Tag: madridit

  • Mbapeja shënon për herë të parë në karrierë nga goditja e dënimit, francezi arrin statistikat e Realit

    Mbapeja shënon për herë të parë në karrierë nga goditja e dënimit, francezi arrin statistikat e Realit

    Kilian Mbapeja i ka dhënë fitoren Realit të Madridit kundër Leganesit. Në minutën e 76 francezi shënoi golin e dytë personal dhe i përmbysi shifrat e takimit në ato përfundimtare, 3-2. Goli i dytë ishte i veçantë për Kilian Mbapenë. Lojtari i Realit të Madridit arriti që për herë të parë në karrierën e tij profesioniste të shënonte nga goditja e dënimit. Një tjetër arsye për të festuar përbën fakti se 26-vjeçari ka arritur statistikat e Kristiano Ronaldos.
    Tashmë Mbapeja numëron 33 gola të shënuar me madrilenët në sezonin e tij debutues. Po të njëjtin numër golash arriti që të shënonte edhe Ronaldo që sezonin e tij të parë te Reali i Madridit. Megjithatë, francezi pritet ta tejkalojë këtë shifër, duke qenë se kanë mbetur edhe 2 muaj që nga përfundimi i kampionatit./Sport Ekspres/

  • Nisin hetimet për katër lojtarë të Real Madrid

    Nisin hetimet për katër lojtarë të Real Madrid

    Katër lojtarë të Real Madridit, përfshirë Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior, janë nën hetim për “sjellje të papërshtatshme” gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atlético Madrid, njoftoi UEFA të enjten.
    UEFA njoftoi se Antonio Rudiger dhe Dani Ceballos gjithashtu janë vënë nën hetim pas ndeshjes së luajtur më 12 mars në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
    Disa video kanë qarkulluar në rrjetet sociale ku tregohen katër lojtarë të Real Madridit duke festuar para lojtarëve të Atléticos pas fitores 4-2 në penallti.

    Gazeta spanjolle “MARCA” raporton se Rudiger është duke u hetuar në lidhje me një gjest të “vënës së dorës rreth qafës”, Mbappe për “prekjen e organeve gjenitale” dhe Vinicius Jr për një “konfrontim me turmën” para dhe pas ndeshjes.
    Për skena të ngjashme në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, lojtari i Real Madridit, Jude Bellingham u pezullua për një ndeshje dhe u gjobit me 30,000 euro.

  • Shkëputja e Barcelonës në krye? Ançeloti: Kemi ende “El clasico”-n për të luajtur

    Shkëputja e Barcelonës në krye? Ançeloti: Kemi ende “El clasico”-n për të luajtur

    Karlo Ançeloti ka mohuar zërat që e lidhin atë me stolin e Kombëtares së Brazilit. Trajneri italian ka thënë në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Leganesin se e gjithë vëmendja e tij tashmë është re fitimi i titujve me Realin e Madridit. Sa i përket shkëputjes së Barcelonës në krye të La Ligës, Ançeloti i ka kujtuar gazetarëve se është ende “El classico”-ja për t’u zhvilluar.
    “Barça është përpara nesh, por ende kemi El classico-n për të luajtur. Unë trajneri i ardhshëm i Brazilit? E vlerësoj Brazilin, por nuk ka pasur asnjë kontakt mes meje dhe federatës në ditët e fundit. Jam plotësisht i përqendruar te Reali i Madridit. Jam nën kontratë me Realin e Madridit dhe përqendrimi im është te fitimi i trofeve. Kemi objektiva të rëndësishëm tani”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

  • Tre gola për tre pikë, Barcelona shkëputet nga Reali i Madridit në krye të La Ligas

    Tre gola për tre pikë, Barcelona shkëputet nga Reali i Madridit në krye të La Ligas

    Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ndeshja e prapambetur mes Barcelonës dhe Osasunës. Skuadra blaugrana ka fituar me shifrat 3-0 përballë Osasunës. Lojtarët e drejtuar nga Hansi Fliku e gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës.
    Ferran Torresi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11, ndërsa më pas ishin Dani Olmo në mintën e 21-të dhe Levandovski në minutën e 77 ata që i dhanë tre pikët Barcelonës. Tashmë katalanasit janë shkëputur nga Reali i Madridit me 3 pikë në krye të renditjes./Sport Ekspres/

  • Pepe: Është një Champions i ri, por kurrë mos e konsideroni të vdekur Real Madridin

    Pepe: Është një Champions i ri, por kurrë mos e konsideroni të vdekur Real Madridin

    Pepe, ish-mbrojtësi i Real Madridit, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “AS”. Ish-qendërmbrojtësi portugez foli për derbin mes Atletico Madridit dhe Real Madridit në Champions League, një sfidë që “Los Blancos” e fituan pas goditjeve të penalltive:
    “Kam vuajtur shumë, por gjëja më e rëndësishme ishte fitorja e Real Madridit. Kur kjo skuadër hyn në një kompeticion, gjithmonë e bën për të fituar. Lojtarët dhanë gjithçka në ato dy ndeshje. Atletico ishte një ekip i vështirë, por Reali e kaloi dhe tani duhet të përgatitet mirë për ndeshjet e ardhshme”.
    Portugezi nënvizoi momentin që po kalojnë “Los Blancos”: “Është një Champions i re, por Real Madridi nuk mund të quhet kurrë i mposhtur. Do të luftojë deri në minutën e fundit. Gjëja më e rëndësishme për Real Madridin është të arrijë në këtë fazë të sezonit në formën që është tani, duke garuar për të tre trofetë. Skuadra e Ancelottit është e mirë, ende në lojë për të tria kompeticionet. Real Madridi do të luftojë gjithmonë deri në sekondën e fundit për gjithçka”.
    Pepe foli edhe për ish-shokët e tij të ekipit, përfshirë Luka Modric: “Ka përjashtime, shikojini të dy (duke iu referuar edhe Cristiano Ronaldos). Modric është në një nivel të pabesueshëm, me gjithë presionin që ekziston te Real Madridi. Klubi e ndihmon shumë, edhe trajneri është shumë i rëndësishëm. Edhe Cristiano, i cili i ka dhënë kaq shumë futbollit, vazhdon të jetë në një nivel po aq të lartë”.
    I pyetur nëse do të rikthehej te Real Madridi, duke pasur parasysh krizën e mbrojtësve që po kalon klubi, Pepe u përgjigj: “Jo, jo. Real Madridi është një skuadër që në momentet e vështira gjithmonë gjen zgjidhje. Tani doli në skenë Asensio dhe ishte një gjë e mirë për të gjithë; për ekipin, për klubin dhe madje kombëtaren spanjolle. Po bën një punë të mirë në rolin e tij”.

  • Brazil në krizë të thellë, Vinicius jep alarmin: Duhen ndryshime radikale dhe të menjëhershme…

    Brazil në krizë të thellë, Vinicius jep alarmin: Duhen ndryshime radikale dhe të menjëhershme…

    Brazili është në krizë të plotë. Humbja e rëndë 4-1 ndaj Argjentinës në “Monumental” nxori në pah të gjitha dobësitë e 5 herë kampionëve të botës, të cilët duken pa një drejtim të qartë dhe liderë në fushë. Ndërkohë që Albiceleste vazhdon të fitojë edhe pa Messin, skuadra e Dorival Junior duket e rraskapitur.
    Pas disfatës, Vinicius Junior dha një mesazh të qartë: është e nevojshme kthesa para Kupës së Botës 2026. “Duhet të rishqyrtojmë gjithçka. Ne luajtëm keq, ndërsa Argjentina bëri një paraqitje të shkëlqyer. Nuk dua të humbas një tjetër Botëror”, – tha sulmuesi i Real Madridit, duke nënkuptuar një ndryshim të mundshëm në pankinë.
    Dorival Junior tashmë është nën presion. Sipas mediave braziliane, CBF po shqyrton sërish opsionin Carlo Ancelotti. Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, më parë kishte tentuar ta bindte trajnerin e Real Madridit, ndërsa tani emri i tij rikthehet në krye të listës së dëshirave.
    Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret midis qershorit dhe korrikut, duke pasur parasysh angazhimin e Ancelottit në Kupën e Botës për Klube me “Los Blancos”. Dorival Junior, ndërkohë, nuk dorëzohet: “E di që është një moment delikat, por besoj në punën time. Nuk kam dyshime se do të gjejmë një zgjidhje”.
    Sidoqoftë, tifozët kërkojnë përgjigje të menjëhershme. Mes alternativave të tjera për stolin e Brazilit përmenden edhe Filipe Luis, ish-mbrojtësi i Atlético Madridit dhe aktualisht trajner i Flamengos, si dhe Jorge Jesus (Al-Hilal) apo Abel Ferreira (Palmeiras). Brazili ka nevojë për një shkundje të fortë për t’u rikthyer në majat e futbollit të Amerikës së Jugut.