Tag: madhështorë

  • Gjergj Luca me muralet groteske: Nuk ka “Shqipëri Madhështore” pa ne të mëdhenjtë e Shqipërisë

    Gjergj Luca me muralet groteske: Nuk ka “Shqipëri Madhështore” pa ne të mëdhenjtë e Shqipërisë

    Sipërmarrësi dhe polemisti politik dhe apolitik, ai që nuk ndalon asnjë herë, por është gjithnjë në vendin dhe kohën e duhur, për të thënë dhe bërë gjithnjë gjënë e duhur, në mënyrën dhe me tonin e zërit dhe qeshjen e tij karakteristike, ai që e duan dhe e urrejnë, Gjergj Luca, ka vijuar edhe sot me spektaklin e tij të groteskut me politikën.

    “Po ku ka Shqipëri Madhështore pa Gjuzin, pa Nardin, pa Vangjelin, pa Monën, pa Syçin, pa Bled Manen dhe pa Gjergj Lucën? Mundohu sa të duash doktor por duhet ta dish, pa ne ti je si Kujtimi pa mustaqe, me ne ti je si Gjuzi monark konservator dhe me mustaqe natyrisht!”, shkruan ai në postimin që ka ndarë në rrjetet sociale, shoqëruar me një video ku ai shoqërohet nga dy personashe atipik të gazetarisë, Ilir Demaliaj dhe Bled Mane komenton karikaturat groteske që ai ka realizuar në fasadat e fabrikës së përpunimit të peshkut në Gramsh.Duke u besuar karikaturave të tij murale, kësaj mënyre tepër origjinale të të reaguarit, ai ka ngritur zërin, ka fshikulluar dhe sulmuar. Sa ironik aq dhe cinik, ai demaskon lojën e politikës në kurriz të aspiratave europaine të Shqipërisë.AV

  • Rama shpalosi programin e PS, reagon PD: Kryeministri gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë!

    Rama shpalosi programin e PS, reagon PD: Kryeministri gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë!

    Kryeministri Edi Rama, gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi sot programin e PS-së për Shqipërinë 2030, me të cilin do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit.
    Menjëherë ka reaguar edhe Partia Demokratike, duke e quajtur këtë program një kopje të atij të opozitës.
    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Rama prezantoi programin e tyre dhe se ai pranoi që është i realizueshëm.

    Ai shtoi se tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë.
    Postimi i plotë:
    Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!
    Padashur sot, duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.
    Por për tu realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.
    Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.
    Me PD pas 11 Majit:
    Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.
    Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.
    Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.
    Do të dyfishojmë pensionet.
    Voto nr.1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

    /vizionplus.tv

  • E akuzoi se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama ironizon Berishën: Përçartje madhështore

    E akuzoi se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama ironizon Berishën: Përçartje madhështore

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha pasi ky i fundit e akuzoi se ka vjedhur pronat e kishës.
    “Përçartje madhështore fare…”, shkruan Rama në “Facebook”, krah videos së një bufi, ndërsa në sfond dëgjohet pikërisht kjo deklaratë e kryedemokratit.

    “Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij shtrihet edhe në shumë e shumë dekada, periudha që ai akoma nuk kishte lindur. Ky njeri i është sulur si një hajn i papërmbajtur pronave të kishës. Në dosjen e tij, ka falsifikime të paimagjinueshme, ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë, e dinë. Vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të vitit 2013. Nuk e merr dot kush vesh se çfarë qëndron aty se dosja është e kyçur në sirtarin personal të Sokol Sadushit dhe nuk del”, u shpreh Berisha një ditë më parë.

  • ”Projektin për Shqipërinë Madhështore e hartova në arrest shtëpie”, Berisha ftesë diasporës: Pesë vitet e para do të jeni pa taksa

    ”Projektin për Shqipërinë Madhështore e hartova në arrest shtëpie”, Berisha ftesë diasporës: Pesë vitet e para do të jeni pa taksa

    Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë takimit me shqiptarët në Napoli, është shprehur se projekti i PD është më i bukuri që Shqipëria ka patur ndonjëherë.

    Berisha tha se ai u hartua gjatë 333 ditëve që ai ishte në arrest shtëpie. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Berisha: Miqtë e mi, projekti i PD dhe koalicionit për Shqipërinë Madhështore është projekti më madhështor, projekti më i bukur, projekti më fantastik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Cilido që ka patur fatin të shohë një pikturë të pavdekshmit Ibrahim Kodra, ai e quan atë Shqipëria fantastike.Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria fantastike e shqiptarëve.

    Ky projekt u hartua gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie që mafia e Sorosit dhe Edi Rama i rezervuan Sali Berishës.Ky projekt që në pamje të parë të thotë se është një fjalë e stërmadhe, se është diçka e largët, është aq e afërt, aq real, është në mendjen e secilit prej jush, është në zemrat tuaja dhe të fëmijëve tuaj, të mbarë shqiptarëve kudo që janë.Miqtë e mi, ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë.

    Ndaj qindra e mijëra burrave dhe grave që numërojnë kafshatën në Shqipëri.Ndaj qindra e mijëra burrave dhe grave që nuk marrin dot ilaçet, që nuk mjekohen dot në spitale.Mahatma Gandi ka një fjalë, madhështore do të thotë për një komb të kujdeset për ata që janë në nevojë.Dhe këtu fillon madhështia e Shqipërisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ne kemi vendosur të rishpërndajë tërësisht të ardhurat dhe buxhetin.Kemi vendosur të përcaktojmë minimumin jetik, pagën minimale, pagën mesatare, pensionet që asnjë shqiptar të mos jetë më në rrethin e varfërisë ekstreme.

    Dhe në këtë mënyrë ne e bëjmë shoqërinë shqiptare më të drejtë, më të ndershme, më të barabartë.Në këtë mënyrë edhe ju që dërgoni çdo muaj djersën tuaj në Shqipëri tek njerëzit tuaj që nuk kanë, do lehtësoheni sepse njerëzit do paguhen më mirë, do kenë gjërat bazë të jetës.

    Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë Shqipëria e dhimbjes nga uria dhe skamja.Tre muajt e parë, dekret pas dekreti gjersa ta zhdukim atë.

    Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore është Shqipëria Made in Albania.Nuk ka një vend të dytë në rajon dhe Europë në 28 mijë kilometra katrorë më të pasur se vendi ynë.Ajo ka rezerva botërore të mineraleve, ka rezerva të mëdha të naftës, ka një mbitokë ndër më pjelloret, është plot me ujëra, me brigje fantastike, me alpe dhe male si ato.

    Ajo pret projektin për t’u ngjitur në madhështinë që i takon.Por unë përsëri e theksoj se Shqipëria madhështore do jetë vetëm kur ju të jeni pjesë.

    Imagjinoni për një moment qindra mijëra nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, SHBA, të vendosin që ato kursime që kanë, që ato mësime që kanë marrë me ortakët e tyre italianë, grekë, gjermanë, francezë, anglezë apo amerikanë, të vijnë dhe t’i investojnë në Shqipëri.

    Të vijnë dhe të prodhojnë në Shqipëri.A nuk do lartësohej Shqipëria si me Levën e Arkimedit?Në këtë drejtim ju keni një rol vendimtar për ndërtimin e Shqipërisë Madhështore.

    5 vite pa asnjë taksë për secilin prej jush që do kthehet të investojë në Shqipëri.Jo vetëm kaq, klima më miqësore në Europë për biznesin.

    Pak vite më parë, miku i madh i kombit shqiptar, italiani dhe evropiani i madh, Silvio Berlusconi do citonte në një konventë të Forza Italia, sistemin fiskal të Shqipërisë si model.

    Unë e garantoj mikun tim atje ku është, garantoj ju, garantoj çdo biznesmen italian dhe të çdo vendi tjetër, se Shqipëria do ketë klimën më tërheqëse të biznesit.

    Se taksa 10 përqind, që është taksa e lashtësisë, është taksa e drejtësisë, do jetë taksa kryesore në Shqipëri.Se energjia do jetë më lirë se në çdo vend tjetër të Europës.Se burokracia do jetë më e pakët se kudo tjetër.

    Shqipëria do jetë vendi më tërheqës investimeve tuaja, i investimeve të huaja, i investimeve të shqiptarëve.Made in Albania do jetë krenaria jonë.

    Do bëjmë gjithçka që prodhimet tona të mbushin tregjet e vendit dhe të kalojnë në tregjet e mëdha.Zoti e ka bërë atë tokë me prodhimet më të mira që mund të bëhen dhe ne do i ekspozojmë ato.Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë pa pastruar shtëpinë tonë.

    Pastrimi i shtëpisë është një kusht që Shqipëria të rritet, të ecë drejt madhështisë.Ju garantoj se pas ligjeve për minimumin jetik dhe pagën 500 euro, pas vendimeve për kthimin e parave të shqiptarëve, ligji i dytë është shpallja e Xhorxh Sorosit non-grata, mbyllja e fondacionit Soros.

    Kjo farë e keqe duhet të shkulet nga Shqipëria se e shndërroi Shqipërinë në republikën e tij.

    Garantoj shoqërinë civile se shteti do mbështesë fuqishëm OJQ-të që nuk do marrin më instruksione perverse të Sorosit dhe sorosianëve por do mëkojnë parimet më të mira, virtytet më të mira të shqiptarëve.

  • Madhështorë dhe…në SPAK!

    Madhështorë dhe…në SPAK!

    Nga Skënder Minxhozi/

    E keni gjysmën e qeverisë në burg, u mbushën qelitë me zyrtarë të PS, jua mori Altin Dumani në pranga partinë. Këto batuta hokatare dhe të tjera të ngjashme me to i dëgjon rëndom në studiot televizive, podiumin e parlamentit dhe kudo tjetër ku opozita sulmon çdo ditë qeverinë. Ka të drejtë në ato që thotë sepse lista e zyrtarëve socialistë është bërë vërtetë e gjatë dhe emrat kanë nisur të jenë të rëndë.

    Megjithatë, kur ndodhesh në klimë zgjedhjesh, një kohë kur gjithçka krahasohet, matet e peshohet në raport me atë që ke përballë, kjo fanfarë e gëzuar akrobatësh duket se nuk i mendon shumë fjalët para se t’i nxjerrë nga goja. Kur ju thua socialistëve, fjala vjen, që ju kanë futur në burg numrin dy të maxhorancës, duhet të ndalesh një çast e ta mendosh atë që po thua. Sepse replika që mund të të vijë nga karrigia përballë mund të të vendosë në vështirësi. “…Kurse ju keni në SPAK si të pandehur ose prapa hekurave të tre krerët e partive kryesore të opozitës së sotme, Berishën, Metën dhe Mediun”!

    Arrestimi i Veliajt, përveçse ka bërë që Rama të hapë gojën kundër SPAK, e ka futur në një pozitë delikate edhe raportin e opozitës me drejtësinë e re. Në harkun e pak orëve, Sali Berisha kaloi nga kërcënimet e hapura për ta shkrirë SPAK pas 11 majit, në një qëndrim më të butë për korigjimin e asaj që nuk shkonte me Strukturën e Posaçme dhe deri në deklaratat e fundit këtë të hënë, kur tha se Rama i ka çuar fjalë për ta shpërndarë SPAK pas zgjedhjeve, porse ai nuk pranon!

    Ky balet fjalësh pasqyron një vështirësi konkrete intepretimi dhe qasjeje që Berisha dhe të tjerët rrotull tij kanë me hetimet e fundit dhe sidomos me arrestimin e kreut të bashkisë Tiranë. Dëshira për t’u gëzuar dhe rrahur shuplakat nga kënaqësia, por edhe përdorimi elektoral i arrestimit në fjalë, përplasen brenda opozitës së sotme me hallin konkret që ka në lidhje me SPAK i gjithë lidershipi opozitar. Nuk dinë ç’të bëjnë me prangat në duart e zyrtarëve të maxhorancës, të gëzohen e të thonë ndonjë fjalë të mirë për prokurorët, apo të vazhdojnë t’i mallkojnë ata në emër të halleve të Doktorit, Ilirit dhe Fatmirit?!

    Zgjatja e radhës së të hetuarve VIP në dyert e drejtësisë po e bën të paefektshme lojën dhe përdorimin politik lara-lara të SPAK dhe viktimave të tij. Nuk mund të jesh dakord me Dumanin “deri në ora tre” e të jesh kundër tij pas kësaj ore! Njëherësh nuk mund të fërkosh barkun dhe të tallesh me prangat e kundërshtarit, pa shikuar më parë duart e tua ku shndrijnë byzylykët e burgut. Madhështorë dhe në SPAK, e thënë ndryshe!

    E të mendosh se jemi ende në suazën e hetimit dhe gjykimit të dosjeve që lidhen me akuzat për vjedhje. Nuk kemi ardhur akoma tek dosjet e vrasjeve politike, ato të hershmet ende të pazgjidhura, ku shteti zhduku provat dhe pengoi hetimet. Aty paneli i madhështorëve tkurret edhe më shumë sepse edhe akuzat janë më të rënda dhe më të kobshme. Megjithatë ngushëllimi për opozitën është që SPAK vijon të mendohet edhe gjashtë vjet pasi ka nisur nga puna, për të bërë drejtësi për vrasjet në fjalë. Gjumë të mbarë!