Tag: mafioz

  • Balliu për atentatin mafioz në Rinas: Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurtë

    Balliu për atentatin mafioz në Rinas: Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurtë

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 16:31
    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për atentatin mafioz ku u vra Gilmando Dani. Ai shprehet se kjo ndodhi vetëm 10 minuta pas mbylljes së komisionit për sigurinë ku ministrja e Brendshme Albana Koçiu, deklaroi se Shqipëria është vend i sigurt. Ai ngre pikëpyetje mbi sigurinë në vend dhe thekson se atentati mafioz ndodhi në zonën më të sigurt në Shqipëri.
    ”Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë.

    Por menjëherë më pas ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri. Ky fakt tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.

    Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta, çfarë mbetet më?”, shprehet Balliu.

  • Detaje të reja nga atentati mafioz, viktima sapo erdhi nga Barcelona, u ekzekutua. Autorët i bën pritë

    Detaje të reja nga atentati mafioz, viktima sapo erdhi nga Barcelona, u ekzekutua. Autorët i bën pritë

    Autorët i kishin ngritur pritë Gilmando Danit, për ta ekzekutuar atë.
    Dani, i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo kishte ardhur nga Barcelona, u eliminua në atentat mafioz.
    Ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) që mbeti i palgosur kishte dalë që të merrte me makinë të blinduar Danin.

    “Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. 
    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
    Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.  
    Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

  • “Kanë bërë një pakt mafioz”, Saraçi zbulon skenaret: Rama lau duart përfundimisht, në ditët në vazhdim Veliaj do të…

    “Kanë bërë një pakt mafioz”, Saraçi zbulon skenaret: Rama lau duart përfundimisht, në ditët në vazhdim Veliaj do të…

    I ftuar në një emision televiziv, Romir Saraçi, kritikoi fjalën e mbajtur sot të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “hapjen më të keqen që mund t’i bëhej fushatës”.
    Saraçi theksoi se sipas tij, problemi qëndron te rreshtimi i shumë problematikave të krijuara në Tiranë gjatë 10 viteve të fundit, duke përmendur territorin, ujin e pijshëm, kopshtet, shkollat, transportin dhe prokurimet. “Pra paska qenë katastrofe”, tha ai.
    Sipas gazetarit, qytetarët duhej të kuptonin që, gjatë këtyre viteve, Tirana nuk është menaxhuar siç duhet dhe janë krijuar mijëra probleme, të paktën sipas Edi Ramës.
    Ai shtoi se, përtej aspektit administrativ, fjalimi i Ramës dukej më shumë si një “komunikim mafioz” drejt Erion Veliajt. Saraçi u shpreh se Rama nuk e kishte përmendur për 7 muaj emrin e Veliajt, por tani në fjalimin e tij e përmendi dhe e përfshiu në sulme ndaj medias dhe kundërshtarëve, që sipas tij është shenjë e një “pakt mafioz” mes tyre.
    Saraçi përmendi se ky pakt i lejon Ramës të vazhdojë punën politike dhe administrative në Bashkinë e Tiranës, ndërsa Veliaj nuk ndiqte më rrugën e tij juridike, duke u fokusuar tek çështjet ligjore personale.
    Saraçi:
    Nga aspekti politik, për mendimin tim kjo ishte hapja më e keqe që mund t’i bënte fushatës sepse me atë rreshtim të problemeve që qenkan krijuar në Tiranë në 10 vitet e fundit, duke filluar me territorin, me ujin e pijshëm, me kopshtet dhe shkollat, me transportin, me prokurorime e të tjera, pra paska qenë katastrofe.
    Qytetarët duhej të dëgjonin që vetë kryeministri po u thoshte që Tirana në këto 10 vite nuk është menaxhuar, por janë krijuar mijëra problem, të paktën sipas Edi Ramës.
    Përtej pjesës administrative, sepse kryeministri ka kohë që ka marrë frenat e pushtetit vendor në të gjitha bashkitë e vendit, mua mu duk më tepër se hapje fushate, mu duk një komunikim mafioz i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
    E them komunikim mafioz sepse Edi Rama ka të paktën 7 muaj, që kur Erion Veliaj është arrestuar, nuk ia ka përmendur kurrë emrin.Kurse në fjalimin e sotëm, u rikthye dhe i përmendi emrin Erion Veliajt dhe për sulme të bëra karshi tij akuzoi mediat, kundërshtarët, e të gjithë me radhë dhe, për mendimin tim, kjo përmendje e emrit është ajo firmosje e paktit mes të dyve, mes personit më të fuqishëm të vendit dhe të një paraburgosuri në qelitë e Durrësit.
    Është një pakt mafioz, ku Edi Rama i lau duart përfundimisht me Erion Veliajn, duke vazhduar punën e tij politike dhe administrative në Bashkinë e Tiranës, dhe në këmbim Erion Veliaj nuk ndoqi rrugën e tij juridike, betejën në gjykata, që shumë shpejt unë besoj se do të nisi me lënien e qelisë nga ana e Erion Veliajt për t’u fokusuar tek rruga e tij juridike.

  • FOTO/ Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, truproja i Erogen Brajoviç

    FOTO/ Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, truproja i Erogen Brajoviç

    Personi që shihni në foto është Liridon Kraja, 31-vjeçari i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm gjatë atentatit mafioz në mes të Shkodrës.
    Kraja është truproja e Erogen Vasos, alias Brajoviç, i cili dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit.
    Erogen Vaso po konsumonte një kafe me mikun e tij Armando Pali, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit.
    Nga plumbat i plagosur mbeti dhe objektivi i dyshuar i atentatit, Erogen Vaso, si dhe kamarierja e lokalit.
    Autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gilaj, tentoi të arratisej me motor, të cilin e braktisi në vendngjarje për t’u larguar më pas me një automjet.
    Gjatë ikjes, ai pësoi një aksident në zonën e ish-kryqëzimit të “Degës” dhe u kap nga policia pas një ndjekjeje në një zonë të pabanuar.
    Burime bëjnë me dije se Gilaj kishte qenë më herët i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, por ishte liruar nga autoritetet. Ai dyshohet të jetë një vrasës me pagesë.

  • FOTO/ Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, shoqërues i Eugen Vasos

    FOTO/ Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, shoqërues i Eugen Vasos

    Personi në foto është Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos. Ai mbeti i vrarë sot gjatë atentatit mafioz në mes të Shkodrës.

    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • “Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit”, Berisha reagon për atentatin mafioz me dy viktima: Qytetin po e sundojnë bandat

    “Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit”, Berisha reagon për atentatin mafioz me dy viktima: Qytetin po e sundojnë bandat

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

    Në një status në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se autori i vrasjeve ishte liruar megjithëse kishte qenë më parë bashkëpunëtor në krim.
    Sipas tij, qyteti i Shkodrës është lënë qëllimisht nën sundimin e bandave dhe krimit.
    Statusi i Sali Berishës:
    Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

    Top Channel

  • Berisha reagon për atentatin mafioz: Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit, qytetin e sundojnë bandat

    Berisha reagon për atentatin mafioz: Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit, qytetin e sundojnë bandat

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
    Në një status në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se autori i vrasjeve ishte liruar megjithëse kishte qenë më parë bashkëpunëtor në krim.
    Sipas tij, qyteti i Shkodrës është lënë qëllimisht nën sundimin e bandave dhe krimit.
    Statusi i Sali Berishës:
    Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.
     
     
     
     

  • Kërcënimi ndaj gazetarit/ Reagon Gazment Bardhi: Një shtet që lejon kërcënime ndaj gazetarit, është shtet mafioz

    Kërcënimi ndaj gazetarit/ Reagon Gazment Bardhi: Një shtet që lejon kërcënime ndaj gazetarit, është shtet mafioz

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratin, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, mbi pretentimin e gazetarit Almer Toska se është kërcënuar nga biznesmen.

    “Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz!”,- shkruan Bardhi në postimin e tij:

    Postimi i Plotë:

    Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz! Dënoj me forcën më të madhe kanosjen e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit Almer Toska. 

    I bëj thirrje urgjente prokurorisë të veprojë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, duke dënuar me forcë këtë akt dhe çdo akt që synon të shuajë zërin e tyre. Gazetarët duhet të ndjehen të lirë në punën e tyre dhe askush nuk mund të guxojë t’i shantazhojë apo kërcënojë.

  • Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin mafioz të Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

    Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin mafioz të Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

    Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka hedhur akuza të forta, ku pretendon se grupi kriminal i Dritan Gjikës, i cili pak ditë më parë u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka tentuar ta vrasë.
    Sipas Petro, rrjeti mafioz, i udhëhequr nga Gjika, kontrollon një grup të madh kriminal, përfshirë prokurorë, zyrtarë të inteligjencës dhe portin strategjik të Buenaventura-s në Kolumbi.
    Nga ana tjetër ai shkon edhe më tej, duke e lidhur këtë grup me vrasjen e prokurorit paraguaian Marcelo Pecci në vitin 2022, ngjarje që tronditi rajonin.
    “Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të mbulojnë autorët e vrasjes brenda prokurorisë. Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat pa sukses”, shkruan Gustavo Petro.

  • Hetimet po vijojnë në disa pista/ Ekzekutimi mafioz i 29-vjeçarit në Durrës, kush fshihet pas atentatit?

    Hetimet po vijojnë në disa pista/ Ekzekutimi mafioz i 29-vjeçarit në Durrës, kush fshihet pas atentatit?

    Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës ende pa autor!
    Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës po vijojnë intensivisht, por ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar konkret për ekzekutimin.
    Grupi hetimor është fokusuar në mbledhjen e çdo të dhëne që mund të çojë në gjurmët e autorëve, ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pa anashkaluar dhe pista të tjera.
    Gjatë 24 orëve të fundit janë marrë në pyetje nëna e viktimës, të afërm të tij, si dhe miq, të gjithë në cilësinë e personave që mund të ndihmojnë në hetim.
    Dedja u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së martës, në një atentat të mirëorganizuar me karakter mafioz, ndërkohë që autorët mbeten ende të paidentifikuar. Pak orë pas ngjarjes, në Gërdec të Tiranës, policia gjeti të djegur një automjet të dyshuar se u përdor në krim, brenda të cilit ndodhej edhe një armë zjarri, metodë klasike e përdorur nga autorët për të zhdukur gjurmët, duke vështirësuar identifikimin e tyre.
    Hetimet po vijojnë në disa pista.