Një atentat i armatosur ndodhi në një hotel në Budva, ku u plagos Marko Ljubisha, i njohur si ‘Kan’, kreu i bandës së Budvës dhe i afërt me klanin famëkeq ‘Shkaljar’.
Pamjet e publikuara nga mediat malazeze tregojnë momentin kur autori e qëllon në pishinë dhe largohet.
Sipas policisë, ‘Kan’ ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky është atentati i katërt ndaj tij, dyshohet për përfshirjen e klanit rival ‘Kavaç’.
Tag: mafias
-

Atentat në Budva ndaj bosit të mafias ‘Kan’, publikohen pamjet tronditëse
-

EMRI/ Plagosi dy persona për llogari të mafias turke, kapet vrasësi shqiptar me pagesë në Athinë
Policia greke ka zbardhur atentatin e ndodhur më 13 korrik në lagjen Kolono të Athinës, ku mbetën të plagosur një shtetas turk dhe një polic grek. Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i identifikuar si Alesio Biba, i cili vepronte si vrasës me pagesë për llogari të mafias turke.
Ngjarja ndodhi në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos”, ku u qëllua me armë zjarri 48-vjeçari turk Volkan Ertas, objektivi i atentatit. Në vendin e ngjarjes u plagos gjithashtu dhe polici grek Dh. P., bashkëshorti i pronares së lokalit, i cili ndodhej aty rastësisht. Autorët qëlluan katër herë me pistoletë ndaj turkut, ndërsa një nga plumbat kapi edhe efektivin grek.
Nga hetimet rezulton se atentati është urdhëruar nga Suleyman Dalgic, një shtetas turk i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili ndodhet në burgun e Larisës. Ai është i akuzuar për ekzekutimin e gjashtë shtetasve turq në tetor të vitit 2023 në Artemida, dhe sipas autoriteteve greke, është figurë kyçe e mafias turke “Daltons”.
Volkan Ertas u përfshi në ngjarje pasi ishte thirrur nga Dalgic për të marrë një makinë në këmbim të një borxhi. Sipas dëshmisë së tij, pasi takoi një person të panjohur, ky i fundit i kërkoi ta ndiqte, por duke ndier rrezik, Ertas ndryshoi drejtim dhe hyri në lokal, ku edhe ndodhi atentati.
Autori shqiptar, Alesio Biba, u arrestua pas identifikimit nga dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë. Gjatë ndalimit, ai theu celularin për të fshirë provat, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan arma e krimit, një pistoletë “Grand Power MK7” me municion të plotë, dy krehëra, 29 fishekë, një celular, katër paketa me numra telefonikë, një letër me udhëzime për gjurmues GPS dhe një kartë SIM.
Në dëshminë e tij, Biba pranoi autorësinë e atentatit, duke pohuar se kishte për synim vetëm plagosjen e Volkan Ertas. Ndërkohë, policia greke po heton lidhjet e mëtejshme të tij me rrjetin mafioz turk dhe persona të tjerë të përfshirë në atentat.
-

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash/ Berisha: Bodrum i mafias, seanca e sotme ndër më të turpshmet
Kreu i PD, Sali Berisha, foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash.
Ai e cilësoi parlamentin si një “bodrum të mafias”, ndërsa u shpreh se kjo ishte “një seancë ndër më të turpshmet”.Berisha: Kësaj i thonë kur parlamenti shndërrohet në bodrum të mafias. Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as të kushtetutës, as ligjet. Parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit, kjo ishte seancë ndër më të turpshmet. Pas një farse elektorale të paprecedentë, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet dhe argumentet e opozitës për atë që ndodhi në 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minuta. Ja ikën. Ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se këta, se ata janë të vërtetë, këta janë thjesht shërbëtorë të tyre. Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët është vendosmëria e opozitës për të mbrojtur kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë.
-

Aksion në shtator?/ Berisha jep përgjigjen: Parlamenti bodrum i mafias, i garantoj shqiptarëve se…
Sali Berisa foli për mediat edhe pas mbylljes së seancës plenare që zgjati vetëm pak minuta.
“Kësaj i thonë kur parlamenti shtrohet në një bodrum të mafias, nuk respekton asnjë rregull, as të rregullores, as kushtetutën dhe as ligjet, parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit dhe ishte një seancë ndër më të turpshmet, ku pas një farse elektorale të paprecedentë në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës dhe deputetëve për atë cfarë ndodhi më 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minutave. Ja shihni…ikin. E thashë edhe në parlament, ishte më e drejtë që në parlament të vijnë boset e karteleve se këta se ata janë të vërtetë kurse këta thjesht shërbëtorë të tyre. Megjithatë ajo që dua të garantoj shqiptarëve vendoshmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë. “
I pyetur për aksionin në shtator, ai tha:
“Do përcaktohet. Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme.”, tha Berisha. -

FOTO/ Kush është Enid Kasmi, pjesë e mafias shqiptare që u kap në Venezuelë
Enid Kasmi
VENEZUELË- Perosni që shikoni në foto është Enid Kasmi, një prej shqiptarëve që u vunë në pranga në Venezuelë, pasi akuzohen se po përgatisnin sulme me bomba.
Ministri i Brendshëm, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabellos tha se mes të ndaluarve në aeroport është një shtetas shqiptar që mbante me vete një pasaportë kolumbiane dhe dyshohet se kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge, i identifikuar si Enid Kasmi.Enid Kasmi
Ai raportoi gjithashtu se shqiptarit i ishin sekuestruar tre (3) telefona celularë dhe se kishte një rezervim në një hotel në Karakas.
“Ky burrë u kap me forcë nga oficerët tanë. Ai kishte një rezervim dhe pagesë në një hotel këtu në Karakas, të bërë nga Shtetet e Bashkuara. Ai mbante me vete një leje për armëmbajtje të lëshuar nga qeveria e Bogotas. Rastësisht, në Kolumbi, ata nuk dinë asgjë. Dhe nuk dinë asgjë sepse kolumbiani madje mban armë. Kur ky qytetar u kap, gjëja e parë që u përpoq të bënte ishte t’i afrohej tinëzisht, të blinte oficerët. Pastaj u bë shumë i dhunshëm dhe na u desh ta nënshtronim”, tha Cabellos.
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro ka akuzuar mafian shqiptare në Ekuador për një plan për të “sabotuar” zgjedhjet rajonale dhe legjislative që do të mbahen të dielën e ardhshme në vendin e Karaibeve. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen që zhvilloi, Maduro tha se në total janë ndaluar 38 persona, pjesë të mafias shqiptare. Ai shpreh se ata kanë shkuar në Venezuelë me urdhër nga Ekuadori për të vendosur bomba dhe për të sabotuar zgjedhjet. -

Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion
Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po qeveris me kodin e mafias dhe ka vendosur një “omerta” totale ndaj çdo forme ballafaqimi publik apo transparence.
Berisha tha se, Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë, përveç Kim Jong Un, që nuk pranon pyetje nga gazetarët dhe nuk ballafaqohet në debat televiziv”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar sjelljen e tij si shkelje të rregullave demokratike dhe një akt frike nga përballja me qytetarët.
“Kryeministri aktual ka kodin e mafias, është padrino. Se këtë që bën ai, ne debatin televiziv me ballafaqimin e kandidatëve, që e ka ndaluar ballafaqimin e kandidatëve, me refuzimin nga ana e tij të çdo kontakti me gazetarët, ai sot, ai dhe Kim Jong Un janë të vetmit kryeministra në botë që nuk marrin dhe nuk pranojnë pyetje nga gazetarët se nuk takohen me ta.
I vetmi. Dhe natyrisht vetë nuk pranon të ballafaqohet në studio televizive për programet. Traditë kjo të themi realitetin e krijuar, e filluar në vitin 1991 kur partia e krimit ishte parti pune, por vendosën të respektojnë disa rregulla elementare të transparencës dhe në atë kohë ballafaqoheshin për programin përfaqësuesit tanë dhe përfaqësuesit e Partisë së Punës, në televizionin shtetëror se ishte mjeti i vetëm.
Kurse sot ai ka ndaluar, omerta, kodi i mafias. Çdo lloj komunikimi.
Pra ai po zbaton haptas, kodin e omertas dhe është i pashpresë. I pashpresë”, tha Berisha.