Tag: mafioz

  • Ekzekutimi mafioz i 29-vjeçarit në Durrës, kush fshihet pas atentatit?

    Ekzekutimi mafioz i 29-vjeçarit në Durrës, kush fshihet pas atentatit?

    Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës ende pa autor!

    Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës po vijojnë intensivisht, por ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar konkret për ekzekutimin.
    Grupi hetimor është fokusuar në mbledhjen e çdo të dhëne që mund të çojë në gjurmët e autorëve, ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pa anashkaluar dhe pista të tjera.
    Gjatë 24 orëve të fundit janë marrë në pyetje nëna e viktimës, të afërm të tij, si dhe miq, të gjithë në cilësinë e personave që mund të ndihmojnë në hetim.
    Dedja u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së martës, në një atentat të mirëorganizuar me karakter mafioz, ndërkohë që autorët mbeten ende të paidentifikuar. Pak orë pas ngjarjes, në Gërdec të Tiranës, policia gjeti të djegur një automjet të dyshuar se u përdor në krim, brenda të cilit ndodhej edhe një armë zjarri, metodë klasike e përdorur nga autorët për të zhdukur gjurmët, duke vështirësuar identifikimin e tyre.
    Hetimet po vijojnë në disa pista.

    Top Channel

  • Vrasja e  Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar

    Vrasja e Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar

    Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.
    Emisioni “Në Shënjestër” , ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.
    I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.
    Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.
    Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.
    Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.
    Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.
    Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.
    Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.
    Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.
    Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper  një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.
    Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?

  • Si Gjovalin Prendi u qëllua brenda lokalit të tij/ Detaje nga atentati mafioz që tronditi Lezhën! Viktima, babai i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi

    Si Gjovalin Prendi u qëllua brenda lokalit të tij/ Detaje nga atentati mafioz që tronditi Lezhën! Viktima, babai i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi

    Një atentat mafioz tronditi mbrëmjen e së enjtes Lezhën, ku u ekzekutua me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të viktimës, buzë rrugës nacionale Lezhë–Milot.
    Gjovalin Prendi është babai i Roan Brahimit, i njohur edhe si Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 2024, në sy të gruas dhe fëmijëve të tij.
    Brahimi ishte një personazh i njohur për autoritetet dhe dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri dhe Greqi.
    Sipas të dhënave paraprake, autorët udhëtonin me një automjet luksoz tip “Porsche”, nga i cili njëri prej tyre zbriti dhe hapi zjarr me breshëri plumbash në drejtim të lokalit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 64-vjeçarit.

    Deri më tani, autorët mbeten të paidentifikuar, ndërsa Policia e Lezhës rrethoi zonën dhe po zhvillon kontrolle intensive.
    Burime bëjnë me dije se pista kryesore e vrasjes së Gjovalin Prendit është hakmarrja, si vijim i konflikteve të ndërlidhura me aktivitetin kriminal të të birit. Kujtojmë se ndaj Prendit ishte tentuar edhe një atentat më parë, në vitin 2020.
    Roan Brahimi kishte lidhje të afërta me persona të përfshirë në krime të bujshme në Shqipëri, përfshirë vrasjen e Gentjan Bejtjes më 15 mars 2024 në Larushk të Krujës, ku një nga të arrestuarit, Ilir Beqaraj, ishte kunati i tij.
    Po ashtu, ai konsiderohej si rival i fortë i grupit të Niklës dhe armik i përbetuar i Ervis Martinajt, “mbretit të kumarit”, i zhdukur pa gjurmë që prej gushtit 2022.
    Roan Brahimi dyshohet se ka pasur rol edhe në vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririt të Ervis Martinajt, në atentatin e ndodhur më 17 korrik 2022, ku humbën jetën edhe dy persona të tjerë.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes në Pllanë.

  • Atentat mafioz në Lezhë! Ekzekutohet babai i Roan Brahimit, i biri u vra një vit më parë në Greqi

    Atentat mafioz në Lezhë! Ekzekutohet babai i Roan Brahimit, i biri u vra një vit më parë në Greqi

    Një atentat mafioz ndodhi këtë mbrëmje në Lezhë, ku u ekzekutua me armë zjarri Gjovalin Prendi.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Pllanës, në Lezhë. Prendi mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Lezhës, por si pasojë e plagëve të marra, nuk mundi të mbijetojë.
    Viktima është babai i Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 24.
    Roan Brahimi njihej si armiku i Ervis Martinajt, ndërsa dyshohet se kishte lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.
     
    Top Channel

  • Atentati mafioz në Lezhë, zbardhen detaje nga vrasja e babait të Roan Brahimit, autorët ‘pritë’ pranë biznesit të tij

    Atentati mafioz në Lezhë, zbardhen detaje nga vrasja e babait të Roan Brahimit, autorët ‘pritë’ pranë biznesit të tij

    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit.

    Ngjarja ka ndodhur pranë biznesit të tyre, në Pllanë, i ndodhur pranë urës së vjetër të Milotit, raporton gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda.
    Në këtë biznes ka kamera sigurie, që policia pritet t’i sekuestrojë për të hetuar mbi ngjarjen dhe mundësinë e identifikimit të autorëve.
     
    Top Channel

  • Pamje nga vendngjarja/ Atentati mafioz që tronditi Lezhën, “blindohet” zona ku ndodhi vrasja e Gjovalin Prendit

    Pamje nga vendngjarja/ Atentati mafioz që tronditi Lezhën, “blindohet” zona ku ndodhi vrasja e Gjovalin Prendit

    Një atentat mafioz trondit Lezhën. Gjovalin Prendi mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Pllanës, pranë urës së vjetër të Milotit, në afërsi të biznesit familjar.

    Viktima ishte babai i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua një vit më parë në Greqi, në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së tij, një ngjarje që tronditi opinionin publik në vendin fqinj.
    Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, të raportuara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, atentati dyshohet të jetë i mirëorganizuar, me tipare të qarta mafioze. Autorët janë larguar menjëherë pas krimit.
    Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor. Pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e biznesit, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të vrasjes, me zonën që është blinduar.

    Top Channel

  • Atentat mafioz në Lezhë! Ekzekutohet babai i Roan Brahimit

    Atentat mafioz në Lezhë! Ekzekutohet babai i Roan Brahimit

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Lezhë.

    Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se një person mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Lezhës, ku nuk i mbijetoi plagëve të marra.
    Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pllanës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit.
     
    Top Channel

  • Bullizues? Rama: Unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel! Kam mënyrën time për të…

    Bullizues? Rama: Unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel! Kam mënyrën time për të…

    Duke iu përgjigjur komentuesve, kreu i qeverisë thotë se nuk i thotë kundërshtarit as mafioz as hajdut, por thekson se ka mënyrën e tij për të mos i lënë kusur kundërshtarëve politikë.
    “Nuk e di për ca bullizmi është fjala. Humori është diçka shumë serioze dhe është pjesë e mënyrës së komunikimit, unë nuk shaj, unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel, as hajdut, se këto janë akuza penale dhe janë brutalitete për rrugeçër, nuk janë mënyrë komunikimi në publik.
    Kam mënyrën time për të mos u lënë kusur kundërshtarëve. Ata që ndihen të bullizuar nga satira, duhet ta llogarisin se si duhet të ndihet dikush që vihet në mënyrë të vazhdueshme në shënjestër me të gjitha fjalët më të ndyra të shqipes dhe me brutalitetet më të mëdha të shqipes. Bëni një llogari dhe shihni si ju del”, tha Rama.

  • “O mafioz, o qen bir qeni”/ A do kërkoni mandat të 5 nëse nuk hyjmë në BE ? Ja si reagon Rama ndaj komentuesit

    “O mafioz, o qen bir qeni”/ A do kërkoni mandat të 5 nëse nuk hyjmë në BE ? Ja si reagon Rama ndaj komentuesit

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku çdo të martë e të enjte zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve.
    “Nëse fitoni mandatin e 4 dhe Shqipëria nuk hyn në Europë deri në 2029 dhe juve ju mbaron mandati në 2029, a do të kërkoni një mandat të pestë? Dhe një buzëqeshje e gajasur.
    Dritan unë nuk jam këtu të bëj humor,e dhe bëj dhe kjo i bezdis kundërshtarët e mi. Më vjen keq por nuk bëj dot ndryshe. Unë nuk shaj nuk ngre e ul njerëzit o kriminel o mafioz o qen bir qeni. Më pëlqen të përdor satirën. Para disa ditës postova një episod i një krijimi të d të rinjve që ma dërguan me dëshirë ta postoj, një teatër kukullash i lezetshëm sipas meje, për të dhënën një mesazh dhe është sulmuar faqja nga deputetët e subjektit të ri politik, me mendje të vjetër që nuk janë në mendje të kuptojnë satirën. Kush nuk e përballon dot nuk duhet të merren me politikë”, tha Rama.