Joan Laporta nuk u përmbajt ndaj Real Madridit: “Në asamble e tyre sulmuan edhe presidentin e La Liga-s, kjo më bën të mendoj keq. Edhe unë kam pasur mosmarrëveshjet e mia me Javier Tebas, por është person fisnik dhe e jeton me shumë pasion detyrën e tij. Kemi një marrëdhënie normale, jo të privilegjuar, dhe nuk e kërkojmë një të tillë.
Kemi një marrëdhënie normale, ndërsa Real Madridi ka marrëdhënie konfrontuese me La Liga-n dhe është fiksuar ta largojë dhe të vendosë dike tjetër… Kjo nuk më jep besim. Javier Tebas bën gjithçka që mundet për të mirën e La Liga-s, që të jetë kompetitive, ndaj më bën të dyshoj fakti që përpiqen ta heqin për të vendosur kë? Nuk i besoj kësaj strategjie”.
Humbja ndaj Chelsea – “Fola me Flick, duke u kthyer nga Londra… Më pëlqeu reagimi i Hansit dhe ekipit, që po bashkohen. Trajneri është optimist dhe unë besoj se ai rezultat do të jetë një pikë kthese. Shpeshherë, në historinë tonë, një rezultat i keq na ka katapultuar drejt një sezoni të mirë, me suksese. Jam i sigurt që kështu do të ndodhë. E shoh ekipin të bashkuar”.
Kritikat ndaj Ronald Araujo – “Kartoni i parë ndaj tij ishte shumë i rreptë. Dua ta mbroj dhe inkurajoj atë. Është kritikuar shumë, çka nuk e konsideroj të drejtë. Ai jep gjithçka në fushë, është kapiteni ynë. Duhet ta kalojë këtë moment. E ka përjetuar keq. Dua t’i them që jemi me të, se fitojmë dhe humbim të gjithë bashkë. Jemi një ekip. Nuk ka një njeri të vetëm përgjegjës për fitoret apo humbjet”.
Tag: madridi
-

“Real Madridi po bën gjithçka kundër Tebas, nuk e do në krye të La Liga-s”
-

Superkompjuteri parashikon ‘top 8’ e Champions-it. Ngjitet Real Madridi, bie Barcelona
27 Nëntor 2025
14:23
Alfred Lleshi
Faza e ligës së Champions-it po hyn në momentin vendimtar, me vetëm tri ndeshje të mbetura. Superkompjuteri i Opta-s ka përditësuar parashikimet për 8 vendet që vlejnë direkt 1/8-at finale. Sipas modelit, Arsenali pritet ta mbyllë i pari këtë fazë falë konsolidimit nën drejtimin e Arteta. Pas ‘topçinjve’ vjen Bayern Munich, ndërsa PSG i Luis Enrique renditet i treti.
Lajmi i madh? Real Madridi ngjitet në vendin e katërt. Fitorja ndaj Olympiacos ka rritur besimin e algoritmit për skuadrën e Xabi Alonso. Më poshtë renditen Inter (5), Manchester City (6), Chelsea dhe Borussia Dortmund, që mbyllin ‘top 8’.
Atletico Madridi, megjithë fitoren ndaj Interit, mbetet në vendin e 10-të dhe duhet të ruajë nivelin e sfidës së fundit për të hyrë në zonën elitare. Nota më negative vjen për Barcelonën, që bie në vendin e 12-të pas humbjes ndaj Chelsea. -

Real Madridi do të përforcojë mbrojtjen me dy super lojtarë, pa paguar asgjë
23 Nëntor 2025
19:02
Telesport
“Defensa Central” raporton se Florentino Perez po punon për të transferuar falas dy qendërmbrojtës gjatë verës së ardhshme. Njëri dihet tashmë që është Ibrahima Konate, francezi ka refuzuar ofertat e vazhdueshme të Liverpool-it për rinovimin e kontratës dhe ka rënë paraprakisht dakord me klubin madrilen për t’u transferuar falas në verë.
Objektivi tjetër i Perez është po ashtu transferimi falas i njërit mes Dayot Upamecano dhe Marc Guehi. Francezi nuk pranon të rinovojë me Bayern, nëse nuk i plotësohet kërkesat e tij financiare.
Anglezi ka vendosur se do të largohet nga Crystal Palace dhe i mbetet vetëm të vendosë për ekipin e tij të ri, duke ditur që ka një numër të madh klubesh që interesohen për të. -

Real Madrid drejt shitjes së 10% të aksioneve për 1 miliard euro
Real Madridi po shqyrton një lëvizje historike në modelin e vet të pronësisë, teksa dy emra të mëdhenj të kapitalit – Sixth Street dhe Bernard Arnault – janë të gatshëm të blejnë rreth 10 për qind të aksioneve të klubit për afërsisht 1 miliard euro.
Sipas “Vazpopuli”, të dy grupet po e ndjekin me kujdes reagimin, në një moment kur Florentino Perez po përshpejton planin për të hapur klubin ndaj investimeve të jashtëm për herë të parë. Vlerësimi aktual i Real Madridit raportohet të ketë kapërcyer shifrën 10 miliardë eurove.
Një mbledhje e jashtëzakonshme e anëtarëve pritet të mbahet në mesin e dhjetorit, ku do të diskutohet modeli i ri i pronësisë. Projekti synon të ndjekë strukturat gjermane: futjen e një aksioneri minor me të drejta ekonomike në afat të mesëm, por pa asnjë fuqi qeverisëse. Strategjia ka për qëllim uljen e rezistencës së socios-ve përpara një referendumi të planifikuar në vitin 2026.
Sixth Street tashmë bashkëpunon me Real Madridin për operacionet komerciale të “Santiago Bernabeut”, ndërsa LVMH e Bernard Arnault u bë së fundi furnizues zyrtar i klubit. Për të dy investitorët, blerja e një pakete të vogël aksionesh shihet si mënyrë me rrezik të ulët për të forcuar lidhjet me një prej institucioneve më të fuqishme të futbollit botëror.
Raportohet se, nëse projekti miratohet, Real Madridi do të hapë një epokë të re financiare, duke ruajtur kontrollin sportiv dhe institucional, por duke siguruar burishtesë për rritje dhe modernizim. -

Vendim kyç për të ardhmen e Vinicius Junior, te Real Madrid nuk presin dot më
20 Nëntor 2025
22:41
Telesport
E ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të mbetet ende e pasigurt. Edhe pse janë publikuar raporte të ndryshme javët e fundit që sugjerojnë se lojtari do të largohet nga Real Madridi gjatë verës së ardhshme, drejtuesit e klubit madrilen ende nuk e kanë përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve për rinoviminin e kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027.
Sipas “OK Diario”, Real Madridi është ende duke punuar për rinovimin e kontratës së tij. Megjithatë, klubi është i qartë se nuk do të kompromentojë gjendjen financiare në asnjë rrethanë. Prandaj, nuk do ta rrisë pagën e brazilianit përtej asaj që është e arsyeshme dhe as nuk do t’i paguajë një bonus për zgjatjen e kontratës së tij.
Bordi i Real Madridit është i qartë për këtë gjë dhe ka marrë vendimin e rëndësishëm. Nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë një zgjatje të kontratës për brazilianin Vinicius Junior brenda një afati kohor të arsyeshëm me kushtet që ata kanë vendosur, lojtari do të nxirret në shitje. -

Benzema i dërgon mesazh thumbues Mbappés, “kurorëzon” Realin dhe Perez si numrat 1 në botë
Karim Benzema ka folur gjatë për Real madridin, klubin e tij të zemrës, sikurse e konsideron: “Mbappé është shumë më i mirë këtë sezon; shënimi i golave nuk është diçka e re për të. E bëri te PSG, te Real Madridi do të shënojë edhe më shumë. Ajo që presim nga Kylian është që kur të ketë mundësi, ai të shënojë. Kështu funksionon te Real Madridi.
Real Madridi ka shumë nevojë për të, ka ndeshje ku ai duhet të shënojë, si kundër Atlético Madridit, Liverpool-it… Këto janë ekipe që mbrohen, ndaj ai duhet të ndërhyjë, të punojë situatat. Ai duhet të kombinohet me Vini Jr.
Real Madridi e ka marrë Mbappé për këto momente, për të sjellë Ligën e Kampionëve në shtëpi. Mendoj se ai mund ta bëjë me lojtarët e tjerë. Nuk mund ta bëjë vetëm. Ka nevojë për Vini Jr, lojtarë të tjerë…, kjo është e vërteta. Mendoj se Vini Jr, Mbappé, Rodrygo (edhe pse nuk luan shumë), Bellingham…, duhet të komunikojnë.
Njëri është aty për të shënuar gola, tjetri për të dhënë asist. Nuk do t’i themi Bellingham të shënojë gola, sepse kjo është puna e Mbappé, as nuk do t’i themi të bëhet numër 10, sepse ky është roli i Bellingham. Ata duhet të flasin. Ai tani është më i mirë, por duhet të fokusohet më shumë në këto momente kur Real Madrid ka nevojë për të, sepse ka gjithçka për të bërë”.
Deklarata të tjera pikante të francezit:– “Reagimi i Vini në ‘El Clásico’? Ai zemërohet kur largohet nga fusha, kjo është normale. Ky është karakteri i tij. Po, nuk duhet ta bëjë këtë. Njerëzit duhet të dinë se ai është kështu. Bëri një reagim, nuk është gjë e madhe. Ai po shkonte mirë në fushë, mendoi se mund të bënte më shumë, të kishte më shumë prekje, por pastaj u zëvendësua. Reagoi sepse nuk donte të largohej nga fusha. Është normale, nuk është gjë e madhe”.
– “STILI i Xabi Alonsos si trajner ka TË GJITHA ato që UNË DUA. Është në nivel të lartë. Presing i lartë, pasime vertikale. E DUA”.
– “Vinicius mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. Ai ka cilësinë dhe është në vendin më të mirë për ta bërë këtë, te Real Madridi. NUK KA KLUB MË TË MIRË”.
– “Ajo që disa njerëz i bëjnë VINICIUS JR është diçka JO E DREJTË. Ai është një djalë shumë i mirë, me zemër të madhe, që dëshiron të mësojë, është fenomenal. Njerëzit ushtrojnë shumë presion mbi të. Ka disa që nuk mund të mbajnë kaq presion. Ai është ende i ri, por ka luajtur shumë për Real Madridin dhe nuk mund të harroni çfarë ka bërë. Nuk mund të thuash që është i keq tani. Thjesht nuk është e drejtë. Ai është shumë i mirë, por mund të bëjë edhe më shumë”.
– “Një KTHIM te Real Madridi më 2026? Unë jam madridist. Do TË SHOHIM ÇFARË MUND TË NDODHË. E ndjej në shpirtin tim. Madridi është ende qyteti im. Do të shohim çfarë do të ndodhë”. -

Sulmuesi “pa rregulla” që ‘shiti’ Pablo Escobar dhe Capello nuk e deshi te Real Madridi
Faustino Asprilla, legjendë e futbollit kolumbian, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur rreth përvojave të tij në botën e futbollit. Po ashtu, ka rrëfyer jetën e tij të re në një fermë ku kultivon kallam sheqeri, që e shet tek qeveria, dhe rrit kuaj.
“Nevio Scala donte të më bënte të vrapoja te Parma, por i thashë: Nuk jam Forrest Gump, luaj futboll. Për mua, seksi është gëzim, martesa ishte një gabim rinor, nuk jam i krijuar për besnikëri”, – rrëfen ish-futbollisti 55-vjeçar.
Asprilla, i cili vari këpucët në gozhdë në vitin 2004, pas një karriere me ekipe si Cúcuta Deportivo, Atlético Nacional, Parma, Newcastle United, Palmeiras, Fluminense, Atlante, Universidad de Chile, Cortuluá dhe Estudiantes de la Plata, tregon episodin e famshëm të negociatave me Pablo Escobar, kreun e kartelit të Medellín, për transferimin e tij te Parma për 2 milionë euro.“Kështu është shkruar, por unë kurrë nuk kam ditur gjë për këtë. Pablo Escobar padyshim e kishte në zemër Nacional Medellín dhe në atë kohë asgjë nuk bëhej pa pëlqimin e tij…, – zbulon “El Tino”. – Me rrogën e parë bleva 100 çezma ari dhe i dërgova në Kolumbi”.
Me pagën e parë te Parma, ku shënoi 43 gola, sulmuesi nga Tuluá bleu 100 çezma: “I bleva në një qendër tregtare në Parma dhe i dërgova në Kolumbi. Ishin të lara me ar, të mrekullueshme. Miqtë që i morën menduan se ishin flori i pastër. Dhe kështu fitova reputacionin e një djali që ishte pasuruar shumë shpejt”.
Tek Parma, ku nga 1992 deri më 1999 fitoi një Kupë të Italisë, dy Kupa UEFA, një Kupë të Kupave dhe një Superkupë të Europës, ai kujton përplasjet me trajnerin Nevio Scala:
“Ai fliste për taktikë dhe unë nuk kuptoja asgjë. Më duhej topi për t’u argëtuar, për të vrapuar, për të kaluar kundërshtarin. Imagjino sikur të më interesonte formacioni 3-5-2… Një ditë, Scala më kërkoi të vrapoja për gjysmë ore rreth mureve të Cittadella-s. Ia hodha atletet dhe i thashë: Nuk jam Forrest Gump, jam një futbollist. Dhe dola nga dhoma e zhveshjes”.
Raporti i tij me Nevio Scala u prish përfundimisht pas një incidenti jashtë fushe: “U ktheva në Kolumbi, nëna ime kishte ndërruar jetë. Qëndrova disa ditë në Tuluá dhe madje mora pjesë në një festë popullore. Isha pak i dehur, e pranoj, dhe u përfshiva në një sherr rruge.I rashë një dere autobusi me shkelm, u preva në pulpë dhe përfundova në spital. Kur u ktheva në Parma, mungonin pak ditë për finalen e Kupës së Kupave të vitit 1993 kundër Royal Antwerp. U rikuperova, por Scala deshi të më ndëshkonte dhe më la në stol”.
Faustino Asprilla deklaroi për “Gazzetta dello Sport”: “Jam shumë mirë. Kam një fermë, shes kallam sheqeri tek qeveria kolumbiane dhe përmes një fushate publicitare shes prezervativë. E dini vetë, seksi ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua”.
Asprilla nuk është fans i madh i stilit të sotëm të lojës dhe kritikon mungesën e driblimeve: “Shikoj futboll, por të gjithë duken si ushtarë nën urdhrat e trajnerit. Nëse dikush gabon, del jashtë. Më thuaj një lojtar që driblon sot… Më pëlqen Vinicius te Real Madridi, e shoh pak veten tek ai”.
Asprilla shpjegoi pse nuk e përfundoi transferimin te Real Madridi, kur Fabio Capello ishte trajner mes viteve 1996 dhe 1997: “Kur isha te Newcastle, ekzistonte një marrëveshje për transferim. E mbani mend Davor Šuker, që ishte te Real Madridi? Šuker do shkonte te Newcastle, unë te Real Madridi. Trajner ishte Capello, ai tha ‘jo’, nuk më la të shkoja. A jam penduar? Jo, pse duhet? Isha i lumtur te Newcastle, ata më kërkuan mua. Mos vallë shkova dhe trokita në dyert e Real Madridit duke thënë: dua të vij te ju”. -

Real Madridi dhe PSG në garë për “Vinicius Jr. e ri”, i cili është vetëm 16 vjeç
10 Nëntor 2025
20:06
Telesport
Real Madrid dhe PSG kanë nisur që tani garën mes tyre për një objektiv të madh të përbashkët në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Leicester City, Jeremy Monga, i cili është vetëm 15 vjeç e 271 ditë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e Championship.
Real Madridi e sheh anësorin e ri si pasuesin e mundshëm të Vinicius Junior në anën e majtë të sulmit. Në anën tjetër, PSG është gjithmonë e vëmendshme dhe në ndjekje të talenteve të reja.
Gjithsesi, të dy klubet duhet të presin deri sa lojtarë të arrijë 18 vjeç për të finalizuar transferimin e tij, por duke ditur interesin e madh për të, duan të arrijnë marrëveshjen me Leicester sa më parë. Klubi anglez e vlerëson 45-50 milionë euro sulmuesin e ri anësor, shifër që justifikohet me paraqitjet e tij këtë sezon, ku ka bërë diferencën jo vetëm tek ekipi i tij, por edhe në Championship. -

Yoro mbron zgjedhjen e tij për Man United: “Nuk kam keqardhje që nuk shkova te Real Madrid”
Leny Yoro vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi francez i lindur në vitin 2005 zgjodhi t’i bashkohej Manchester United në verën e vitit 2024, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kartonin e paguar nga Djajte gati 62 milionë euro. Ky vendim ka ngjallur debate, veçanërisht pasi Real Madridi ishte konsideruar prej kohësh si favoriti për të siguruar francezin e talentuar.
Një vit më vonë, duke u rikthyer në formacionin titullar pas një demtimi në këmbë që ia kishte ngadalësuar fillimin e sezonit, Yoro riafirmoi me forcë mençurinë e vendimit të tij. “Nuk kam pasur kurrë ndonjë keqardhje. E di që Manchester United mund të kalojë nëpër kohë të vështira, por ata mbeten një klub i madh”, i tha ai Telegraph.
“Në vitin tim të parë, nuk prisja të përfundoja i 15-ti, por kjo është pjesë e udhëtimit. Nuk ishte vetëm Madridi apo Manchesteri: kaq shumë klube më donin. Unë zgjodha United dhe jam i lumtur me vendimin tim.”
Fjalë që i mbyllin derën – të paktën për tani – çdo nostalgjie të mundshme për Juventusin. Yoro thekson besimin e tij në projekt dhe mbështetjen që ka marrë: “Kam drejtorin, trajnerin dhe shokët e mi të ekipit pas meje: të gjithë më shtyjnë çdo ditë.”
Real Madridi, i cili e konsideronte atë një lojtar kyç për mbrojtjen e tyre, pa francezin e ri të merrte një rrugë tjetër. United, megjithatë, po mbështetet tek ai për të ndërtuar mbrojtjen e tyre për vitet e ardhshme.
