Tag: maceratas

  • Gentiana Hudhra u masakrua me 17 goditje thike nga ish-burri

    Gentiana Hudhra u masakrua me 17 goditje thike nga ish-burri

    Gentiana Hudhra u vra më 14 qershor 2025 në Tolentino nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç. Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga doktori Antonio Tombolini në morgun e spitalit të Maceratas konfirmoi se Gentiana ishte goditur 17 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë kokën, shpinën dhe fytin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    45-vjeçarja shqiptare punonte si kujdestare në Itali, dhe ngjarja tronditi thellë komunitetin vendas. Pas vrasjes, Nikollaq Hudhra u arrestua menjëherë dhe u përball dje në gjykatën e Maceratas për konfirmimin e arrestimit. Ai u shfaq në video-lidhje nga burgu i Montacutos dhe iu përgjigj pyetjeve të gjyqtares Daniela Bellesi, i mbrojtur nga avokatja Lucia Testarmata.

    Sipas tij, sëmundjet e shumta dhe stresi i shkaktuar prej ish-gruas ishin shkaku i gjendjes së tij psikologjike. Ai ka ndjekur edhe trajtim psikiatrik në vitin 2021, një vizitë që i ishte rekomanduar nga mjeku i qendrës së konsultimit gjatë ndarjes. Ai posedon dokumentacionin mjekësor, i cili do të shqyrtohet nga prokuroria.

  • Detaje nga vrasja e Gentiana Hudhrës në Itali/ Ish-burri mendonte se ajo do e helmonte

    Detaje nga vrasja e Gentiana Hudhrës në Itali/ Ish-burri mendonte se ajo do e helmonte

    Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e shqiptares Gentiana Hudhra, e cila u vra me thikë në një park nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Siç raportohet 45-vjeçarja në vitin 2021 e kishte denoncuar ish-burrin e saj, Nikollaq Hudhrën, 55 vjeç, për dy episode dhune gjatë bashkëjetesës së tyre.

    Por prokuroria e Maceratas në dhjetor të atij viti e mbylli çështjen për këtë rast. Në janar të vitit 2022, pas 20 vitesh martesë, çifti u divorcuan. Avokati që e mbrojti Gentianën në atë periudhë, Guglielmo De Luca, deklaroi se Nikollaq Hudhra mendonte se ajo do e helmonte, madje në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer.

    ‘Ai kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte. Në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer. Para ndarjes kishte ndryshuar bravën e derës për ta mbajtur larg. Më pas, falë dy kërkesave, i lejoi të kthehej, por e detyronte të flinte në një dhomë të vogël në një divan. I thashë të largohej nga ai burrë, por ajo priti për shkak të shqetësimit për fëmijët’, ka deklaruar avokati i saj.

    Madje, për ngjarjen ka folur edhe vëllai i Gentianës, Artur Kopili, i cili është shprehur se e dinin marrëdhënien e çiftiti. Gjithashtu ai së bashku me familjarë të tjerë morën pjesë në manifestimin përkujtimor në sheshin ku ndodhi vrasja.

    ‘Të gjithë e dinin këtë situatë. Motra ime e kishte denoncuar disa vite më parë ish-burrin, por askush nuk ndërhyri’, tha ai.

    Mbrëmjen e 14 qershorit, rreth orës 20:00, Nikollaqi mbërriti me monopatinë pranë ish-bashkëshortes dhe e goditi me një thikë kuzhine me një fije rreth 18 centimetra, duke i shkaktuar rreth dhjetë plagë dhe më pas e goditi me këmbë. Më pas 55-vjeçari u ul në një stol pranë trupit të pajetë të ish-gruas, aty ku u gjet dhe u arrestua nga karabinierët e Maceratas dhe Tolentinos, që po vijojnë hetimet nën drejtimin e prokurorit Enrico Riccioni.

    Hudhra gjithashtu ka pranuar vrasjen dhe ka rrëfyer se kishte tentuar të vriste ish-gruan edhe dy herë më parë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë motivin e përpjekjeve të tjera për vrasje. Nikollaqi ndodhet aktualisht në izolim në burgun Montacuto në Ankona dhe në gjykatën e Maceratas do të zhvillohet seanca për konfirmimin e arrestimit.

    Ai akuzohet për vrasje me paramendim, ndërsa ka pranuar se ka provuar edhe më parë ta vriste ish-gruan dhe ka shpjeguar se ka shkuar në vendin e ngjarjes me monopatinë, pasi ajo e njihte makinën e tij.