Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë të ditur në rrjetin e tij social ‘facebook’, sloganin e protestës madhështore të thirrur për votën e qytetarëve këtë të shtunë. “Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri”, ka shkruar Berisha.
Berisha paralajmëroi protestë pas rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i konsdideroi më të manipuluarat në historinë e pluralizmit shqiptar.
“Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind. Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara.
Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit. Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën. Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi.
Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”, u shpreh Berisha.
Tubimi do të mbahet në datë 16 në bulevardin “Zogu i Parë”, pikërisht në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Tag: madhështorë
-

Protesta Madhështore më 16 maj/ Kreu i PD-së, Sali Berisha zbulon sloganin…
-

Meta: Shqipërisë madhështore i shkonte vetëm një miting madhështor, populli i çliruar do të votojë plebishitarisht më 11 maj
Presidenti i Partisë së Lirisë dhe kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Ilir Meta, ka komentuar përmbylljen e fushatës elektorale përmes një postimi në Facebook. Ai u shpreh se Shqipërisë madhështore i shkonte vetëm një miting madhështor fitoreje dhe kjo ndodhi sot.
Sipas Metës, kjo do të mbetet një ditë historike për shqiptarët. Ai deklaroi se çdo qytetar ndjeu ndryshimin dhe fitoren që në këtë moment. Meta theksoi se më 11 maj, populli do ta vulosë këtë fitore në kutitë e votimit. Ai e konsideroi këtë proces si një votim plebishitar të një populli të çliruar.
Postimi i plotë:
Shqipërisë madhështore i shkonte vetëm një miting madhështor fitoreje dhe kjo ndodhi.
Sot Shqipëria shkruajti historinë.Çdo shqiptar e përjetoi që sot ndryshimin dhe fitoren.
11 maji është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar.https://www.facebook.com/share/v/1C5iU7zqYg/
-

Këlliçi: 11 maj është dita e Shqipërisë Madhështore, të grisim pasaportën e rrënimit që prodhoi Edi Rama këto 12 vite
Këlliçi: 11 maj është dita e Shqipërisë Madhështore, të grisim pasaportën e rrënimit që prodhoi Edi Rama këto 12 viteNë mbyllje të fushatës elektorale në Tiranë, drejtuesi politik i qarkut, Belind Këlliçi, mbajti një fjalim të fuqishëm përpara mbështetësve demokratë. Ai e nisi me thirrjen për bashkim dhe krenari, duke theksuar se “Shqipëria do të jetë një vend më i mirë, dhe kjo është vepra juaj”.
Këlliçi kujtoi krizën e katër viteve më parë dhe ngritjen e opozitës nga ajo që e quajti një natë e gjatë e errët. Ai akuzoi Edi Ramën për shkatërrimin e vendit, ekonomisë dhe shpresës, ndërsa e cilësoi qeverisjen e tij si një “eksperiment makabër.” Në fjalimin e tij, Këlliçi premtoi zbatimin e një programi konkret brenda 100 ditëve nga fitorja e PD.
Fjala e Këlliçit
Të dashur miq, motra dhe vëllezër, demokratë dhe qytetarë të lirë të Shqipërisë!
Ja ku mbërritëm krenarë në orët e marshimit final drejt fitores. Mbërritëm plot entuziazëm në çastin historik të ndarjes së dy epokave.Prezenca e juaj madhështore, është dëshmia e forcës sonë dhe prova e besimit tuaj.
Pas 48 orësh, Shqipëria do të jetë një vend më i mirë.Dhe kjo është vepra Juaj!Ju do ta bëni të tillë!Ju, qytetarët e lirë që rezistuat.Ju, që e kthyet dëshpërimin në shpresë,shpresën në valë,valën në frymëdhe frymën në fitore.
Katër vite më parë prekëm fundin!Shqipëria u kap nga mafia.Krimi dhe korrupsioni morën një mandat të ri.Opozita u shpërbë nga sekti famëkeq i rilindjes.Pluralizmi rrezikoi zhdukjen.
Por ashtu si nata më e gjatë, që gdhin një ditë, u duk edhe rrezja e parë e agut.
Lindi një thirrje nga një foltore.U bë zë.U bë valë.U bë frymëPër të sfiduar thuajse të pamundurën!Për të ngjallur shpresën!Për ti provuar mbarë botës se ne, Partia Demokratike e Shqipërisë, jemi partia që të pamundurën e bëjmë realitet.
Mirënjohje pafund, demokratëve e qëndrestarëve të cilët në këto 4 vite sprovash, padrejtësish, betejash dhe goditjesh, me një vetëmohim të pashembullt, shpëtuan PD, shpëtuan opozitën shqiptare dhe i dhanë shpresë një populli të tërë!
Miqtë e mi,
Kjo nuk është thjeshtë një betejë politike. As ora e fatit të një partie apo individi.
Kjo është lufta e duhur për dinjitetin tonë.Për demokracinë, për Shqipërinë tonë.Për të ardhmen që vendosim ne, jo për atë që donin të na impononin si një eksperiment të madh.
Eksperiment që synon shkatërrimin e shqiptarëve.
Provat janë aty, më të larta se kullat fantazmë të shijes monstruoze të një individi.
Edi Rama në 12 vite, i qëndroi besnik atij eksperimenti, prodhoi vetëm një gjë: shkatërrim.
Na shkatërroi 12 vite të shtrenjta jete.shkatërroi ekonominë,shkatërroi familjet,shkatërroi Shqipërinë.Detyroi 1 milionë shqiptarë të largohen.Detyroi profesionistët të ikin.Detyroi të rinjtë të marrin rrugët e të rrezikojnë edhe jetën si të iknin nga një vend lufte.
Por ai bëri edhe më shumë:Pati një ide edhe më të rrezikshme.Të klononte këtë shoqëri.Të deformonte genin.Të jetësonte eksperimentin makabër, duke na mësuar:
Se vjedhja është punë.Se krimi është karrierë.Se varfëria është stil jetese.Se bandat janë integrim.Se droga është shërim.Se diktatura është ajo çfarë meritojmë.Se antivlera është vlerë.
Ky ishte plani i tij, të na bëjë të durojmë, atë që na shkatërron.Përndryshe të largohemi.
Por të dashur miq.
Shqiptarët u zgjuan, Zoti që i bekoi me natyrën, ua do shpirtin!Ndaj e gjetën njëri-tjetrin, të ngjashmin dhe u ngritën.Shqiptarët e kuptuan se vota nëse mbrohet, shndërrohet në armë!
Nëse ka ndonjë sot që mendon se vota nuk i vlen, i them kujtohu:
Ata që të vodhën, të tmerruan dhe të tallën, llogaritë i bënë pikërisht me heshtjen tënde.Ky qe kushti i vetëm që eksperimenti të kish sukses.Por ne nuk jemi kavie.Boll më!
Shqipëria e së nesërmes nuk do të ndërtohet mbi gënjeshtra e premtime, por mbi rezultate.
Programi i Partisë Demokratike është i realizueshëm, i prekshëm për vetëm 100 ditë. Për çdo grupmoshë, komunitet e çdo shqiptar.Me fitoren e PD pas 11 Majit,
Vendoset minimumi jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar
Rriten pensionet me 20%
Rroga minimale rritet në 500 euro
Rroga mesatare rritet në 1200 euro
Karta e Konsumatorit do hyjë në fuqi, duke i kursyer 450 euro në vit çdo pensionisti apo qytetari që jeton me minimum jetik.
Do ketë pagesë kujdestarie dhe sigurimesh për personat me aftësi të kufizuar.
Cmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë për kwh.
Cmimi i naftës do të ulet me 35%
Do të falen të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin e pijshëm.
Miqtë e mi,
Fitorja jonë nuk është fundi, por vetëm fillimi.
Meritokracia, transparenca e llogaridhënia do të rikthehen në limfën shtetare si përbërësit jetikë të shtetit ligjor dhe demokracisë.
Kjo nuk është fitorja e një partie politike, por e Shqipërisë, jo asaj të parcelave me hashash, inceneratorëve fantazmë, krimit në pushtet, emigracionit masiv, skemave 5D apo 5B.
Kjo nuk është vetëm një zgjedhje.Është një çlirim.Është një kthesë.Është dita jonë.Është dita e Shqipërisë Madhështore, mbi pasaportën e rrënimit që prodhoi Edi Rama këto 12 vite.
Faleminderit!
-

“Lejimi i udhëtimit të Berishës në SHBA”/ Rama: Këneta sheh ëndrra madhështore
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar Sali Berishën, duke thënë se “mendoi se vërtet ia hoqën damkën”, referuar lajmeve se kreu i PD-së mund të udhëtojë në SHBA.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo ishte një tallje, duke theksuar se “mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari”. Kryeministri thekson se këto janë trushpëlarje që Berisha i kë bërë të gjithëve në këto vite.
“Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”, shkruan Rama.
Postimi i kryeministrit Rama
“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…
Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”
-

Rama ironizon Berishën për lajmin se mund udhëtonte në SHBA: Këneta sheh ëndrra madhështore!
Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme kryedemokratin Sali Berisha në lidhje me një lajm të publikuar në media se “Berisha mund të udhëtonte në SHBA”.
“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin USA“, shkruan kryesocialisti Edi Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një video ironizuese për Berishën. -

Mediu: Rama nuk njeh limite, më 11 maj do t’i themi mjaft!
Mediu: Rama nuk njeh limite, më 11 maj do t’i themi mjaft!
mbyllje të fushatës elektorale në Elbasan, kreu i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një takim me qytetarët, ku mori pjesë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Në fjalën e tij, Mediu theksoi se Shqipëria është madhështore sepse ka njerëz madhështorë.
Ai përmendi disa nga zërat e rinj të fushatës si Enxhi Turku dhe Daniela, duke i cilësuar frymëzim për vendin. Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se përbuz qytetarët dhe i sheh ata si numra në funksion të pushtetit.
“Shqipëria është madhështore sepse ka njerëz madhështorë.
Kur dëgjoj Enxhi Turkun, mendimin e saj, kur dëgjoj emocionet e Danielës, por edhe dashurinë që ka Edi për Shqipërinë, kjo është Shqipëria madhështore dhe këta njerëz e bëjnë Shqipërinë madhështore.
Shqipëria sot është në udhëkryq, kemi përballë një njeri i cili nuk njeh asnjëlloj limiti, tallet, fyen dhe përbuz qytetarët e vet.I shikon ato thjesht si numra për interesa të pushtetit.
Sot ne kemi përballë një njeri i cili përbuz dhe tall, prandaj është shumë e rëndësishme që të ngrihemi të gjithë së bashku si njerëz që Zoti na ka dhënë dinjitet dhe liri.
Një dinjitet, liri dhe mundësi për jetën që nuk ja falim Edi Ramës, por e dedikojmë atë me respekt dhe dashuri për prindërit tanë dhe sakrificat e tyre, për fëmijët tanë, për të ardhmen e tyre, për Elbasanin dhe për të gjithë Shqipërinë, për ta bërë Shqipërinë madhështore.
Kur Daniela përmendi Zotin, nuk e kisha ndërmend ta thoja pjesën e fundit të himnit të flamurit, Daniela faleminderit, himni ynë kombëtar thotë: Se Zoti vetë e la me gojë, që kombet shumë përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për Shqipërinë luftojmë ne.
Fitore, votoni numrin 1, aleancën për Shqipërinë madhështore”, tha Mediu.
-

Elbasani pritje madhështore Berishës, dhjetëra mijëra në shesh!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Ndërgjegjja korçare, paralajmërim për fitore madhështore’/ Blushi: Fundi i narko-regjimit, më pranë se kurrë!
Ndërgjegjja korçare, paralajmërim për fitore madhështore’/ Blushi: Fundi i narko-regjimit, më pranë se kurrë!
Kandidati për deputet që garon në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Tedi Blushi u shpreh se referendumi i ndërgjegjes së qytetarëve të Korçës, është një paralajmërim pëer fitore madhështore të opozitës më 11 maj.
Gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës të PD-ASHM në Korçë, Blushi tha se qyteti i mësonjtëores nuk ka qenë më krenare, më e bashkuar dhe më madhështore se sa sot, teksa iu referua masivitetit të qytetarëve në bulevard.
Sipas Blushit, fundi i narkoregjimit është më pranë se kurrë, ndërsa u bëri thirrje korçarëve që të votojnë PD-ASHM më 11 maj.
Kurrë më parë Korça s’ka qenë më krenare, më e bashkuar, më e vendosur e madhështore se sa sot. Ndryshimi nuk pret më, sonte ky referendum i ndërgjegjes dhe dinjitetit të korçarëve paralajmëron fitoren madhështore më 11 maj. 4 ditë që Korça e mësonjtores, e dijes e kulturës të ndahet përgjithmonë nga mediokriteti dhe injoranca përfundimisht.
Të gjithë pensionistët e Korçës, të mos detyrohen më të shkojnë në Maqedoninë e Veriut për të blerë ushqimet, ilaçet e naftën por me pensionin prej 200 euro të jetojnë me dinjitet pleqërinë e tyre në këtë qytet. Edhe 4 ditë që mjekët, mësuesit të jetojnë me dinjitet me pagën e tyre.
Fundi i narkoregjimit kriminal, është më pranë se kurrë. Ky narkoregjim do të shembet si rruga e Korçë- Ersekë, që pesha e korrupsionit s’e mbajti dot më. Më 11 maj vulosim ndryshimin e madh, ku shpërblehet puna e ndershme, për ta kthyer qytetin në yllin e Ballkanit. Më 11 maj i kthejmë Korçës e Shqipërisë, lirinë. Në krah kemi miqtë nga Amerika dhe ato evropianë.
-

PD mbyll fushatën më 9 maj, Berisha: Të gjithë për një “Shqipëri Madhështore”, nisim një mision
Partia Demokratike do të mbyllë fushatën elektorale më 9 maj.
Berisha fton qytetarët t’i bashkohen në orën 19:00 në Bulevaridin e Ri, tek ish-Stacioni i Trenit.
“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, shkruan Berisha në Facebook. -

Kandidati i ‘Shqipërisë Madhështore’ pengohet për fushatën në Shkozë, procedohet 42-vjeçarja
Rivelino Cuno
TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë një aktiviteti elektoral, ku kandidati i subjektit politik “Shqipëria Madhështore”, Rivelino Cuno ka bërë një raportim në Polici duke pretenduar se është penguar të zhvillojë fushatën e tij në Shkozë. Pas kallëzimit të tij, një 42-vjeçare është shoqëruar dhe më pas është proceduar në gjendje të lirë. Kjo pasi, sipas kallëzimit ka ofenduar pjesëmarrësit për shkak të shqetësimit nga zhurmat pranë banesës së saj, pa qenë në dijeni për natyrën e aktivitetit.
Policia po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
-Pasditen e djeshme, shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë. Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë, e cila ka deklaruar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti./ZËRI