Tag: madridi

  • Në Itali dhe në Spanjë janë të sigurt, Ançeloti largohet përfundimisht nga Real Madridi pas Barcelonës

    Në Itali dhe në Spanjë janë të sigurt, Ançeloti largohet përfundimisht nga Real Madridi pas Barcelonës

    Te Real Madridi nuk besojnë më në projektin e Ancelotit. Ka mjaftuar një eliminim nga Champions League dhe ekipi spanjoll është gati për të shtrënguar duart me trajnerin e madrilenëve. Anceloti e ka pasur të qartë që pas natës së mbrëmshme pas ndeshjes me Arsenalin, ku u shpreh i gatshëm për ta mbyllur duke parë situatën: “Në fund, do të kemi vetëm falënderime”, tha Anceloti.
    Ndërkohë Sky Sport në Itali dhe mediat spanjolle kanë raportuar se tani është mbyllur përfundimisht eksperienca e Ancelotit te Reali. Sipas tyre, ndeshja kundër Barcelonës në 26 prill do të jetë e fundit në stolin e Realit dhe më pas do të mbyllet historia e një cikli fitues. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Arsenali e meritoi kualifikimin”, ish-ylli i Real-it: Ja ku kemi gabuar

    “Arsenali e meritoi kualifikimin”, ish-ylli i Real-it: Ja ku kemi gabuar

    Ish-ylli i Real Madridit, Pedja Mijatovic, pranon se Arsenali e meriton të jetë në gjysmëfinale të Champions League.
    Fitorja 2-1 ndaj Realit bëri që Topçinjtë të fitojnë çerekfinalet e tyre me rezultat të përgjithshëm 5-1.
    Mijatovic ka analizuar ndeshjen për Cadena SER.
    “Duhet të jemi realistë dhe të themi se Arsenali ishte skuadra më e mirë në të dyja ndeshjet. Kur të gjithë prisnim që Real Madridi të bënte paraqitjen e tij të zakonshme, Arsenali nuk e la të ndodhte.
    “Real Madridi doli shumë nervoz, dhe Arsenali është një ekip shumë i vështirë: ata kanë një lojë të mirë dhe nuk kanë asgjë për të humbur. Për mua, ata po shfaqen si një nga favoritët për të fituar këtë kompeticion,” tha ish-sulmuesi i Realit.
    Për atë që i mungon Realit këtë sezon, Mijatovic ishte i qartë: “Kur kthen sytë nga stoli dhe dëshiron të bësh diçka, e kupton se po të mungon një veteran që mund të shënojë një gol, një hap përpara, diçka që bën një ndryshim.
    “Vitin e kaluar e patëm atë me Joselu. Tani duhet të kërkojmë gjëra pozitive dhe, siç thotë  Ancelotti, është finalja e Kupës së Mbretit, pu lufton edhe për La Liga, Kupën e Botës për Klube… Këto gjëra ndodhin, nuk mund të fitosh Champions League çdo vit”.
    Për të ardhmen e trajnerit italian, Mijatovic tha gjithashtu: “Real Madridi e ka këtë gjë që praktikisht nuk e ka asnjë ekip tjetër. Humbjet janë shumë të pakëndshme dhe trajneri është nën presion të madh.
    “Menjëherë fillon diskutimi nëse ia vlen apo jo. Nuk do të ishte ide e keqe të mendonim për një trajner tjetër, por kjo është diçka për të cilën do të mendojmë më vonë.
    “Tani le të fokusohemi te Kupa, La Liga, Kupa e Botës për Klube, etj”.

  • Të përmbysësh Arsenalin? Real Madridi nuk do të bënte një çudi, La Coruna përmbysi Milanin nga 4-1 dhe Barcelona është eliminuar dy herë kështu

    Të përmbysësh Arsenalin? Real Madridi nuk do të bënte një çudi, La Coruna përmbysi Milanin nga 4-1 dhe Barcelona është eliminuar dy herë kështu

    Sonte në orën 21:00 mund të presim një spektakël të vërtetë në Madrid, ku Reali do të përpiqet të arrijë përmbysjen e disavantazhit prej tre golave ??në Emirates. Ndeshja në Londër u shënua nga Declan Rice, i cili shënoi dy gola nga gjuajtjet e lira, ndërsa golin e tretë e shënoi Mikel Merino.
    Sonte, Mbretërit do të duhet të bëjnë gjithçka kundër Topçinjve që në minutën e parë dhe ata do të barten nga mbështetja e turmës vendase. Do të jetë një detyrë shumë e vështirë për klubin madrilen, por nëse dikush mund ta bëjë këtë përmbysje, mund të jenë “mbretërit” e Champions League, Real Madrid.
    Megjithatë, nëse kjo ndodh, Real Madridi nuk do të thyente asnjë rekord të Champions League, as në këtë shekull. Vetëm në këtë shekull, ka pasur katër shembuj të skuadrave që kanë arritur një përmbysje të tillë.
    Në sezonin 2003-2004, Deportivo La Coruna humbi 4-1 në San Siro, por fitoi 4-0 në Spanjë dhe kaloi më tej. Pas Deportivos kjo nuk ndodhi për 13 sezone, derisa erdhi përmbysja e famshme e Barcelonës. PSG fitoi 4-0 në Francë, ndërsa katalanasit e përmbysën në 6-1 në Camp Nou.
    Më pas Barcelona e pësoi në sezonin 2017-2018 teksa pasi fitoi 4-1 në shtëpi, humbi 3-0 në Itali dhe u eliminua nga rregulli i golit në fushë kundërshtare. Gjithashtu një sezon më vonë Barcelona kishte fituar 3-0 në shtëpi me Liverpool, por humbi 4-0 në transfertë dhe më pas u eliminua. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Arsenali si sprovë vendimtare për stolin e Ancelottit, trajneri italian “driblon” presionin

    Arsenali si sprovë vendimtare për stolin e Ancelottit, trajneri italian “driblon” presionin

    Situata e Ancelottit te Real Madridi po hyn në një fazë shumë delikate. Pas humbjes 3-0 ndaj Arsenalit në Londër, pozita e trajnerit italian është seriozisht në diskutim, sidomos nëse sezoni përfundon pa asnjë trofe madhor. Aktualisht në garë për Champions League, La Liga dhe “Copa del Rey”, presioni mbi “Don Carlo” është i madh. Drejtuesit madrilenë po mendojnë për të ardhmen.
    Ja kandidatët për ta pasuar Ancelottin:Xabi Alonso – Aktualisht trajner i Bayer Leverkusenit, i përfshirë në një sezon historik. Ka kontratë deri më 2026. Ai vlerësohet shumë nga Real Madridi për lidhjen me klubin e bardhë dhe idetë moderne të futbollit. Disavantazhi? Nuk do të jetë e lehtë të shkëputet nga Leverkuseni tani.
    Jürgen Klopp – I larguar nga Liverpool-i në fund të sezonit aktual. Sipas “Olé”, janë regjistruar kontaktet e para mes Klopp-it dhe presidentit Florentino Pérez. Përparësia? Gjermani është i lirë nga detyrimet kontraktuale (edhe pse është drejtues i “Red Bull” për pjesën e futbollit) dhe ka një reputacion ndërkombëtar të padiskutueshëm. Thuhet se në bisedime është diskutuar projekti sportiv dhe përforcimet e mundshme për skuadrën madrilene.
    Nëse Real Madridi nuk arrin ta përmbysë rezultatin (3-0) ndaj Arsenalit dhe nuk fiton La Liga-n ndaj Barcelonës, Florentino Perez pritet të marrë një vendim të madh. Klopp për momentin duket gjithnjë e më shumë si një plan B serioz, që mund të bëhet plan A shumë shpejt…
    Ancelotti: Mund ta përmbysim Arsenalin. E ardhmja ime? Nuk besoj se varet nga ndeshja e sotme“Tifozët janë shumë të rëndësishëm, mbështetja e tyre na ka ndihmuar shumë, – tha Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Arsenalit, ku duhet përmbysur disfata 3-0 e “Emirates”. – Na duhet një ndeshje perfekte për ta ndryshuar fatin e kësaj sfide. Duhet të luajmë me kokë, me zemër… Nga ana mendore jemi shumë mirë, duhet ta kontrollojmë mirë lojën”.
    Në “Bernabéu” ndodhin gjëra që nuk ndodhin askund tjetër: “Real Madridi i ka burimet për ta përmbysur këtë situatë. Kemi cilësi, përkushtim, përvojë, tifozët… Të gjitha janë aty, tani është momenti për të nxjerrë më të mirën. Për vite me radhë thuhej se Reali nuk luante një futboll spektakolar, ndoshta është e vërtetë, sepse ne duam futbollin efikas”.
    Çfarë do t’u thotë lojtarëve para kësaj ndeshjeje delikate: “Do t’ua shpjegoj qartë strategjinë. Kemi menduar shumë për gjithçka, dua që lojtarët e mi të hyjnë në fushë me ide të qarta. Nëse kuptojnë strategjinë, do të luajnë më mirë”.
    A varet e ardhmja e tij nga kjo ndeshje: “Nuk doja të isha i drejtpërdrejtë, por po tregohem i tillë (qesh). Nuk besoj…”
    Çfarë u ka thënë këto ditë lojtarëve: “Asgjë të veçantë, kemi folur për aspektin emocional dhe mënyrën si duhet ta përballojmë këtë fazë. Ashtu siç duhet të bëjë një profesionist. Motivimi është aty, tani dua që lojtarët të jenë të qetë para ndeshjes. Jam i sigurt që do të japim maksimumin”.
    A ka ndonjë as nën mëngë: “Jo, asgjë të veçantë. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje intensive”.
    Çfarë i nevojitet ekipit: “Stadiumi ‘Bernabéu’ ka magji, të gjithë e dinë që është një atmosferë e veçantë këtu. Sonte do të na duhet gjithçka: cilësia, paraqitja e plotë, fizikisht dhe në aspektin ekipor. Asgjë nuk mund të shkojë keq”.
    Si ndihet vetë Ancelotti: “I përqendruar, gjakftohtë. Nuk është ndeshja ime e parë…”
    Pas kartonit të kuq, si është Mbappé: “Është i lënduar dhe i zhgënjyer. Megjithatë, është stërvitur shumë mirë. Kemi nevojë për të, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për të mbrojtur, duhet të shënojmë… Më shumë se kurrë kemi nevojë për golat e tij sonte”.
    Arsenali është ekip shumë i ri: “Por është shumë i organizuar. Nuk është ekip me përvojë, por ka ide shumë të qarta, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Arsenali është shumë i përqendruar në atë që duhet të bëjë. Më shumë përqendrohet te loja sesa në atmosferën jashtë fushe”.
    Shënimi sa më shpejt: “Nuk besoj se kjo është vendimtare. Po, është e rëndësishme të shënosh herët, por gjëja më e rëndësishme është të kesh kontroll të mirë të ndeshjes dhe të japësh maksimumin që nga fillimi. Kur e kontrollon mirë ndeshjen, mund të shënosh në çdo moment”.

  • Angazhohen vetë Perez dhe Ancelotti, “terapi” urgjente për Mbappé në nivelin më të lartë

    Angazhohen vetë Perez dhe Ancelotti, “terapi” urgjente për Mbappé në nivelin më të lartë

    Real Madridi ka nevojë për të gjithë futbollistët e tij, si ata që mund të luajnë, ashtu edhe ata që jo, për të menduar se si të formësojë një tjetër mrekulli europiane. Ancelotti i dëshiron të tijtë në formë të plotë fizike dhe mendore. Për atë fiziken supozohet se është punuar gjatë gjithë sezonit, ndërsa për atë mendoren, objektivi është që çdo incident apo problem të largohet menjëherë nga mendja.
    Duke filluar me Mbappé, me të cilin, që nga momenti kur u përjashtua me karton të kuq ndaj Alavés, po punohet në nivelin më të lartë, që të lërë pas atë që ndodhi, ose më mirë të thuhet, atë që e çoi të sillet në një mënyrë aq të kundërt me mënyrën si e kupton futbollin.
    Përmbysja ndaj Arsenalit (3-0) kalon nga të gjithë dhe në këtë mision janë përfshirë që nga Florentino Pérez e deri te Carlo Ancelotti, pa harruar as punonjësin e fundit të klubit. Real Madridi ka nevojë për versionin më të mirë të të gjithëve, por në mënyrë të veçantë të Mbappé, për atë që është dhe çka përfaqëson për klubin e bardhë.
    Për këtë arsye i është bërë e qartë francezit se kanë nevojë për versionin më të mirë të tij si sulmues. Të mërkurën në mbrëmje shpresohet të shihet ai Mbappe, që magjepsi gjithë botën dhe, me fanellën e bardhë, u pa i plotë ndaj Manchester City, duke shënuar 3 gola; pikërisht aq sa duhen për të ëndërruar një tjetër mrekulli në “Santiago Bernabéu” ndaj Arsenalit.
    Mbappé kërkoi falje fillimisht tek shokët e skuadrës, për faktin që i la me një lojtar më pak, më pas e bëri këtë edhe tek i prekurit direkt. Antonio Blanco e pranoi ndjesën e francezit, por te Real Madridi besojnë se kaq nuk mjafton. Sulmuesi francez duhet të ndihet i mbështetur dhe i përkrahur, edhe pse kjo nuk do të thotë se veprimi i tij justifikohet.
    Tani është momenti për të rikuperuar, ose të paktën për të tentuar, versionin më të mirë të ish-lojtarit të PSG-së. Koha për analizën e asaj që ka bërë në sezonin e parë si lojtar “i bardhë” do të vijë në fund të sezonit. Presidenti dhe trajneri po kërkojnë motivimin e duhur që ai të fokusohet vetëm te futbolli dhe jo te situatat përreth, që i shkaktojnë momente si ai në “Mendizorroza”.
    32 gola dhe 4 asistimeMbappé mbërriti te Real Madridi me objektivin për të qenë vendimtar, për të fituar Champions League, por realiteti tregon se pavarësisht statistikave të mira (32 gola dhe 4 asistime), ai ka pasur momente dobësie. Pikërisht ato momente me të cilat po lufton tani Real Madridi, që të mos kthehen në “fantazma” në ndeshjen më të rëndësishme që ka luajtur deri tani me fanellën e bardhë.
    Në disa momente të sezonit, Mbappé ka kaluar situata delikate, por gjithmonë ka arritur të ngrejë kokën, me mbështetjen e klubit, trajnerit dhe shokëve të skuadrës. I është kujtuar se ky është Real Madridi dhe përgjigjja e tij ka qenë gjithmonë pozitive ndaj thirrjeve të klubit. Florentino Pérez udhëtoi me skuadrën dhe ishte pranë lojtarëve, me një mesazh të veçantë për francezin.
    Trajneri e pranoi në konferencë për shtyp se vlera e Mbappé qëndron te golat, foli edhe për faktin nëse vrapon apo jo, por më pas kërkoi përkushtim si prej tij, ashtu edhe nga të tjerët. Kjo nuk do të thotë që ai duhet të vrapojë nga minuta e parë në të fundit në çdo ndeshje, por duhet të ndikojë me golat.
    Tani, ajo që i ka kërkuar klubi është të harrojë dhe të lërë pas të gjitha problemet. Sfida që i është vënë përpara është të fitojë Champions League. Dhe kjo kalon nga përmbysja e Arsenalit dhe lënia pas e fyerjes së pësuar në “Emirates”.

  • Arsenal–Real Madridi, flet Ancelotti: Kritika? E rëndësishme është që Florentino të mos lodhet me mua

    Arsenal–Real Madridi, flet Ancelotti: Kritika? E rëndësishme është që Florentino të mos lodhet me mua

    Sonte në orën 21:00, Real Madridi do të sfidojë Arsenalin në “Emirates Stadium” të Londrës për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp në prag të sfidës.
    A do të fitojë Real Madridi tituj këtë sezon?Mendoj se po, përndryshe nuk do të isha këtu, do të merrja parasysh një pushim. Duhet të përpiqesh dhe pastaj, nëse gjithçka shkon mirë, fiton. Nëse jo, mendon për sezonin tjetër.
    Si i analizoni goditjet standarde, një pikë e dobët për Realin këtë sezon?Arsenali është shumë i rrezikshëm në goditjet standarde, do të përpiqemi të mbrohemi sa më mirë. Sidoqoftë, edhe ne mund të jemi të rrezikshëm kur kemi goditje standarde. Ky do të jetë një aspekt shumë i rëndësishëm në këtë ndeshje.
    Si i pritët kritikat pas humbjes ndaj Valencias?Nuk mund të mendojmë për kritikat kur kemi një ndeshje çdo tri ditë. E kemi analizuar atë ndeshje, tani është momenti të përgatitemi mirë për këtë sfidë Champions-i. Janë 90 minuta shumë të rëndësishme, jo vendimtare, sepse kemi edhe 90 të tjera në ‘Bernabéu’, para tifozëve tanë.
    Si ju dukën fishkëllimat ndaj Vinicius?Nuk kam folur me të për këtë. E di shumë mirë që mund të kishte luajtur më mirë. Sidoqoftë, sonte pres të bëjë një ndeshje të madhe.
    Martin Ødegaard është një ish i Real Madridit, që tani është lider tek Arsenali…Nuk kishte hapësirë për të te Real Madridi, që të tregonte cilësitë reale. Ai vendosi të largohej për të pasur mundësi të luante diku tjetër. Tani është te një nga klubet më të mira, luan në Ligën e Kampionëve. Është shumë i ri, talenti që ka sot është i njëjti që kishte në moshën 16-vjeçare. Që atëherë ka treguar karakterin dhe guximin për të dalë përpara dhe për t’u bërë një nga më të mirët në Europë.
    Sa vlen përvoja e lojtarëve në Ligën e Kampionëve?Përvoja në këtë turne është shumë e rëndësishme. Të kesh njohuri do të thotë të mos kesh frikë nga këto ndeshje, nga ky presion. Kjo ndihmon edhe lojtarët e rinj.
    A mund të flasim që tani për të ardhmen tuaj?Nuk e di nëse janë lodhur me mua, ndoshta…, por ajo që ka rëndësi është që personi më i rëndësishëm (Florentino Pérez) të mos lodhet. Ajo që mund të ndryshojë gjithçka është pikërisht kjo: që njeriu më i rëndësishëm i këtij klubi të mos lodhet me mua.

  • Çmenduria/ Real Madridi tronditet dhe humbet në kohën shtesë nga Valencia, titulli mbetet në duart e Barcelonës (VIDEO)

    Çmenduria/ Real Madridi tronditet dhe humbet në kohën shtesë nga Valencia, titulli mbetet në duart e Barcelonës (VIDEO)

    Real Madridi ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e sotme. Madrilenët kanë humbur në shtëpi nga Valencia në shifrat 1-2. Askush nuk e priste një gabim të tillë të ekipit të Ancelotit, që tani i lë shansin e artë në duar Barcelonës
    Një ndeshje që nisi keq për vendasit pasi Vinicius Junior humbi një penallti në minutën e 13. Vetëm tre minuta më vonë, Dikhaby do të shënonte për Valencian. Reali do të barazonte në minutën e 21, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
    Megjithatë në minutën e 50 Vinicius barazoi duke krijuar idenë e një përmbysje të lehtë për Realin. Në kohën shtesë, më saktë në minutën e 5 të shtesës, Duro shënoi golin e 2 të Valencias, 1-2. Pas kësaj humbje, Reali mbetet 3 pikë pas Barcelonës dhe një ndeshje më shumë të luajtur. Nëse Barcelona fiton sot në mbrëmje ndaj Betis, atëherë do të shkonte në gjashtë pikë para Realit. /Sport Ekspres/

     
     

  • Largim nga Real Madridi në rast të tripletës? Ancelotti “driblon” me përgjigjen aspak diplomatike…

    Largim nga Real Madridi në rast të tripletës? Ancelotti “driblon” me përgjigjen aspak diplomatike…

    “Largim në rast të tripletës? Nuk do të jem unë, personi që thotë se po largohem”. Carlo Ancelotti është treguar i qartë; e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë. Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Valencias, trajneri italian ka theksuar se nuk do të jetë ai që do të largohet nga Real Madridi.
    Fokusi, pra, te fusha e lojës dhe ndeshjet e mbetura të sezonit: “Është e vërtetë që jemi përmirësuar në aspektin kolektiv. Mendoj se ndaj Real Sociedad, Alaba zhvilloi një ndeshje të mirë. Për shkak të qëndrimit që patëm në mbrojtje, – ka theksuar trajneri duke u rikthyer te Kupa e Mbretit, – nuk meritonim të pësonim 4 gola.
    Këtë vit kemi shumë më tepër efikasitet në sulm falë ardhjes së Mbappé, që ka shënuar 33 gola, si dhe pak më shumë vështirësi prapa. Kjo është normale. Kur duhet të zgjedhësh diçka, mund të ndodhë. Ne menduam të kishim këtë efikasitet sulmues dhe të bënim pak më shumë punë kolektive në fazën mbrojtëse”.
    Ndeshja kundër Valencias, pra, nuk do të jetë e lehtë për merenguesit: “Jemi mirë, natyrisht që kam disa dyshime për formacionin, por skuadra ka motivimin e duhur. Jemi të vetëdijshëm që Valencia po bën shumë mirë, e dimë që ky do të jetë një moment shumë delikat i sezonit për ne”.

  • KUPA E MBRETIT | Rudiger fluturon dhe vulos kualifikimin, asist magjik nga Arda Guler (VIDEO)

    KUPA E MBRETIT | Rudiger fluturon dhe vulos kualifikimin, asist magjik nga Arda Guler (VIDEO)

    Real Madridi ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, duke eliminuar Real Sociedadin me rezultat të përgjithshëm 5-4. Ndeshja dramatike u vendos në kohën shtesë nga Rudiger, i cili me kokë barazoi shifrat 4-4 në “Bernabeu”, ku dukej sikur nuk kishte fund gjysmëfinalja e kthimit.
    Pas vetëm 16-të minutash lojë, Ander Barrenetxea kaloi mysafirët në epërsi me asistimin e Pablo Marin. Por, Endrick i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur në minutën e 30-të.
    Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minuat e dytë kishte një dramë të vërtetë. Në minutën e 72-të, David Alaba realizoi auto-gol, për t’ia kthyer epërsinë Real Sociedadit.
    Tetë minuta më vonë, Takefusa Kubo asistoi te Mikel Oyarzabal, për rezultatin 3-1, serish me Alaba protagonist, qe devijoi ne poren e tij e topin.  Mirëpo për katër minuta, Real Madridit bëri mrekullinë, duke shënuar dy gola.
    Fillimisht, Jude Bellingham (82’) shënoi për 3-2 nga një asistim i Vinicius Junior, ndërsa katër minuta më vonë Aurelien Tchouameni i barazoi shifrat në 3-3 me asistimin e Rodrygos.
    GOLI I 1-2 I SOCIEDAD (VIDEO)
    GOLI I 1-3 I SOCIEDAD (VIDEO)
    GOLI I 3-4 I SOCIEDAD (VIDEO)
    Mysafirët nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në epërsi me golin e Oyarzabal (90+3′), për t’ia kthyer epërsinë Sociedadit për 4-3. Ndeshja shkoi në shtesa, ndërsa Los Blancos treguan përvojën e tyre.
    Real Madridi kaloi në finale falë golit me kokë nga Antonio Rudiger, që shënoi në minutën e 115-të, me asistimin e Arda Guler. Në finale, Real Madridi do të përballet me fituesin e duelit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.
    GOLI I RUDIGER – VIDEO

  • Reali i Madridit “hap thesin” e shpërblimeve, 250 mijë euro për kokë për eliminimin e Atletikos

    Reali i Madridit “hap thesin” e shpërblimeve, 250 mijë euro për kokë për eliminimin e Atletikos

    Adriatik BALLA
    Klubi i Realit të Madridit jep shpërblime për sukseset e grupit më shumë nga çdo skuadër tjetër, ndaj dhe konsiderohet “klub mbretëror”. Kështu, Reali i Madridit fitoi Ligën e Kampionëve më 1 qershor të vitit të kaluar me një fitore 2-0 ndaj Borusia Dortmund në “Uembli. “Marka” tani zbulon shumën e bonusit të paguar për lojtarët e Real Madridit për këtë sukses. “Florentino Perez pagoi çdo lojtar të Real Madridit një bonus prej 900 mijë eurosh për fitimin e Ligës së Kampionëve. Në total Real Madridi ka paguar 40 milionë euro për lojtarët dhe trajnerët sezonin e kaluar si shpërblime për të gjithë trofetë e fituar”, shkruan “Marca”. Për kujtesë, Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës sezonin e kaluar.
    Sa i përket këtij sezoni, Miguel Angel Diaz, gazetar i Cope, i cili është shumë i njohur për situatën në Real Madridi, njoftoi javën e kaluar se, me vendim të presidentit Florentino Perez, të gjithë lojtarët e Realit morën një bonus prej 250 mijë eurosh për eliminimin e Atletikos Madridit dhe kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku i pret Arsenali. Lojtarët e Real Madridit mund të fitojnë bonuse edhe më të mëdha këtë sezon se vitin e kaluar. Kjo pasi Real Madridi është në garë për të tre trofet kryesore në fund të sezonit – La Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit. Real Madridi nuk i ka fituar kurrë tre trofe. Ndërkohë, referuar mediave spanjolle, Antonio Rudiger ka qenë një lojtar kyç në mbrojtjen e Real Madrid që nga arritja e tij, por vazhdimësia e tij në afat të mesëm nuk duket më aq e sigurt. Edhe pse mbrojtësi gjerman ka shprehur dëshirën për të përmbushur kontratën e tij me ekipin e bardhë, deklaratat e tij të fundit për një mundësi rikthimi në Serie A kanë shkaktuar disa shqetësime brenda ambientit të Madridit. Klubi vlerëson performancën dhe udhëheqjen e tij në mbrojtje, por nuk përjashton mundësinë e transferimit të tij nëse krijohen kushtet e duhura.
    Një nga arsyet që mund ta shtyjnë Madridin të hapë derën është planifikimi i ardhshëm që tashmë po hartohet nga menaxhimi sportiv. Shfaqja e Raul Asencio, së bashku me rikthimin e pritur të Eder Militao pas lëndimit të tij të rëndë, ndryshon peizazhin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm. Për më tepër, ka një interes në rritje për Dean Huijsen, një talent të ri nga Bournemouth, i cili ka një profil që i përshtatet asaj që kërkon klubi për të forcuar mbrojtjen e tij për të ardhmen. Në këtë kontekst, largimi i Rudiger mund të hapte hapësirë dhe të lehtësonte përfshirjen e holandezit, ndërkohë që do të mundësonte gjithashtu një angazhim të fortë për zhvillimin e lojtarëve të rinj.
    Për më tepër, siç raportohet nga Defensa Central, kanë mbërritur oferta shumë joshëse nga Arabia Saudite për mbrojtësin gjerman, dhe edhe pse ai ka pranuar se është i lumtur në Madrid, nuk e ka përjashtuar mundësinë për një aventurë në një kampionat tjetër. Me të gjithë këta faktorë në tavolinë, nuk do të ishte e çuditshme nëse Real Madrid do të merrte seriozisht në konsideratë shitjen e Rudiger në verën e ardhshme dhe të vazhdonte përparimin në rinovimin e linjës së tij të mbrojtjes.