Tag: madrid

  • Arabia Saudite mbledh “tepricat” e Real Madrid dhe Barcelona, tri lojtarë gati për transferimin

    Arabia Saudite mbledh “tepricat” e Real Madrid dhe Barcelona, tri lojtarë gati për transferimin

    5 Dhjetor 2025

    8:49

    Telesport

    Një zyrtar i lartë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka zbuluar interesin për të nënshkruar me Robert Lewandowski, Antonio Rüdiger dhe David Alaba verën e ardhshme, duke vendosur një limit pagash midis 25 dhe 35 milionë eurove.
    Këto marrëveshje janë pjesë e projektit Saudi Vision 2030, siç raportohet nga mediat vendase. Milan është gjithashtu i interesuar për sulmuesin polak të Barcelonës, kontrata e të cilit skadon këtë verë.
    Gjithsesi, kuqezinjtë as nuk mund t’i afrohen këtyre shifrave që vijnë nga Arabia, por do të ofronin një skenar sportiv më tërheqës, veçanërisht nëse kualifikohen për Champions League të sezonit të ardhshëm.
    Edhe dy lojtarët e Real Madrid duket se janë drejt fundit të aventurës së tyre me fanellën “los blancos”. Dëmtimet e shpeshta duket se e bëjnë të detyrueshëm largimin e tyre, në kërkim të një aventure të re.

  • Mbappe dhuron spektakël, “gjeli” realizon “dopietë” ndaj Bilbaos, feston Alonso: Ishte jetike

    Mbappe dhuron spektakël, “gjeli” realizon “dopietë” ndaj Bilbaos, feston Alonso: Ishte jetike

    Real Madrid nuk lejon Barçën të “arratiset”, del me 3 pikë nga “San Mames” pas suksesit 0-3, një fitore e madh që erdhi në momentin më kritik, në një kohë kur ekipi i Alonsos kishte 3 javë që nuk fitonte në La Liga. Reali i falet edhe një herë një super Kylian Mbappe, me “bomberin” francez që dhuroi spektakël duke realizuar një “dopietë” shumë të bukur.
    7 minuta lojë i mjaftuan “gjelit” më të famshëm për të shënuar golin e parë. Një aksion personal, i ideuar dhe finalizuar po vetë me shumë klas. Bëri pjesën e tij në këtë takim edhe portieri Courtois, me belgun që mbajti në lojë avantazhin e Realit me një super pritje në minutën e 30-të. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, Mbappe dhuroi një asist të pastër me kokë për Camavinga-n me këtë të fundit që e kishte të lehtë të devijonte topin në portën e boshatisur.

    Në fraksionin e dytë, ishte sërish Mbappe që me një goditje të fortë nga distanca kompletoi “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë për Realin. Ky ishte goli i 16-të këtë sezon për Mbappe, plus 4 asiste, shifra me të vërtetë fantastike. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Realin që ngushton diferencën në vetëm një pikë me Barcelonën kryesuese.
    Buzëqesh më në fund edhe Xabi Alonso, për teknikun e Real Madrid ky sukses ishte thelbësor pas një ecurie jo pozitive: “Ishte një ndeshje e rëndësishme pasi kërkonim me çdo kusht të thyenim ecurinë negative. Ekipi zhvilloi një ndeshje shumë kompakte. Kylian Mbappe? Po kalon një moment optimal, ka një bashkëpunim shumë të mirë me Vinicius”, u shpreh Alonso.

  • Shpëton Alonso, Real me fitore bindëse në një fushë tejet të vështirë. SUPER MBAPPE (video)

    Shpëton Alonso, Real me fitore bindëse në një fushë tejet të vështirë. SUPER MBAPPE (video)

    Real Madrid ka fituar 0-3 në transfertën ndaj Atheltic Bilbao në “San Mames”. Madrilenët gjetën avantazhin që në minutën e 7-të.
    Pas një asisti të marrë nga Alexander-Arnold, i pari për të në La Liga, Kylian Mbappe tregon gjithë klasin e tij, duke marrë i vetëm topin pak më shumë se nga gjysma e fushës dhe pasi shmang bukur tre nga lojtarët vendas, dërgon topin në portën e Unai Simon. Me golin e shënuar sot, Kylian Mbappe ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldo të vitit 2012 me MË SHUMË gola në një vit kalendarik (61 gola).
    Në minutën e 30-të, Alex Berenguer humbi një shans të artë për të barazuar shifrat, por Thibaut Courtois u tregua i jashtëzakonshëm me pritjen e tij. Në minutën e 38-të, Vinicius Junior humbet po ashtu një rats ideal për të dyfishuar shifrat.
    Në minutën e 42-të, vjen goli i dytë i Real Madridit, pas një aksioni të gjatë dhe në fund Mbappe asiston me kokë, Eduardo Camavinga po ashtu dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për madrilenët.
    Në minutën e 59-të, Mbappe shënon një gol spektakolar me një goditje klasi nga distanca. Rezultati final, 0-3 për Real Madrid, që rikthehet te fitorja pas 3 barazimesh rresht dhe iu jep fund zërave për një shkarkim të Xabi Alonso-s, në rast se nuk do fitonte sot.
    SHIHGOLIMBAPPE
    SHIHGOLICAMAVINGA
    SHIHGOLIMBAPPE2

  • Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

    Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

    Lotët e Flick me sa duket bëjnë efekt, me djemtë e tij që reagojnë dhe sigurojnë një fitore të madhe përballë Atletico Madrid, një sukses 3-1 me përmbysje që i lejon të arratisen në krye në kuotën e 37 pikëve, për momentin +4 në raport me Real Madrid. Në “Camp Nou”, Atletico Madrid i kapi “mat” në minutën e 19-të, me një kundërsulm të shpejtë, ku pozicioni jashtë lojë i Flick nuk funksionoi.
    Baena me një finalizim plot klas dërgoi topin në rrjetë, por u desh pak kohë për të festuar plotësisht pasi gjyqtari i takimit u detyrua të rishikonte aksionin në VAR. Të shtyrë nga tifozët, Barça reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të, Pedri futi një top fantastik në zonë për Raphinha, me brazilianin që tundi rrjetën duke barazuar shifrat në 1-1. Pak minuta më vonë, Dani Olmo fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, por nga pika e bardhë Robert Lewandowski gjuajti aq kaq sa e dërgoi topin në tribunë, për fat Hansi Flick as që e mori mundimin të shihte ekzekutimin e polakut.

    Në fraksionin e dytë, Barcelona mori kontrollin total të lojë dhe në minutën e 64-ët, Dani Olmo me një veprim shumë të bukur në zonë përmbysi rezultatin në 2-1 duke bërë që tifozët në “Camp” Nou të shpërthenin në festë. Goli i tretë dhe i qetësisë erdhi vonë, në minutën e 96-të, me Ferran Torres që mbylli llogaritë me Atletico Madrid.

    Hansi Flick, trajneri i Barçës shijon këtë sukses ndaj Atletico-s: “Mendoj se paraqitja jonë ishte e një tjetër niveli. Luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer, luftuan së bashku, dhe kjo ishte e qartë, ishim fantastik. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve”, u shpreh Flick. Nuk e bën dramë këtë humbje Diego Simeone: “Jam shumë i qetë, i lumtur me atë që dhanë djemtë. Kjo paraqitje do të na lejojë të përmirësohemi, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Bilbaos, do të jetë e vështirë”, u shpreh Simeone.

  • “Galaktiku” i radhës do të vijë nga Anglia, Real Madrid përgatit 150 milionë euro për transferimin historik

    “Galaktiku” i radhës do të vijë nga Anglia, Real Madrid përgatit 150 milionë euro për transferimin historik

    2 Dhjetor 2025

    20:32

    Telesport

    Tashmë nuk është më sekret që verën e ardhshme, Real Madrid do të bëjë një përforcim “big” në mesfushë. Deri më tani janë përmendur shumë emra të njohur si Vitinha, Enzo Fernandez apo Alexis Mac Allister.
    Pavarësisht peshës dhe nivelit të jashtëzakonshëm të emrave të përmendur më sipër, Real Madrid po kërkon një tjetër profil mesfushori, i cili të jetë i aftë të mbajë “çelësat” e mesfushës dhe emri i përzgjedhur nga madrilenët është pikërishr Declan Rice.
    Anglezi po shkëlqen tek Arsenal, ku padyshim është një lojtar “kyç” për “Topçinjtë” dhe është e vështirë që ata të heqin dorë prej tij. Megjithatë, një klub si Real Madrid ka treguar që gjithmonë e arrin atë që do në merkato. Sipas medieve spanjolle, Real Madrid po përgatit një ofertë historike për klubin, plot 150 milionë euro për të bindur Arsenalin për të lënë të lirë Declan Rice.

  • Te Barcelona i bën gati fanellën dhe vendin në formacion, Real Madrid planifikon transferimin e bujshëm

    Te Barcelona i bën gati fanellën dhe vendin në formacion, Real Madrid planifikon transferimin e bujshëm

    2 Dhjetor 2025

    19:37

    Telesport

    Asgjë të re nga “telenovela” Vinicius Junior-Real Madrid. Braziliani dhe drejtuesit e klubit madrilen nuk kanë arritur ende marrëveshjen për një rinovim të mundshëm të kontratës, duke shtuar gjithmonë e më shumë mundësitë për një largim të mundshëm të sulmuesit gjatë merkatos së ardhshme verore.
    Ndërkohë, mediet spanjollë zbulojnë se Real Madrid ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Vinicius Junior, në rast largimi të brazilianit dhe është pikërisht Nico Williams. Anësori spanjoll ishte shumë pranë transferimit te Barcelona gjatë verës së kaluar dhe kur të gjithë prisnin zyrtarizimin te katalanasit, ai zgjodhi të rinovonte me Athletic Bilbao.
    Por, e ardhmja e 22-vjeçarit mund të ndryshojë këtë verë. Real Madrid është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të Nico Williams që është 100 milionë euro. Sulmuesi anësor është gati të bëjë hapin e madh në karrierë dhe Madridi mund të jetë destinacioni i tij i ri nga vera e ardhshme.

  • Ylli prej “qelqi” i Real Madridit dëmtohet sërish, do të mungojë të paktën 3 javë

    Ylli prej “qelqi” i Real Madridit dëmtohet sërish, do të mungojë të paktën 3 javë

    2 Dhjetor 2025

    17:00

    Telesport

    Nuk ka fund kalvari i gjatë i dëmtimeve të Ferland Mendy. Klubi madrilen ka bërë me dije se mbrojtësi francez ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë, duke mos qenë dot i gatshëm për Xabi Alonso-n. Zakonisht të tilla dëmtime duan 3-4 javë kohë rikuperimi.
    Që nga momenti kur është transferuar te Real Madrid e deri më sot, Ferland Mendy ka qenë i dëmtuar për 631 ditë, duke munguar në 113 ndeshje. Mendy është përfolur shpesh për një largim nga Real Madrid, por për shkak interesi të ulët ndaj tij, por edhe nga vetë refuzimet e francezit, në fund ka qëndruar sërish te “Los Blancos”.
    Kontrata e francezit me klubin madrilen skadon në vitin 2028, por në Madrid presin që ai të largohet gjatë verës së ardhshme. E ardhmja e tij pritet të jetë larg Europës, me shumë gjasa në Arabinë Saudite ose edhe në MLS.

  • Camavinga “lodhet” me Alonson, afër largimit nga Real Madrid. Destinacioni i ri mund të jetë Liverpool

    Camavinga “lodhet” me Alonson, afër largimit nga Real Madrid. Destinacioni i ri mund të jetë Liverpool

    1 Dhjetor 2025

    16:20

    Telesport

    Eduardo Camavinga është një nga yjet e Real Madridit i pakënaqur me Xabi Alonso-n. Francezi nuk është më një titullar i rregullt dhe ndaj nuk do të ishte aspak befasi nëse vendosë të largohet nga Madridi.
    “CaughtOffside” zbulon se Liverpool interesohet shumë për mesfushorin francez dhe gjatë merkatos së janarit do të paraqesë një ofertë zyrtare rreth 60 milionë euro. Arne Slot e pëlqen shumë Camavinga-n dhe e sheh atë si profilin ideal për të plotësuar mësfushën e Liverpool-0it, repart që ka shfaqur jo pak probleme këtë sezon.
    Në anën tjetër, te Real Madrid nuk e kanë me ngut shitjen e francezit dhe do të lejojnë largimin e tij vetëm nëse vjen oferta e duhur ekonomike. Kontrata aktuale e Camavinga-s me klubin madrilen skadon në vitin 2029, dhe në rast se nuk ndodh largimi gjatë merkatos së janarit, me shumë mundësi do të ndodhë verën e ardhshme, gjithmonë nëse Xabi Alonso nuk largohet para tij.

  • Reali harron si fitohet, i ndal edhe Girona, por Alonso nuk dorëzohet: Sezoni është i gjatë, do rikthemi (VIDEO)

    Reali harron si fitohet, i ndal edhe Girona, por Alonso nuk dorëzohet: Sezoni është i gjatë, do rikthemi (VIDEO)

    Fillimisht Rayo, më pas Elche dhe së fundmi Girona, 3 të dhëna përbëjnë një fakt, fakt është që Real Madrid po kalon një krizë të vërtetë, ku në Spanjë nuk njohin fitore prej 3 ndeshjeve radhazi, 6 pikë të lëna ndaj 3 rivalëve të lehtë në letër, një ecuri negative që i detyron të lëshojnë kreun, tashmë “pronë” e Barcelonës.
    Ekipi i Alonso zhgënjeu sërish ku nuk shkoi më shumë se një X 1-1 përballë Girona. Reali gjeti golin e avantazhit me të përhershmin Mbappe, por gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për prekje të topin me dorë nga francezi. Vendasit i tronditën në fundin e pjesës së parë, ku Ounahi me një goditje fantastike kaloi Girona në avantazh.

    Në fraksionin e dytë, në minutën e 67-të ishte Vinicius që fitoi një 11-metërsh, ndërsa nga pika e bardhë, Mbappe u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Reali tentoi në çdo fortë, deri në frymën e fundit për të gjetur golin e fitores, por pa sukses. Pas këtij hapi fals, Real Madrid zbret në vendin e dytë në kuotën e 33 pikëve, një më pak se Barcelona kryesuese.

    Vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit janë shifra shqetësuese, aq sa në Spanjë kanë filluar duke vendosur në dyshim stolin e Alonso, por trajneri i Real Madrid ka besim se ekipi i tij do të rikthehet në garë: “Asgjë nuk ka mbaruar, sezoni është ende i gjatë, ne duhet të vazhdojmë të shohim përpara. Edhe në këtë takim krijuam shumë raste, mbi të gjitha në fraksionin e dytë, por na mungoi prekja fituese”, u shpreh Alonso.

  • Real Madrid shpëton nga disfata falë një penalltie dhe humb vendin e parë (video)

    Real Madrid shpëton nga disfata falë një penalltie dhe humb vendin e parë (video)

    Real Madrid ka marrë barazimin e tretë rresht në La Liga, pasi sot nuk shkoi më shumë se shifrat 1-1 në transfertën ndaj Girona. Minutat e para ishin disi të mërzitshme, me një lojë të vakët dhe me pak raste nga të dy ekipet, por minutat e fundit të pjesës së parë ishin vërtet të bukura.
    Në minutën e 40-të, Real Madrid gjen golin me të zakonshmin Kylian Mbappe, i cili shënon pas një rrëmuje në zonë. Festa e madrilenëve shkon kot, pasi ndërhyn VAR dhe goli anullohet për prekje të topit me dorë nga Mbappe, para se ta dërgonte atë në rrjetë.
    Vetëm pak minuta më pas, Girona gjen avantazhin me golin e bukur të Azzedine Ounahi, pas asistit fantastik nga Tsygankov. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0.
    Vendasit e nisin më mirë pjesën e dytë, ku Vladyslav Vanat kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 56-të, por Thibaut Courtois tregohet i jashtëzakonshëm me pritjen e tij dhe shpëton madrilenët nga goli i dytë.
    Barazimi i madrilenëve do të vinte në minuten e 66-të nga Kylian Mbappe. Francezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Vinicius Junior, pas një faulli ndaj tij brenda në zonë.
    Në minutën e 80-të, Real Madrid pretendon për një tjetër penallti, këtë herë për faull ndaj Rodrygo-s, por arbitri vazhdon lojën normalisht. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, sfida mbyllet 1-1.
    Pas këtij barazimi, Real Madrid humb vendin e parë dhe tani gjendet në vendin e dytë me 33 pikë, me një pikë më pak se Barcelona. Villarreal renditet i treti me 32 pikë, Atletico Madrid mbyll katërshen e parë me 31 pikë. Ndërkohë që Girona renditet në vendin e 18-të me 12 pikë.
    SHIHGOLAT