Më 25 qershor 2020, në përvjetorin e 84-t të ditëlindjes së Prof. Rexhep Qosjes, doli nga shtypi romani i tij më i ri me dokumente reale dhe imagjinare nën titullin intrigues “Të fshehtat e treguara”.
Në të njëjtën ditë, përveç shkrimit në gazetë, kam bërë një bisedë me Prof. Qosjen në Prishtinë, i cili më shfaqi një “pakënaqësi”: Nga njoftimi dhe shkrimi i gazetës duket sikur ky roman është shkruar për Enver Hoxhën. Jo. Ky roman nuk është për Enver Hoxhën. Është për aktualitetin politik në Shqipëri e Kosovë. Enver Hoxha vetëm sa përmendet në disa pjesë të librit.
Po, i thashë Profesorit, keni të drejtë. Por gjithsesi, Enveri është i pashmangshëm, ndaj dhe ju e përmendni shpesh në romanin tuaj dhe në veprat tuaja. Sidoqoftë, ju premtoj se do ta bëjmë këtë korrigjim në numrat e ardhshëm që lexuesit të mos na keqkuptojnë për romanin tuaj të ri. Kështu u gjet mirëkuptimi mes nesh.
Akademiku i shquar e ka shprehur shumë herë se ai i është përkushtuar gjatë gjithë jetës çështjes kombëtare shqiptare dhe mbrothësimit të kombit, të cilin ai e ka parë gjithmonë si një i tërë, pa ndarje kufijsh. Kjo devizë e tij është sintetizuar në korpusin e veprave të tij e në mënyrë të veçantë në romanin e tij më të ri. Doemos edhe në këtë veprën më të re që ai u jep lexuesve dhe admiruesve të tij.
Ndaj dhe sot po botojmë dy fragmente të shkurtra nga romani me lejen e shtëpisë botuese Toena:
SEKRETARIATI I PUNËVE TË BRENDSHME
Shefit të Shërbimit të Brendshëm Shtetëror
Mbrëmë në orën 22 e 5 minuta të datës 12.12.1998 në njërën prej dhomave për të izoluarit kemi sjellë një profesor të Gjuhës e të Letërsisë Shqipe, që quhet Nimet Kalludra, tani banor i kryeqytetit të Kosovës, por i lindur në Zadrimë të Shqipërisë e i dërguar në Kosovë e Metohi në kohën e Shqipërisë së Madhe, me 28 nëntor të vitit 1941!
Siç na bën me dije, qe sa e sa herë, informuesi ynë më i përkushtuar me nofkën Tush Lumjani, Kalludra është bërë shumë i popullarizuar e i dashur në popull, me një broshurë në të cilën janë paraqitur, me gjuhë të kuptueshme edhe prej analfabetëve, të ashtuquajturat meritat politike, shtetërore e kombëtare, të tashme e historike, të diktatorit Enver Hoxha.
Qe, thotë informuesi ynë, cilat janë ato merita të radhitura me gojën që do të jetë, më në fund, e mbyllur në Zabelen tonë, të profesor Kalludrës.Enver Hoxha dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu janë dy politikanët, shtetarët dhe atdhetarët më të mëdhenj në historinë e popullit shqiptar.
Enver Hoxha prej vitit 1948, saktësisht prej 28 qershorit të këtij viti, kur Byroja Informative e Partive Komuniste miratoi Rezolutën e Partive Komuniste për gjendjen në Partinë Komuniste të Jugosllavisë, bën politikën e duhur armiqësore ndaj Jugosllavisë, më së shumti ndaj republikave të saj: Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.Dhe, këtë politikë armiqësore ndaj Jugosllavisë komuniste, revizioniste, ai bën çmos ta dëshmojë edhe me veprimtari përkatëse, thotë, duke çuar grupe të ndryshme ushtarake, detyrat e të cilave janë vrasjet e milicëve e ushtarëve dhe mbledhja e të dhënave të ndryshme për gjoja dhunën që bëhet ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, sidomos në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi.
Enver Hoxha, thotë ai, është politikan e shtetar pamatshëm i dashur dhe i adhuruar prej popullit shqiptar jo vetëm në Shqipëri. Ai, thotë profesor Kalludra, në broshurën e tij, e bëri Shqipërinë shtet të fortë, të cilin kurrë me asgjë s’do të mund ta rrezikojnë as imperialistët kapitalistë që i shfrytëzojnë popujt e kolonizuar në botë e as imperialistët bolshevikë revizionistë në krye me tradhtarin Nikita Krushçov.
Enver Hoxha e bëri Kombin shqiptar Komb të fortë, të liruar njëherë e përgjithmonë prej pushtimit ideologjik të qendrave fetare – Vatikanit, Athinës dhe Stambollit.
Enver Hoxha e bëri Shqipërinë shtet të demokracisë popullore me të arritura të larta në të gjithë fushat e jetës.Shqipëria e Enver Hoxhës është sot shtet me të gjitha institucionet më të larta e më të zhvilluara që njohin vendet më të zhvilluara në Botë.Shqipëria e Enver Hoxhës është sot shtet me arsimin e nivelit më të lartë.Shqipëria është i vetmi shtet në botë në të cilin nuk ka analfabetë.
Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria ka Akademinë e Shkencave, ka Institutin e Gjuhës, Letërsisë dhe Historisë kombëtare shqiptare, ka një numër të dukshëm të instituteve shkencore që merren me dije të tjera.Shqipëria e Enver Hoxhës ka Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore që shkëlqen duke zënë shpesh vendet e para në festivalet e ansambleve të tilla europiane e botërore.
Shqipëria, në të cilën para Çlirimit një pjesë e madhe e popullit vuante nga uria, sot ka një bujqësi shumë të zhvilluar, së cilës si tokë e pëlleshme i janë shtuar edhe moçalet e sipërfaqet që dikur vërshoheshin prej lumenjve.
Në Shqipërinë e Enver Hoxhës janë zhdukur përgjithmonë malaria dhe sëmundjet e tjera ngjitëse prej të cilave vuanin shumë shqiptarë në kohën e feudalizmit të Ahmet Zogut.Shqipëria e Enver Hoxhës është shtet i industrializuar me shumë fabrika, në të cilat prodhohen artikuj të ndryshëm për jetën e qytetarëve, duke filluar prej artikujve ushqimorë e deri tek ata teknikë e teknologjikë.
Megjithëse kaq e zhvilluar dhe e përparuar, Shqipëria e Enver Hoxhës nuk është pa armiq, jo vetëm të jashtëm po edhe të brendshëm. Të jashtmit janë të gjithë ata që s’e duan komunizmin si ideologji dhe rend politik e shtetëror, kurse të brendshmit janë armiqtë e Luftës Kombëtare Antifashiste, të cilët njëkohësisht ishin bashkëpunëtorë të regjimit fashist e mandej edhe të regjimit nazist, numri më i madh i të cilëve ka gjetur strehim jashtë Shqipërisë.
Enver Hoxha ka vdekur në vitin 1985.Menjëherë pas vdekjes së tij është krijuar koncepti politik dhe kulturor që përcakton vendin e tij në historinë shqiptare. Përmbajtja e tij është kjo:Pas vdekjes së tij Enver Hoxha një kohë të shkurtër do të jetë i mallkuar, mandej një kohë pak më të gjatë do të jetë i ankuar, kurse përgjithmonë do të jetë i kërkuar prej popullit shqiptar.Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, thotë Nimet Kalludra me ithtarët e tij sot dëshirojnë ringjalljen politike e shtetërore të Enver Hoxhës.
Mendja dhe etika e tij, thotë Kalludra, do të shpëtojnë Shqipërinë e Kosovën prej hajnave, plaçkitësve, zhvatësve, shfrytëzuesve të rinj, që edhe Shqipërinë edhe Kosovën po i lënë me gjithnjë e më pak shqiptarë, gjithnjë e më shumë të dëshpëruar në Atdheun e vet, që kërkojnë shpëtim në botë!
Të vetëdijshëm për ndikimin e madh infektues të predikimeve të profesor Nimet Kalludrës ne lejohemi t’i propozojmë Shefit të Shërbimit të Brendshëm Shtetëror që prej Burgut të kryeqytetit të Kosovës ideologu nacionalist shqiptar, Nimet Kalludra, të çohet në Zabelen e Beogradit, prej së cilës kurrë s’do të mund ta nxirrnin ata terroristë të të quajturës UÇK, që po rrahin gjoks se së shpejti do ta kenë të graduar në radhët e tyre!
Shefi i Shërbimit informues të Sekretariatit të Punëve të Brendshme, në Prishtinë
Rajko Rajkoviq, dora vetë.
———
FJALIMI I DALANIT
1.Zonja e zotërinjVëllezër e motraJu përshëndes me kënaqësi të veçantë.Më së pari ju përshëndes juAmbasadorë e ambasadoreKonsuj e konsulleshaTë shteteve të Bashkuara të AmerikësTë Bashkimit EuropianDhe të të gjitha vendeve të tjera.Ju që përfaqësoni vendet tuajaMe tradita të mëdha shtetëroreNë këtë vendin tonë të posabërë shtetTë bërë shtet edhe në sajë të përkrahjesSë gjithanshmePër të cilën amshueshëm do t’i jemi mirënjohësDhe falënderuesMikut historik e partnerit të sotëm strategjikSHBA-së Shteteve të Bashkuara të AmerikësShkëlqimi politik e ushtarakEkonomik e kulturorShkencor e artistik i të cilaveE ndriçon sot gjithë planetin tonë.Dhe mirëkuptimit e përkrahjesSë vendeve kryesore të BE-sëBashkimit EuropianGjermanisëMbretërisë së BashkuarFrancësItalisë.Ju përshëndes të gjithëve juQë jeni në këtë mbledhjeVjetore solemneTë partisë kryetar i së cilës me kënaqësiTë madhe jam.Ju përshëndes ju që nuk jeni këtu me neSepse sigurt punët e obligimetPolitike shtetërore partiakeEkonomike shëndetësore arsimoreE të tjera të ndryshmeS’u kanë lënë të jeni këtuMe neE ta dëgjoni këtë fjalë timenVjetoreMe të cilën unë edhe juve praQë s’jeni këtu ju drejtohemDhe jam i sigurt se do ta dëgjoniNë mediet tona të shkëlqyeraQë shumë përkushtueshëm atdhetarishtDhe financiarishtPo u shërbejnë Shtetit e Kombit e Pushtetit.Ky domethënë është fjalim për gjithë qytetarët.Dhe natyrisht pashmangshmërisht ndërkombëtarët.Po sidomos për ndërkombëtarëtSidomos për partnerët miqtë tanëPër ata që na njohinPor dhe për ata që ende s’na njohinE besojmë fort pa vonesë të madheDo të na njohin.Se e thotë populli ynë i mençurMe shumë përvojë të hidhur e të ëmbëlHistorikeAjo që bëhet e njihet prej të madhit ZotDhe prej Shteteve të Bashkuara të AmerikësDo të njihet pashmangshmërisht edhe prej gjithë të tjerëve.Madje edhe prej Kinës e Rusisë.
2Menjëherë pas kësaj përshëndetje time të gjatëDuhet t’ju them se ky s’është fjalim për të gjithapër zhvillimin tonë të përgjithshëmSidomos ekonomik arsimor shëndetësorJo.Jo.Ky është fjalim për për tri brenga tonatPër të cilat disa thonë se janë të mëdhaDisa thonë se janë të zmadhuaraE të tretët thonë se janë të shpikura.E unë sa ma thotë mendjaDhe sa më obligon posti partiak e jopartiakPër ta thënë të vërtetën themAto tri brenga i kemiDhe janë herë më të mëdhaE herë më mesatareE herë më të voglaVarësisht sa ju lejohet hapësirëQë të shprehenE të shihen.Ato e përbëjnë atë oktapodin e rrezikshëmQë na e rrezikon të sotmen ekonomikeDhe demokratike.Dhe na e thonë partnerët tanëAmerikanë e europianëNa e rrezikon ardhmërinë.Besoj e dini se cilët janë ata tre përbërësitPo tre përbërësit e atij oktapodi rrezikuesQë rrezikon të sotmen e të ardhmen tonë.Disa jam i sigurt e dinë se cilët janë ataAta përbërës të oktapoditQë na e rrezikojnë të sotmenDhe ardhmërinë.Por edhe pse e dinë ata s’e bëjnë luftën politikeKundër tyre.Disa të tjerë e dinë se cilët janë ataAta përbërës të oktapoditQë na e rrezikojnë të sotmenDhe ardhmërinë.Por por edhe pse prokurorë e gjyqtarëTë obliguar profesionalisht prej ligjitE Kushtetutës së RepublikësNuk e bëjnë atë luftë të shenjtë!As me ligj e as me fjalëE disa të tretë po të tretëQë në numër janë më të shumtëtE dinë mirë qartë qartë si dielliSi unë dhe juSe cilët janë ata tre përbërës të oktapoditQë na e rrezikojnë të sotmenShtetëroreDhe të nesërmen shtetërore e historike.Po po shtetërore e historike.E dinë mirë qartë qartë qartë si dielliPor bëhen të shurdhër.Kurrë një fjalë s’dëgjohen ta thonëkundër atij oktapodiAs fjalë të rrejshmeAs fjalë demagogjikeE lëre më ndonjë fjalë të sinqertë.E dini e di se e dini juDhe ata që sot s’janë në këtë mbledhiSe ata tre përbërës të oktapodit janëOh si do të ma lodhin mendjen kur t’jua them emratShumë pa masë do ma lodhin mendjenAta tre përbërës të oktapoditKur t’jua them emrat!Ata janëKorrupsioni dhe me shkronjë të madhe KorrupsioniNepotizmi dhe me shkronjë të madhe NepotizmiDhe krimi i organizuar dhe me shkronjë të madheKrimi i organizuar.Shikojeni ju lutem në tabelën e zezëNë anën time të djathtëSi duket ai oktapod dhe me shkronjë të madheOktapod.Dhe lexojini kujdesshëm fjalëtMe të cilat është trerrathshëm i rrethuarAi Oktapod rrezikuesTë cilit duhet t’ia presim me rrënjëKokën dhe gjymtyrët.Pra pra mos harroni ditë as natëAs një çastKokën dhe gjymtyrët!Atë kokë të madhe!E ato gjymtyrë të gjata!E të shumtaE shumë të përbëraPërdredhshëm të përbëra!
3Lufta kundër Oktapodit nuk është vetëm luftë politike.Jo.Jo.Lufta kundër Oktapodit është njëkohësisht edhe luftë atdhetare.Po po edhe luftë atdhetare.Dhe këtë luftë duhet ta bëjmë shumë vendosmërishtMe burrëriMe trimëriMe burrëri e trimëri epike!Pse them kështu epike?Them kështu sepse na kanë lodhur fort na kanë lodhurNa kanë ardhur te hunda.Cilët e dini cilët?Këta kritikuesit alarmuesit komprometuesit e brendshëm.Ditë as natë festë as pikëllimS’e nxjerrin prej gojës oktapodin!Korrupsioni!Korrupsioni!Korrupsioni!Gjëmojnë vajtojnë bërtasinShungullojnë pa pushuar!Janë do gazeta do radio do televizioneQë u japin hapësirë të na sulmojnëKur të duan e si të duan e sa të duan!Thuajse vetë janë engjëj të pastër si loti!Thuajse s’do të japin llogari për atë keqpërdorimTë lirisë së shprehjesPër ato gënjeshtra e shpifjeMe të cilat i mbulojnë të vërtetat!Nepotizmi!Nepotizmi s’është përbërës i OktapoditI bluar në gojët e atyre kritikëveSa bluhet korrupsioni.E kuptueshme.Kanë arritur t’i fusin të vetëtFëmijët vëllezërit motrat tezet,Hallat e birhallat ku kanë dashur.Nuk janë nëpër ambasada e konsullataVetëm tanët por edhe të tyre me shkolla e pa shkolla!Me shkollën e kryer shkel e shko apo të blerë!S’e kanë gjatë.Kemi filluar t’ua numërojmë ditët.Krimin e organizuar s’e bluajnë gojëçlirëtSiç e bluajnë korrupsioninDhe nepotizmin.E kuptueshme.Frikësohen frikësohen prej krimit të organizuar.E dinë se në grupet e tilla të organizuaraKriminaleka gjithfarë sortesh.Ka edhe hakmarrës gjakmarrësQuajini si të doniTë lindur dhe të shkolluarOrigjinalë dhe të kompiluarMe kallash e me gazetë në njërën dorëMe sakicë a shish në tjetrën dorë.As ne si shtet s’e kemi lehtë me ta.E si ta kemi lehtë?!Kryesorët mes tyre universitetet e krimitTë krimit të organizuarI kanë kryer në Europë.Europa!Gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë të shkretëQë kurrë ditë të bardhë s’kanë përjetuarNë të në Europën kanë pa parajsënPor por oh sa shpesh u është dhuruar skëterra.Kjo sot është një Europë tjetër.Kjo është Europa e Bashkuar.Bashkimi Europian.Premtim i madh.Ideal i madh.Shpresë e madhe.Më falni!Më falni!Dikush po më thërret në celular!Qe qe po ma dridh xhepinXhepin e jelekut.Më falni zonja e zotërinj!Më falni ju lartmadhëri dhe ekselenca!Më falni vëllezër e motra!Urdhëro!Urdhëro shoku kryeprokuror!Po po po dëgjoj.Po kuptoj.SaSa?Nëntë nëntë po thoni.Kryet e Oktapodit?A jeni i sigurt?Vështirë të besohet.Oktapodi ka shumë shumë gjymtyrëDhe ato gjymtyrë s’lënë të shihetE lëre më të pritet koka e Oktapodit.Mirë ju lumtëDo shihemi posa ta kryejë mbledhinë.4.Zonja e zotërinj!Lartmadhëri e ekselenca!Vëllezër e motra!Kam një lajm fort të mirëKryeprokurori më njoftoi se policia jonëSot ua ka vënë prangat shtatë më falni nëntë kriminelëve.Tre të korruptuar ryshfetxhinj.Një strateg të punësimeve nepotiste.Dhe pesë kriminelë pjesëtarë të një grupiTë një grupi të strukturuar.Kjo është fitorja jonë e parë në luftën tonë të pandalshmeKundër kundër kundërKorrupsionitNepotizmit.Krimit të organizuar.Kjo luftë s’do të ndalet deri të mos i çrrënjosimTë tre përbërësit e OktapoditKorrupsioninNepotizminKrimin e organizuar.Derisa të mos ia presim gjymtyrëtDhe kokën Oktapodit.Dhe kështu do të plotësojmë kushtin kryesorPër sendërtimin e qëllimit tonë madhorIntegrimin EuroatlantikPranimin në NATODhe fillimin e bisedimeve për inkuadrimNë Bashkimin Europian.Ju faleminderit për vëmendjen.A ka kush pyetje?Paska.Një.UrdhëroniZoti Dalan!Më intereson mua profesor mysafir këtuE besoj u intereson edhe disa të tjerëve këtuJashtë këtuhitNë SHBA në Shtetet e Bashkuara të AmerikësNë BE në Bashkimin EuropianSidomos në BrukselKu po na e përmendin Oktapodin çdo ditë.Tre të korruptuaritAta të grupit të krimit të organizuarDhe ai strategu i punësimeve nepotisteTë cilit nivel politik e shtetëror janëTë parëTë dytëTë tretëApo nëpunës të thjeshtë?Në mesazhin që më erdhiPos atyre pak fjalëve me kryeprokurorinM’u thaTre ministraKatër zëvendësministraDhe dy këshilltarë të ministrave.Bisedat informuese me ta ende s’dihet çka do të sjellin.Zoti DalanOktapodit që po sulmon e shfrytëzon Republikën tonëS’iu qenka bërë ndonjë dëm i veçantëAi do të vazhdojë të na sulmojë e të zhvatëDerisa të mos t’i zbulohen dhe t’i priten koka e gjymtyrët.E Oktapodi ka kokë të madhe e shumë gjymtyrë.Apo jo?Burgosjen shoku profesor do ta vazhdojmëDo të burgosen fajtorë dhe trillues të fajtorëve!Jetojmë në De Mos Kraci!Lartmadhëri!Zonja e zotërinj!Vëllezër e motra!Dreka ju pretNë Hotelin Mediterani!Nuk jemi të mallkuar.Jemi të bekuar!!!Mallkimi ka kaluarBekimi është realizuarNe po e realizojmëSi po shihniE po jetoniPo jetoni në parajsë!!!
Me parajsën në gojë Dalani e kryen fjalimin për Oktapodin thuajse s’është vetë oktapod. Po ta shihte, po ta dëgjonte Havaja ime ja tani, e sëmurë, por kur ishte shëndosh, çka do të më thoshte. Dhe, çka do t’u thoshte nxënësve, Havaja. E di, e di çka do t’u thoshte atëherë e çka do t’u thoshte kur ata të rriten. Hava, Hava. Havaja ime.(Xhevdet Shehu-DITA)