Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë, ka shkruar një shkrim për vdekjen.
Shkrimi i publikuar në 3 tetor të vitit 2024 përshkruan mes rreshtave me një gjuhë letrare si të ishte një postulat parashikimi për tragjedinë e tij të ndodhur këtë shtunë, duke e përshkruar si një fenomen që vjen befas dhe shfaqet si një “Zonjë madhështore”.
Shkrimi i plotë:
Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!
Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme.Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.
Dhe kobrat ndjehen nëpërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…
Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.
Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.
Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.
Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.
Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!
Tag: madhështorë
-

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore”/ Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë
-

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”. Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë
Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë, ka shkruar një shkrim për vdekjen.
Shkrimi i publikuar në 3 tetor të vitit 2024 përshkruan mes rreshtave me një gjuhë letrare si të ishte një postulat parashikimi për tragjedinë e tij të ndodhur këtë shtunë, duke e përshkruar si një fenomen që vjen befas dhe shfaqet si një “Zonjë madhështore”.
Në shkrimin e mëposhtëm do të lexoni se si vetë gazetari krejt natyrshëm ka folur për vdekjen, këtë “Mbretëreshë të Zezë” si ai e quan, që e mori krejt papritur dhe në mënyrë tragjike këtë të shtunë për ta dërguar drejt banesës së tij të fundit.
Shkrimi i plotë:
Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!
Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme.Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.
Dhe kobrat ndjehen nëpërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…
Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.
Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.
Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.
Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.
Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!
Por Ajo, e Madhërishmja, vazhdon të lodrojë si fllad, mbi atë gumëzhitje milingonash, gjarpërinjsh e hienash dhe përkëdhel ëmbël veç ata, që njerëzisht vuajnë vërtetë për të ndjerin që Ajo ka ardhë të marrë me vete…
Këtë perceptim ndjeva kur sodisja Funeralin e Shtetit për Ismail Kadarenë në udhëtimin e tij ndërmjet dy Botëve.
Shkrimtari i mprehtë dhe ironik, virtuoz dhe vetmitar në më të shumtën e jetës së tij, vështroi së fundmi shumë nga personazhet që kishte qesëndisur dhe tallur, të mbanin rradhën në funeralin e tij.
Në të vërtetë, kjo është hakmarrja e tmerrshme e mikrobotës, ndaj atyre që i kanë shpërfillur së gjalli, ju vijnë në funeral, duke ja trazuar qetësinë që lipset në këto raste.
Ndaj dhe e mirëkuptova thellësisht Helena Kadarenë, që largoi turmën e Hiçave të shumtë, në çastet e shkurtra të ndarjes me Ismailin e saj.
Kush nuk kupton, nuk është më puna ime! -

Lord Bajroni – “Kam disa veshje shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend.”
“Kam disa veshje shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend.”Lord BajroniPamja e një studenteje të Universitetit të Uashingtonit e veshur me kostum shqiptar, viti 1931. Kjo foto ështe realizuar nga profesoresha e kostumografisë së këtij universiteti, Blanche Payne, e cila në vitet 1930 udhëtoi nëpër Evropën Qendrore dhe Ballkan. Në këto vite vizitoi edhe Shqipërinë nga ku mori edhe disa modele kostumesh të cilat i përdori në studimet e saj.Arkivi i Bibliotekës së Universitetit të Uashingtonit.Ledjan Zeqollari
-

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj drejt finales madhështore në Prishtinë
Pas një jave të mbushur me muzikë të mrekullueshme, emocione të thella dhe përvoja kulturore unike, Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) po i afrohet finales së tij madhështore me koncertin “Rame Lahaj & Friends”, që do të mbahet nesër më 2 gusht, në Sheshin Skënderbeu, nga ora 20:30.
Në konferencën përmbyllëse për shtyp të mbajtur sot, u prezantuan sukseset e edicionit jubilar, i cili tashmë është kthyer në një ngjarje të rëndësishme për skenën artistike në Kosovë. Të pranishëm në konferencë ishin figura të njohura si tenori Rame Lahaj, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, sopranoja me famë botërore Nino Machaidze, basi Dario Russo, dirigjenti italian Roberto Rizzi Brignoli, si dhe Blerta Ristani, drejtoreshë artistike e Orkestrës Simfonike të RTSH. Në mesin e të ftuarve ishin gjithashtu Lorik Cana dhe Besmir Vokopola, transmeton KultPlus.
Gjatë këtij edicioni, RLIOF udhëtoi në tri qytete me koncertin “Nexhmije Pagarusha”, solli masterclass-in unik të Ramón Vargas me artistë të rinj, zhvilloi programin edukativ për fëmijë “Educating the Audience of the Future” dhe dhuroi dy netë të jashtëzakonshme operistike: “Opera Night” me Marigona Qerkezin dhe “Ensemble Evening” me Anita Rachvelishvili.
Finalja e nesërme do të jetë kulmi i këtij rrugëtimi artistik, një gala ndërkombëtare ku opera do të shndërrojë zemrën e Prishtinës në një skenë botërore./KultPlus.com
-

Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ iu jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatet e deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër.
Dhënia e mandateve për këto qarqe u bë pas miratimit të tabelave përmbledhëse dhe pas shqyrtimeve të ankimimeve nga subjektet politike, ku KAS vendosi lënien në fuqi të vendimeve të miratuara nga KQZ për rezultatin e zgjedhjeve. Mandatet do të hyjnë në fuqi me legjislaturën e re në Kuvendin e Shqipërisë.
Konkretisht KQZ iu dha mandatet deputetëve:
Qarku Kukës
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
Flamur Hoxha
Isuf Çela
Partia Socialiste
Eduard Shalsi
Qarku Korçë
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
Ivi Kaso
Ledina Alolli
Bledjon Nallbati
Fidel Kreka
Partia Socialiste:
Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Ilirian Pendavinji
Bledi Çomo
Besa Spaho
Qarku Lezhë
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Gjin Gjoni
Kastriot Piroli
Partia Socialiste:
Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Admir Kadeli
Qarku Gjirokastër
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
Tritan Shehu
Partia Socialiste:
Mirela Furxhi
Tërmet Peçi
Pirro Dhima -

Ceremonia madhështore përpara ndeshjes së parë në Miami/ Botërori i klubeve nis me spektakël
Përpara nisjes së topit të parë të Botërorit për Klube, në stadiumin e Miami, FIFA dhe organizatorët i dhuruan një hapje spektalare turneu. Në fusdhë performuan këngëtarë të famshëm si French Montana dhe Sëae Lee, ndërsa yjet e futbollit ishin në tribuna.
Turneu më i madh i këtij lloji, meritonte një ceremoni hapëse madhështore. Sigurisht në stilin amerikan të organizatorëve, me shumë muzikë, efekte speciale dhe fishekzjarrë…
Një ceremoni hapëse në linjë me atë që pret FIFA nga ky Botëror për Klube që për herë të parë në histori do të luhet me një format të zgjeruar me 32 skuadra nga të gjithë kontinentet.
Edhe shifrat që rrethojnë kompeticionin janë madhështore. Qeveria botërore e futbollit do të shpërndajë 1 miliard dollarë për finalistët, ndërsa skuadra që do të ngrejë trofeun do të arkëtojë 125 milion dollarë, shpërblimi më i lartë i dhënë ndonjëherë.
Por pritshmëritë sa i përket tifozëve janë larg realitetit. Për shkak të politikave shtrënguese të administratës Trump me emigrantët dhe dhënien e vizave, shitja e biletave nuk është në nivelin e pritshëm. Për këtë arsye, FIFA ka vendosur të ulë çmimin, deri në 3.5 dollarë për një biletë në varësi në ndeshjeve. -

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…
Statistikisht, humbja e rëndë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore shpjegohet thuajse krejtësisht me gropën prej pothuaj 250 mijë votash brenda vendit për partitë përbërëse të saj PD, LSI, etj. (krahasuar me 2021-shin). Por këto parti po mundohen të gjejnë alibi të pajustifikueshme statistikisht për humbjen e tyre të rëndë. Le t’i analizojmë me rradhë këto alibi.
1. Votat e ardhura nga Greqia u orkestruan nga PS-ja me ndihmën e nën-kontraktorëve grekë të DHL-së, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por në fakt, 202 mijë votat që erdhën gjithsej nga diaspora ndikuan për vetëm 1 mandat – në Qarkun Vlorë. Dhe në atë qark, ai 1 mandat u përcaktua pa filluar fare numërimi i votave nga Greqia…
2. Në numërimin e votave janë tjetërsuar votat e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, pretendon kjo aleancë. Por në fakt, deri tani janë kontestuar zyrtarisht vetëm numërimet e votave brenda listave të hapura të Aleancës për Shqipërinë Madhështore…
3. Votuesit opozitarë janë larguar në masë nga Shqipëria prej politikave qeveritare, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por rezultatet në 11 ish-minibashkitë origjinale të Tiranës e rrëzojnë këtë alibi. Ashtu si në rang vendi, edhe në këto ish-minibashki, votat e këtushme për partitë përbërëse të aleancës (PD+LSI+etj.) firuan me 1/3 krahasuar me 2021-shin. Dhe në këto ish-minibashki kryeqytetase nuk është pakësuar popullsia. Përkundrazi, është shtuar nga viti në vit…
4. Votuesit opozitarë brenda vendit u intimiduan nga bandat e krimit të organizuar pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por në 11 ish-minibashkitë origjinale të Tiranës nuk mund të pretendohet se qindra kriminelë trokitën nëpër dyert e kryeqytetasve opozitarë, për të shkaktuar gropën prej 15400 votash në zemrën urbane të Bashkisë Tiranë. Të mos harrojmë se Aleanca për Shqipërinë Madhështore pësoi firo të mëdha edhe në dy ish-minibashkitë tradicionalisht të djathta, tek 8-ta dhe 11-ta (përkatësisht me 1/3 dhe me 1/4 e votave të 20221-shit).
5. Vouesit opozitarë brenda vendit u blenë me para apo favore nga patronazhistët socialistë, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por kjo alibi bie në zemrën urbane të Bashkisë Tiranë, ku popullsia është më e punësuara, me e mirëpaguara dhe më e arsimuara se kudo në vend. Për më tepër, në të 11-tat ish-minibashki origjinale të Tiranës, votat e këtushme të PS-së nuk u shtuan përmes “blerjeve”. Përkundrazi, ato u pakësuan mesatarisht 11% në secilën ish-minibashki, krahasuar me 2021-shin…
6. Punonjësit shtetërorë dhe familjarët e tyre janë të detyruar të votojnë për PS-në, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sipas kësaj alibie, pothuaj 200 mijë punonjësit shtetërorë në gjithë vendin prodhojnë pothuaj 800 mijë vota të këtushme (200×4=800). Por po të ishte kështu, në 11 ish-minibashkitë e Tiranës, ku banon rreth treçereku i punonjësve shtetërorë të vendit, PS-ja duhej të kishte marrë më 11 maj rreth 600 mijë vota. Në fakt, ajo mori vetëm 125 mijë vota…
SHËNIM: Statistikisht, një pjesë e gropës prej pothuaj 250 mijë votash brenda vendit për PD+LSI+etj. mund të shpjegohet me rritjen prej 112 mijë votash të partive të vogla (krahasuar me 2021-shin). /Nga Eduard ZALOSHNJA/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Eduard Zaloshnja: 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi
Nga Eduard Zaloshnja
Statistikisht, humbja e rëndë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore shpjegohet thuajse krejtësisht me gropën prej pothuaj 250 mijë votash brenda vendit për partitë përbërëse të saj PD, LSI, etj. (krahasuar me 2021-shin). Por këto parti po mundohen të gjejnë alibi të pajustifikueshme statistikisht për humbjen e tyre të rëndë. Le t’i analizojmë me rradhë këto alibi.1. Votat e ardhura nga Greqia u orkestruan nga PS-ja me ndihmën e nënkontraktorëve grekë të DHL-së, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por në fakt, 202 mijë votat që erdhën gjithsej nga diaspora ndikuan për vetëm 1 mandat në Qarkun Vlorë. Dhe në atë qark, ai 1 mandat u përcaktua pa filluar fare numërimi i votave nga Greqia…
2. Në numërimin e votave janë tjetërsuar votat e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, pretendon kjo aleancë. Por në fakt, deri tani janë kontestuar zyrtarisht vetëm numërimet e votave brenda listave të hapura të Aleancës për Shqipërinë Madhështore…
3. Votuesit opozitarë janë larguar në masë nga Shqipëria prej politikave qeveritare, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por rezultatet në 11 ish-minibashkitë origjinale të Tiranës e rrëzojnë këtë alibi. Ashtu si në rang vendi, edhe në këto ish-minibashki, votat e këtushme për partitë përbërëse të aleancës (PD+LSI+etj.) firuan me 1/3 krahasuar me 2021-shin. Dhe në këto ish-minibashki kryeqytetase nuk është pakësuar popullsia. Përkundrazi, është shtuar nga viti në vit…
4. Votuesit opozitarë brenda vendit u intimiduan nga bandat e krimit të organizuar pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por në 11 ish-minibashkitë origjinale të Tiranës nuk mund të pretendohet se qindra kriminelë trokitën nëpër dyert e kryeqytetasve opozitarë, për të shkaktuar gropën prej 15400 votash në zemrën urbane të Bashkisë Tiranë. Të mos harrojmë se Aleanca për Shqipërinë Madhështore pësoi firo të mëdha edhe në dy ish-minibashkitë tradicionalisht të djathta, tek 8-ta dhe 11-ta (përkatësisht me 1/3 dhe me 1/4 e votave të 20221-shit).
5. Vouesit opozitarë brenda vendit u blenë me para apo favore nga patronazhistët socialistë, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por kjo alibi bie në zemrën urbane të Bashkisë Tiranë, ku popullsia është më e punësuara, me e mirëpaguara dhe më e arsimuara se kudo në vend. Për më tepër, në të 11-tat ish-minibashki origjinale të Tiranës, votat e këtushme të PS-së nuk u shtuan përmes “blerjeve”. Përkundrazi, ato u pakësuan mesatarisht 11% në secilën ish-minibashki, krahasuar me 2021-shin…
6. Punonjësit shtetërorë dhe familjarët e tyre janë të detyruar të votojnë për PS-në, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sipas kësaj alibie, pothuaj 200 mijë punonjësit shtetërorë në gjithë vendin prodhojnë pothuaj 800 mijë vota të këtushme (200×4=800). Por po të ishte kështu, në 11 ish-minibashkitë e Tiranës, ku banon rreth treçereku i punonjësve shtetërorë të vendit, PS-ja duhej të kishte marrë më 11 maj rreth 600 mijë vota. Në fakt, ajo mori vetëm 125 mijë vota…
SHËNIM: Statistikisht, një pjesë e gropës prej pothuaj 250 mijë votash brenda vendit për PD+LSI+etj. mund të shpjegohet me rritjen prej 112 mijë votash të partive të vogla (krahasuar me 2021-shin). -

Aulon Kalaja depoziton kërkesën në KQZ, kërkon rinumërim në Durrës: Kishte trafikim votash, dyshojmë për…
Kandidati në listën e mbyllur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka depozituar në KQZ kërkesë për rinumërimin e votave në qarkun Durrës.
Ai thekson se nga këqyrja e pamjeve ka konstatuar trafikim vote.
“E paraqesim këtë kërkesë sot, me qellim që të zihet afati i ankimit, megjithatë, kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion kohën e nevojshme për të analizuar pamjet filmike. Nëse nga ana juaj do të pranohej në mënyrë të menjëhershme hapja dhe rinumërimi i kutive, atëherë, do të ishte e panevojshme që të na ngarkohet barra për të këqyrur çdo pamje filmike. Por duke qene se kjo është pjesë e disponimit tuaj përfundimtar, patjetër që kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion një kohe të arsyeshme për tu përgatitur para se të nisi shqyrtimin e ankesën. Gjykojmë se pretendimet tona janë evidentuar dhe premisa e shkeljeve është vendosur, pasi është vendosur motivi I keqpasqyrimit e të dhënave. Gjithashtu, rezervojmë të drejtën që deri në ditën e shqyrtimit të kërkesës, të shtojmë kërkimet dhe argumentet tona, gjithashtu deri në atë moment të paraqesim pretendime shtesë edhe sa I përket legjitimitetit, kjo nisur nga ngarkesa dhe mospasja e kohës fizike për të përmbyllur çdo argument.
Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numërimit të rezultatit zgjedhor prejt të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sikurse do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor“, theksohet në kërkesë.
Sipas tij “duke qene se nga ana e vezhgueseve janë konstatuar parregullsi në shumicën e kutive dhe gjithashtu i njejti raportim ka ardhur edhe nga KZAZ e tjera të Qarkut Durrës, na u krijuar dyshimi i arsyeshëm që këto mospërputhje nuk kanë qenë të rastesishme dhe mospërputhje mund të kete edhe në kuti që vezhguesit nuk kanë arritur të mbajnë shenim cdo vote, kjo edhe pertej KZAZ nr. 20”.
Aulon Kalaja ishte i pari nga radhët e opozitës që deklaroi se kishte dyshime që vota e tij ishte deformuar brenda kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kalaja u rendit i dyti në listën e hapur të opozitës në Durrës, me 7291 vota, ndërkohë që mandatin e vetëm të kësaj liste e mori Arian Ndoja me 8249 vota.
Ndërkohë, rinumërim të votave kërkojnë kandidatët e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore Ilir Alimehmeti, Mimoza Hadermataj dhe Lisandër Hoxha.
Top Channel
-

Nuk fitoi mandatin edhe pse mori 10 mijë vota, Qefalia: U befasova nga votat e Diasporës! Fitorja e PS-së është madhështore
Edhe pse me 10 mijë vota, Xhemal Qefalia, kandidati i PS-së nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 Majit. Për të paçka humbjes personale, fitorja e PS-së ishte madhështore. Qefalia u shpreh i surprizuar nga mbështetja që mori nga Diaspora. Ai sqaroi gjithashtu se kërkesa për rinumërim votash ishte tërhequr përpara ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama, duke hedhur poshtë spekulimet për presion apo ndërhyrje politike.
”Falënderoj të gjithë ata që më votuan. Nuk ishte luftë brenda llojit, por ishte garë. E rëndësishme është fitorja e PS-së. Partia Socialiste korri sukses të jashtëzakonshëm. Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se shqiptarët janë më pranë Europës. Jam i surprizuar nga diaspora, nuk e prisja.Kam marrë vota nga vende që as kam qenë atje, më votonin nga Gjermania, Italia etj, është kënaqësi e veçantë. Shqiptarët në diasporë nuk janë militantë, votojnë me gjakftohtësi dhe zgjedhin progresin e zhvillimin. Është abuzuar me kërkesën tonë për rinumërim votash, nuk është dashur aspak ndërhyrja e kryeministrit për t’u tërhequr nga kërkesa.
E kisha tërhequr kërkesën për të parë pamjet e numërimit të votave edhe përpara se të reagonte Rama. E morëm mandatin e katërt, sepse në tre mandate kemi punuar dhe kemi bërë reforma të vlerësuara nga BE-ja dhe PS është e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Humbësi i zgjedhjeve, PD, duhet ta pranonte rezultatin”,-tha në ”News 24”.