Tag: magazinë

  • Në prag të festave të fundvitit/ Sekuestrohen qindra fishekzjarrë në Tiranë! Zbulohet magazina, në pranga pronari

    Në prag të festave të fundvitit/ Sekuestrohen qindra fishekzjarrë në Tiranë! Zbulohet magazina, në pranga pronari

    Një magazinë e mbushur me fishekzjarrë është zbuluar në Tiranë, ndërsa do tregtoheshin në mënyrë të paligjshme për festat e fundvitit.
    Policia bëri me dije sot se në pranga ka rënë pronari i magazinës, 24-vjeçari me inicialet I.K., dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur skemën dhe aktivitetin, nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
    Aksioni është koduar “Fireworks” (Fishekzjarret), me qëllim ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret.
    “Konstatohet një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, me qëllim shitjen. Vihet në pranga pronari i magazinës. Sekuestrohen qindra fishekzjarre të modeleve të ndryshme, të paketuara në koli. Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarre, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh”, tha policia.

  • Zbulohet magazina me qindra fishekzjarrë, pranga 24-vjeçarit në Tiranë

    Zbulohet magazina me qindra fishekzjarrë, pranga 24-vjeçarit në Tiranë

    Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë me qindra fishekzjarrë në Tiranë.

    Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarre, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, me qëllim shitjen.
    Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K., 24 vjeç.
    Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
    Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje.

    Top Channel

  • Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, pranga ‘skifterit’ në Elbasan

    Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, pranga ‘skifterit’ në Elbasan

    Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, kapet menjëherë pas kallëzimit të pronarit të banesës, 31-vjeçari.

    Pas hekurave ra shtetasi Xh. M.

    Njoftimi i Policisë:

    Disa nga sendet e vjedhura në banesë, 31-vjeçari i kishte fshehur te lokali që administronte.

    Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 31 vjeç.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
    -më datë 19.10.2025, ka hyrë në banesën e shtetasit E. L., në lagjen “Katund i Ri”, kur nuk kishte shtetas aty, dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash, rast për të cilin pronari i banesës kallëzoi dje, në polici. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin që administronte 31-vjeçari, u gjetën disa prej sendeve me vlerë të dyshuara të vjedhura në këtë banesë;

    -më datë 05.11.2025, ka vjedhur materiale në një magazinë në lagjen “Katund i Ri”.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjeve.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Zjarr në një magazinë në Këlcyrë

    Zjarr në një magazinë në Këlcyrë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur magazina në pronësi të shtetasit Sh. H.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Princi Leka II i propozoi Blertës me unazë rreth 140 mijë euro, mediat e huaja zbulojnë detajet

    Princi Leka II i propozoi Blertës me unazë rreth 140 mijë euro, mediat e huaja zbulojnë detajet

    Fejesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin ka vënë sërish në qendër të vëmendjes familjen mbretërore shqiptare. Por këtë herë, gjithë dritat nuk janë te historia e dashurisë, janë te unaza.
    Sipas revistës britanike Hello Magazine, princi shqiptar ka propozuar me një unazë fejese vlerësuar në 120 mijë paund, ose rreth 140 mijë euro, një shifër që po qarkullon gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

    “Unazë mbretërore, por pa zhurmë”
    Eksperti i bizhuterive Nilesh Rakholia, i cituar nga Hello Magazine, përshkruan unazën si “të qetë, elegante dhe pa teprime”, një diamant me prerje ovale ose cushion, i vendosur mbi një shirit të hollë të zbukuruar me gurë pavé.
    Sipas tij, nëse diamanti qendror është 2 deri në 3 karatë, çmimi i vlerësuar prej 140 mijë eurosh është plotësisht i justifikuar. Ai e quan këtë stil “regal, por bashkëkohor”, një mënyrë për të treguar status dhe ndjenjë, pa pasur nevojë të bësh shumë zhurmë.
    Rakholia shton se prerjet oval dhe cushion simbolizojnë “harmoni dhe dashuri që zgjat”, duke e bërë dizajnin jo vetëm estetikisht të përkryer, por edhe emocionalisht kuptimplotë.
    Ksamil, skena e propozimit
    Propozimi ndodhi më 11 tetor 2025, në Ksamil, një nga vendet më të dashura të rivierës shqiptare. Çifti ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, me një seri fotosh romantike nën diellin e vjeshtës, ku unaza shkëlqente në dorën e Blertës, në një kornizë që kombinonte qetësinë, detin dhe dritën, në një ceremoni që bëri jo pak zhurmë në rrjet.
    Vetë Oborri Mbretëror publikoi një njoftim zyrtar, duke e quajtur ditën “fillimin e një kapitulli të ri”.
    Një vit pas divorcit dhe një fillim i ri
    Fejesa e Lekës vjen një vit pas ndarjes nga Elia Zaharia, me të cilën ka një vajzë, Princeshën Geraldinë. Çifti kishte shpallur ndarjen në janar 2024, pas tetë vitesh martesë.
    Lidhja me Blertën u bë publike në shtator 2024 dhe, që nga ajo kohë, ata janë parë shpesh në evente kulturore dhe bamirësie, përfshirë aktivitetet e Fondacionit Queen Géraldine.
    Boom mediash ndërkombëtare
    Artikulli i Hello Magazine i hapi rrugën një vale publikimesh në media të tjera të njohura si People, 9Honey (Australia), Tatler, Sky News dhe Geo News, të cilat kanë ndarë të njëjtat detaje për unazën, vendin e fejesës dhe dinamikën e çiftit.
    People thekson postimin romantik në Instagram ku shfaqet unaza.
    9Honey nënvizon kontrastin mes divorcit të shpejtë dhe fillimit të ri.
    Tatler e quan Blertën “debutimin më të qetë mbretëror të vitit”.
    Sky News përmend Ksamilin si “perlë  bregdetare ku ndodhi propozimi”.
    Hello Magazine, megjithatë, mbetet më e detajuar për aspektin që i intereson më shumë publikut: çmimin dhe dizajnin e unazës.
    140 mijë euro për një simbol dashurie
    Në një epokë ku shumë fejesa të njohura shndërrohen në spektakël, zgjedhja e Princ Lekës për një unazë të sofistikuar por jo ekstravagante është parë si shenjë e një estetike të re: luks i heshtur, me domethënie dhe klas.
    Në fotot që kanë pushtuar rrjetet, unaza duket si reflektim i kësaj filozofie, një diamant që flet më shumë për ndjenjën sesa për shifrën, edhe pse kjo e fundit (rreth 140 mijë euro) nuk ka kaluar pa u vënë re.

  • “Kryeprokurori si magazinier pa magazinë”, Korreshi “ping-pong” batutash me Manjën: Mo u mërzit, prokuror ke qenë, unë me nder teje avokat

    “Kryeprokurori si magazinier pa magazinë”, Korreshi “ping-pong” batutash me Manjën: Mo u mërzit, prokuror ke qenë, unë me nder teje avokat

    Deputeti i PD, Saimir Korreshi i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit të Përgjithshëm në Komisionin e Ligjeve, Olsian Çela.

    Por edhe këtë herë demokrati pyetjet i ka shoqëruar me ironi dhe humor, që sërish i janë pasuar nga kryetari i Komisionit Ulsi Manja.
    “Më dukeni si magazinier pa magazinë”, i tha ai kryeprokurorit, teksa më pas ka ndërhyrë Manja për t’i thënë që pyetjet t’i bëjë pa komente.

    Korreshi: Pse mërzitesh, mo u mërzit, se prokuror ke qenë dhe ti,
    Manja: Jo nuk mërzitem
    Korreshi: Prokuror ke qenë o burrë, ç’ke?
    Manja: përmblidhni pyetjen
    Korreshi: Unë me nder teje avokat
     

    Top Channel

  • Aksioni antidrogë në Tiranë/ Kjo është fotoja e 21-vjeçarit, pronarit të magazinës

    Aksioni antidrogë në Tiranë/ Kjo është fotoja e 21-vjeçarit, pronarit të magazinës

    Bëhet publike fotoja e Redion Kuqit, një nga të arrestuarit nga aksioni antidrogë në Tiranë. 
    21-vjeçari ishte pronari i magazinës ku të rinjtë kryenin aktivitetin kriminal- atë të shitjes së drogës. 
    Në një magazinë në rrugën “Myslym Keta” e cila përdorej prodhimin e paletave të drurit, ishte kthyer në një magazinë ku përgatitej drogë për shitje. 
    Gjatë operacionit policor të Komisariatit nr. 4, ranë në pranga pesë persona mes tyre edhe një vajzë. Ndërkohë nga kontrollet e kryera në magazinë blutë gjetën një valixhe me 9 kilogram lëndë narkotike, të dyshuar kanabis sativa – të ndarë në pako dhe një armë zjarri pistoletë. 
    Sasia e drogës e ambalazhuar brenda valixhes, dyshohet se është marrë nga një grup kriminal nga Sukthi dhe është sjellë në Tiranë – në magazinën në pronësi të Redion Kuqit, nga Xhoi Zina 25 vjeç në bashkëpunim me të fejuarën e tij 22-vjeçare, Angjelina Koçi, me një automjet tip “Toyota Yaris”. Lëndën narkotike e ruante Erdi Gjiriti, i cili gjithashtu e shoqëronte çiftin teksa transportonin drogën me makinë. 
     

  • VIDEO/ Zbulohet magazina me drogë në Tiranë/ Valixhe me kokainë dhe armë, 5 të arrestuar (EMRAT-FOTO)

    VIDEO/ Zbulohet magazina me drogë në Tiranë/ Valixhe me kokainë dhe armë, 5 të arrestuar (EMRAT-FOTO)

    Çifti që transportonte drogën: Angjelina Koci dhe Xhoi Zina

    TIRANË- Një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza është zbuluar këtë të premte në kryeqytet, në rrugën “Myslym Keta”. Gjatë operacionit policor të koduar “ëarehouse”, janë vënë në pranga pesë persona: Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë nga Xhoi Zina, në bashkëpunim me Angjelina Koçin. Gjatë kontrolleve në magazinë u gjetën dhe sekuestruan një valixhë 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

    Angjelina Koci dhe Xhoi Zina

    Personat në foto janë Xhoi Zina dhe Angjelina Koçi, dy të rinjtë të cilët u arrestuan nga Policia e Tiranës lidhur me magazinën e zbuluar në “Myslym Keta”. Xhoi Zina dhe Anxhelina Koçi, të fejuar, dyshohet se me një automjet tip “Toyota Yaris” kanë marrë sasinë e drogës  dhe e kanë fshehur në një magazinë pranë Tufinës, e cila është në pronësi të  babait të Redion Kuqit, i cili është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Erdi Gjiriti dhe Ardit Çitaku

    Erdi Gjirishti ruante lëndën narkotike. Ai gjithashtu e shoqëronte çiftin teksa transportonin drogën me makinë. Ndërsa 22-vjeçari Ardit Çitaku, ka qenë i pranishëm në magazinë në momentin e operacionit, ku dhe i janë sekuestruar disa doza kokaine.

    Njoftimi: 
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “ëarehouse”. Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza. Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale.
    Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “ëarehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.
    Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.
    Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
    Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
    Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    hbtfrhpng

    dewatermarkai 1758882271061

  • Operacioni “Warehouse”, goditet grupi kriminal, arrestohen 5 persona (EMRAT)

    Operacioni “Warehouse”, goditet grupi kriminal, arrestohen 5 persona (EMRAT)

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”, duke zbuluar një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza.
    Në kuadër të operacionit u sekuestruan 9 kilogramë Cannabis Sativa, një sasi kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.Lexo edhe :Related Posts
    Në pranga ranë 5 persona, Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi.
    Kontrolli u krye në një magazinë në rrugën “Myslym Keta”, pronë e Redion Kuqit me aktivitet në prodhimin e paletave të drurit.
    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  

    Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë. 
    Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.   
    Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.  
    Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.  
    Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • VIDEO/ Zbulohet magazina me drogë në Tiranë/ Valixhe me kokainë dhe armë, 5 të arrestuar (EMRAT)

    VIDEO/ Zbulohet magazina me drogë në Tiranë/ Valixhe me kokainë dhe armë, 5 të arrestuar (EMRAT)

     
     

    pamje nga policia

    TIRANË- Një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza është zbuluar këtë të premte në kryeqytet, në rrugën “Myslym Keta”. Gjatë operacionit policor të koduar “Warehouse”, janë vënë në pranga pesë persona: Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë nga Xhoi Zina, në bashkëpunim me Angjelina Koçin. Gjatë kontrolleve në magazinë u gjetën dhe sekuestruan një valixhë 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

    Njoftimi: 
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “ëarehouse”. Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza. Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale.
    Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “ëarehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.
    Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.
    Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
    Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
    Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.