Tag: maestro

  • Koncert simfonik nga maestro Peter Michael Garst në TKOB/ Dirigjenti nderohet nga ministri i Kulturës: Ndihmoi Shqipërinë në kohët më sfiduese të tranzicionit

    Koncert simfonik nga maestro Peter Michael Garst në TKOB/ Dirigjenti nderohet nga ministri i Kulturës: Ndihmoi Shqipërinë në kohët më sfiduese të tranzicionit

    Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhuroi një natë emocionuese për publikun mbrëmjen e kaluar, me interpretimin e krijimeve të dy gjenive të muzikës, Mozart dhe Beethoven.

    Nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst, skena u shndërrua në një hapësirë ku u bashkuan dy epoka, dy stile dhe dy vizione të mëdha muzikore.
    Në këtë koncert simfonik ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, që nderoi ka nderoi dirigjentin Peter Michael Garst, si një artist dhe humanist të veçantë lidhur me Shqipërinë.
    Gonxhe kujtoi se për 16 vite, Peter Michael Garst ka mbështetur shkollat rurale në kohët më sfiduese të tranzicionit, duke u bërë për shumë komunitete një dorë e sigurt shprese dhe zhvillimi.
    “Kontributi i tij humanitar ka prekur mijëra jetë. Ai ka ngritur shkolla në zonat më të izoluara, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të arsimohen pranë shtëpisë dhe ka sjellë infrastrukturën për ujin e pijshëm atje ku kjo nevojë bazë mungonte prej brezash. Në ditët e vështira të eksodit kosovar, ai ngriti çadra humanitare për familjet që gjetën strehë në Shqipëri. Këto vepra të mëdha u bënë realitet falë humanizmit të tij, falë përkushtimit të palodhur të fondacionit, falë miqve e donatorëve që besuan. Por mbi të gjitha, falë mbështetjes së një familjeje të jashtëzakonshme, veçanërisht bashkëshortes së tij, Martha, e cila ka qenë gjithmonë pjesë e këtij misioni njerëzor”, u shpreh ministri.
    Maestro Garst ka lënë një gjurmë po aq të thellë edhe në botën e muzikës. I formuar nga mjeshtër si Rafael Kubelik dhe Igor Markevich, karriera e tij është shtrirë në skena të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Italisë e Spanjës, me një repertor që përfshin nga klasikët e deri te Verdi, Mahler e Schönberg.

    Top Channel

  • Zhani Ciko: Festivali i Këngës, ngjarja që ndryshoi fytyrën e muzikës shqiptare

    Zhani Ciko: Festivali i Këngës, ngjarja që ndryshoi fytyrën e muzikës shqiptare

    Në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1, maestro Zhani Ciko foli për rëndësinë e historike të Festivalit të Këngës, duke rikujtuar atmosferën e veçantë dhe ndikimin që ky festival ka pasur në jetën artistike shqiptare.

    Maestro Ciko theksoi se ky festival ishte një “bum” artistik në vitet e para të organizimit, që ndryshoi gradualisht imazhin e këngës shqiptare, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme publike dhe televizive.
    “Populli është kronika e gjallë e jetës, dhe ato njerëz që akoma sot jetojnë janë ato që nuk i harrojnë mbresat e para. E ndoqa kolegun tim Jetmir Barbullushin i cili tregoi se e ndiqnin nga radio Festivalin e Këngës, ku festivali ishte një “bum” artistik në atmosferën e atyre viteve. Populli e priti shumë mirë, dyert e sallës që sot është universiteti i arteve ruheshin me polic. Festivali ndërroi imazhin e këngës shqiptare pak nga pak që nga edicioni i parë nga një faktor që merrte pjesë në jetën e njeriut u bë një paradë e cila doli në skenë dhe më pas në ekran”, u shpreh Maestro Ciko.

    Një tjetër moment i rëndësishëm i festivalit sipas Cikos ishte prezantimi i autorit të këngës në mikrofon, një risi që nisi me emrin e Avni Mulës. Ai theksoi gjithashtu rolin e dy dirigjentëve të orkestrës, Kristo Kotes dhe Agim Krajkës, të cilët sollën një kombinim të muzikës klasike dhe ritmike.
    “Në atë edicion nuk u dha çmimi i parë, por u dhanë 3 çmime të dyta, dhe 2 çmime të treta. Këngët këndoheshin në dy variante, për shembull kënga “Fëmija e parë” e këndoi Vaçe Zela por e këndoi dhe Qemal Kërtusha për të treguar se çfarë sjell një interpretim. Diçka tjetër e rëndësishme ishte se formacioni orkestral u dirigjua nga Kristo Kote, një muzikant shumë i mirë i cili drejtoi orkestrën tonë ;por ishte dhe formacioni ritmik i drejtuar nga Agim Krajka. Një fenomen i ri ishte që për herë të parë u shfaq në mikrofonin shqiptar vendi i këngë autorit, dhe ky ishte i pari në historinë e muzikës shqiptare që ishte Avni Mula. Pavarësisht prirjeve politike të asaj kohe në këngë nuk kishte të tilla”, tha ai.