për fikjen e zjarrit nga kabina dhe vrapoi drejt tij, por e kuptoi menjëherë që ishte shumë i madh për t’u ndalur, ndaj thirri zjarrfikësit.
Tridhjetë minuta pas shpërthimit të zjarrit, një i ri britanik, Dylan Earl, mori një mesazh: “E shkëlqyer,” në rusisht. Të martën e kaluar, një gjykatë në Londër e dënoi atë, së bashku me dy bashkëpunëtorë, për zjarrvënien që, sipas prokurorëve, ishte orkestruar nga shërbimet sekrete ruse dhe e zbatuar nga anëtarë të Wagnerit, si pjesë e një fushate sabotimesh në të gjithë Evropën.
Një stacion treni në Poloni në flakë, një magazinë britanike e shkatërruar, një ushtar gjerman i helmuar nga një dorë e panjohur. Dhe më pas ndërprerje të papritura të energjisë, email-e institucionale të hakuara, video mashtruese të krijuara me inteligjencë artificiale, fushata dizinformimi gjatë zgjedhjeve në Rumani dhe Moldavi. Këto janë armët e luftës hibride ruse në Evropë: e heshtur, sistematike, dhe gjithnjë e më e përhapur.
Janë të paktën 70 “incidentet” që qeveritë evropiane, prokurorët, shërbimet sekrete apo zyrtarë të tjerë perëndimorë i kanë atribuuar Rusisë, grupeve të lidhura me Rusinë ose me aleatin e saj Bjellorusinë që nga 24 shkurti 2022: përfshijnë sulme kibernetike, propagandë, planifikim vrasjesh, akte vandalizmi, zjarrvënie, sabotime apo spiunazh. Vendet pro-Ukrainë janë objektivi kryesor i Moskës.
Sipas institutit amerikan CSIS, numri total i sulmeve ruse në Evropë “pothuajse është trefishuar mes vitit 2023 dhe 2024”, nga 18 në 70 (pas një katërfishimi mes 2022 dhe 2023). Këto veprime synojnë të dobësojnë kohezionin perëndimor, të nxisin pasigurinë dhe të ulin mbështetjen për Ukrainën.
Vetëm në vitin 2024 janë dokumentuar të paktën 12 raste sabotimi të lidhura me Moskën, gjashtë herë më shumë se në vitin 2022. Më 17 prill, një zjarr i qëllimshëm shkatërroi një magazinë hekurudhore në Varshavë që, sipas autoriteteve polake, ishte një nyje logjistike për dërgesa armësh drejt Ukrainës. Një muaj më parë, një rus u arrestua në Këln për tentativën e djegies së një magazine të Bundeswehr-it.
Pastaj është magazina në periferi të Londrës dhe një sulm ndaj një impianti elektrik afër Vilniusit në Lituani. Analistët thonë se Moska shpesh ua delegon këto sabotime ndërmjetësve të rekrutuar përmes Telegram-it, duke u ofruar para kriminelëve të vegjël, emigrantëve apo simpatizantëve të pavetëdijshëm. Kjo pas vitit 2018, kur qindra agjentë rusë u dëbuan nga vendet perëndimore pas helmimit të ish-oficerit rus Sergey Skripal në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas një raporti të NATO-BE, në muajt e parë të vitit 2025 sulmet hibride ruse kanë shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm. Vendi më i goditur është Polonia, e ndjekur nga shtetet baltike, Gjermania, Lituania, Mbretëria e Bashkuar dhe edhe Franca, e cila po kthehet në një objektiv të operacioneve të sofistikuara, sidomos në fushën kibernetike dhe dizinformimin.
Republika Çeke ka zbuluar një rrjet spiunazhi në Pragë, të lidhur me grupin paramilitar Wagner. Objektivi ishte grumbullimi i të dhënave për trafikun e armëve dhe ushtarët ukrainas të kthyer në civilë. Një shtetas serb u arrestua në Varshavë për përpjekjen për të filmuar rrugët e trupave të NATO-s. Sipas shërbimit të kundërzbulimit BIS të Çekisë, shërbimet ruse rekrutojnë gjithnjë e më shumë shtetas të vendeve të treta, madje edhe kërkues azili, për të shmangur mbikëqyrjen dhe për të krijuar rrjete “një-përdorimëshe”.
Incidente të tjera të lidhura me Rusinë, me potencial për të shkaktuar plagosje të rënda ose vdekje, përfshijnë një komplot për të vendosur eksploziv në avionë ngarkese (pakot u dogjën në tokë) dhe një tjetër për të djegur qendra tregtare në Poloni, Letoni dhe Lituani.
Por nuk ndalet këtu: viti 2025 ka nisur me vrull dhe objektiva të rinj, duke përfshirë zjarre në infrastrukturë në Poloni, djegie në Lituani, dyshime për sulme në Heathrow. Spiunazhi “i vjetër” është rikthyer me operacione të GRU-së në Republikën Çeke, infiltrime të zbuluara në Poloni dhe Norvegji. Polonia sot është vendi më i goditur: një nyje ushtarake, kufi logjistik dhe objektiv simbolik. Por askush në Evropë nuk është i sigurt.
La Stampa
Tag: magazinë
-

Sabotime, spiunë, komplote dhe dizinformim: Si përpiqet Moska të përçajë Bashkimin Evropian
-

Një zjarr përfshin një magazinë në Ulqin, nuk dihen ende shkaqet
Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt kripores. Siç shihet në pamjet e televizionit lokal Teuta, në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, ndërsa policia ka bllokuar rrugën që të çon te vendi ku ka shpërthyer zjarri.
Zjarrfikësit në vendngjarje kanë konfirmuar se është përfshirë nga flakët magazina e kompanisë “Agris”. Sipas informacioneve nga faqja e tyre zyrtare, kompania “Agris” merret me importin dhe shpërndarjen e produkteve kimike për pastrim, mjeteve mbrojtëse, shamponëve, detergjentëve, produkteve prej letre dhe pajisjeve për sektorin e gastronomisë.
Një shtëllungë e madhe tymi shihet mbi objektin që është përfshirë nga flakët. Policia ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim dhe nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje.
-

Flakët përfshijnë magazinën në Spitallë të Durrësit, evakuohen banorët e pallateve
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një magazinë në zonën e Spitallës në Durrës.
Pamjet e siguruara nga Syri TV, tregojnë tym të dendur që ngrihet mbi magazinë, ndërsa zjarrfikësit punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të vlerësohen.
Burime për gazetaren e Syri, Albana Aliaj bëjnë me dije se janë evakuar të gjithë banorë e pallateve në zonën ku ndodhet magazina e përfshirë nga zjarri.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-

“Ballkani s’është magazinë për emigrantët”/ Human Rights Watch kritikon BE dhe Mbretërinë e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “magazinë për migrantët”, tha të hënën organizata Human Rights Watch (HRW), duke përsëritur kritikat e tyre ndaj ideve për përdorimin e “qendrave të kthimit” në vende të treta për azilkërkuesit.
BE-ja dhe MB-ja kanë ndërmarrë disa hapa drejt që procesimi i kërkesave për azil dhe në përgjithësi i migrantëve të mundshëm të bëhet jashtë jashtë kufijve të tyre, si mënyrë për t’u përballur me një valë të madhe migrantësh.
BE-ja ndërmori hapa në mars për t’i lejuar vendet anëtare të përpunojnë kërkesat e migrantëve jashtë kufijve të bllokut me 27 vende, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, njoftoi se qeveria e tij kishte hapur bisedime me disa vende për ngritjen e “qendrave të kthimit” për azilkërkuesit e refuzuar që do të presin deportimin.
Ai nuk përmendi emra vendesh, por Ballkani duket si partner i mundshëm.
Starmer bëri njoftimin gjatë një vizite në Shqipëri, e cila tashmë strehon qendra kthimi për migrantët që kthehen nga Italia, dhe qeveria e tij ka zbuluar së fundmi një pako investimesh prej gjashtë miliardë euro në Maqedoninë e Veriut.
“Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një magazinë për migrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kuadrove më të mira për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve”, tha HRW-ja.
Ajo përmendi shembullin e Bosnje e Hercegovinës, një vend që “tashmë po përdoret si vend grumbullimi për njerëzit që rastësisht kalojnë nëpër të në rrugën drejt BE-së”, sipas Hugh Williamson, drejtor i HRW-së për Evropën dhe Azinë Qendrore.
“Shtimi i azilkërkuesve të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, apo ndoshta edhe nga BE-ja, në sistemin tashmë shqetësues të ndalimit të Bosnjës do të përkeqësonte vetëm problemet ekzistuese dhe do të shtonte abuzimet”, tha Williamson në një deklaratë.
Ai theksoi se të burgosurit nëpër burgjet boshnjake kanë qasje të kufizuar te avokatët dhe të drejta bazike të tjera.
Bosnje e Hercegovina u dha statusin e refugjatit vetëm katër prej 147 aplikuesve në vitin 2023, dhe azilkërkuesit shpesh presin për muaj të tërë “praktikisht pa asnjë të drejtë” për një vendim, tha grupi. -

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet 21-vjeçari në Librazhd
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi i vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, për motive të dobëta,
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc, më datë 10.05.2025, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: O. G., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi O. G., për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake, në pronësi të shtetasit M. H. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, njofton policia.
-

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet 21-vjeçari (Emri)
Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar të identifikuar si Orteo Gurra, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake në Librazhd. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Njoftimi i policisë:
I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc, më datë 10.05.2025, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: O. G., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi O. G., për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake, në pronësi të shtetasit M. H. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. -

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet i riu në Librazhd (Emri)
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake në Librazhd.
Bëhet fjalë për 21-vjeçar të identifikuar si Orteo Gurra, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc, më datë 10.05.2025, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: O. G., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi O. G., për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake, në pronësi të shtetasit M. H. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’“, njoftoi policia. -

Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet një i pastrehë që jetonte në të
Një magazinë e vogël është përfshirë nga flakë rreth orës 13:40 në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit, ku behet e ditur se në të jetonte një i pastrehë, i cili është nxjerrë pa probleme.
Sipas informacione janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa pas marrjes së njoftimit menjëherë ka mbërritur në vendngjarje zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.Ndërkohë objekti ndodhej në një oborr banese, ngjitur me objekte te tjera.
Aktualisht në vendndodhje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. -

Përfshihet nga flakët një magazinë në Pogradec/ Jetonte një i pastrehë, ja si paraqitet gjendja e tij (Foto)
Një magazinë e vogël është përfshirë nga flakë rreth orës 13:40 në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit, ku behet e ditur se në jetonte një i pastrehë, i cili është nxjerrë pa pasur probleme.
Sipas informacione janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa pas marrjes së njoftimit menjëherë ka mbërritur në vendngjarje zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë objekti ndodhej në një oborr banese, ngjitur me objekte te tjera ndërsa flakët aktualisht janë neutralizuar.
Aktualisht në vendndodhje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
-

‘Çmontohet’ grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë, pesë në pranga! Kishin ndërtuar disa plantacione kanabisi!
Autoritete spanjolle kanë “çmontuar” një grup kriminal shqiptar që vepronte nga lokacione të ndryshme, në lidhje me akuza për vepra penale që lidhen me lëndët narkotike.
Sipas mediave spanjolle, grupi ishte i specializuar në kultivimin e marijuanës dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Katalonjën.
Hetimi filloi në fund të vitit të kaluar kur Mossos d’Esquadra (policia katalanase) zbuloi aktivitet të dyshimtë në një magazinë industriale në Cervera , në rajonin e Segarrës. Indikacionet fillestare tregonin për një kultivim të marijuanës në shkallë të gjerë.Menjëherë më pas, studiuesit zbuluan një plantacion të dytë, ky i vendosur në një magazinë të ngjashme në komunën Manlleu, në Osona. Në të dyja rastet, instalimet elektrike janë manipuluar për të mashtruar furnizimin me energji elektrike, shembull klasik i këtij lloj krimi.
Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh. Hapësira ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.
Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu, u kontrollua gjithashtu. Atje, një anëtar i pestë i grupit u arrestua dhe u sekuestruan 567 bimë marihuanë, së bashku menjë shumë parashë cash.
Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.
Por operacioni nuk mbaroi me kaq. Mossos kreu gjithashtu tre kontrolle të tjera: në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretën në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve, pesë persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë sytha marihuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro.