61-vjeçari Piro Prroni u vra më 28 gusht pas sherrit për një parcelë me kanabis në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Autori i vrasjes Ndoc Maçaj, i cili u vetëdorëzua në polici, rezulton se ishte kryeplaku i fshatit Abat, njëherazi edhe kushëri i 61-vjeçarit. Dëshmia e tij ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes dhe përplasjen mes tyre për 80 rrënjë kanabisi që ishin kultivuar në tokën në pronësi të autorit të vrasjes, në zonën e njohur si “Pushime”. Maçaj ka pranuar autorësinë e krimit, por në dëshminë e tij, që Shqiptarja.com zbardh nga dosja, autori ka pretenduar se vrasjen e ka bërë për vetëmbrojtje.
Ai ka rrëfyer se gjatë kontrolleve ka konstatuar kanabisin e kultivuar në tokën e tij dhe në këtë moment është përballur edhe me kushëririn me të cilin ka nisur edhe debati që përfundoi deri në vrasje. “Unë jam kryeplaku i fshatit Abat prej dy vitesh. Duke qenë se për shkak të funksionit dhe përgjegjësive që kam mbi kontrollin e territorit të fshatit më datën 28 Gusht 2025, rreth orës 17:00, kam dalë duke kontrolluar zonën në vendin e quajtur “Pushime”, pasi ditët e fundit kisha parë lëvizje të dyshimta në këtë zonë dhe kisha merak nëse ndokush mund të jetë duke bërë ndonjë paligjshmëri, në tokën time, pasi kam bjeshkët e mia në këtë vend apo në vende të tjera, pasi ligji më ka ngarkuar për të kontrolluar brenda fshatit. Në momentin që kam arritur në vendin e quajtur “Pushime”, kam parë një parcelë, të kultivuar me rreth 70-80 bimë narkotike Cannabis Sativa…”, ka rrëfyer ai.
Detaje nga dëshmia
Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, 61-vjeçari i ka dalë para me një mjet prerës, drapër, dhe e ka pyetur “ça lyp këtu”. Pas debateve për kultivimin e kanabisit, Maçaj thotë se 61-vjeçari i ka dalë para me mjetin prerës dhe i ka thënë se do ta mbysë. Në dëshminë e tij, Maçaj ka deklaruar se 61-vjeçari po i afrohej me tone kërcënuese dhe mjetin prerës në dorë dhe për tu vetëmbrojtur, ka qëlluar njëherë në ajër. Por, sipas dëshmisë së tij Prroni ka vijuar ta kërcënojë dhe më pas ai e ka qëlluar me armë në krahun e majtë. “Në këtë moment ka ardhur një bashkëfshatar të cilin e njoh me emrin Spiro Prroni (Piro Prroni) dhe mu drejtua me fjalët:”…Ça lyp këtu…?”. I thashë: “…kjo është toka jeme dhe kam dalë për ta kontrolluar dhe çfarë bëhet këtu dhe kush është…?”. Ai më tha: “…Jena tek për tek, po të myti…”.
Dhe në këtë moment ka nxjerrë kmesën (mjet prerës) dhe më është afruar, unë kam ecur 2 (dy) hapa pas dhe i thashë: “…Mos mu afro…”. Por ai prap është afruar dhe më tha: “..Jemi vetëm për vetëm…”. Në këtë moment kam nxjerrë pistoletën dhe i kam thënë sërish: “…Mos mu afro…”. Ndërsa ai është afruar sërish. “…unë vazhdoja të tërhiqesha, ndërsa ai më afrohej gjithmonë e më shumë. Në këtë moment kam qitur një fishek në ajër, për ta trembur por ai u afrua sërish, çoi kmesën për të më vrarë. I gjendur në këto kushte, i kam drejtuar armën dhe i kam rënë në krahun e majtë, në shpatull…. Aty më tha: “Më vrave… Ka ecur disa hapa pas, dhe u ul në tokë. Nga ai moment nuk ka lëvizur më. Më pas kam zbritur deri tek banesa ime dhe kam njoftuar disa persona ndër ta Kushëririn e Piros dhe punonjësin e Policisë që është kushëri i Piros dhe ju kam treguar për ngjarjen e ndodhur. Më pas më kanë telefonuar nga Policia dhe i kam pritur në banesë deri sa kanë ardhur, ku i kam dorëzuar armën, me të cilin kam kryer krimin dhe më kanë shoqëruar në ambiente e Policisë”, ka dëshmuar ai.
Në dosje tregohet edhe se si Maçaj u vetëdorëzua. “Unë jetoj gjatë gjithë kohës në Dukagjin dhe gjatë dimrit jemi vetëm dy shtëpi që jetojmë atje, prandaj dhe kam mbajt armën por në asnjë rast për këtë qëllim. Sot më zuri rreziku me të dhe nuk kam dashur të ndodhë kjo punë. Piro Prroni, e kam kushëri të largët por nuk është se kam patur kontakt me të. Nuk ka patur njeri-tjetër, kemi qenë vetëm ne të dy. Unë pashë që përveç kmesës në dorë kishte dhe thikë në brez, sipër bluzën, pasi e kishte vendosur në pozicion të dukshëm. Mu afrua aq afër sa çoi kmesën dhe tentoi të më godasë me të, në këtë moment menjëherë kam nxjerrë pistoletën, të cilën e kisha me vete dhe kam qëlluar në ajër, tek qitje si fillim vetëm për ta trembur dhe për ta larguar.” Por Prroni nuk u tërhoq dhe vazhdoi të më afrohet sërish, përsëri ka çuar kmesën dhe tentoi të më godasë, në këtë moment e kam qëlluar drejt, ku plumbi e ka kapur në pjesën e gjoksit. Aty me tha:”…Më vrave… Pas këtij momenti ka ecur 2-3 hapa pas, është ulur në tokë dhe ka humbur ndjenjat, ku më pas ka humbur jetën”, ka dëshmuar autori i dyshuar i vrasjes. Pas hetimeve të kryera lidhur me zbardhjen e vrasjes, policia ka zbuluar dhe parcelën me drogë duke asgjësuar të gjitha rrënjët e kanabisit. Ndërsa 5 prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale më qëllim ekzaminimin në laborator.
Tag: maçaj
-

“Jena tek për tek, po të mbys”, 61-vjeçari në Shkodër u vra nga kryeplaku pasi i zbuloi parcelën me kanabis…
-

Dëshmia e autorit/ Vrasja në Shkodër pas sherrit për një parcelë me kanabis
Një sherr banal për një parcelë me kanabis ka çuar në vrasjen e Piro Prronit, 61 vjeç, në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Autori i krimit, Ndoc Maçaj, kryeplak i fshatit dhe njëkohësisht kushëri i viktimës, është vetëdorëzuar në polici dhe ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Në dëshminë e tij të zbardhur nga dosja e hetimit, Maçaj pretendon se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai tregon se më 28 gusht, rreth orës 17:00, ndodhej në zonën “Pushime” për të kontrolluar territorin, si pjesë e detyrës së tij si kryeplak, kur ka konstatuar parcelën e kultivuar me rreth 70-80 rrënjë kanabisi në tokën e tij.
Në atë moment, ai është përballur me kushëririn e tij, Piro Prroni, i cili i ka dalë para me një drapër në dorë dhe i ka thënë: “Çfarë lyp këtu?”. Sipas Maçajt, debati ka eskaluar shpejt dhe Prroni, duke e kërcënuar, i është afruar duke i thënë: “Jemi tek për tek, po të myti!”.
Maçaj thotë se është tërhequr pas dhe i ka kërkuar të mos i afrohej, por viktima ka vazhduar të ecë drejt tij, duke e kërcënuar edhe me një thikë që e kishte në brez. Për t’u mbrojtur, Maçaj ka qëlluar njëherë në ajër, por pasi Prroni ka vazhduar të afrohet, ai e ka qëlluar në krahun e majtë, në shpatull.
Pas vetëdorëzimit të Maçajt, policia ka sekuestruar armën e krimit dhe ka zbuluar parcelën me kanabis. Të gjitha rrënjët e kanabisit janë asgjësuar, ndërsa 5 prej tyre janë marrë si provë materiale për ekzaminim në laborator.
Dëshmia e autorit do të shqyrtohet nga Prokuroria për të përcaktuar nëse vrasja ka ndodhur me të vërtetë në kushtet e vetëmbrojtjes apo nëse motivet e krimit janë më të thella se sa thjesht mbrojtja e pronës. -

Konflikti për portofolin çoi në vrasje! Autori: Prronin e vrava se më akuzonte për vjedhje, më sulmoi me kosë
Piro Prroni
SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku 61-vjeçari Piro Prroni, u vra me armë zjarri nga i afërmi i tij Ndoc Maçaj. Sipas asaj që autori ka rrëfyer në Polici pas vetëdorëzimit, mësohet se vrasja ka ndodhur pas akuzave të vazhdueshme të viktimës ndaj, Ndoc Maçajt për vjedhjen e portofolit.
“Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë,”- ka qenë kjo fjalia që Maçaj ka deklaruar përpara hetuesve e se pavarësisht insistimit të tij, viktima vijonte e akuzonte.
Mbrëmjen e 28 gushtit, teksa qëndronin bashkë, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte ofenduar, madje tentoi ta qëllonte me kosë. Për këtë arsye, Maçaj nxori armën dhe e qëlloi, duke dëshmuar se këtë veprim e bëri për vetëmbrojtje. -

Vrasja në Shkodër, rrëfehet autori: Ja arsyeja përse e vrava
Akuzat e vazhdueshme të viktimës ndaj autorit në Shkodër për vjedhjen e portofolit dyshohet të jetë shkaku I vrasjes në fshatin Abat të Dukagjinit.
Pasi u vetëdorëzua tek autoritetet policore të Shkodrës në orët e para të së premtes, Ndoc Maçaj ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.
Autori deklaroi se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Piro Prronin, pasi ky i fundit e akuzonte se prej një muaji I kishte vjedhur portofolin, veprim të cilin 58-vjeçari Ndoc Maçaj e mohon.
Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë. Ka qenë kjo fjalia që Maçaj ka deklaruar përpara hetuesve e se pavarësisht insistimit të tij, viktima vijonte e akuzonte.
Mbrëmjen e së enjtes, teksa qëndronin bashkë, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte ofenduar, e për këtë arsye, autori nxori armën dhe e qëlloi.
Krimi ndodhi në fshatin Abat të Dukagjinit, ndërsa pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar vetëm pak orë më vonë, së bashku me armën e krimit tek uniformat blu.
Megjithatë, hetimet vijojnë në disa pista, me qëllim zbardhjen e plotë të krimit.
-

Vrasje për një portofol/ Dukagjin, rrëfehet autori: E vrava se më akuzonte për vjedhjen
Akuzat e vazhdueshme të viktimës ndaj autorit në Shkodër për vjedhjen e portofolit dyshohet të jetë shkaku I vrasjes në fshatin Abat të Dukagjinit.
Pasi u vetëdorëzua tek autoritetet policore të Shkodrës në orët e para të së premtes, Ndoc Maçaj ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.
Autori deklaroi se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Piro Prronin, pasi ky i fundit e akuzonte se prej një muaji I kishte vjedhur portofolin, veprim të cilin 58-vjeçari Ndoc Maçaj e mohon.
Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë. Ka qenë kjo fjalia që Maçaj ka deklaruar përpara hetuesve e se pavarësisht insistimit të tij, viktima vijonte e akuzonte.
Mbrëmjen e së enjtes, teksa qëndronin bashkë, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte ofenduar, e për këtë arsye, autori nxori armën dhe e qëlloi.
Krimi ndodhi në fshatin Abat të Dukagjinit, ndërsa pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar vetëm pak orë më vonë, së bashku me armën e krimit tek uniformat blu.
Megjithatë, hetimet vijojnë në disa pista, me qëllim zbardhjen e plotë të krimit.
-

Vrau kushëririn, flet Ndoc Meçaj: Iu betova në kishë, por ai më akuzonte për vjedhjen e portofolit
Ndoc Maçaj, autori që ekzekutoi një natë më parë Piro Prronin ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. Maçaj, i cili ashtu sikurse u bë me dije edhe më herët rezulton të jetë kushëriri i 61-vjeçarit, ka deklaruar se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Prronin.
Sipas tij, ky i fundit prej një muaji e akuzonte se i kishte vjedhur portofolin, një akt të cilin Maçaj thekson se nuk e ka kryer.
“I bëra be në kishë që nuk e kisha vjedhur unë,” ka deklaruar ai përpara hetuesve. Por, pavarësisht insistimit të tij se nuk e kishte vjedhur portofolin, kushëriri i tij vijonte ta akuzonte.
Mbrëmjen e kaluar, natën kur dhe ndodhi ngjarja, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte fyer dhe për këtë arsye Maçaj nxori armën e zjarrit dhe e qëlloi për vdekje.Piro Prroni
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendi i ngjarjes, por arratisja e tij zgjati për vetëm pak orë pasi paraditen e kësaj të enjte ai vendosi që të dorëzohej në Komisariat.
Sakaq theksojmë se fillimisht u tha se kjo ngjarje erdhi si rrjedhojë e konflikteve të dy kushërinjve për pronat. Mirëpo, kjo dëshmi e dhënë së fundmi nga Maçaj ka ngritur një tjetër pistë. Grupi hetimor është duke hetuar të gjitha pistat me qëllim për të zbardhur këtë ngjarje dhe zbulimin e shkakut shtyu Ndoc Maçajn t’i merrte jetën kushëririt të tij, Piro Prronit.
“Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Abat.
Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë). Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët. -

Vrasja e 61-vjeçarit me armë zjarri në Shkodër/ Autori bie në prangat e policisë
Autori i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni në Shkodër të enjten është vënë në pranga. Mësohet se Ndoc Maçaj, kushëriri i viktimës, është vënë në pranga disa orë pas arratisjes.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku dyshohet se pas një konflikti që kishte ndodhur përpara disa kohësh, Maçaj i mori jetën kushëririt të tij Piro Prronit.
-

Vrasja me armë zjarri e 61-vjeçarit në Shkodër, vihet në pranga autori i krimit (Emri)
Autori i vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Proni në Shkodër është arrestuar nga policia. Në pranga ka përfunduar shtetasi Ndoc Maçaj, i cili ishte kushëri më viktimën.
Bëhet me dije se Maçaj është vetëdorëzuar te uniformat blu disa orë pas ngjarjes, duke mos bërë rezistencë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 22:00, ndërsa shkak dyshohet një konflikt i hershëm mes autorit dhe viktimës për prona.Raportohet se ata prej më shumë se 10 vitesh kishin patur mosmarrëveshje në lidhje me pronat. Procesi regjistrimit të tokave ka rindezur konfliktet me tyre e cila më pas përfundoi në vrasje.