Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar hetimet ndaj ministres Belinda Balluku, duke theksuar se, sipas tij, veprimet e SPAK-ut në këtë rast kanë qenë të pazakonta dhe me një kod të veçantë heshtjeje, të cilin ai e quan ‘kod i mafias’.
Duke komentuar deklaratat e kolegëve, Armand Shkullaku u shpreh se, ‘Berat Buzhala beson gjithmonë te drejtësia, si te ajo ndërkombëtare, ashtu edhe ajo lokale. Sidomos te ajo ndërkombëtare ka shumë besim. Çështja është që, këtu nuk është çështje besimi për mua. Ne duhet të gjykojmë, nga përvoja që kemi, aktet si është vepruar. Pra, ti shtrove një pyetje, që a kemi me standart të dyfishtë? Unë them që po, kemi.’
Ai solli shembuj për të ilustruar këtë diferencë standardesh.
‘Pra, vepra penale e Ilir Metës, po marr shembull që mos të marr Veliaj dhe Berishën, meqë ka sensitivitet. Po themi Ilir Metës, është një vepër penale e kryer, e supozuar e kryer para 15 vjetësh. Të hiqet zvarrë, çohet në qeli, e të tjerë e të tjerë, vazhdojnë hetimet deri sot. Po marr dhe një tjetër që s’ka lidhje fare. Ja, marr për Malltezin. Pronari i tokës, po edhe në qoftë se ka abuzuar me tokën e vet, me pronën e vet, merret para afërsisht 1000 njerëzve në aeroportin e Rinasit, përkrahësh, përplaset në makinë, futet në burg e të tjerë e të tjerë. Pra, që këtu kemi një standart.’
Gazetari theksoi se diferenca tjetër lidhet me transparencën e informacionit për dosjet.
‘Pa u arrestuar këta, ne e kemi ditur përpara çfarë kanë pasur dosjet e tyre. Pra, çfarë ka ke Erion Veliaj, çfarë ka ke Berisha, çfarë ka ke Meta, jo çështja kjo, jo çështja ajo.’
Sipas tij, rasti i Belinda Ballukut është unik, sepse SPAK ndryshoi standardet në hetime dhe vendosi kodin e mafias, duke heshtur, ndryshe nga dosjet e tjera.
‘Për herë të parë, në rastin e Ballukut, u veprua me kodin e mafias. Domethënë që është heshtja. Pra, në rastin e Berishës, ishin mediat kundër Berishës, po edhe mediat e tjera neutrale nxirrnin pjesë nga dosja. Ja se për çfarë po akuzohet Sali Berisha, ja për çfarë akuzohet Ilir Meta, ja për çfarë akuzohet Erion Veliaj. Dhe ato që e mbronin Velinë, po marrim, dhe ato që flasin për luftë brenda llojit, edhe ato që e sulmonin, kishin pjesën e tyre.’
Ai shtoi se kjo situatë duhet të studiohet në fushën e gazetarisë.
‘Rasti i Belinda Ballukut, mbas disa viteve të jemi të bindur do hyjë në antologjinë e gazetarisë shqiptare, duhet të bëhet në shkolla, në fakultetin e gazetarisë, që ka media që bëjnë shkrime që Berisha akuzon Ballukun, Berisha keqpërdor Ballukun, PD-ja varet te Balluku dhe ndërkohë nuk ka nxjerrë asnjë fjalë për dosjen e Ballukut. Pra, ky është… Ky është kodi i heshtjes për mua. Që në këtë rast është i rëndë dhe pse është i rëndë? Dhe këtu tashti unë mora faktet që janë, si të thuash, që vënë SPAK-un para përgjegjësisë.’
Shkullaku theksoi gjithashtu rëndësinë e hetimit për procedurat e tenderëve.
‘Por ka dhe një element që, në qoftë se jemi njerëz objektivë, duhet të themi që mos vallë kjo po ndodh sepse i janë afruar më shumë se ç’duhet Ramës? Pika pyetje. Unë prapë jam i bindur, po do më thonë që ti je kundër Ramës, bindja jote nuk diskutohet që Rama as s’preket e të tjerë e të tjerë, por po bëj, po përpiqem të bëj objektivin. Për herë të parë duhet njohur që ky Dritan Premçi apo një prokuror i SPAK-ut, po merr… jo, kërcënimi është diçka tjetër, po merr në… se dhe për këtë gënjeu Dumani dje në TVSH. Dritan Premçi po heton një zyrtar të lartë në detyrë, shumë të lartë, për procedurat e një afere korruptive. Pra, deri më sot ne nuk kemi pasur hetim për procedurash.’
‘Kuptohet, kur thotë, se ti the K, se duhet të pas më shumë respekt për kënd, ai thotë ku, tre pika. Se po the K, keqkuptohet. Po. Mesazhet e atij ku, ose kur, tre pika. Se K-ja është gjë tjetër, kupton? Prandaj dhe duhet të merresh.’, tha ndër të tjera gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.








